Bashkë me lajmin ajo ka postuar edhe një fotografi ku ka të veshur fanellën e këtij organizimi shqiptar, World Paragliding Accuracy Championship.
Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, këtë javë do të jetë në vendin e saj të lindjes, në Shqipëri. Ajo vetë ka treguar në rrjetin e saj social se do të jetë e pranishme në Shqipëri për një vizitë si dhe për të qenë pjesë e një organizimi paragllajding.
“Ju kujtohen ca pamja të bregdetit dhe maleve shqiptare në dokumentarin tim? Ato i ka realizuar Alketa Islami, dhe do të jem e pranishme në ngjarjen e organizuar nga ai” ka shkruar Eliza.
Ajo falënderon të gjithë njerëzit që janë pjesë e jetës së saj dhe thotë se është e lumtur dhe krenare me origjinën e saj shqiptare, shkruan KultPlus.
Bashkë me lajmin ajo ka postuar edhe një fotografi ku ka të veshur fanellën e këtij organizimi shqiptar, World Paragliding Accuracy Championship.
Duke folur nga çadra e protestës, ish kryeministri Berisha, tha se Rama mashtroi PPE-në kur një javë më parë ishte i gatshëm të pranonte çdo kërkesë të tyre, ndërsa dje tha se nuk i njihte.
“Çdo ditë që kalon laku në fyt po të ngushtohet. O mashtrues ordiner, nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshte në takim Bashës “as i njoh fare ato propozime”. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty. Edhe mëshira e ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua pastaj të pret fataliteti”, tha Berisha.
Sipas tij “data 7 maj është historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Në 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat farsën e drogës, farsën elektorale të krimit Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Thirrja ime për qytetarët e Kavajës, në lartësinë e idealeve të tyre ta shndërrojnë 7 majin në trimënë e tyre, në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale”.
Upss! Si mund të ishte kënga “Bow Down” pa Encën? Po kjo këngëtare si mund ta këndonte?
Vite më parë Noizy bashkë me këngëtaren nga Kosova, Genta Ismajlin premtuan për publikun se do të kishin një duet të dy dhe këtë bashkëpunim fansat mezi e prisnin.
Kënga u tha se do të titullohej “The King and Queen” por ky projekt nuk u publikua kurrë . Por nga Noizy erdhi një realizim tjetër , ai me Encën “Bow Down “, ku kënga vazhdon “..Bow Down to the King and Queen…”,shkruan intv.al. Dhe kështu lind pyetja : “A e zëvëndesoi Noizy , Gentën me Encën me këngën “Bow down”? Edhe po të mos jëtë kështu fansat akoma e kërkojnë një duet mes Gentës dhe Noizyt si dhe pajtimin e Noizyt me Encën. Por cila mund të ndodhë?
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje ditën e sotme në Shkodër rreth orës 11:30.
Në vendin fshatin Mjedë, Bashkia Vau Dejës një mjet Kamion me targë AA 682 MO me drejtues shtetasin Agim Uka 38 vjeç, banues në Pukë, ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçaren Afërdita Lohja, banuese në fshatin Mjedë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime te mëtejshme.
Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i është drejtuar këtë mëngjes Kryeministrisë. Pak metra larg çadrës së opozitës, ai po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e Qeverisë, Edi Rama.
Ky është takimi i parë i Ramës përtej mbledhjes me kandidatët e PS-së për deputetë, që zhvillon pas tryezës së bisedimeve mbajtur ditën e djeshme me kërkesë të Presidentit Nishani.
Ky takim i tyre zhvillohet pak para konferencës së planifikuar për mediat që kryeministri do të mbajë mesditën e sotme.
Ai u shpreh dje para gazetarëve se propozoi monitorim si asnjëherë më parë në takimin me kundërshtarin politik Lulzim Basha. I pyetur për ndonjë takim të ardhshëm, ai deklaroi se nuk ishte në planet e tij, megjithatë nuk do ta refuzonte.
Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një shtetas brenda në lokalin e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima i përket shtetasit Luan xhelo , rreth 50 vjeç, pronarë i objektit ku është gjetur.
Nga veprimet hetimore bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.
Në një lokal në Itali është shërbyer çaj vite të tëra për klientët e saj pa qenë në vetëdije për përmbajtjen e tij.
Përmbajtja e kokainës është zbuluar rastësisht nga një shofer autobusi i cili është ndalur nga policia rrugore dhe pasi i kanë bërë një test rutinë për siguri, doli testi pozitiv dhe se shoferi është nën ndikimin e kokainës,
Shoferi 38 vjeçar nga Genova këmbguli se nuk ka përdorur asnjëherë asnjë lloj droge, dhe se e vetmja gjë që kishte pirë ai ishte një çaj “delisse alla coca”, dhe se pija e kishte bërë atë të ndihej më mirë gjatë drejtimit të autobusit.
Pas kësaj që kishte thënë shoferi i autobusit një mjek ligjor kërkoi një çaj nga ai lokal për të parë se çka përmbanë, dhe pas një analize rezultoi se çaji kishte kokainë.