Aktualitet

Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë

Shtëpisë së bamirësisë të Fondacionit “Down Syndrome Albania”, i është vënë shiriti i bllokimit. Pas 6 vitesh aktivitet, kjo shtëpi bamirësie nuk do jetë më funksionale ndërsa i menjëhershëm është reagimi i drejtoreshës Emanuela Pepkola Zaimi e cila tepër e indinjuar, e quan të turpshëm aktin e ndërmarrë nga drejtoria e Tatimeve. Nga ana tjetër drejtoresha thotë se çdo punonjës i kësaj organizate është i deklaruar me pagën reale dhe se asnjë ditë nuk ka vonuar pagesat e detyrimeve.

REAGIMI I PLOTË: Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang.

Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T’i vesh nje shirit te tille nje “charity house” te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi.

Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale se s’jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor.

Do flas si plakat tani “Ju kam lene zotin” #naehiqnishiritin #naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t’i ofrosh.

Tatimet mbyllin fondacionin e bamirësisë në Tiranë Read More »

Microsoft Edge, mbi 1 milion shkarkime në Android brenda javës

Sipas Google Play Store, Microsoft Edge është lansuar zyrtarisht për pajisjet Android javën e kaluar dhe tashmë ky shfletues i famshëm ka tejkaluar një milion shkarkime.

Gjithashtu, përdoruesin kanë mundur që të shkarkojnë nga Google Play Store edhe versionin beta të shfletuesit Edge, dhe brenda një kohe të shkurtër ky aplikacion ka lënë përshtypje të mirë tek përdoruesit.

Microsoft Edge tani ka hyrë në kategorinë e “1 deri në 5 milionë” shkarkime.

Fatkeqësisht, nuk dihet a është i popullarizuar ky aplikacion edhe për përdoruesit e iOS-it. Është lansuar në të njëjtën kohë me versionin për Android, por TestFlight i Applet lejon vetëm 10,000 përdorues që të provojnë një aplikacion derisa është në version beta, kështu që duket se Microsoft Edge nuk është pritur aq mirë te përdoruesit e iOS-it në krahasim me ata të Androidit.

Microsoft Edge, i dizajnuar për përshtatshmëri me Windows 10, ka disa veçori të shkëlqyeshme duke përfshirë veçorinë e cila mundëson që punën qe keni qenë duke e bërë në telefon ta vazhdoni në kompjuter personal. Po ashtu, ky aplikacion mund të sinkronizojë të dhënat tuaja me të gjitha pajisjet, si dhe mundëson kërkimin me zë në internet.

Microsoft Edge, mbi 1 milion shkarkime në Android brenda javës Read More »

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut!

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave te Njeriut, përbën një moment të veçantë në kalendarin tonë. Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut! Read More »

Llogora:Ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri

Në Qafën e Llogorasë, 35 km në jug të Vlorës, ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri. Flokët e dëborës kanë nisur të bien në orët e para të mëngjesit dhe kanë vazhduar për më shumë se 1 orë. Ato janë shfaqur deri në rrugën automobilistike Vlorë-Sarandë, në një lartësi që nis nga rreth 1000 metra mbi nivelin e detit e në vazhdim.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Llogora:Ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri Read More »

Arben Ndoka tregon historinë e jetës së tij, ja dedikimi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka ka reaguar për herë të parë rreth vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, që u ekzekutua dje në Lezhë.

8 persona janë ndaluar deri më tani nga policia mbi ngjarjen e rëndë, por autori i vrasjes mbetet ende i paidentifikuar.

POSTIMI I PLOTE:

të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.
Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajses Vellai im i dashur!

Arben Ndoka tregon historinë e jetës së tij, ja dedikimi Read More »

Kosova shtet, do e ngrejë flamurin në mes të Rusisë

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos (IJF), Marius Vizer, ua ka dhënë dritën e gjelbër xhudisteve kosovare që të marrin pjesë në Masterin e më të mirëve nga më të mirët, që do të mbahet në fundjavën e ardhshme në Shën Petersburg të Rusisë, pas kërkesës së shtetit rus që Kosova të mos përfaqësohej me simbole shtetërore.
Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte kërkuar Kosovës që garueset e saja, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos e përfaqësonin Kosovën me simbolet shtetërore por me flamurin e IJF-së, transmeton Express

Kjo kërkesë ishte hedhur poshtë nga Federata e Xhudos e Kosovës.

Express e kontaktoi të premten Zyrën e Presidentit të IJF-së, Marius Vizer, e cila na tha se presidenti, edhe pse jashtë vendit në atë kohë, por punonte rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, sot, trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka konfirmuar në llogarinë e vet në Facebook se Kosova do të marrë pjesë në këtë Masters, duke u prezantuar e barabartë me shtetet tjera.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Sporti mbi politikën!

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike e cila smund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

Foto nga Vizita e fundit e Presidentit Vizer në Kosovë vitin e kaluar!

Kosova shtet, do e ngrejë flamurin në mes të Rusisë Read More »