Facebook ka folur për herë të parë zyrtarisht në lidhje me zërat se rrjeti social po shkakton një efekt negativ shkatërrues në shoqëri.
Platforma më e madhe në rrjet e këtij lloji është rivendosur në qendër të akuzave se u përdor si mjet nga Rusia për të përhapur lajme të rreme për të influencuar në SHBA, Britani e Francë.
“Do të dëshiroja që të thoja që të gjërat pozitive që sjell Facebook tejkalojnë ato negative, por nuk mund ta garantoj dot këtë. Është detyrë morale që të kuptojmë teknologjinë në ditët e sotme dhe të përdorim komunitete e platforma të këtij lloji për t’i shndërruar sa më përfaqësuese, qytetare dhe të besueshme”, deklaroi Samidh Chakrabarti, një menaxher i lartë në kompaninë e Mark Zuckerberg.
Facebook numëron më shumë se 2 miliardë përdorues në gjithë botën.
Në emisionin e sotëm “Opinion”, është duke u diskutuar çështja e Armos, kompanisë së naftës, që më dy rafinertitë e saj të Ballshit dhe të Fierit është kthyer në një kompani që grumbullon vetëm borxhe, duke mbërritur sot në një pikë kritike, duke në në rrugë më shumë se 1200 punëtorë.
Sipas shifrave zyrtare janë të paktën 704 milionë dollarë të humbura nga veprimtaria e kompanisë që tashmë ka shkuar në faliment. Tabelat më poshtë, ju njohin me borxhet konkrete të kompanisë.
Qyteti 2400 vjeçar i Beratit, i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë është renditur në vendin e dytë mes 30 vendeve më të bukura në Evropë.
E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull referuar Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, (JATA) për qytetet më të bukura në Europë.
Në listën e publikuar mes 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë.
“Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”.
Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë
Këto janë 30 qytetet më të bukura në Evropë, sipas Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA)./ATSH
Tani qe i mbaroi mandati dhe nuk eshte me kryeprokuror, Adriatik Llalla ben nje jete normale si te gjithe qytetaret e tjere, pa badigarde dhe makina shteterore.
Qe pas largimit nga detyra, sot rishfaqet për herë të parë Llalla, i cili është fotografuar në ambientet e një bari tek Kullat Binjake, teksa po pinte një kafe i vetëm dhe i pa shoqëruar nga bodigard.
I veshur me një kostum blu të errët, Llalla shihet teksa flet në telefon brenda ambienteve të barit.
Zbulohen mesazhet tronditëse qe zbardhin krejt te verteten e historise qe perfundoi ne nje ngjarje tragjike te dielen ne Tirane, ku mbeti e vdekur Ariela Murati pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-i dashuri i saj Aldison Belulaj.
Për JOQ.al, ka shkruar një miku i të ndjerës i cili kërkon që i mazhi i mikes së tij më të mirë të mos përdhoset në versione të pathëna të publikuara ditët e fundit në media.
Miku i Arielës, i cili posedon mesazhet, ka ndarë bisedat që ajo ka bërë me një mikun e tyre të përbashkët para se tragjedia të ndodhte.
Djali shkruan për JOQ:
Jeta Osh Qef pershendetje! Dua te publikoni disa foto te mesazheve te Ariela Muratit me nje mikun e saj ne Instagram dhe Whatsapp. Ajo tregon disa detaje me teper lidhur me Aldosenin. Dua qe ato foto te publikohen, sepse nuk jam aspak dakord me perdhosjen qe po i behet imazhit te saj, tani qe ajo ka nderruar jete.
Dua qe disa nga ata qe e hapin gojen perpara kohe, te reflektojne pak perpara disa fakteve e me pas te flasin.
Mendoj t’i ndaj me ju, sepse jeni faqe e madhe dhe impakti do te jete i madh. Dua te ruhet anonimati dhe ne foto e kam fshire emrin e shokut te saj kur ajo e ka permendur.
Mund te provohet shume lehte qe eshte profili i saj sepse ne instagram nuk lejohen dy username te njejte dhe ne Whatsapp biseda eshte bere me te. Per kete pjese duhet te me besoni. Do t’ju nis cdo foto bashke me dicka qe dua ta shkruaj une.
Po. Nga data 15 nentor e deri para pak ditesh, kur ajo nderroi numrin dhe me dha numrin e saj te ri. Numer qe nuk e gëzoi.
‘Me perndjek’ me tha. Mesazh i dates 12 nentor.
Nese policia i do provat, mesazhet jane plotesisht reale si ne Insta dhe ne Whatsapp. Jane te gjitha si te bera sot.
SHKRIMI PREKËS I MIKUT TË ARIELËS PËR PËRDHOSJEN E IMAZHIT TË SAJ EKSKLUZIVISHT PËR JOQ.AL:
Ne jemi një shoqëri që lartëson mashkullin dhe ul femrën. Për këtë realitet isha shumë i sigurtë, por që kjo ‘traditë’ të zbatohej edhe me të vdekurit, habitem. Habitem se si mund të ngrihen dyshime mbi personalitetin e një vajze fantastike si Ariela.
Ajo ishte shoqja ime më e mirë, motra ime që Zoti nuk ma dha kurrë. Kam qenë i trishtuar dhe i lodhur për t’u përballur me njerëz që edhe pa e njohur, guxonin të flisnin keq për të.
Kështu jemi ne, në sherrin e një vajze me një djalë, fajin e ka vajza se ajo i sjell gjërat si t’i dojë qejfi.
Po mashkulli çfarë? A mund të quhet burrë dikush që kërcënon dhe vret një femër? Thanë që e bëri nga dashuria. Jetën ta jep dhe duhet të ta marrë Zoti.
Në vitet e mia të jetës unë kam mësuar se në dashurinë e vërtetë pranohet refuzimi i dikujt dhe nuk kalohet në vrasje. Dikush që të do vërtet, lumturohet edhe duke të të parë të lumtur në krahët e dikujt tjetër.
U tha edhe se ai e mbante me gjithë të mirat dhe shpenzonte për të. Broçkulla të mëdha. Nëse do ishte kështu, pse punonte Ariela ndërkohë që studionte? Pse punonin dhe lodheshin prindërit e saj për t’i siguruar shpenzimet e vitit të ri shkollor? U tha gjithashtu se edhe ajo ‘e ka kruajtur vetë’, përderisa nuk e denoncoi.
Unë, si miku i saj më i ngushtë, e di shumë mirë pse ajo nuk e bëri. Vëllai i Aldosenit mund të thojë që ai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën, por çfarë mund të quhet kjo gjë : Aldoseni kapte foto të motrës së saj rrugëve të Tiranës, ia hidhte në mesazhe Arielës dhe i thoshte ‘Ti shko më denonco, por motrës s’ke për ta parë më të gjallë’. A MUND TË QUHET KY BURRË, KUR BËN GJËRA TË TILLA? A KA VEND TË HIDHET BALTË MBI DINJITETIN E NJË FEMRE QË KA NDËRRUAR JETË, KUR PËRFUNDOI VIKTIMË E NJË MANIAKU?
Juve flisni, sepse këtë dini ta bëni shumë mirë, por mendoni se ndoshta në të ardhmen do të jetë një e afërmja juaj në të njëjtën situatë. Mua më dhemb, më dhemb shumë që ju flisni, që ju gjykoni një vajzë, dita e së cilës ishte e ndarë mes punës dhe shkollës (për rezultatet e larta i ofruan dhe punë në bashkinë e Tiranës, punë të cilën nuk e gëzoi).
Më vjen keq që e gjykoni Arielën pa e njohur, thjesht sepse keni një celular në duar dhe një gojë në fytyrë duhet ta nxjerrin ligësinë e vet vend e pa vend.
Në lidhje me ngjarjen ai shton:
Ne nje lidhje kane qene me pare. Me pas ai e kercenonte, sepse nuk e pranonte qe ajo te vazhdonte jeten e saj qofte dhe me nje person tjeter. E ndiqte, e kercenonte. Me pare ai nuk e mbante me leke sic kane dale fjalet, sepse ajo punonte vete. Me pas ai e kercenonte dhe jo sic thuhet nga vellai i tij qe kurre s’e ka kercenuar Arielen. Kam pasur dhe nje moment te bisedes me Arielen kur ma ka thene dhe ne Instagram qe ai e kercenonte me te motren, se do i vriste te motren nese ajo e denonconte, por nuk po e gjej dot.
Une dua qe te gjithe ta mbyllin gojen. S’po i duroj dot keto komente negative. Ju lutem shperndajini, sepse nuk po ndihem hic mire duke lexuar brockulla per shoqen time me te mire.”/ JOQ.al
Jeni i varfër por ëndërroni të bëheni me para, këtë mund ta bëni fare thjeshtë, sa hap e mbyll sytë. Sigurisht që kjo është vetëm një shaka, por kur shikon se si një nga personazhet e njohura në Kosovë e ka shpallur veten e tij miliarder, atëherë përse jo gjithkush prej nesh mund ta bëjë diçka të tillë.
Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, zyrtarisht është politikani më i pasur në Kosovë. Sipas formularëve të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, Arifaj ka pasuri prej mbi një miliard euro. Saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.
Është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën, siç dihet, e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro, dhe e cila e ka bërë liderin më të ri partiak në vend të jetë njëkohësisht edhe më i pasuri.
Banesa e tij e ka vlerën njëqindmijë euro; posedon pesëdhjetë për qind të aksioneve tek kompania “Trembelat” – rreth 180 mijë euro; si dhe i ka 500 euro të depozituara në bankë.
Ndërkaq, të hyra vjetore ai ka nëntëmijë euro nga kompania “Trembelat”, 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor.
Në fund të muajit Janar përgatituni që të shikoni një spektakël qiellor, atë të eklipsit të hënës. Më 31 Janar do të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”. Ky fenomen përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.
Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.
Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.
Ky fenomen do të ndodhë më 31 Janar në mes të natës, kur Oqeani Paqësor do të vendoset përballë Hënës. Kjo do të thotë se vendet që do të kenë një pamje perfekte të eklipsit do të jenë SHBA-ja perëndimore, Alaska, Hawaii, Azia qëndrore dhe lindore, Zelanda e Re dhe Australia. Këto shtete do të jenë në gjendje të shohin eklipsin hënor nga fillimi deri në fund. Megjithatë, edhe nga vendet e tjera të botës do të mund të shihet, ndonëse pjesërisht. Prandaj, përgatituni që më 31 Janar të shikoni fenomenin natyror të “Hënës së përgjakur”
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka disa regjistrime, por edhe prokurorët në Mitrovicë nuk i morën ato as një javë pas vrasjes. Mediat serbe raportojnë se autoritetet kosovare po heshtin për rrjedhën aktuale të hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviq. Sipas tyre, kjo po nxitë edhe më tej dyshimet se po fshihet diçka.
Megjithatë, përkundër kësaj, gazeta beogradase “Kurir” zbulon jozyrtarisht se posedohen disa regjistrime. Një nga personat që ishte në vendin e ngjarjes dha një dëshmi për fizionomin e vrasësit. Sipas përshkrimit që ai kishte dhënë në polici, vetura që ngiste personi ishte “Opel Astra” e cila, sipas tij, u ndez nga një burrë i moshës mesatare. Më tej, ai thotë se i dyshuari kishte një kapuç mbi kokën e tij. Pas vrasjes, i njëjti pretendohet se iku në drejtim të fshatit Suhadoll.
Ndryshe, Policia e Kosovës është deklaruar për raportimet se personi i dyshuar për përfshirjen e vrasjen e Oliver Ivanoviqit të jetë Millan Radojçiq. Zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin Veri, Besim Hoti në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Policia do të veprojë konform autorizimeve të Prokurorisë së Shtetit.
“Askush s’ka than që pritet të arrestohet (Milan Radojcic). Në asnjë element nuk presim të ndërhyjmë në punën e prokurorëve. Hetuesit policor punojnë nën autorizimin dhe çdo veprim vjen nga autorizimet e prokurorëve”, ka thënë ai.
Hoti theksoi se organet e sigurisë në asnjë aspekt s’guxojnë të spekulojnë dhe paragjykojnë për raportimet e tilla. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, deklaroi para disa ditësh se “Dihet kush e ka bërë vrasjen, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”.
Vlen të theksohet se mbi Ivanoviqin atentatorët shtinë nga rruga, e pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Stra”, të cilën e kanë djegur.