Aktualitet

Aksident i rëndë, makina me 5 persona përfundon në Liqenin e Shkopetit.

[sgmb id=”1″]

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Burrelit.

Një automjet tip “Benz” ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit, ku brenda në makinë ishin 5 pjestarë të familjes Shehu, ku sipast të dhënave njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak lagështira dhe rrëshqitja e gurëve në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Aksident i rëndë, makina me 5 persona përfundon në Liqenin e Shkopetit. Read More »

Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë.

[sgmb id=”1″]

Lindita Halimi do të perforomojë sonte në skenën e Eurovizionit, në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet nata e parë gjysmëfinale.

Këngëtarja që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të këndojë këngën e saj “World”, ose “Botë”.

Linda u shpall fituese e Festivalit të 55 të këngës në RTSH.

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, mund të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4, direkt pas performancave.

Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë. Read More »

Zërat kundër Bashës, Lubonja: Kam hijen e dyshimit se punojnë për…

[sgmb id=”1″]

Lëvizja politike e Lulzim Bashës që ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike ka marrë kritika nga disa figura të rëndësishme të PD, siç është deputetja Jozefina Topalli, Majlinda Bregu por edhe Eduard Selami.

Ekzistencën e këtyre zërave, analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve në News 24 e konsideron si diçka normale në rast se kanë bindjet e tyre, por shton se ka hije dyshimi që këto zëra punojnë për një palë tjetër.

“Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD, mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijen e dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”,- thotë analisti.

Zërat kundër Bashës, Lubonja: Kam hijen e dyshimit se punojnë për… Read More »

Ky është truproja i presidentit të ri francez që ka lënë “të gjithë pa mend”.

[sgmb id=”1″]

Mediat franceze e kanë pagëzuar me emrin “Golia” (personazhi i Biblës) dhe arsyeja është e qartë për shkak të përmasave.
Emmanuel Macron nuk duhet të trembet për sigurinë e tij, të paktën përsa kohë përkrah tij është Makao, truproja e tij.

I gjatë 2 metra e 13 cm, me origjinë kongoleze, prej 9 muajsh ai është kthyer në hijen e presidentit të sapozgjedhur francez. Për të nuk dihet shumë, përveç emrit, Makao.

Por truproja e Macron nuk mund të kalojë pa rënë në sy edhe për shkak të look-ut. Mjekër “picetë”, vetulla me fije të bardha dhe flokë të qethura me stil.

Makao, sikurse truprojat e çdo presidenti, ndjek Macron 24 orë në 24 dhe shpesh herë në të kaluarën i ka vjedhur vëmendjen edhe atij vetë.

6 majin e kaluar, gazetarja e “France Press”, Marie Dhumieres, e fotografoi Makaon në një event publik ku Macron merrte pjesë si kandidat për president.

Sipas gazetares, të gjithë ishin në radhë për të bërë një “selfie” me të. Vetë Macron ka bërë shaka me praninë e tij, kur po jepte një deklaratë për gazetarët.

“Kujdes. Është dikush mbrapa jush”, tha ai duke iu referuar Makaos, për të bërë shaka edhe me atë vetë. “Kujdes, se po u rrëzove mund të vrasësh dikë”, i tha Macron, duke iu referuar vetes së tij.

Ky është truproja i presidentit të ri francez që ka lënë “të gjithë pa mend”. Read More »

Kush është kandidati për deputet i PS-së që ndryshoi 3 herë emrin pasi ra pishman!

[sgmb id=”1″]

Myfit Duriçi është kandidati i katër i PS-së për deputet në Qarkun e Dibrës. Mirëpo ai ka ndryshuar tre herë emrin, pasi ka rënë pishman, shkruan “Panorama”.

Emrin e parë e ka pasur Myfyt. Më pas ai e ka ndërruar në Mufit. Pas kësaj ka rënë pishman dhe e ka ndërruar sërish në Myfyt dhe më vonë ka vendosur ta ketë përfundimisht Myfit.

Këtë e ka deklaruar edhe në formularin e deklarimit.

Kush është kandidati për deputet i PS-së që ndryshoi 3 herë emrin pasi ra pishman! Read More »

Babë e bir kandidojnë për deputet në 18 Qershor!

[sgmb id=”1″]

Frenat e Partisë Kristian Demokrate, të drejtuar dikur nga Mark Frroku, i ka marrë tashmë në dorë Dhimitër Muslia.

I deklaruar në aleancë me PS-në, Muslia ka vendosur të rregjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale.

Nga një vështrim e listës së PKD-së, ka konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë: veç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka rregjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.

A është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.

Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.

Babë e bir kandidojnë për deputet në 18 Qershor! Read More »

Kryemadhi apel demokratëve: Nëse nuk e doni Ramën, votoni LSI-në!

[sgmb id=”1″]

Deputetja e LSI-së Monika Kryemashi e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, duke folur për situatën politike është shprehur se shkaktarët e krizës politike janë 2 partitë e vjetra.

Më tej ajo është shprehur se Rama është kryeministër legjitim, por nëse PD nuk e do të votojë LSI-në.

“Nëse demokratët nuk duan Ramën kryeministër, të votojnë LSI. PD ka frikë nga ndryshimet dhe humbja. Propozimi i Metës për qeveri besimi me konsultim partnerësh.

Reforma në drejtësi të mos përdoret si ‘kamxhik’ nga palët. LSI sot synon të jetë forcë e parë”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi apel demokratëve: Nëse nuk e doni Ramën, votoni LSI-në! Read More »

‘I gjuante’ në Facebook, ja si i grabiste ‘të dashurat’ djali nga Tirana.

[sgmb id=”1″]

I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit. Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit.

Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22:00, për kafe, shkruan Top Channel.

Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij.

Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.

Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta.

Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celularin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin.

Pas ndalimit ai u detyrua t’ia kthente celularin vajzës, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë.

‘I gjuante’ në Facebook, ja si i grabiste ‘të dashurat’ djali nga Tirana. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com