Aktualitet

U denoncua ne fiks fare, banorja e Orikumit i del ne mbrojte doktorit – Ky mjek ka … !

Pas ankesave te banoreve te Njesise Administrative Orikum emisioni fiks fare trajtoi rastin ne fjale ku u konstatuan abuzime me orarin e punes nga mjeku i Qendres shendetesore Orikum. Megjithate per kete rast jo te gjithe banoret jane ne te njetin mendim. Disa prej tyre fajesojne mjekun e disa te tjere mendojne se kjo eshte dicka e nxitur per arsye xhelozie apo konkurrence.

Nje prej banoreve te zones shprehet ne kete menyre:

Po qytetaret e Orikum Dukat Tragjas Radhime nuk duhet te shikojne detajet e vogla te nje punonjsi te qendres shendetsore…se sa her del pi kafe pooor duhet te shikoin se sa her ka qen ky mjek jasht orarit te punes dhe prap na eshte gjendur pran e ka shpetuar jet …po normal ne nuk duam nje mjek te kulturuar ,te denj per punen qe ben …ne duam nga ata mjek qe te mos udrejtohemi dot ti themi cfar shqetesimi kemi…..e vetmja gje qe me ben te qesh dhe pse eshte per te qar eshte se ne si popull mundesit e mira qe na vin ne dor na duken te keqe dhe duam ti prishim…pooor notmalish kur njerzit e papun skan me ca te merren normal do merren me ata qe punoin dhe per te larguar lodhjen si ne cdo vend te botes kan te drejt per nje kafe….

Arzika Velaj Musaraj

U denoncua ne fiks fare, banorja e Orikumit i del ne mbrojte doktorit – Ky mjek ka … ! Read More »

Çudi me azilin, shqiptarët drejt BE-së, Iraku dhe Afganistani drejt Shqipërisë

Kur shqiptarët prej disa vitesh, me një kulmim në vitin 2015, i janë drejtuar shteteve europiane për të kërkuar azil, për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga te huajt për azil në Shqipëri.

Shifra në vetvete ndoshta nuk përcjell këtë ide, por rritja me 126%, gjithsesi nuk është se mund të kalojë pa rënë në sy.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri për vitin 2016, ku bien në sy një sërë tendencash.

“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016.

Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.

Të huaj në Shqipëri

“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej.

Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015.

Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015” vlerëson INSTAT.

Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %.

Çudi me azilin, shqiptarët drejt BE-së, Iraku dhe Afganistani drejt Shqipërisë Read More »

Patozi: Rama dhe ndërkombëtarët të sqarojnë sesi një sigurims hyri te reforma në drejtësi

Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’iu kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni..

Nga Astrit Patozi

Këtë Kozma Janon, kandidat për KLP, i cili e paska pasur pseudonimin “Telefoni”, nuk kam nga ta njoh, por nuk është vetëm ky problemi, që nuk dua të merrem me të.
Nuhatja më thotë se ai nuk e kupton hiç se për çfarë është atje dhe pse nuk mund të jetë. Ndaj edhe nuk po i drejtohem fare atij për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë.
Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’iu kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni.
Nuk e di si do ta zgjidhnin, por ikja e tij prej aty do të ishte minimumi që mund të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë tek kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.
Ndërkohë penetrimi i “Telefonit” deri në buzë të promovimit për njërin nga institucionet e larta të drejtësisë së re është një alarm i madh për krizën e rëndë të sistemit tonë. Unë nuk kam të dhëna që të fajësoj Autoritetin e Hapjes se Dosjeve për këtë “kalim të paligjshëm kufiri”. Mund të jetë pamundësi, por ndoshta edhe neglizhencë e tyre, që “Telefoni” për pak e kaloi pa u detektuar postbllokun i ligjit në emër të ligjit.
Por edhe po të isha i sigurt që ata e kishin bërë qëllimisht unë nuk jam aq naiv sa të fajësoj sot dikasterin e Genta Sulës.
Sepse rrënjët duhen kërkuar tek aktorët kryesorë politikë, të cilët kanë marrë përsipër redormimin e drejtësisë, duke votuar unanimisht në verën e vitit te shkuar.
Të qeverisë në radhë të parë, që është në të gjitha rastet dhe kurdoherë problemi më i madh. Por edhe të opozitës, për aq sa i takon.
Ndaj pasi të na ketë shpëtuar nga Kozmai i KLP-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij mund të na bëjë një nder më të madh. T’i drejtohet Autoritetit Shtetëror për zbardhjen e të shkuarës për cdo titullar të lartë të saj, pa pritur që të na dalin histori të ngjashme me “Telefonin”. Vetëm kështu mund të ketë kuptim ekzistenca e atij institucioni, që të shërbejë si filtër për të penguar fosilet e Sigurimit të Shtetit që të na drejtojnë edhe në demokraci.
Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha, i cili ka marrë përgjegjësi, jo vetëm për të tashmen, por edhe për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike.
Të çojë për verifikim të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të saj. Deputetë, e ish-deputetë, ish-ministra, drejtues të lartë e drejtorë të mëdhenj, pa asnjë dallim në këto 25 vjet.
Sepse vetëm kështu njerëzit do të besojnë që ne i kemi realisht alergji ish-spiunët apo bashkëpunētorët e Sigurimit të Shtetit, dhe nuk kujtohemi për ta vetëm kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit.

Patozi: Rama dhe ndërkombëtarët të sqarojnë sesi një sigurims hyri te reforma në drejtësi Read More »

Edi Rama e nis ditën mbarë, jep lajmin e mirë për shqiptarët

Kryeministri edi rama e ka nisur diten sot me nje lajm te mire per shqiptaret. Ai uron dite te mbare me videoprojektin e terminalit Lindor i Tiranës në Farkë.

Sipas Rames, brenda vitit 2019 do te behet aty një stacion modern i autobuzave ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë projekt që brenda vitit 2019 do të bëhet Terminali Lindor i Tiranës në Farkë, një stacion modern i autobuzave ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.

 

Edi Rama e nis ditën mbarë, jep lajmin e mirë për shqiptarët Read More »

Ministri jep lajmin e mirë për fermerët shqiptarë:Ky vit është shansi juaj, miliona euro po iu presin

I ftuar dje në forumin e organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës, të moderuar nga drejtuesja e Departamentit të Komunikimit, Belina Budini, gazetari Armand Shkullaku u ndal tek evolucioni i medias tradicionale, që ka nisur një rënie të pandalshme qysh prej vitit 2001, theksoi ai.

“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat etj. Gjithçka u bë e bleshme. U ndanë pasuritë publike; Kinostudio, Uzina e Autotraktorëve, Pallati i Sportit.. iu dhanë mediave nga qeveria si shpërblim për shërbimin që bënë. Madje edhe nga buxheti i shtetit u morën 700 milionë lekë për një fushatë kundër drogës dhe ato para iu dhanë televizioneve”, -tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si aksesor për një biznes tjetër më të madh. Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë, shkruan ‘Mapo’.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale ai tha se rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes.

“Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë e anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën, edhe punën tonë”, -tha ai, ndërsa pranoi se kishte patur një ofertë nga “Top Channel” për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave. “Unë me vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në Klan Kosova dhe ABC. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë “shih se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ABC News, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”.

Ministri jep lajmin e mirë për fermerët shqiptarë:Ky vit është shansi juaj, miliona euro po iu presin Read More »

Tuneli i Llogarasë, Projekti që do të nxiste turizmin në Bregdet

Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e hapjes të një tuneli në Llogara, për të ulur distancën kohore nga Vlora ne Bregdet, por edhe për të thithur më shumë turistë. Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, në studion e “Tonight Ilva Tare”
Gjiknuri: Po bëhet një studim, po shihet interesi i shoqërive të huaja, për një tunel alternativ për në Llogara, për të nxitur turizmin dhe për të shmangur kalimin nga ana e Parkut të Llogarasë dhe zbritjen që merr gati një orë.
Tare: Po bëhet një studim për këtë apo ka ndonjë ofertë?
Gjiknuri: Jemi me qasjen që ka ardhur një moment që mund të bëhet një tunel në mënyrë që distanca nga Dhërmiu në Vlorë mos jetë më shumë se 20-25 minuta.
Tare: Po kosotja sa do të jetë, se e beri edhe Podgorica në Kolashin po çoi turizmin e gjithë rajonit atje.. ne ia dalim dot?
Gjiknuri: A ka potenciale për turizëm? Që turizmi të zhvillohet duhet të jetë aksesueshëm. Që të jetë i aksesueshëm duhet një infrastrukture, por ça zgjidhje ka? Me parashutën do hidhemi? Do hapen tunele.

Tuneli i Llogarasë, Projekti që do të nxiste turizmin në Bregdet Read More »

The Guardian: Shqipëria, në 20 vendet më të mira të udhëtimeve të aventurës

Shqipëria vazhdon të përmendet si njëra nga destinacionet më të mira të turizmit për vitin 2018, nga shumë gazeta në shtete të ndryshme.
Këtë herë, ka qenë prestigjozia britanike “The Guardian” që ka renditur Shqipërinë në 20 vendet ku ku mund të zhvillohet turizmi i udhëtimeve të aventurës.
“Ylli i Shqipërisë është në rritje, me më shumë udhëtarë që çdo vit dëshirojnë të eksplorojnë thesaret e saj, siç janë Alpet në veri dhe plazhet e bukura të bardha të jugut”, shkruan The Guardian.
“agjencia e udhëtimeve ‘Frontiers Wild’ sugjeron dy aventura të reja për grupet turistike, nga një në çdo skaj të vendit. Në paketën tetëditore në jug të vendit, ecjet përgjatë bregdetit dhe shtigjeve malore e çon grupin drejt Rivierës Shqiptare, qyteteve otomane dhe parkut kombëtar të Butrintit”, -shkruan më tej britanikja.

The Guardian: Shqipëria, në 20 vendet më të mira të udhëtimeve të aventurës Read More »

Pergatituni per acar

Temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë gjatë kësaj jave bëjnë me dije sinoptikantët.

Edhe pse me diell edhe me mot të kthjellët në po thuajse gjithë territorin, temperaturat do të zbresin në – 6°C në zonat malore dhe në – 3°C në zonat e ulëta, bën me dije Metoalb.

“Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në – 6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet,”

Pergatituni per acar Read More »