Aktualitet

Rikthehen sërish shirat!

Reshjet e dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje, kanë qenë sa dyfishi i sasisë së reshjeve që ranë gjatë përmbytjeve të vitit 2015.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zona të veçanta kanë rënë 30% më shumë reshje shiu, por në zonat ku pati edhe përmbytje të mëdha sasia e reshjeve ka qenë e dyfishuar në krahasim me dy vite më parë.

Sipas Metodi Markut, meteorolog pranë IGJEUM-it, kjo sasi e madhe reshjesh solli edhe shtim të prurjeve në përrenj, që ndikuan në daljen nga shtrati të disa lumenjve.

Metodi Marku, meteorolog në IGJEUM: Në qoftë se do të krahasonim këtë periudhë me atë të vitit 2015, sasia e reshjeve këtë vit kanë qenë nga 30% më të lartë deri në dyfishim të sasisë së reshjeve të rëna para dy vitesh. Kjo do të bënte që të krijoheshin vështirësi të mëdha për lumenjtë tanë që të evakuonin një sasi kaq të madhe reshjesh, duke sjellë dalje të ujit nga brigjet e lumenjve. Lumenjtë në jug por edhe në qendër dolën nga shtretërit e tyre.

Sa i përket ditëve të ardhshme, Marku thotë se do të ketë një rritje të lehtë temperaturash, ndërkohë që në fundjave pritet të ketë reshje shiu me intensitet jo shumë të lartë.

Metodi Marku: Përsa i përket ditëve që vijnë, ne presim që të mos kemi reshje deri të premten në mbrëmje. Pritet të ketë reshje të shtunën dhe të dielën, por presim parashikimet e së mërkurës për konfirmim. Mëngjesi i sotëm ishte 2 deri në 3 gradë më i ftohtë se ditët e kaluara, por dita e mërkurë do të sjellë rritje temperaturash që do vijojnë edhe në entjen dhe të premten.

Reshjet më të dendura të shiut u shënuan në qendër por edhe në jug të vendit, për dy ditë me radhë, çka shkaktuan edhe fryrje të lumenjve dhe daljen e tyre nga shtretërit duke sjellë përmbytje në Vlorë, Fier, Fushë Krujë etj.

Rikthehen sërish shirat! Read More »

Ligji i ri i strehimit, kushtet për të përfituar nga programet sociale

Pasi e tërhoqi ligjin e ri të strehimit nga Parlamenti, qeveria ka marrë më shumë se dy muaj kohë për të bërë korrigjimet dhe për ta sjellë në një variant të përpunuar. Drafti i ndryshuar kaloi për miratim në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Gazeta zbardh sot skemën e re të mbështetjes sociale, programet që shtohen rishtazi si edhe familjet që do të kenë përparësi. Gjithsej do të jenë 6 programe sociale, që do të zbatohen për t’i ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Krahas programit të banesave sociale me qira dhe shpërndarjes së banesave me kosto të ulët, janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehëve të përkohshme si edhe për ndërtimin e banesave të specializuara. Nga të dhënat zyrtare, në vendin tonë rezultojnë 35 mijë familje në nevojë. Rreth 13 mijë janë të përqendruara në Tiranë, aty ku edhe kërkesat për strehim janë edhe më të mëdha.

Për secilën nga alternativat e strehimit do të aplikohen kritere specifike të detajuara edhe në ligjin “Për strehimin social”. Programi i banesave me qira, do të mundësohet nga fondi i banesave që bashkitë do të kenë në dispozicion, të cilat mund të ndërtohen apo të blihen nga tregu i lirë. Një pikë e ndryshuar është ajo e kontratës me investitorët. Këta të fundit do të kenë detyrimin që, për çdo sipërfaqe ndërtimi mbi 2 mijë metër katrorë dhe jo 1 mijë, sikundër ishte caktuar më herët, 50 metra t’i kalojnë në favor të bashkisë. Sakaq, për herë të parë në ligj, është përfshirë edhe koncepti i “pronarit social”.

Çdo fillimviti bashkitë do të bëjnë thirrje për ata ndërtues, që janë të interesuar për të dhëna banesa me qira. Me bashkinë ndërmjetëse, kushtet e kontratës janë të atilla që lehtësojnë qiranë mujore për familjen dhe nga ana tjetër ofrojnë lehtësi edhe për pronarin, i cili do të taksohet në nivel minimal. Për programin e banesave sociale me qira, kriter është niveli i të ardhurave, kjo për vetë faktin që familja duhet të jetë në kushtet për të përballuar pjesën tjetër të qirasë. Ndërkohë, në rastin e subvencionimit të qirasë apo bonusit të strehimit, përparësi do të kenë personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, invalidët, viktimat e dhunës, fëmijët e policëve të rënë në detyrë si edhe emigrantët e kthyer.

“Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë, nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes”, thuhet në nenin 39 të ligjit të ri. Përjashtim do të bëjnë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, subvencionimi për këtë kategori do të bëhet në masën 100 për qind. Sa i takon programit për përmirësimin e kushteve të banimit, veç kategorive të mësipërme, të favorizuar do të jenë edhe prindërit që jetojnë vetëm, si edhe individët me statusin e jetimit.

Kategori të favorizuara ka edhe kur bëhet fjalë për programin e banesave me kosto të ulët, si edhe për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi. Për të parën, familjet duhet të vërtetojnë që s’kanë banesë në pronësi, ndërsa programi tjetër u dedikohet atyre familjeve, banesa e të cilëve nuk mund të legalizohet. Pra, qeveria merr përsipër strehimin e përkohshëm të familjeve që përjashtohen nga procesi legalizues. Një tjetër alternativë strehimi janë edhe strehët e përkohshme, të cilat do t’u vijnë në ndihmë emigrantëve të rikthyer apo edhe individëve që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimeve publike ose private dhe nuk përfitojnë asnjë kompensim. Dhe së fundmi, banesat e specializuara që projektohen të ndërtohen me infrastrukturën e nevojshme në shërbim të kategorive specifike, siç mund të jenë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

SHËRBIMET SHTESË Mungesa e të ardhurave ka penalizuar shumë familje që, edhe pse kanë qenë në kushte emergjente, nuk kanë përfituar nga programet e strehimit. Për këtë arsye, shërbimet ndaj tyre do të jenë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës.

Ligji i ri i strehimit, kushtet për të përfituar nga programet sociale Read More »

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte

Policia dhe prokuroria mbyllin hetimet duke lënë të lirë çiftin e bashkëshortëve italian të cilët dispononin pajisjen elektronike që u bllokua në pikën kufitare të portit të Durrësit e cila mesohet se shërben për matjen e cilësisë së ujit.

Në këtë konkluzion ka dalë laboratori shkencor, i cili zhvilloi ekzaminimin fizik të pajisjes elektronike që u dyshua se shërbente për përgjimin e telefonave.

Për disa orë u ndaluan Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini, të cilët kishin ardhur para disa ditësh ne Durrës dhe do të ktheheshin mbrëmjen e se dielës në Itali me tragetin e linjës Durrës -Bari.

Sipas ekspertëve, manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një  kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një akt ekspertizë të pajisjes por nga ekzaminimi paraprak ajo ka rezultuar se nuk ka aftësi përgjuese dhe përdorej nga Intrini i cili rezulton se është me profesion inxhinier.

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte Read More »

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni …

Foto-reporterja e njohur e “Der Spiegel”, Nele Gulck, i ka kushtuar një artikull vizitës së saj në disa prej fshatrave të Devollit.

Gulck ka ndarë me lexuesit edhe disa kujtime të veçanta se si i ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, për të ndjekur nga afër jetën në zona të ndryshme.

Një nga veçoritë e përshkruara me kujdes në shkrimin e saj, është edhe prodhimi i rakisë së manaferrës, nga vjelja deri në zierje, ku ajo thotë se ky proces e ndihmon për të kuptuar kulturën e vendit.

Gazetarja gjermane ka zgjedhur të shoqërojë artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në fshatrat Menkulas (vendlindja e Dritëroit), Arrëzë, Sinicë dhe fshatra të tjerë të Devollit.

“Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura!”

Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë.

Çdo vjeshtë, tymi ngrihet nga “rakickat”, ndonjëherë ndërtuar në mënyrë aventureske në oborrin e shtëpisë, plevica apo kasolle.

Zierja e rakisë kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj: Një miks frutash mes nxitimit kur kazani i bakrit mbushet me bërsi dhe tubat vulosen me brumë dhe lecka të lagura.

Pastaj përsëri: qetësi. Një proces që ju lejon të njihni kulturën e një vendi të tërë…”, shkruan Nele Gulck në reportazhin e saj.

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni … Read More »

Italiani kapet me thesin me para në port duke ikur nga Shqipëria

Policia njoftoi nje dite me pare se kishte nisur hetimet ne gjendje te lire per nje shtetas italian te cilit gjate kontrollit ne Portin e Durresit i ishin gjetur ne cante nje shume e konsiderueshme parash qe nuk i kishte deklaruar.

Italiani po dilte nga Durresi drejt vendit të tij, por pas gjetjes se 50 mije eurove, 61-­vjeçari me iniciale A.G., u shoqërua në komisariat për disa orë deri në sqarimin e rrethanave.

Italiani gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Durrësit ka deklaruar para oficerëve se shuma prej 50 mijë eurosh që kishte me vete ishin para të pastra dhe vizita e tij në vendin tonë ishte me qëllim për të parë nga afër mundësinë e investimit.

61- vjeçari ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për të parë mundësinë e hapjes së një biznesi dhe paratë i kishte marrë me vete për t’i lënë si garanci nëse do të kishte rënë dakord me personat që kishte diskutuar për të ngritur biznesin.

“Paratë janë të pastra, mund të hetoni. Madje mund t’ju sjell të gjithë dokumentacionin e burimit të tyre. Erdha pak ditë më parë në Shqipëri, për të parë mundësinë e ngritjes së një biznesi si bashkëortak me një mikun tim shqiptar, por kjo ide nuk u realizua pasi nuk ramë dakord. Kështu që po kthehem në vendin tim. Paratë nuk i deklarova sepse mundova se do të kishte procedura dhe mendova që të mos i tregoja”, ka pohuar ai.

Italiani kapet me thesin me para në port duke ikur nga Shqipëria Read More »

Pyetja e çuditshme e qytetarit! Kërkon nga Erion Velijaj t’i gjej dashnore, i tregon përmasat e dëshiruara

Në emisionin e radhës “Xing me Ermal” i ftuar do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj. Ndërsa autori i emisionit, Ermal Mamaqi këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjetit të tij social Facebook, ndërsa i ftuar të gjithë qytetarët nëse dëshirojnë t’i bëjnë pyetje Velijajt, shkruan Indeksonline.

Mirëpo një qytetar ka befasuar me pyetjen, por dhe kërkesën që i ka bërë kryebashkiakut. Ai ka kërkuar nga Velijaj që t’ia gjej një nuse, ndërsa këto janë përmasat që ai dëshiron:

Pyetja e çuditshme e qytetarit! Kërkon nga Erion Velijaj t’i gjej dashnore, i tregon përmasat e dëshiruara Read More »

Gjërat që një zonjë e vërtetë duhet t’i shmangë

Disa njerëz i konsiderojnë rregullat e etikës të vjetëruara dhe të dala jashtë mode.

Megjithatë sjelljet e mira kurrë nuk mund të quhen si “jashtë mode”.

Nëse dëshironi që të tjerët të ju marrin seriozisht, është e nevojshme të dini se cilat janë gjërat që mund t’ua shkatërrojnë imazhin e një zonje të vërtetë.

Shikoni më poshtë një listë të gabimeve etike, që një zonjë e vëretë nuk duhet t’i bëjë.

Të vishni gjëra të cilësisë së dobët

Të rrini shtrembër

Të vendosin shumë grim në fytyrë

Kjo nuk është mënyra e duhur se si një zonjë e përfundon supën

Të veshin take të bardha

Gjërat që një zonjë e vërtetë duhet t’i shmangë Read More »

Mësohen ngjyrat e Samsung Galaxy S9

Samsung Galaxy S9 është larg edhe disa muaj, por tashmë kanë nisur spekulimet edhe për opsionet e ngjyrave të tij.

Samsungu raportohet se do të sjellë telefonin më të ri në katër versione ngjyrash: zi, ari, bardh dhe vjollcë.

Versioni i fundit ishte përfolur edhe për telefonin Galaxy S8, por që nuk u realizua asnjëherë.

Galaxy S9 pritet të debutojë në fillim të konferencës së ardhshme të Barcelonës që mbahet në fund të muajit shkurt, më 2018.

Mësohen ngjyrat e Samsung Galaxy S9 Read More »