Aktualitet

Flamur Noka zbulon kandidatin për Bashkinë e Tiranës: Sfidant kryesor!

Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për bashkimin e PD, “Primaret” si dhe zgjedhjet vendore të 2023.

Për bashkimin e PD, Noka tha se do vendoset deri në 6 nëntor, nëse grupi i Alibeajt do i bashkohet “Prmarëve”.
Ai ka konfirmuar në një farë mënyrë dhe se Belind Këlliçi do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, teksa e quan “një sfidant kryesor”.

“Këlliçi, është një nga potencialet, një nga sfidantët kryesorë. Aleatët kanë deklaruar, të gjithë emrat e kandidatëve do të kenë suport” tha ai në një intervistë televizive.

Flamur Noka zbulon kandidatin për Bashkinë e Tiranës: Sfidant kryesor! Read More »

A do e marrin pensionistët bonusin në fund të vitit? Edi Rama tregon vendimin

Pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama i cili nga Gjirokastra theksoi se “me apo pa luftë, ata do marrin një më një bonusin e tyre”.

Kryeministri Edi Rama ka treguar se po bëhet gati bonusi ndërsa shtoi se për këtë kategori mbete shumë për tu bërë.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar.

Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak.

Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.

A do e marrin pensionistët bonusin në fund të vitit? Edi Rama tregon vendimin Read More »

Paralajmërim i Sali Berishës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër t’i bashkohen protestës në mbështetje të pedagogëve.

Berisha del me paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha zbulon se protesta do të mbahet në orën 11:00, para universitetit Politeknik të Tiranës.

Ndërkohë edhe gjatë mbledhjes me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi se protestat janë kryefjala në PD.

Ai theksoi se do të mbushin sheshet dhe rrugët deri në rrëzimin e qeverisë.

Paralajmërim i Sali Berishës, ja çfarë pritet të ndodhë sot Read More »

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës

Kreu i shtetit Bajram Begaj, ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna. Shvarc, i kontaktuar nga Euronews Albania ka konfirmuar se më 23 gusht i është komunikuar largimi.

Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetarë dhe njerëz publikë, të cilët kanë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës Read More »

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar

“Kush do të jetë përballë Ramës”, kjo ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin deputeti i PD Belind Këlliçi, ish-deputeti socialist Ervin Bushati si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Xhafo: Kë do të ketë Edi Rama përballë, Sali Berishën apo Lulzim Bashën?

Këlliçi: Për çfarë Lulzim Bashën?

Xhafo: Zoti Basha ka logjistikën e KQZ-së. Alibeja ka thënë që do të dalim me kandidatët tanë por ka deleguar Bardhin për negociata me Berishën.

Këlliçi: Se ka menduar ai, pasi Alibeaj ka menduar tjetër deputet për të negociuar, por ai është rrëzuar. Deputetët e tjerë kanë mandatuar Bardhin. Në politikë nuk të bën lider vula dhe firma. Vulën dhe firmën dhe gjithë logjistikën e KQZ-së i kishin në 6 mars dhe dolën të tretët me zotin Basha në krye.

Xhafo: Keni ndonjë koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Këlliçi: Nuk kam asnjë koment.

Xhafo: Kush do jetë përballë Ramës?

Xhafo: Noj koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Zheji: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Nazarko: Edhe, edhe edhe, që do jetë edhe Berisha dhe Meta.

Bushati: Përballë Edi Rama do ketë ata dhe që do humbasin,. Se problemi real i opozitën nuk është se ka një gjel.

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar Read More »

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur sot një takim me të rinjtë në Tiranë.
Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

ër tu kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.
Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve Read More »

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’

Nga Lutfi DERVISHI

Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin sqarojnë se vizita, ndryshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit, takimet do të mbahen në sallën “Marubi”, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.

Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri, i shoqëruar nga ministri për informim, në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.

Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.

Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, – sqaroi zëdhënësi i tij, – patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.

Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardhshëm të kombëtares së futbollit.

Përveç komunikimeve intenstive në ‘whatssapp’ dhe ‘telegram’, Kryeministri mban takime javore përmes ‘zoom’ dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.

Në takimin me dyer të mbyllura pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.

Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të su lmit kibernetik nga Irani. Eshtë e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ia kanë arritur qëllimit, – u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.

Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet ‘live’ përmes llogarisë së Facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët. Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temën.

Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE. Për nder të ardhjes së Kryeminstrit në Shqipëri, qeveria ka vendosur që ‘Arena Kombëtare” të ndryshojë emrin dhe të quhet ‘ER Albania’.

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’ Read More »

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’

Berisha do të shpallej non grata që në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Vizion+, Meta tha se Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës vendimin për djegien e mandateve. Meta tha se Basha pretendonte se ka qenë nën presion prej tij.

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. A ia ka çuar ai gazetari. E kam ftuar për një drekë. Ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur.

Nuk ka ndonjë fakt evident korrup sioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën pres ion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij.

Lënia e mandative ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, – tha Meta.

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’ Read More »