Aktualitet

Historia që ju bën të mendoheni!Flet çifti nga Fieri që fitoi Llotarinë Amerikane!

[sgmb id=”1″]

Që kur isha e vogël ëndërroja të jetoja në Amerikë, për shkak të këngës së Krishtlindjeve.”

Dhe një ditë, Gerta ia doli të jetë në Amerikë, një ditë Krishtlindjesh dhe të qajë, për fëmijërinë që la pas dhe ëndrrën që bëri realitet. Kjo ishte ëndrra amerikane e Gertës, e cila ia doli të fitojë llotarinë amerikane.

Kjo është një histori për ty, që e lexon sot, dy dite pasi ke fituar Llotarinë Amerikane. Por, është një histori edhe për ty që nuk arrite ta fitosh këtë vit. Lexoje dhe provoje përsëri.

Gerta dhe Erjoni, të dy nga qyteti i Fierit, prej më shumë se tre vitesh jetonin në Tiranë. Erdhën nga qyteti i vogël, për një jetë më të mirë. Por, edhe Tirana ishte shumë e vogël për ta.

“Ne ëndërronim për Amerikën e largët dhe të bukur, e ëndërronim të dy, veçmas, më pas, bashkë. Kështu nisi dhe historia jonë.”

Të dy ishin student pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Tashmë ishin përgjegjës për jetët e tyre dhe i duhej të gjenin mundësitë më të mira për të arritur ato që donin. Edhe pse ishin në punë të mira, teksa vazhdonin studimet, përsëri e shihnin të vështirë që të gjenin një punë në bazë të profesionit për të cilin po shkolloheshin.

“Është e trishtë që të mbarosh një fakultet me rezultate shumë të mira, të bësh masterin dhe përsëri mos të gjesh punë. Të gjithë e dimë shumë mirë si funksionon në Shqipëri për të hyrë në punë. Nuk ka rëndësi sa vlen. Asnjëherë nuk ka pasur. Ndaj ne jetonim jetën në Shqipëri, por mendja na rrinte tek ëndrra amerikane.”

Ishte ky momenti kur dy të rinjtë menduan që një mundësi e mirë për të shkuar në Amerikë, do të ishte llotaria amerikane. Siç Gerta shprehet për dritare.net, në të tilla raste, mundësia për të fituar është e pakët, por asnjëherë nuk i dihet jetës.

“Kishim dëgjuar që shumë njerëz hidhnin llotarinë amerikane shumë vite përpara dhe kanë ikur në Amerikë. Menduam që pse mos ta provonim edhe ne. Dy herët e para që kemi hedhur llotarinë, e prisnim me padurim ditën që dilnin përgjigjet .Por, të dyja herët ishin përgjigje negative, por përsëri nuk u mërzitëm. Kjo gjë na u be si rutinë, çdo vit do ta provonim shansin, me shpresën se një ditë mund ta fitonim. Nisëm të mendonim se sa më shumë ta hedhim, aq më shumë shtohen mundësitë për ta fituar.

Dhe kështu ndodhi, në 5 maj të 2015, ne u shpallëm një ndër fituesit e llotarisë amerikane.

Por, nëse më parë prisnim me padurim ditën e përgjigjeve, kësaj radhe ishte e kundërta. Atë ditë, harruam që duhej të shihnim përgjigjet. Ishim në punë dhe shoqja ime e ngushtë na pyet nëse i kishim parë ato.

Kur i fejuari e hap faqen, ai ngeli si i shtangur sepse aty lexonte “You have been randomly selected for further processing in the Diversity Immigrant Visa Program”.

Ishte e pabesueshme. Unë e lexoja dhe ndërkohë i thosha, nuk është e vërtetë nuk e ke fituar është e pamundur, edhe pse e përktheja me zë të lartë.

Po më dukej si ëndërr, nuk e besoja dot. Të dy u hutuam, shoqja jonë filloi të gëzonte e bërtiste nga gëzimi të gjithë po na uronin, kurse ne nuk flisnim, ndiheshim shumë çuditshëm. Ishim shumë të lumtur e të habitur njëkohësisht. Filluam të merrnim në telefon familjen tonë. Ata nuk po na besonin, derisa i çuam letrën ku Erjoni ishte shpallur fitues.

Për një javë ne ishim shumë të hutuar, nuk e kuptonim se si ndiheshim,na dukej vetja shumë çuditshëm, akoma nuk e besonim që kishim fituar. Familjarët, shoqëria na flisnin për ëndrrat dhe mundësitë që janë andej për çdo gjë që njeriu ëndërron dhe mund ta plotësojë me vullnet e dëshirë.

Por, për ne të jesh fitues i llotarisë amerikane, paska qenë më shumë se sa thjeshtë ëndrra amerikane, sepse jeta jone do të ndryshonte 360 gradë dhe ne nuk e dinim se si do ishte jeta e re, si mund të jetosh larg njerëzve të tu, si mund të lësh  çdo gjë pas e të fillosh një jetë tjetër në një botë kaq të madhe.

Pasi, u mësuam me idenë dhe mundësinë që na erdhi për të ndryshuar jetën , prisnim me padurim që të mbyllnim të gjitha dokumentat dhe të merrnim vizën. Na u nevojitën disa muaj për t’i kryer të gjitha procedurat, por çdo gjë shkoi shumë mirë, edhe intervista në ambasadë. Tani ishim shumë afër udhëtimit të gjatë të ëndrrës sonë, që sot është realiteti që po jetojmë.”

Gerta tregon për dritare.net se edhe pse kjo ishte ajo që donin më shumë, përsëri e kishin shumë të vështirë të hipnin në avion, pa marrë me vete edhe shume trishtim, për Shqipërinë që linin pas, atë të jetës së tyre, familjes dhe miqve.

“Kur u nisëm ishim shumë të emocionuar, mendonim si do të jetë vendi atje, çfarë na pret, si do ia dalim, a do vazhdojmë shkollat që duam. A ia vlen vërtetë të largohesh kaq shumë  nga familja për këtë ëndërr! Këto pyetje u kthyen në brengën tonë gjatë gjithë udhëtimit.”

Dita e parë në Amerikë

“Ditën e parë kur jam zgjuar nga gjumi po ndihesha shumë çuditshëm, nuk po kuptoja ku isha. Më dukej sikur isha në Shqipëri ende, por thjesht nuk isha. Dilja jashtë, shikoja dhe kthehesha brenda sërish, vetëm kjo më bënte të besoja që unë jam me të vërtetë në Amerikë. Për fatin tonë,na pritën njerëzit tanë, që na ndihmuan t’i bëjmë gjërat sa më të thjeshta.

Ne shqiptarët kemi idenë që Amerika është fushë me lule, por jo. Ajo të jep fushën, por je ti që zgjedh ta mbjellësh ose jo me lule.

Është një vend që të ofron shumë mundësi, pa dallim rrace apo gjinie, nuk ka diskriminim apo përbuzje. Nëse ti je njeri që e do punën, nëse je njeri që ke vullnet e dëshirë për të ecuar përpara, Amerika është i vetmi vend që të jep mundësinë për të arritur ato që do, edhe nëse je askushi.

Të duhet shumë punë, shumë ambicie për të realizuar ëndrrat amerikane, nëse ke dëshirë për të mësuar, për të ecur përpara është gjëja më e thjeshtë dhe më e vlerësuar në Amerikë.

Tani synimi ynë, është të vazhdojmë shkollat këtu, sepse për fatin e keq nuk njihet i gjithë tre vjeçari bachelor këtu. Por, po shohim fakultete që të na njihen më shumë lëndë.”

Kjo është Amerika e Gertës dhe Erjonit, të dy të vendosur për të bërë më të mirën për vete dhe për kë lanë pas.

E gjitha nisi kur një vajzë e vogël dëgjonte “Holly Jolly Christmas”. Por u bë realitet nga Llotaria Amerikane. Ku i dihet, herës tjetër mund ta kesh ti këtë fat, ose unë.

Historia që ju bën të mendoheni!Flet çifti nga Fieri që fitoi Llotarinë Amerikane! Read More »

Sherri i Roza Latit dhe Iva Alikos, këngëtarja përballet me pronarin e dyqanit live në emision.

[sgmb id=”1″]

Videot dhe fotot e bëra publike në profilet sociale të dy vajzave, Roza Lati dhe Iva Aliko, kanë marrë vëmendjen maksimale ditët e fundit për shkak të një kauze sociale. Denoncimi për një dyqan kafshësh në rrugën “Myslym Shyri”, i cili ishte jashtë ҫdo standardi, mori shkas si fillim nga ngordhja e qenit të Iva Alikos, por problematika u zgjerua më pas edhe nga raste të tjera me të njëjtin fat.

E ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, Iva Aliko ka rrëfyer edhe një herë historinë e qenit të saj, që e shtyu të bënte edhe një denoncim në prokurori të pronarit të dyqanit, Artan Zabeli. Ky i fundit, pak ditë më parë, bëri gjithashtu publik denoncimin e tij për prishje imazhi të biznesit nga dy vajzat e njohura, Roza Lati dhe Iva Aliko.

Iva ka rrëfyer se Sisin, qenin e saj, e ka blerë në dyqanin “Tani” dhe vetëm pak ditë pasi e kishte blerë, qeni ishte sëmurur. Duke menduar se mund të kishte ndonjë ftohje të vogël, apo ndonjë virozë, Iva e ka ҫuar për vizitë, por për fat të keq, ka mësuar se Sisi ishte i pavaksinuar, i keqatrajtuar dhe i kequshqyer.

Nga studio e “Rudina”, por edhe me videot dhe fotot që i ka bërë publike së bashku me Rozën, Iva ka denoncuar edhe një herë publikisht mashtrimin që i është bërë nga “Tani”, jo vetëm për racën e qenit, por gjithashtu edhe për vaksinimin, sëmundjen që qeni e kishte prej kafazit të dyqanit, gjithashtu edhe për mungesën e korrektësisë së pronarit për ҫmimin e vërtetë të tij.

“Ai më ka mashtruar për racën dhe për ҫmimin e vërtetë… Sisi ka qenë e sëmurë që në dyqan” – tregon Iva, ndër të tjera, duke iu referuar edhe një herë pronarit të dyqanit “Tani”.

Nga ana tjetër, Artan Zabeli, në një lidhje direkte për programin, tha se qeni ka ngordhur një muaj e gjysmë pasi është blerë nga dyqani, kështu që ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për këtë gjë. Po ashtu, ai tha se Iva është larguar nga Shqipëria dy ditë pasi e ka blerë qenin, në një kohë kur e dinte se qeni nuk mund të udhëtonte gjatë pa bërë 48 orë në qetësi.

Pas debatit publik nga studio e Tv Klan, Iva dhe Tani kanë deklaruar se tashmë ҫështja mes tyre ka shkuar në gjykatë dhe pritet që e gjithë dinamika të zbardhet prej saj. Iva tha se ajo dhe Roza i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për t’u përballur në gjykatë me pronarin dhe nuk druhen nga asgjë përpara rastit të keqatrajtimit të kafshëve. 

Sherri i Roza Latit dhe Iva Alikos, këngëtarja përballet me pronarin e dyqanit live në emision. Read More »

19-vjeçari shmang fëmijën, përplas me makinë katër të tjerë!

[sgmb id=”1″]

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur Bulqizë në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri. Një automjet tip Benz, i drejtuar nga 19-vjeçari Aurel H. devijoi nga rruga për të shmangur një fëmijë që i preu rrugën.

Për pasojë, ai ka përplasur katër këmbësorë të tjerë që ecnin në trotuar, U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të tria vajza) si dhe 31-vjeçarin S.SH.

Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po  kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.

19-vjeçari shmang fëmijën, përplas me makinë katër të tjerë! Read More »

Identifikohet shenjestra e atentatit.Ja kush eshte 26 vjecari i plagosur!

[sgmb id=”1″]

Detaje të reja dalin në dritë mbi atentatin e ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije për se i plagosuri me armë zjarri është Devis Rustemaj, 26 vjeç nga Tropoja, por banues në Tiranë.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, i plagosuri ka dhënë identitet të rremë për policinë, pasi nga verifikimi rezultoi se nuk kishte atë emër.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 26-vjecari është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Identifikohet shenjestra e atentatit.Ja kush eshte 26 vjecari i plagosur! Read More »

Denohet me 4 muaj burg per’sjellje te papranueshme ne vendin e punes’ dhe ‘tradheti te besimit publik’.

[sgmb id=”1″]

Një polic në Britani është dënuar me 4 muaj burg për “sjellje të papranueshme në vendin e punës” dhe “tradhti të besimit publik”.

Dënimi i tij ka të bëjë me një lidhje dashurie mes agjentit të policisë dhe një studente shqiptare 20-vjeçare të quajtur Xhesika Lorenci.

Mediat britanike bëjnë me dije se ata ishin takuar në tetot të vitit 2015, pasi shqiptarja kishte përfunduar në polici për krime materiale në Gjykatën e Earls.

Pas këtij takimi, mësohet se agjenti dhe studentja shqiptare kishin këmbyer numrat e telefonit njëri me tjetrin pasi ai po e çonte për në shtëpi.

Më pas, lidhje e tyre ishte përforcuar aq shumë, sa çifti nuk kishte nguruar të bënte seks edhe në stacionin e policisë.

Por, lidhje e tyre u zbulua pas publikimit të mesazheve të tyre në Whats App dhe për këtë gjykata vendosi që të dënonte policin me 4 muaj burg.

Agjenti i policisë britanike ishte i martuar dhe kishte një fëmijë 2-vjeç, ndërsa bëhet e ditur se ai i jepte shqiptares substanca narkotike.

Denohet me 4 muaj burg per’sjellje te papranueshme ne vendin e punes’ dhe ‘tradheti te besimit publik’. Read More »

Vlora qyteti me me shume femra te papuna!

[sgmb id=”1″]

Vlora megjithese një qytet bregdetar e me një popullesi të larte duket se vuan ende nga komplekset e integrimit të femres në tregun e punës. Raportet dhe statistikat flasin për nje rritje te nr të femrave të  punesuara në qytetin tone krahasuar me vitet e fundit por kjo rritje jo e kenaqshme per nje qytet te madh. Nga te dhenat zyrtare rezulton se te vetmit sektore ku femra sheh mundesine e punesimit ne Vlorë  jane fasoneria, call center dhe sektori i sherbimeve, ne kete te fundit me teper punonjese sanitare, ndersa sektori i fasonerise ka nje rol ndikues qe shenon edhe sektorin me punesimin me te larte te femrave ne Vlorë . Pavaresisht shifrave zyrtare te dala nga institucioni i zyres se punes por dhe nga qendra e formimit profesional te cilat raportojne per rritje te interesimit te femrave per tu kualifikuar dhe punesuar, mendohet se ne vlera jo zyrtare punesimi i grave eshte edhe me i larte pavaresisht se ato mund te jene te angazhuara ne pune ne te zeze. Fatkeqesisht ky eshte edhe nje tregues se me teper se rritje e punesimit femra gjendet ende e pambrojtur dhe pa mbeshtetje ne tregun e punes ku lehtesisht abuzohet me te drejtat e saj ne pune. Sipas kreut te zyres rajonale te punesimit ne Vlore. Marjana Cani  Industria e fasonerise eshte sektori qe kerkon forcen me te madhe te punes per femrat. perpos veshtiresive qe mbart ky sektor por edhe kategorive te femrave qe jane te predispozuara per te punuar  interesimi i tyre eshte i larte. Cani ka pranuar se sektori i fasonerise nuk eshte nje industri qe ofron paga te lakmueshme por prane kesaj zyre interesimi i gjinise femerore eshte i larte. sipas Canit kategoria me problematike per tu adaptuar ne tregun e punes ne Vlore eshte kategoria qe trajtohet me ndihme ekonomike e qe ne momentin qe prej kesaj zyre paraqiten oferta per punesim, refuzohen.

E ndersa flitet per rritje te nivelit te femrave te punesuara nga ana tjeter gjithcka shkon ne sens te kundert per meshkujt te cilet e kane me te veshtire te gjejne nje pune kjo edhe per faktin se meshkujt kane me te veshtire te ushtrojne disa zanate apo profesione. Kjo shpesh here i ve femrat ne rolin e kryefamiljares që do të thotë se ato mbajnë edhe peshën e familjes. Nderkohe qe renditemi nder qytetet ku femra ende nuk  shihet si sipermarrese ne mase apo  edhe si punëdhënëse apo e  vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë.

Vlora qyteti me me shume femra te papuna! Read More »

E rralle kompania Gjermane nderton Diellin e pare artificial!

[sgmb id=”1″]

Një kompani gjermane ka ndërtuar diellin e parë artificial, një impiant të fuqishëm me ndriçim dhe ngrohje, që do të shërbejë për të shtyrë teknologjitë aktuale drejt limiteve të reja. Mes shpikjeve të shumta teknologjike që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, një nga më të pabesueshmet është dielli artificial, i ndërtuar në Gjermani. Bëhet fjalë për një impiant të ri, që ka si qëllim të prodhojë rreze dielli si ato të vërtetat, të përftohet ndriçim dhe ngrohje sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo shpikje e re në të ardhmen mund të bëhet pjesë e jetës sonë.  Funksionimi i impiantit është  me kosto të lartë, por suksesi i tij është që ne mund të prodhojmë diçka që deri më sot ishte e paarritshme në mënyra të tjera.

Përbërja e impiantit

Image

Impianti është i përbërë nga 149 drita, ku secila prej tyre ka fuqi të lartë për të prodhuar energji. Dritat janë vendosur në drejtime paralele, në mënyrë që secila prej tyre të  ketë hapësirë të barabartë . Në këtë formë arrihet që të përftohet temperaturë preh 3500 gradësh, që të krijohet ideja e njollës diellore. Një rezultat i mirë është se mund të shihet edhe pak në pjesën e brendshme të diellit, ajo më e nxehta, që arrin deri në 15 milionë gradë. Një rezultat kaq i lartë për planetin tonë, do të ketë qëllim kryesor për të eksperimentuar me teknologjitë e reja që lidhen me hidrogjenin. Në gjendjen aktuale, në Tokë gjendet pak hidrogjen në liri, pavarësisht  se në univers (përfshi edhe diellin), ka shumë.  Kjo për shkak se Toka është e pasur me oksigjen dhe pak hidrogjen. Këto dy elemente lidhen bashkë dhe formojnë atë që quhet H2O, uji. Fakti që hidrogjeni i lirë është i paktë në sipërfaqen e Tokës, ndërkohë që H2O ka shumë, problemi zgjidhet duke e përftuar atë nga uji.

Si mund ta përftojmë hidrogjenin

Image

Këtu hyn në lojë dielli artificial: për të ndarë hidrogjenin dhe oksigjenin është e nevojshme që të arrihet një temperature prej 2000 gradësh  dhe me impiantin gjerman kjo gjë arrihet lehtësisht. Hidrogjeni i përftuar në masë mund të bëhet karburanti i së ardhmes, në gjendje që të djegë pa prodhuar dioksid karboni.

Sfidat e diellit artificial

Image

Natyrisht, prodhimi masiv i hidrogjenit me këtë strukturë sot është i pamundur sepse për të funksionuar për 4 orë punë, impianti kërkon një sasi energjie të barabartë  me nevojat e një familjeje mesatare përgjatë një viti. Kështu që kostot e vënies në punë të diellit artificial janë shumë të larta dhe duhet të punohet shumë që të arrihet në rezultate më të pranueshme dhe që hidrogjeni të ishte më i lirë se nafta. Ajo që është e sigurt është se, duke ofruar më shumë hidrogjen, do të jetë e mundur për të kryer eksperimente mbi të dhe në këtë mënyrë shkencëtarët do të gjejnë  mënyra të reja për ta përdorur atë dhe ndoshta për të rritur efikasitetin e tij.

E rralle kompania Gjermane nderton Diellin e pare artificial! Read More »

E habitshme, amabasadori Lu sërish në zyrën e Ramës për herë të dytë brenda ditës.

[sgmb id=”1″]

E habitshme, por ambasadori Donald Lu ka shkuar për herë të dytë sot në zyrën e kryeministrit Rama. Pas takimit të paradite, kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu pak minuta më parë.

Ambasadori i SHBA-ve, Lu, është parë të futet në zyrën e Ramës, në godinën e qeverisë, për një takim me kryeministrin.

Nuk ka ende detaje rreth qëllimit të këtyre takimeve, që vijnë në një situatë të ‘ankthshme’ lidhur me atë që mund të pritet për marrëveshjen e mbetur pezull mes palëve politike në vend.

Lu ka qendruar në zyrën e Ramës edhe gjatë pasdites së djeshme, ndërsa në fokus të këtyre takimeve mbetet kriza politike që ka kapluar vendin, ku opozita mbetet e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.

E habitshme, amabasadori Lu sërish në zyrën e Ramës për herë të dytë brenda ditës

E habitshme, amabasadori Lu sërish në zyrën e Ramës për herë të dytë brenda ditës. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com