Aktualitet

Gjenden pas dy ditësh dy adoleshentet nga Kamza: Kjo është deklarata e tyre shokuese

Dy adoleshente nga Kamza të cilat u denoncuan nga familjarët se janë zhdukur pa lënë gjurmë para 2 ditësh janë gjetur nga policia. Uniformat blu kanë gjetur dhe më pas dorëzuar në familjet e tyre dy 16 vjeçaret të cilat ishin shoqe të ngushta bashkë.

Gjatë deklaratës së tyre për largimin nga shtëpia, njëra prej vajzave thekson se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i saj.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Nr. 5

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Gjenden pas dy ditësh dy adoleshentet nga Kamza: Kjo është deklarata e tyre shokuese Read More »

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt…

Spartak Ngjela thote se “shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale”.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale ai shkruan:

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt…

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt… Read More »

Rama mbledh deputetët e Ligjeve, mes tyre edhe Tahiri. Ç’po diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mengjesin e sotem ne nje takim pune deputetet socialiste pjese e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Burime per “Panorama” bejne me dije se mes deputeteve te pranishem ne kete mbledhje me Ramen eshte edhe deputtei Saimir Tahiri, tashme i perjashtuar nga grupi parlamentar i PS-se.

Nuk ka ende ndonje deklarate zyrtare, por mendohet se ne qender te kesaj mbledhjeje është diskutimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Rama mbledh deputetët e Ligjeve, mes tyre edhe Tahiri. Ç’po diskutohet Read More »

Ish-ministri nxjerr emrat që ka ‘shitur’ Rama: Duhet rrëzuar ‘përbindëshi’

Ish ministri i shkarkuar nga Rama, ka dale me nje thirrje te forte per ta rrezuar…Ylli Manjani u eshte drejtuar shqiptareve se nuk ka kohe per te pritur. Me nje postim ne rrjetin social, Manjani ka numeruar emrat e gjithe pushtetareve qe ka shitur Rama per te mbrojtur pushtetin e vet.

Postimi i Manjanit

Nëse presim të bjerë vetë nga pushteti, gabojmë! Ai është përbindësh! I shet të gjithë për pushtetin e tij! Sajen, Gjushin, Qazimin madje e Olsin. Ministrat,deputetët e tregëtarët e drogës i shet lirë! Që ta mbledhim mendjen: Ai duhet rrëzuar! Droga ështe me e keqe se diktatura!

Ish-ministri nxjerr emrat që ka ‘shitur’ Rama: Duhet rrëzuar ‘përbindëshi’ Read More »

Bashkia Vlore,Qendra Rinore Vlorë së bashku me Shërbimim Social Shtetëror dhe World Vision zhvilluan sot takim snesibilizues në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”

Bashkia Vlore,Qendra Rinore Vlorë së bashku me Shërbimim Social Shtetëror dhe World Vision zhvilluan sot takim snesibilizues në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”, me të ftuar në panel Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z.Dritan Leli dhe deputeten Znj.Vilma Bello

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Bashkia Vlore,Qendra Rinore Vlorë së bashku me Shërbimim Social Shtetëror dhe World Vision zhvilluan sot takim snesibilizues në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve” Read More »

Bie dëbora e parë, ja zonat e Shqipërisë që janë zbardhur

Bora zbardh disa zona të Shqipërisë. Kështu këtë mëngjes tuneli i Rrugës së Kombit në Kukës është mbuluar nga reshjet e para të dëborës. Për momentin rruga është e kalueshme nga automjetet.

Po ashtu edhe qyteti i Korçës është zgjuar i zbardhur nga dëbora ditën e sotme. Nga raportimet e para, mësohet se ndërsa dëbora ka zbardhur qytetin por edhe zonat përreth.

Me fillimin e reshjeve të dëborës, kanë nisur edhe problemet me qarkullimin e mjeteve, kë në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.

Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:

Korçë-Qafë Thanë

Korçë-Ersekë

Korçë-Kapshticë

Korçë-Prespë

Bie dëbora e parë, ja zonat e Shqipërisë që janë zbardhur Read More »

Një lajm i mirë për shqiptarët: Më në fund fluturime low cost Tiranë-Londër

Linja e fluturimeve ajrore me buxhet të ulët, Wizz Air, njoftoi të hënën se do të zgjerojë operacionet në bazën në aeroportin Luton në Londër. Kompania tha se do t’i shtojë katër aeroplanë të rinj flotës deri në Qershor 2018, duke hapur kështu edhe 5 destinacione të reja.

Airbus 320-tat shtesë do të krijojnë rreth 150 vende pune në Luton, u shpreh linja ajrore, teksa flota e saj atje do të arrijë në 5 avionë.

Ky zgjerim do ta lejojë linjën që operon kryesisht në Europën Lindore të nisë destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri. Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet popullore si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air, por pa datat e udhëtimeve, të cilat mësohet se do të kenë një frekuencë prej 4 fluturimesh në javë. Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 35 euro vetëm vajtje.

Deri më tani, ky operator kishte vetëm një destinacion në Shqipëri, atë drejt Budapestit.

Zgjerimi i kompanisë vjen në një kohë kur të ardhurat e kompanisë janë në nivele të larta. Për gjysmën e parë të vitit operatori shënoi 288 milionë euro fitime, 24.6% më shumë se një vit më parë. Edhe numri i pasagjerëve për këtë vit është rritur me ¼, duke shkuar në 15.6 milionë individë.

Një lajm i mirë për shqiptarët: Më në fund fluturime low cost Tiranë-Londër Read More »

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur diten me urimin e zakonshem per…

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur diten me urimin e zakonshem per nje dite te mbare per gjithe shqiptaret, por duke zgjedhur sot nje mesazh te vecante, ne kuader edhe te Ditë Botërore të Fëmijëve.

Mesazhi i Ramës
 
MIRËMËNGJES dhe, në këtë Ditë Botërore të Fëmijëve, ju uroj një fillim jave të mbarë Është një ditë reflektimi por edhe inkurajimi në përpjekjen tonë të përbashkët që nuk ndalet asnjë ditë për të ndërtuar për fëmijët tanë Shqipërinë Europiane që duam, me #Shtet  #Punë  dhe#Mirëqenie

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur diten me urimin e zakonshem per… Read More »