Aktualitet

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku ndoqi procesin e vaksinimit komentoi foton e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës dhe flamurin serb.

Rama u shpreh se Vuçiç në Beograd loz me kukulla në Facebook.

“Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook”, tha Rama.

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Reagimi i Ramës vjen disa ditë pas postimit të Vuçiçit, ndërkohë që nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vendi ynë lidhur më këtë çështje.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook”.

“Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat

/NOA.al

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’ Read More »

Kadidatja e PD-së habit, hap llogari bankare dhe kërkon publikisht mbështetje financiare: ‘Më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision’

Anduena Qefalia, kandidatja e PD në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament. A

jo ndodhet në listat e Tiranës së PD-së, e 29-ta sipas rënditjes.

Menjëherë pas kësaj të shumtë kanë qenë ata që janë habitur dhe kanë komentuar në statusin e saj se si është e mundur që të kërkojë para për fushatë. Në fakt, në SHBA kjo praktikë është e njohur.

Njerëzit kontribuojnë në fushatë për Presidentin, apo zgjedhjen e ligjvënësve.

Statusi i Anduena Qefalia:

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SWIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

/NOA.al

Kadidatja e PD-së habit, hap llogari bankare dhe kërkon publikisht mbështetje financiare: ‘Më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision’ Read More »

Ministri Pandeli Majko i 19 në listë, nuk i ka mbetur qejfi: ‘Nëse do ishim në vënde të sigurta do të bënim sehir’

Disa nga senatorët e PS-së u larguan para zgjedhjeve të 25 prillit, duke dhënë kryesisht dorëheqje.

Disa të tjerë u vendosën në pozita jo edhe aq të favorshme.

Ministri Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota.

Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë.

Në rast të hu mbjes së Partisë Socialiste dhe kalimit në opozitës, Majko argumenton se mbështetësit e tyre do të rre zikonin vendin e punës, prandaj është aplikuar skema që kandidatët e rinj të jenë më të përfaqësuar.

“Të gjithë kemi përcjellë mesazhin që ne nuk mund të mbledhim vota në kurriz të kolegëve tanë më të rinj. Në qoftë se Partia Socialiste do të kalojë në opozitë, atëherë ne do të jemi të rr ezikuar. Dhe ky është një rr ezik që ne e ndajmë me të gjithë komunitetin e njerëzve që na rrethojnë”, – tha Majko, i ftuar në studion e Klan News.

“Nëse do ishim në vende te sigurta dhe do bënim sehir duke parë nga lart poshtë, nuk besoj se kjo do na vinte në pozitë shumë të mirë”.

“Aktualisht të gjitha ata që janë vendosur në vijën e zja rrit kanë vetëm një mesazh për t’i dhënë gjithë njerëzve: Ne po rre zikojmë sepse i gjithë komuniteti i votuesve tanë po rre zikon. Imagjinoni nëse PS kalon në opozitë, god itjen kryesore nuk kanë për ta marrë deputetët e Partisë Socialiste, kanë për ta marrë njerëzit të cilët për shumë arsye dhe për hiç arsye do të pushohen nga puna”.

“Këtë e dimë, është një histori e njohur, e shkruar dhe e pashkruar. Vetë Rama është në mesin e listës. Nëse këtë e ka bërë për veten e vetë, ne të tjerë pse duhet t’i kërkonim llogari. Rëndësi ka të fitojmë zgjedhjet dhe të jemi mburojë e njerëzve tanë”, u shpreh Pandeli Majko.
/NOA.al

Ministri Pandeli Majko i 19 në listë, nuk i ka mbetur qejfi: ‘Nëse do ishim në vënde të sigurta do të bënim sehir’ Read More »

Rama: ‘Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt’

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme gjithë arritjet që ka bërë qeveria në shërbimet online për qytetarët dhe bizneset, teksa ka bërë edhe premtimet e rradhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë me dije se në vendin tonë ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj.

Rama u shpreh se janë ata që po zënë vendet e punës në Shqipëri, teksa ka ironizuar të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe

“Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.”- tha Rama.

Rama: ‘Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt’ Read More »

Ja sa vite b urg kërkon SPAK për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla…

SPAK kërkon 2 vite b urg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish kreu i ak uzës shqiptare në vitet 2012-2017, ak uzohet për veprat pe nale, ref uzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra pe nale, përfshirë edhe pa strimin e parave, por në përfundim ai u dërgua për gj ykim vetëm për fshehje të pasurisë.

SPAK ka kërkuar edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.

Ish prokurori i përgjithshëm ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Atij do t’i zbritet 1/3 nga gjykimi shkurtuar dhe i mbetet të kryejë 1.4 vite bu rg.

Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sek uestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit.

Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.

Gjykata Speciale ka se kuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.

Ja sa vite b urg kërkon SPAK për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla… Read More »

Rama viziton shtëpinë e 110-vjeçares së vaksinuar: ‘Mendja top e zemra e bardhë si bora’

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar këtë të enjte shtëpinë e nënë Zenepes, e cila është plot 110 vjeçe dhe tanimë e ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Nënë Zenepja, siç u konfirmua nga familjarët, ka dashur prej kohësh të kishte një takim me kryeministrin dhe kjo u arrit.

“111 dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora- Jeta është vendi i mrekullive”, Shkroi kryeministri.

Rama viziton shtëpinë e 110-vjeçares së vaksinuar: ‘Mendja top e zemra e bardhë si bora’ Read More »

Në mandatin e tretë, 100% ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë e vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e tretë do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm, 24 orë në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij në gjatë prezantimit të programit “ Rruga drejt 25 prillit – Uji dhe Energjia”, Kryeministri Rama tha se “me rritjen e buxhetit të ujit në mandatin e tretë me 40% falë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe mbështetjes që kemi siguruar për këtë sekor jetik nga qeveria gjermane , franceze dhe ajo zvicerane ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm ,24 orë, në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit”.

Sipas Kryeministrit, ujë i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politikë në fushatë.

“Mandati i tretë qeverisës do të garantojë në disa faza furnizimin 24 orë me ujë në Tiranë ku është edhe problemi më i madh, pasi ka ndodhur edhe përqendrimi më i madh si rezultat i një lëvizje masive të popullsisë në vite që ka sjellë nevojën masive për investime në sistemin e furnizimit me ujë”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kur them Tiranë 24 orë ujë brenda mandatit të tretë përfshi Kamzën e Vorën, e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorë, Shkodrën, Durrësin, ku s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, as atëherë më parë dhe as më pas dhe kur sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë, sidoqoftë përfshin Elbasanin, Kukësin dhe krejt vijën turistike të Shqipërisë nga Velipoja në Sarandë”./atsh

Në mandatin e tretë, 100% ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë e vendit Read More »

Nuk jam i përsosur, ama dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë

“Ka hesap Shqipëria të kthehet mbrapa apo është koha për të vazhduar pa pushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë? Natyrisht që, është koha për të vazhduar pa pushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”, deklaroi kryeministri Edi Rama teksa prezantoi “Planin e veprimit 2021-2025” për sektorin e ujit dhe energjisë.

“Unë nuk jam i përsosur, larg prej kësaj, unë nuk jam pa gabime, pa diskutim. Të metat, disa mi njihni, të tjera nuk mi njihni, por i kam siç i kanë të gjithë. Ama një gjë është e sigurt. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush e për të luftuar për të gjithë ne bashkë, sepse unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël. Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël”, theksoi Kryeministri.

“Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël. Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë e përbashkët e Shqipëria të jetë shtëpia, ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar dhe të mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet për të bërë një eksperiencë tjetër, të ketë padurimin për t’u kthyer prapë në shtëpinë e vet”, tha Rama.

Nuk jam i përsosur, ama dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë Read More »