Aktualitet

Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. (Si u vra pabesisht)

Shoku i ngushtë i të riut nga Skrapari që humbi jetën tragjikisht pasi u plagos me thikë në Islandë ka treguar detaje nga ngjarja makabër që i mori jetën.

Klevis Sula, 21 vjeç u godit me thikë në Austurvöllur në qendër të Rejkjavikut.

Shoku i tij, Andrea Zisaj, thotë se Klevisi u qëllua pabesisht nga një burrë që tentoi t’i ofronte ndihmë.

“Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë e mrekullueshëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, ti bënte të qeshnin dhe gjithnjë, transmetonte pozitivitet. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi. Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehte është te vdesësh në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”- shkruan miku i tij në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Klevisi u transportua menjëherë në spital, por vdiq disa ditë më pas si pasojë e plagëve të marra./lajmifundit.al/

Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj, e me lejoni tu tregoj për shokun tim Klevis. (Si u vra pabesisht) Read More »

Shqipëria zbardhet nga bora

Reshjet e shiut kanë pushtuar gjithë vendin këtë të shtunë, ndërkohë që orët në vijim priten edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje.

Meteoalb bën me dije se reshjet e borës do bien 300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Harta e publikuar nga Meteoalb tregon gjysmëne vendit ku do të ketë reshje bore.

Parashikimi sipas “MeteoAlb”:

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta dëborë në zonat Lindore dhe Juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon kryesisht e kthjellët. Gjatë ditës së diel, Shqipëria dominohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë pasi temperaturat e ajrit do të luhaten nga -5 / -6°C mëngjesi në zonat e thella në Veri deri në 10 / 11°C maksimumi në zonat Jugperëndimore.

Shqipëria zbardhet nga bora Read More »

WhatsApp sjellë një opsion të ri për përdoruesit

Platforma e komunikimit WhatsApp,e përdorur masivisht në mbarë botën do të shtojë një funksionalitet të ri përmes përditësimit më të fundit të iOS.

Ju ka dërguar dikush një link për të parë një video në YouTube dhe dëshira juaj është që ta aksesoni direkt ndërkohë që jeni duke chatuar?

WhatsApp do ju vijë në ndihmë me risinë më të re qe pritet të instalohet.

Metoda e mbivendosjes së fotove do të lejojë përdoruesit të aksesojnë videon ndërkohë që janë duke naviguar dicka tjetër.

Përdoruesit mund të dergojnë mesazhe dhe të shikojnë videon njëkohësisht.

Kjo karaketristikë po përshtatet mbi iOS,ndërsa për Android nuk është bërë publik ndonjë njoftim.

WABetaInfo zbuloi këtë karakteristikë të fshehur në kodin për iOS në përditësimin e fundit i0S 2.17.40 që u realizua në korrik.

WhatsApp sjellë një opsion të ri për përdoruesit Read More »

Ramën nuk e lënë të flasë:“Këtu afër është pylli mund të shkoni bilbila”

Edi Rama ishte sot i pranishëm në Panairin e parë kombëtar të Sporteve të aventurës organizuar në Tiranë. Disa të rinj të cilët fishkëllenin kanë irritur shumë keq kryeministrin. Që në momentin kur mori fjalën kryeministri fishkëllimat nuk ndaluan.

Ata nuk ndaluan as kur Rama përdori ironin e tij  duke i quajtur të rinjtë bylbyla.

 “Këtu afër është pylli mund të shkoni dhe të fishkëlleni. Dakord bilbila?! Ja ku e keni pyllin! Ju dhjetë bilbila që fishkëlleni nga kënaqësia dilni në pyll hipni në pemë e fishkëlleni. Këtu jemi për turzimin e aventurës por jemi dhe në një ditë të shënuar që është dita e rinisë”

Ramën nuk e lënë të flasë:“Këtu afër është pylli mund të shkoni bilbila” Read More »

Vlore:Atmosfere festash

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Bashkia e Vlorës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët me ndriçim të ri.

Ndërkohë, në sheshin e Skelës janë vendosur drita të shumta ku i jep një gjallëri dhe bukuri kësaj zone.

Vlore:Atmosfere festash Read More »

Fundjava ju befason:Shi dhe bore

Mos mendoni se erdhi i ftohti dhe iku shiu. Kjo ndodhi për pak ditë. Sipas meteorologëve, këtë fundjavë pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit. Ndërsa gjatë javës së ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore, raporton Klan Plus.

Gjatë ditës së mërkurë, në ultësirën perëndimore, intensiteti i reshjeve të shiut pritet të rritet ndërsa sasia e reshjeve sipas parashikimeve do ta kalojë 30 mm në 24 orë. Ndërkaq, ekstremi verior i vendit pritet të përballet me reshje të dendura bore.

Fundjava ju befason:Shi dhe bore Read More »

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 18 milionë dollarë për shpërblimet e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas burimeve, pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim.

Vendimi i posaçëm për shpërblimet nuk është miratuar ende, pritet të firmoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Përfitues do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit Read More »

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek…

1 mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam në kryeqytet. Ky është denoncimi që ka publikuar sot në rrjete sociale, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn, po bën kërdinë ndaj bizneseve.

“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.

Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek”, shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish-kryeministrit. Sipas tregtarit, Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek… Read More »