Aktualitet

Vatikani ka zbuluar hapur katër Papët shqiptarë në historinë e vet. Ja kush jane!

[sgmb id=”1″]

Vatikani ka zbuluar hapur katër Papët shqiptarë në historinë e vet.  Gazeta zyrtare e Vatikanit në Itali, ka publikuar dje një shkrim të Armillota Giovannit me titullin “Papa Klementi XI dhe Familja Albani”.

Gazetari italian fokusohet në biografinë e Papa Klementit XI dhe familjes së tij, Albani, me origjinë shqiptare, duke cituar edhe tre papë të tjerë që ishin me origjinë shqiptare.

Papa Shën Eleutherius besohet të jetë i pari Papë shqiptar në Vatikan. Sipas këtij shkrimi, ai ka shpërndarë mesazhet e Biblës në plot vende të Mbretërisë Romake.

Papa Shën Caiusi njihet si i pari që vendosi rregulla më strikte në mes të peshkopëve dhe hierarkisë në Vatikan.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij asnjëherë nuk e ka harruar origjinën shqitpare dhe sipas historianëve ai gjithmonë ka dërguar ndihma për njerëzit në Dalmatia, të cilët jetonin nën hordhitë serbe dhe barbarët e Serbisë, shkruan KultPlus.

I fundi Papë shqiptar është Papa Klementi XI (1700-1721), familja e të cilit thuhet se ka luftuar krahas Skëndërbeut kundër turqve. Gjatë papatit të këtij të fundit u formua edhe “Këshilli Kombëtar Shqiptar”, i pari ndonjëherë në Romë, në vitin 1703./360grade.al/

Vatikani ka zbuluar hapur katër Papët shqiptarë në historinë e vet. Ja kush jane! Read More »

Vlore cdo dite nje rruge e shtruar,sdo dite duke punuar per Vloren qe meritojme!

[sgmb id=”1″]

Punimet ne riasfaltimin e akseve rrugore te qytetit diten e sotme jane perqendruar ne shtrim asfalti gjate aksit lidhes nga xhamia e qytetit drejt rruges Lef Salllata, ndryshe pergjat shkolles se muzikes. Asfaltimi ka nisur diten e sotme e do te zgjas edhe 2 dite te tjera, cka do te sjell edhe bllokimin e qarkullimit kryesisht per rrugen Lef Sallata, e per pasoj u behet apel edhe qytetareve te shmangin levizjen pergjate ketij aksi.

Ky riasfaltim vjen ne kuader te nismes se bashkise vlore per te nderhyre pjeserishte ne 13 ake te qytetit, investim i cili do te perfshi vetem asfaltim e korrigjim te defekteve rrugore. Por si e shikojne qytetaret kete inevestim te Bashkse?

Sa cilesore jane keto punime dhe a jane te mjaftueshme, per qytetaret pasi lehteson qarkullimin e automjeteve , por nderhyrje sipas tyre duhet te permbante edhe element te tjere te nevojshem si trotuaret apo ndricim ne akse te vecanta

Pas asfaltimit te ketij aksi priten nderhyrje edhe ne te tjera rruge. Si ne rrugen Demokracia, At Kristo Negovani etj.

Vlore cdo dite nje rruge e shtruar,sdo dite duke punuar per Vloren qe meritojme! Read More »

Flamurtari me Tiranen do te luhet me tifoze!

[sgmb id=”1″]

Flamurtari-Tirana do të luhet me tifozë. Pas dënimit të marrë me dy javë nga FSHF,ekipi vlonjat,luajkt ndaj Vllaznisë në fitoren 2-0 në një stadium të boshatisur,duke shlyer gjysmën e dënimit,cka do të thotë se për ndeshjen e rradhës që përkon me gjysmën e dënimit,klubi vlonjat mund të paguajë ,duke rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit në këtë sfidë shumë të rëndësishme  për qëndrimin në kategorinë superiore. Lajmi konfirmohet rreth rikthimit të tifozëve edhe nga vetë adminsitratori i Flamurtarit Sinan Idrizi,i cili madje pritet që ditën e martë të jetë në Vlorë dhe gjatë kasaj jave të qëndrojë në qytetin bregdetar,duke asistuar dhe në takimin Flamurtari-Tirana që me shumë mundësi do të luhet ditën e shtunë. Po ndaj Tiranës, do të paguajmë dhe hapim dyert për tifozët ashtu si edhe kemi bërë gjithmonë—ka konfirmuar për sport ekspres Idrizi. Nuk mund të privojmë tifozët në një ndeshje kaq të rëndësishme,por mbi të gjitha edhe faktin se një ndeshje pa tifozë me stadium të boshatisur ngjan shumë shëmtuar,ndërkohë që edhe ekipi dëshiron padyshim përkrahjen e tyre. Dhe jam i sigurtë që kjo përkrahje nuk do të mungojë duke parë tre rezultatet e fundit pozitive të  skuadrës,por mbi të  gjitha një ekip me identitet dhe bosht. Po ne kemi vendosur të paguajmë gjobën që do të thotë të shlyejmë finaciarisht pjesën e mbetur të dënimit,pasi kemi shlyer gjysmën e dënimit,duke luajtuir pa tifiozë ndaj Vllaznisë. Natyrisht që ashtu si edhe ka ndodhur gjatë gjithë këtij kampionati,dyert e stadiumit për tifozët do të jenë të hapura në përkrahje të skuadrës. Barazimi në Durrës? Nuk është vetëm kjo ndeshje,por janë disa takime,në të cilat skuadra jo vetëm ka marrë rezultat,por mbi  të gjitha ka treguar identitet dhe bosht. Jam i kënaqur dhe këtë nuk kam pse ta fsheh. Po shohim një skuadër që luan me dëshirë dhe pa frikë,por edhe ka lojën e vet,duke dëshmuar ndeshje të mira. Ne shpresojmë që të vijohet pikërisht kështu,duke pritur ndeshjen  e radhës. Deri më tani jam i kënaqur dhe të mos harrojmë në tre ndeshjet e fundit kemi dy fitore dhe një barazaim dhe mund të kishim marrë edhe dicka tjetër  më shumë

Flamurtari me Tiranen do te luhet me tifoze! Read More »

Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga vjehrri, zbulohet që ajo dhunohej edhe nga…

[sgmb id=”1″]

Gruaja 41-vjeçare që u vra nga vjehrri i saj në Zhejë të Kurbinit mëngjesin e kësaj të mërkure, dhunohej vazhdimisht edhe nga vjehrra.

Deshmia vjen nga familjarë të gruas, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç. Të afërmit pohojnë se fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që viktima është goditur me levë në pjesën e kokës në oborrin e shtëpisë. Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.

Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës. Sipas banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat.

Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit. Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit.

Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga vjehrri, zbulohet që ajo dhunohej edhe nga… Read More »

Aktori i ‘Portokallisë’ pranon ndarjen, shokon me akuzat kundër vjehrrës!

[sgmb id=”1″]

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në jetën private të aktorit të njohur të humorit të “Portokalli”-së, Rezart Veleshnja. Pas dy vitesh lidhje dashurie me grimieren e filmave aksion dhe jo vetëm, Pranvera Metolli, Rezi mësohet se është sërish beqar. Blitz.al kontaktoi me aktorin Veleshnja, i cili ka konfirmuar se tashmë fejesa është prishur.

“Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”,- tha Veleshnja për Blitz.al.

Edhe nga profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram, prej nga lindën edhe dyshimet për ndarjen, janë fshirë tashmë fotot me njëri-tjetrin.

Si Rezi ashtu edhe Pranvera e kanë hequr nga profili statusin “i fejuar”, duke dëshmuar se bashkëjetesa e tyre ka marrë fund. 

Aktori i ‘Portokallisë’ pranon ndarjen, shokon me akuzat kundër vjehrrës! Read More »

Zbardhet oferta e fundit e Ramës për Bashën, ja lëshimet e kryeministrit!

[sgmb id=”1″]

Zbardhet oferta e ditës së sotme të kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Oferta është bërë në tryezën e Presidentit Nishani për zgjidhjen e krizës politike.

Kështu, burimet thonë se Rama i ka lëshuar Bashës postin e zv/kryeministrit, që aktualisht e mban Niko Peleshi.

Gjithashtu, ai është gati të lëshojë edhe disa ministri për PD-në, pa saktësuar numrin e tyre. Por kryeministri kërkon që zgjedhjet të mbahen në datën kushtetuese, pra më 18 qershor.

Këtë ofertë Basha e ka refuzuar pasi e ka diskutuar me deputetët e PD-së në një mbledhje grupi.

Zbardhet oferta e fundit e Ramës për Bashën, ja lëshimet e kryeministrit! Read More »

Meta fjalë të mëdha për Kryemadhin: Mona është ajo që kam…

[sgmb id=”1″]

Nga konventa e LSI-së kreu në detyre i kësaj lëvizje Ilir Meta është shprehur se kjo forcë politike do të jetë gjithnjë e në rritje. Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e LSI por një përshëndetje të veçante ka pasur për gruan e tij dhe njëherësh deputeten e LSI-së Monika Kryemadhin.

Dua të shpreh disa falënderime. I pari i shkon nismëtarëve të themelimit të LSI që hapën një faqe të re në demokracinë shqiptare. Kam mirënjohje të veçanta edhe për Afërdiata Tutlanin dhe Margarita e Kristaq Tutulani dhe gjithë veteranët që mbështetën LSI dhe patën besim.

Mirënjohje për Pëllumb Xhufin dhe Sabit Brokaj dhe të gjithë ata që nuk u pajtuan me bindjet LSI, por ata do kenë një vend të nderuar tek LSI. Mirënjohje për ata që në 6 shtator 2004 ishin 5 vjeç dhe sot janë kandidatë për deputetë. LSI nuk është një njeri, por një institucion për demokracinë.

Kam dy falënderime të veçanta pa të cilat nuk do isha ky që jam sot. Falënderimi i parë për popullin e Skraparit. Pa besnikërinë e jashtëzakonshme të atyre njerëzve unë sot do isha një kujtim në politikën shqiptare. Besnikëria e tyre më ka kalitur mua ndaj miqve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë. Një falënderim i veçantë i takon Monës, edhe pse vajza jonë sot është më e madhe se kur takova unë Monën. Por Mona ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë.

E falënderoj se unë këtu nuk shoh një Monë, por shumë Mona. E falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen që ajo u ka dhënë vajzave dhe grave në politikë. Më duhet tju them se duhet të falënderoj edhe bashkëkryetarin e LSI në 15 vjet, Petrit Vasilin.

Titi sic e thërrasim ne është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili për mua ka qenë bashkëkryetar, pasi në 15 vite jeta e Titit ka qenë vetëm LSI. Jam i bindur që ai do jetë një kryetar që do i mbajë të bashkuar. Tek ai më bënte përshtypje se atëherë të kritikoje PD apo doktorin e sotëm që unë vazhdoj ta kem pikë të dobët.

Mua më bënte përshtypje sesi një intelektual i shkolluar nuk rendte drejt PD por ishte kritik dhe mosbesues. E dua Petritin se ai nuk rend pas pushtetit, pasi lufton për bindjen e tij. Me Vasilin LSI do ketë atë rezultat që secili e ëndërron.” tha Meta.

Meta fjalë të mëdha për Kryemadhin: Mona është ajo që kam… Read More »

Korçë, bie nga kati i 5 i një pallati një fëmijë 10-vjeçar, në gjendje të rëndë në spital!

[sgmb id=”1″]

Një fëmijë rreth 10-vjeçar ka rënë sot nga kati i 5-të i një pallati në Korçë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime nga policia e Korçës thonë se fëmija po luante me shokun e tij kur ka rënë nga shkallët e brendshme të pallatit.

Nuk është konfirmuar ende identiteti i fëmijës.

Korçë, bie nga kati i 5 i një pallati një fëmijë 10-vjeçar, në gjendje të rëndë në spital! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com