Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “INterview”.
Mes shumë të rejash në karrierën e saj, Jonida ka rrëfyer disa të pathëna edhe rreth jetës private.
Ajo spekuloi lidhjet e përfolura me artistët Capital T apo Xhevdet Jashari, duke treguar që gjithçka ka qenë e sajuar nga mediet.
Përndryshe, Vokshi tregoi edhe për biznesin e saj të ri, të cilin e menaxhon bashkë me vëllanë e saj.
Në një prej momenteve, e pyetur për rrogën e saj, Jonida tregon se merr deri në 10 mijë euro në muaj. Duke qenë një person me sens të madh humori, këtë deklaratë ajo mund ta ketë thënë edhe me shaka.
Futbolli i këtij shekulli është duke ndryshuar shumë, duke nisur nga teknologjitë e shumta e deri te përfundimi i karrierave për shumë futbollistë që i dhanë shkollë futbollit europian dhe botëror.
Francesco Totti pritet të jetë futbollisti i tretë që do t’i jep fund karrierës futbollistike këtë sezon, shkruan IndeksOnline
Legjenda italiane, kaloi tërë vitet e tij në Romë duke bërë afro 750 paraqitje në të gjitha garat. Ai u fut tashmë në histori të Serie A-s duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ligës.
Përves, Tottit që do t’i jep fund karrierës në fund të këtij sezoni, janë Xabi Alonso dhe Philip Lahm, që të dy sezonin e fundit do ta luajnë në Bayern Munchen.
Pas përfundimit të karrierave, Totti do të bëhet drejtor sporti tek Roma, ashtu pritet të bëjë edhe Philip Lahm, kurse për Alonson ende nuk dihet, por ai mund të rikthehet te Liverpooli.
Shtypi i lirë është qenësor për të pasur një demokraci që funksionon – ka deklaruar Përfaqsuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini në ditën botërore të lirisë së shtypit duke theksuar se kjo ditë sot festohet në një kontekst të vështirë për gazetarinë.
Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë nën sulme gjithnjë e në rritje në mbarë botën.
Mediat e lira, të larmishme dhe të pavarura janë të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën. Një shtyp i lirë dhe liria e shprehjes janë ndër themelet e njëjta të demokracisë, kontribuojnë në shoqëri të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe fleksibile dhe mund të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe ndaljen e konflikteve – ka shtuar ajo duke vënë në dukje se BE-ja mbështet zbatimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2030, i cili përfshin sigurimin e qasjes universale në informacion dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
Mbështetja e gazetarisë së pavarur, cilësore dhe etike është thelbësore, ka thënë ajo duke shtuar se lehtësimi i rrjedhës së lirë të informacionit cilësor dhe të hulumtuar mirë mbi çështje me interes publik dhe duke vepruar si “mbikëqyrës i publikut”, mediat e pavarura janë baza e një demokracie pjesëmarrëse dhe një mjet për t’i mbajtur qeveritë të përgjegjshme për veprimet e tyre. BE-ja siguron që respekti për lirinë e shprehjes të integrohet në të gjitha politikat dhe programet e zhvillimit të BE-së. BE-ja në masë të madhe financon projekte specifike në vendet e treta që rrisin cilësinë e gazetarisë, qasjen në informimin publik dhe lirinë e shprehjes. Që nga qershori i vitit 2015, BE-ja ka mbështetur të paktën 45 mbrojtës të rrezikuar të të drejtave të njeriut që promovojnë të drejtën e lirisë së shprehjes në kuadër të skemës së granteve të vogla – ka përmbledhur ajo.
Më pas ajo ka thënë se BE-ja dënon rritjen e kërcënimeve dhe shkeljeve ndaj gazetarëve dhe medias profesionale jashtë rrjetit dhe në hapësirën kibernetike. Të gjitha shtetet pritet të përmbushin detyrimet e tyre globale për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve duke ofruar një mjedis ligjor mbështetës dhe duke ndjekur penalisht të gjitha sulmet ndaj gazetarëve.
BE-ja kundërshton vazhdimisht, në kontakte dypalëshe me vendet e treta si dhe në forume shumëpalëshe dhe rajonale , çdo legjislacion, rregullore ose presion politik që kufizon lirinë e shprehjes dhe ndërmerr hapa konkretë për të parandaluar dhe reaguar ndaj sulmeve kundër gazetarëve dhe blogerëve. Udhëzimet e BE-së për lirinë e shprehjes në mediat elektronike dhe të shkruara, të miratuara në vitin 2014 dhe zbatimi i tyre i vazhdueshëm, riafirmojnë vendosmërinë e BE-së për të nxitur lirinë e mendimit dhe të shprehjes si të drejta që duhet të ushtrohen nga të gjithë kudo, bazuar në parimet e barazisë, mos diskriminimit dhe universalitetit, përmes çdo mediumi dhe pavarësisht nga kufijtë, përfundon deklaratën e saj, përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini.
Ditën e djeshme Monika Kryemadhi në një shkrim të sajin i ka kërkuar Luan Ramës që të mos marrë përsipër të paguajë në emër të LSI-së një gjobë të KQZ-së për shkak të shkeljes së barazisë gjinore në listën e Tiranës.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur Kryemadhit duke thënë se ai iu është përgjigjur interesit të gazetarëve duke u shprehur ‘’ja vlen të paguash gjobën për mesazhin që përcjell LSI-ja’’.
Kujtojmë se gjoba e KQZ-së lidhet me faktin se LSI-ja ka vendosur tre gra në listën e kryesueseve pë Tiranën.
SHKRIMI I PLOTË:
Monike e dashur! Duke mos qene aspak ne diskordance me shqetesimin tend parimor per ceshtjen e barazise gjinore, madje, duke qene ne avanguarde te angazhimit per krijimin e te gjitha hapsirave ligjore per nje prani me te madhe te grave dhe vajzave, jo vetem neper lista, por ne te gjitha forumet e perfaqesimit politik, publik dhe intelektual, e gjej me vend te nenvizoj se une nuk kam marre asnje vendim (sepse edhe te dua nuk e kam kete atribut!), ne lidhje me pagesen ose jo te gjobes qe eventualish mund te vendose KQZ ne zbatim te ligjit, per vendosjen e tre vajzave ne krye te listes se LSI-se per qarkun e Tiranes.
Une vetem i jam pergjigjur interesimit te gazetarit te Standard-it ne lidhje me mundesine qe KQZ ti vendose nje gjobe LSI-se per shkeljen e ligjit per pranine e tre vajzave ne rend te pare ne listat e kandidimit per Tiranen. Me konkretisht po risjell fjale per fjale, pra pa asnje ndryshim qendrimin qe une kam mbajtur: “Paradoks i ligjit! Po eshte nje “gjobe” qe ja vlen ta paguash per shkak te mesazhit qe percjell dhe vleres qe perfaqeson lista e LSI-se ne qarkun e Tiranes”.
Sic mund te vihet re krejt lehtesisht, une as kam vendosur e as kam marre persiper te paguaj ndonje gjobe! Por bashke me forumet e LSI-se kam miratuar perberjen e listave, te cilat ne fakt do te doja qe edhe ne qarqet e tjere te ishin si lista e Tiranes! Miqesisht, Luan Rama
Një shqiptar në Britani, i cili i shpëtoi drejtësisë për 5 vjet dhe gati sa nuk verboi një burrë gjatë një sherri në një lokal nate, është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg.
Shkëlzen Elezi ishte në arrati që prej përplasjes së ndodhur mes një grupi shqiptarësh dhe rusësh në një lokal nate në Oxford Bridge, në 2012-ën, ku ai la të plagosur dy persona.
27–vjeçari u arrestua pa ngjarjes, por “u zhduk” dhe përfundoi në pranga tetorin e shkuar.
Para gjykatës Oxford Crown Court, ai mohoi se ishte autor i plagosjes, megjithatë shqiptari u dënua me burg, pasi u shpall fajtor për dëmtimin e Ramza Dadayer dhe Mohammed Massoud, raportojnë sot mediat lokale.
Elezi, i cili jetonte në Cowley Road të Oxford i kishte thyer një gotë në kokë Dadayer duke bërë që copat e xhamit të përfundonin në syrin e Massoud.
Teksa dha dënimin me 4 vite e 9 muaj burg, gjykatësi Peter Ross tha se fatmirësisht Dadayed nuk kishte pësuar dëmtime serioze për jetën.
“Ky ishte një episod i shëmtuar i dhunës nëpër lokalet e natës. E kam të qartë që të dyja grupet e përfshira kishin qëllim dhunën. Jam i lumtur që ti ishe në krye të grupit tënd dhe luajte një rrol aktiv në sherr. Përdore një armë, një gotë dhe pasojat për Massoud ishte të tmerrshme dhe mund të kishin qenë edhe më të rënda”.
Gjatë seancave gjyqësore, jurisë së përbërë prej 7 burrash dhe 5 femrash iu tha se sherri kishte shpërthyer mes dy grupeve në një zonë VIP, rreth orës 02:30, më 26 Maj të 2012 -ës.
Pavarësisht tentativave për t’i ndarë, Elezi arriti që t’i thyente në kokë gotën Dadayer, duke e prerë në tre vende. Copat e xhamit arritën që të kapnin edhe Massoud, duke e dëmtuar atë në sy.
Në kohën kur u arrestua, Elezit iu gjet gjithashtu drogë e klasit B. Pas vuajtjes të gjysmës së dënimit, Elezi do të deportohet nga Britania
Një shqiptar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në rrugën “Giamboudaki” në Heraklion të Kretës.
Siç raportojnë sot mediat helene, viktima është një 53-vjeçar shqiptar Paterjot Revaj
Shpiptari ka humbur ekulibrin ne banese ku jetonte ai ka rene nga shkallet e shtepis si pasoj ka humbur jeten personi ne fjale Paterjot Revaj banues ne Kote te Vlores Dhe prej vitesh jetonte ne Iraklio te Greqis i ndjeri ishe i martuar me 2 djem
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së shqiptarit.Ngushellime familjes VloraNews
Teksa kalonte në këmbë rrugën, nga Presidenca, pas takimit me kryedemokratin Basha, Kryeministri Edi Rama u prit me thirrjet “Rama ik”, në afërsi të çadrës së opozitës.
Rama duket e ka kaluar të qetë situatën.
I shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, Rama i ka përshëndetur protestuesit me dy gishtat lart.