Aktualitet

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE

Sipas burimeve për Vlora News, OSHEE ka kryer ndërprerjen e energjisë elektrike të Ujësjellësit, si dhe të zyrës së Shërbimit ndaj Klientit.

Por çudia më e madhe qëndron se prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE.Kur faturat nuk janë paguar prej vitesh pse nuk është marrë asnjë masë më parë por pikërisht tani?

Pyetje kjo e cila lind tek çdo qytetar i thjesht i Vlorës, të cilëve nuk u merret parasysh as mungesa e të ardhurave, as ndërprerja e pensioneve sociale, por me një afat prej pak muajsh u kryhet ndërprerja e energjisë, ndërkohë që mes institucionesh shtetërore kemi një tolerancë të tepruar.

Qytetarët të cilët drejtohen për të paguar detyrimet tek zyra e shërbimit ndaj klientit kthehen mbrapsht, nga mungesa e energjisë.

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE Read More »

Katania ‘fundos’ Tahirin.Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë

Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.

“Brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 Tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor.

Top Channel për shkak të çështjes tejet të ndjeshme dhe personit që përmendej në dosje, i kërkoi Prokurorisë së Katanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Katanias ishte se “prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet”. Në këtë moment kërkuam të dinim sesi mund të merrej një vërtetim i tillë.

Për këtë ne pyetëm një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia na shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetësinë e një avokati italian.

Atëherë ne autorizuam avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë për ne. Pasi kërkesa u dorëzua, pritëm 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja jonë e mori pranë kancelarisë së Prokurorisë vetëm pas 7 ditësh.

U interesuam nëse vonesa kishte të bënte me ne. Por avokatja italiane na shpjegoi se një dokument i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishim paraqitur vetë fiziksht pranë Prokurorisë së Katanias, afati nuk ndryshon.

Në bashkëpunim edhe me kolegët e MeridioNews iu drejtuam atëherë dy studiove të tjera në Katania përfshirë kreun e dhomës penale të Katanias, të cilët na siguruan dokumenta të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë, të cilëve u kemi mbuluar emrat për efekt privatësie. Ajo që vumë re fillimisht është që afati i marrjes së dokumentave është për të gjithë mbi një javë pas depozitimit të kërkesës.

Në njërin prej dokumentave nuk ka firmë, por është një skan-kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët na sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronike me e-mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretarisë, ka firmë.

Përveç kësaj, dokumentat janë identikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.

“Absolutisht më duket një dokument jooriginal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokurorisë, pra ai zyrtari ka nje bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund te them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelerisë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikatë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, Kryetar i Dhomës Penale të Katanias.

Pra në bazë të këtij investigimi dhe intervistave, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga ne, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai zotit Tahiri me mangësitë e formës dhe të përmbajtjes që ka.

Top Channel siguron që vërtetimi i marrë nga ne ka dalë nga Prokuroria e Katanias, zyrtar dhe sipas afateve që parashikon procedura. A mund të thotë zoti Tahiri të njëjtën gjë për dokumentin e tij? Dhe më kryesorja, siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Katanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias.

Katania ‘fundos’ Tahirin.Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë Read More »

Këshilli i Ministrave akordoi mbi 63 milionë lekë në formë shpërblimi për….

Nga 20 mijë lekë shpërblim për 330 punonjës policie, të angazhuar për përballimin e përmbytjeve

Këshilli i Ministrave akordoi mbi 63 milionë lekë në formë shpërblimi për 2917 punonjës të Forcave të Armatosura dhe 330 të Policisë së Shtetit, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet e këtij fillim muaji.
Shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20.000 lekë për punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
• për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;
• për Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, 60 punonjës;
• për Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, 30 punonjës;
• për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, 30 punonjës;
• për Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, 70 punonjës dhe,
• për Drejtorinë Vendore të Kufirit Migracionit Vlorë dhe repartin “Delta Force”, 70 punonjës.

Këshilli i Ministrave akordoi mbi 63 milionë lekë në formë shpërblimi për…. Read More »

Gati të betohemi në kishë mbi Bibël se nuk e kemi qëlluar ne Aleksandër Ndokën

Merr një rrjedhë tjeter vrasja e vellait të ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka. Vrasja e Aleksandër Ndokës ngriti menjëherë dyshime se gjithçka mund të kishte ardhur nga konfliktet e mëparshme të familjeve me të cilat kishte patur konflikte fisi Ndoka.

Për këtë arsye, menjëherë në portat e tyre, trokitën misionarë të pajtimit të gjaqeve, të cilët siç e do tradita kanë pyetur 3 fiset me të cilët Ndokat kanë patur konflikte, nëse ato kishin gisht në vrasjen e 48-vjeçarit, shkruan Shkodranews. Por ato jo vetëm që e kanë mohuar, por janë shprehur të gatshme që, siç e do Kanuni, sëbashku me pjesëtarë të familjes Ndoka, përpara tyre, të betohen në kishë mbi Bibël, duke theksuar se ata nuk kanë qëlluar mbi Ndokën.

Nëse ky version merret për bazë nga familja Ndoka, atehere hetimet mund të marrin një tjetër rrjedhë, për të çuar drejt zbulimit te emrit te autorit te vrasjes se 48 vjeçarit ne qender te Lezhes, pikerisht ne sheshin “Nene Tereza”. Policia nga ana e saj po heton ne disa pista, e dyshimet me te forta i ka tek konfliktet e krijuara per shkak te pozicionit politike dhe shteteror qe ka patur Aleksander Ndoka, keshilltar bashkiak, jurist dhe se fundmi drejtues i IKMT per veriun.

Ky detaj i misionareve ka rezultuar surprizues edhe per faktin se tradita ne fiset e Malesive eshte i njohur, por jo per masen e gjere dhe vete policine e shtetin Shqiptar, i cili ka instrumenta te tjere hetimi. Gjithsesi do te jene hetimet e thelluara, pamjet e kamerave te sigurise te bizneseve perreth tashme te sekuestruara nga policia qe do te ndihmojne me shume mbi zbulimin e kesaj ngjarje te rende qe tronditi Lezhen.

Gati të betohemi në kishë mbi Bibël se nuk e kemi qëlluar ne Aleksandër Ndokën Read More »

Alarmante:Femrat të bëjnë Kujdes! Mos e hani kurrë këtë pjesë të pulës

Te gjitha pjeset e pules perdoren ne gatim per te pjekur, skuqur apo bere supe. Por se fundmi jepet alarmi se disa prej tyre nuk kane ndikim te mire ne organizem.

Rasti i një pacienteje, e cila iu nënshtrua një operacioni për të hequr një cist, i ka habitur të gjithë mjekët. Cisti ishte mbushur me gjak në ngjyrë të errët. Pas heqjes së tij, disa muaj më vonë u krijua një tjetër dhe kur pacientja shkoi për konsultë tek gjinekologu, u zbulua se e gjitha kjo vinte nga konsumimi i tepërt i krahëve të pulës.

Ekspertët paralajmërojnë se pulat janë të injektuara me steroide artificiale, që i bëjnë ato të rriten më shumë dhe të prodhojnë më shumë mish. Steroidet kryesisht injektohen në krahët ose qafën e pulës, prandaj duhet ti shmangni me doemos.

Steroidet mund të kenë efekte anësore në trupin tuaj, veçanërisht nëse jeni femër. Ka patur mjaft raste ku kanë shkaktuar ndryshime hormonale, si dhe rritjen e cisteve në mitër dhe gjinj. Për të shmangur probleme serioze shëndetësore, ne rekomandojmë blerjen e mishit organik, të ushqyer me bar, që nuk është trajtuar me steroide.

Alarmante:Femrat të bëjnë Kujdes! Mos e hani kurrë këtë pjesë të pulës Read More »

Ambasadori amerikan thyen heshtjen

Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu ka gjetur nje menyre shume te vecante dhe ndryshe per tju pergjigjur deklaratave te ish kryeministrit Sali Berisha i cili nje dite me pare ne nje interviste ne ABCnews tha se ambasadori është në konflikt të hapur interesit duke treguar më pas sipas tij qëllimet e kryeministrit Rama për çështjen “Tahiri”.

Lu publikon një listë të prapësive të Babagjyshit të Vitit të Ri, mes gjërave është edhe emri i tij.

Ambasadori amerikan thyen heshtjen Read More »

Kush eshte drejtoresha nga Korca qe kapi per flokesh edukatoren e koprshtit

Një edukatore në Korçë është dhunuar në sy të fëmijëve nga drejtorja e kopështit nr 8 në këtë qytet.

Edukatorja Zana Braimllari, ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ka bere edhe kallezim penal në polici.

Burime nga policia e Korçës thonë se kanë nisur hetime për sqarimin e ngjarjes dhe të rrethanave. Mësuesja ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

Kush eshte drejtoresha nga Korca qe kapi per flokesh edukatoren e koprshtit Read More »

Banka Botërore i shuan shpresat Shqipërisë, ja sa vite i duhen për t’ju përafruar BE-së

Shpresat e Ballkani Perëndimor për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian duket se kanë marrë një shuplakë të fortë nga Banka Botërore.

Në raportin të fundit, institucioni prestigjoz bën të ditur se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, nëse Shqipëria vazhdon me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, duket se do ti duhen 35 vjet.

Lajmi i bë i ditur gjatë prezantimit të raportit në Tiranë nga Ekaterina Vostroknutova kryetarja e ekonomiste në Bankën Botërore për Europën Lindore.

Por shefja e Bankës Botërore ka konstatuar se Shqipëria ka pasur ecuri shumë dobët për të arritur të ardhurat për frymë të mesatares së BE-së.

Banka Botërore i shuan shpresat Shqipërisë, ja sa vite i duhen për t’ju përafruar BE-së Read More »