Aktualitet

Bën gjestin e t urpshëm në mes të gjithëve, Lulzim Basha lë nam në miting

Siç duket i lodhur nga fushata, kryetari i PD, Lulzim Basha është filmuar në një moment të sik letshëm në një nga takimet elektorale.

Teksa vid eo është bërë virale në rrjet, Basha shihet duke futur duart në pantallona dhe rregullohet, ndërsa ishte duke folur.

Veprimin, kryedemokrati e bën në sy të qindra burrave, grave e vajzave që ishin të pranishme në miting.

Bën gjestin e t urpshëm në mes të gjithëve, Lulzim Basha lë nam në miting Read More »

Ç’do bëjë në nuk marr 71 mandate në 25 prill? Rama i la pa fjalë të gjithë me përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të marrë mjaftueshëm mandate për të qeverisur i vetëm, do të tërhiqet nga drejtimi i PS-së. “Hallin” për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit, do ia delegojë dikujt tjetër në parti, pasi theksoi “qeveri nga halli nuk do të krijojë”.
Ai shtoi se mandatin e tretë nuk e do për veten e tij personalisht, por për të mirën e Shqipërisë për të bërë 10 mld investime me anë të projekteve të financuara.

“E para e punës njëherë në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë.
Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vetë më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në parlament po ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit.
Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj.

Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve.
Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në Bujqësi dhe e kemi plotësisht të mundur, ta bëjmë kampione në energji dhe eksportuese neto të energjisë, të kemi sovranitet të plotë energjetik dhe të shesim kur kemi mjaftueshëm dhe ta bëjmë Shqipërinë kampione të dixhitalizimit në Ballkan. Këto janë projekte të financuara me kompani që dihet se kush janë”, tha Rama në intervistën me gazetarin Sokol Balla.

Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se një skenar i tillë nuk do të ndodhë pasi është i bindur se PS-ja do të marrë mbi 73 mandate. Pritshmëritë e tij të larta, i ka reflektuar edhe në hartimin e listave të PS-së, ku ato që quhen “gjeneralët” e partisë i ka vendosur në kufirin maksimal të bazës së mandateve që pretendon të marrë në 25 prill.

PS do të marrë nga 74 deri në 78 deputetë. Përgjigja që të dhashë është se asnjë bashkëpunim nga halli s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar, ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri.

Kjo është arsyeja se pse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël. Ne i kemi gati, Kompaninë më të madhe të botës për turizmin, një projekt që e bën Durrësin, Dubain e Mesdheut, dhe ne diskutojmë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ne kemi gati aeroportin e Vlorës që do të ndërtojë Behgjet Pacolli që e ka projektin e jetës. Nëse puna vjen deri këtu, mbase unë kam gabim”, tha Rama.

Ç’do bëjë në nuk marr 71 mandate në 25 prill? Rama i la pa fjalë të gjithë me përgjigjen Read More »

Pse nuk e ka marrë vaksinën anti-Covid 19? Ish-kryeministri Berisha zbulon si qëndron e vërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do ta marrë vaksinën anti-Covid.

I ftuar në “Now” me Ilva Taren, Berisha tha se nuk është vaksinuar deri më tani pasi ka pak kohë që ka kaluar Covid-19, dhe ka pasur antitrupa.

“Do ta bëj, por nuk e kam bërë vetëm pasi kam pasur antikorpet 145 pasi e kalova COVID.
Do ta bëj dhe duhet bërë vaksina pavarësisht se mund të ketë ndonjë ndërlikim,”- tha Berisha.

Ish-kryeministri sugjeroi gjithashtu që të gjithë ata qytetarë që kanë dëshirë të marrin vaksinën anti-Covid, duhet të kërkojnë edhe datën e skadëncës së vaksinës

Pse nuk e ka marrë vaksinën anti-Covid 19? Ish-kryeministri Berisha zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Rama: Patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe vr asin njerëz

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan, mesditën e sotme, ku mbeti i vr arë me a rmë zja rri eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani tro nditi vendin vetëm tre ditë para zgjedhjeve.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në News24, Rama tha e PS është vënë në shënjestër për arsye se ka një organizim tipik të partive të mëdha në të gjithë botën.

Po ashtu kryeministri reagoi edhe për deklaratën e shkurtër të dhënë nga demokrati Gazment Bardhi, i cili fajësoi grupet e PS për ngjarjen e rëndë, ndërsa vi ktima ende ndodhej në vendin e ngjarjes dhe nuk ishte marrë nga ambulanca.

Rama: Të gjithë qytetarët ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahe të kundërta dhe sikur furgonë të ngjashëm me ata të pol icisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish ofi cerë pol icie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’u kërkonin hesap apo të vinin vërdallë në pika të ndryshe duke krijuar një situatë të paimagjinueshme.
Dhe imagjinoni sikur nga fu rgonët me paramilitarë të loguar si të PS të që llohej me ar më dhe të vri tej, pl agosej një efektiv policie dhe mu aty pranë ku fomës Taulant Balla të mbante një fjalim, të merrte vr asësin dhe të largohej.

Ne jemi vënë në shë njestër për arsye se kemi një organizim që është tipik i partive të mëdha dhe serioze të të gjithë botës me patronazhistë që komunikojnë me qytetarë, ndërkohë që patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe shkojnë aty sa vr asin njerëz.

Rama: Patronazhistët e PD-së janë të arm atosur dhe vr asin njerëz Read More »

Rama: ‘Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin ma kabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhe nazja’

Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka treguar vetëpërmbajtje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar sot në Elbasan.

Ai thotë në “Real Story” se i mospërmbajturi i madh i kësaj historie është Ilir Meta.

Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin ma kabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhe nazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje.

Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përpl asjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vr arë njerëz.”, tha Rama.

– Zoti president i Republikës doli nga Shkodra dhe ju paralajmëroi juve që; do ju pr es gishtat nëse vi dhni një votë. Njerëzit duan të dinë përgjegjësit, pavarësisht manteleve. A do mbahet përgjegjësi për këtë ngjarje?
Rama: Nuk diskutohet që do mbajnë përgjegjësi, por do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, jo para meje. Ne mund të ngarkojmë me përgjegjësi mo rale, por jo me përgjegjësi pe nale. Këtë e bëjnë organet ligjzbatuese. Ajo pune gishtave të Ilir Metës më kujton një shprehje të Patozit dikur që tha; Kur ilir Meta flet kundër ble rjes së votës, ta besosh është njësoj sikur I SIS të predikojë lu ftë kundër te rrorizmit. Ky njeri që vjen vërdallë në Shqipëri dhe e bija i thotë; babi mos pi, eja në shtëpi. Dhe i dehur, i lemerisur nga fa ntazmat që se lënë të marrë frymë, është ka tastrofë ambulante.

Rama thekson se opozita ka nisur të ndjejë hu mbjen në zgjedhje. Ai shtoi se be teja e PS-së nuk është për jetë a vd ekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit.

“Ngjarja në Elbasan tregon dës hpërim të madh. Dë shpërim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë hu mbjen serioze më 25 prill. Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të pl agosen e vr iten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, deklaroi Rama.

Rama: ‘Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin ma kabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhe nazja’ Read More »

Rama pralajmëron shkarkimin e Metës: Personazh qesharak dhe tu rpërues për të gjithë Shqipërinë

Ilir Meta u shpreh se nëse PS fiton zgjedhjet pa vj edhur asnjë votë do të largohet nga Presidenca.

Por Edi Rama paralajmëron shk arkimin e tij nëse pas 25 Prillit do të marrë mandatin e tretë.

Pas përpl asjeve të fundit, kryeministri e cilësoi kreun e shtetit si personazh qesharak me të cilin do të merren pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, më pas shkon në Kushtetuese dhe gjykata me një tjetër kuorum atje duhet të….Ne jemi tani në një proces zgjedhor, me përfundimin e procesit zgjedhor, sigurisht ne do të ulemi dhe do të shikojmë cfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak dhe tu rpërues për të gjithë Shqipërinë” tha Rama te News24.
Nëse nisma do të ndërmerrej, gjithmonë nëse PS siguron mandatin e tretë, kjo do të ishte tentativa e dytë e socialistëve për të shkarkuar Presidentin që vetë zgjodhën.

Rama pralajmëron shkarkimin e Metës: Personazh qesharak dhe tu rpërues për të gjithë Shqipërinë Read More »

‘Historia e ndaluar e çiftit të dashuruar nga Vlora’/ Më në fund gjyshi pranon, cfarë po ndodh? (foto)

Pak ditë më parë në “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e ndaluar e një çifti të dashuruar te cilët kishin pe ngesë familjen, kryesisht gjyshin i vajzës.

Por vajza pranoj propozimin për martesë të djalit duke i dalë kundër familjes së saj. U desh ndërhyrja e po licisë në emision për të neutralizuar situatën mes familjareve.
Mesa duket tashmë gjë rat mes tyre janë rregulluar.
Në një video që po qarkullon në rrjet duket se gjyshi e ka pranuar çiftin e ri dhe ata kanë qënë duke shetitur bashkë ne rrugët e Tiranës.

‘Historia e ndaluar e çiftit të dashuruar nga Vlora’/ Më në fund gjyshi pranon, cfarë po ndodh? (foto) Read More »

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë!

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar nga brenda spitalin e ri, i financuar nga qeveria e Republikës së Turqisë.

“Ky spital, një strukturë moderne me 150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Një spital i cili do të plotësojë nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë por edhe do të kombinojë shërbimet, për të lehtësuar edhe për të krijuar akses më të shpejtë për shërbime të cilët janë të planifikuara dhe këtu, pra mund të krijohet një shpejtësi në marrjen e shërbimeve, por mbi të gjitha një shërbim të specializuar”, tha Manastirliu.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore, një mënyrë e re menaxhimi spitalor, për të cilën Manastirliu tha se do të bëhet dhe transferimi i dijeve nëpërmjet stafeve që kanë ardhur dhe do të vijnë.

“Ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor, që është autonomia spitalore. Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model. Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë. Jo vetëm se është teknologji e re, por edhe se transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”, tha Manastirliu.

Duke folur për stafin që do të shërbejë në këtë spital, Manastirliu tha se përzgjedhja ka qënë përmes një procesi transparent dhe meritokratik dhe në këtë spital do të shërbejnë 398 punonjës, ndërkohë që rekrutimi i personelit shëndetësor dhe administrativ vazhdon.

“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, ka bërë me dije Manastirliu.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj./NOA.al

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë! Read More »