Aktualitet

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 18 milionë dollarë për shpërblimet e pensionistëve për festat e fundvitit. Sipas burimeve, pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim.

Vendimi i posaçëm për shpërblimet nuk është miratuar ende, pritet të firmoset në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Përfitues do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.

Ja shpërblimi që do marrin pensionistët për fundvit Read More »

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek…

1 mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam në kryeqytet. Ky është denoncimi që ka publikuar sot në rrjete sociale, ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn, po bën kërdinë ndaj bizneseve.

“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.

Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek”, shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish-kryeministrit. Sipas tregtarit, Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.

Xhafajn po bën kërdinë me bizneset, ja si na detyron ta mbajmë me lek… Read More »

Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ sërish vendin

Meterologët parashikojnë sërish reshje shiu në fundjavë.

Sipas Meteoalb: Vijon moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore.

Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.

Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.

Shiu dhe bora ‘pushtojnë’ sërish vendin Read More »

Amerikanët marrin në kontroll hapësirën ajrore të Shqipërisë, “fluturojnë” miliona dollarë

Hapësira ajrore në Shqipëri do të kontrollohet edhe nga amerikanët, të cilët do të asistojnë në këtë monitorim.

Kjo marrëveshje është firmosur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “Lockheed Martin Global, Incorporated”, e cila konsiston në blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Sistemi i radarëve do të instalohet në Pukë. Faza e parë e projektit do të kushtojë 22.266.000 USD. 19.139.000 USD do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, ndërsa 3.127.000 USD do të akordohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kontratës, kompania do të marrë përsipër jo vetëm sigurimin e sistemit TPS-77 dhe instalimin e radarëve, por parashikohet një mundësi për mirëmbajtjen, për pjesët e këmbimit si dhe trajnimin e personelit shqiptar.

Parashikohet që jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës, palët do të takohen për të diskutuar mbi marrëveshjen e mirëmbajtjes, pa u kufizuar, në pjesë këmbimi, riparime dhe trajnime.

Kontrata është firmosur në muajin shtator të këtij viti nga ministrja e Mbrojtjes shqiptare Olta Xhaçka dhe përfaqësuesi i kompanisë amerikane Lockheed Martin Global, Christopher Bowman, shkruan “Shqiptarja.com”.

Kontrata është miratuar nga qeveria ‘Rama 2’ ditët e fundit, ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata parashikon afate për kohën e zbatimit të saj, por që varen nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

TrajnimiSipas kontratës, për çdo trajnim të kryer nga kompania amerikane, në këtë rast e përfaqësuar nga Mr. Christopher Bowman, pala shqiptare do t’i sigurojë kompanisë një listë të emrave të pjesëmarrësve të caktuar, së paku 30 ditë para mbërritjes së tyre në ambientet e kompanisë në Syracuse, Nju-Jork.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjës për marrjen e vizave të duhura hyrëse nga ambasada ose konsullata e SHBA-së, emigracioni dhe autorizime të tjera për çdo pjesëmarrës para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Kompania do të sigurojë një ftesë zyrtare për ambasadën lokale të SHBA-së për lëshimin e vizave. Kompania amerikane rezervon të drejtën të refuzojë hyrjen ose të heqë një pjesëmarrës nga pjesëmarrja në ndonjë kurs trajnimi në rast se pjesëmarrësi i tillë dështon ose të përmbushë ligjin e SHBA-së (federale, shtetërore ose lokale) ose me politikat e Lockheed Martin.

Amerikanët marrin në kontroll hapësirën ajrore të Shqipërisë, “fluturojnë” miliona dollarë Read More »

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumeshtit ka dërguar të martën një kontigjent të  ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës.

Ky kontigjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër.

Me rastin e përmbytjeve të fundit në Shqipëri, Bordi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka mbajtur takim urgjent me qëllim të daljes në ndihmë fermerëve të Shqipërisë së jugut dhe për një afat të shkurtër kohor ka arritur ta dergojë kontigjentin e parë të ndihmës humanitare për regjionin e përmbytur të Vlorës.

 Pas këtij kontigjenti Shoqata është duke mbledhur ndihma për një kontigjent të dytë që do të dërgohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 “E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontigjentit të parë.

 Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e ditëve të fundit që ndodhën në Shqipëri.

 Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova

Fermerët kosovarë ndihmojnë fermerët e përmbytur në Shqipëri Read More »

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për alkool se grekët dhe italianët

Të konsideruar si shpenzime luksi, në 2016-n shqiptarët ulën lehtë shpenzimet për pije alkoolike. Gjatë 2016-s, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin rreth 1.19% e totalit të shpenzimeve të njësive ekonomike në familjeve. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016, grupi i mallrave shpenzime për pije alkoolike dhe duhan ishte 3.4%, ndërsa 62.6% e përbënin shpenzimet për duhan, pjesa tjetër për alkool. Ndërsa një vit më parë, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin 1.28%, duke u ulur me 0.1 pikë për qind.

Nga të dhënat që ka publikuar Eurostat për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, Shqipëria shpenzon më shumë krahasuar me vendet fqinje europiane si Italia dhe Greqia. Shpenzimet për pije alkoolike zinin në Itali vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq zinin edhe në Greqi dhe Spanjë, vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga kriza financiare. Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të ishin rreth 2% e totalit të shpenzimeve.

Familjet europiane shpenzuan afërsisht 130 miliardë euro për pije alkoolike Në 2016-n, shpenzimet për pijet alkoolike zinin 1.6% të shpenzimeve totale. Kjo përllogaritet përafërsisht 130 miliardë euro, ekuivalente me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian apo rreth 250 euro/banorë të BE-së. Këtu nuk përllogariten pijet alkoolike të paguara në restorante dhe hotele.
Shpenzimet vjetore të familjeve për pije alkoolike janë përafërsisht ekuivalente me shpenzimet e tyre për produktet mjekësore, pajisjet dhe pak më të larta se ato të shpenzuara për mbrojtje sociale ose arsim në vitin 2016.
Vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për pije alkoolike

Në vitin 2016, në të gjithë vendet anëtare të BE-së, shpenzimet e familjeve në tre vendet baltike ishin më të lartat: Estonia (5.6%), Letonia (4.8%) dhe Lituania (4.2%). Ata u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia (të dyja 3.6%), Hungaria dhe Finlanda (të dyja 2.9%).
Përqindja më e ulët e shpenzimeve të familjeve për pije alkoolike u regjistrua në Spanjë (0.8%) dhe Itali (0.9%), përpara Austrisë (1.3%), Portugalisë (1.4%) dhe Gjermanisë (1.5% ). Pjesa e shpenzimeve për alkoolin u rrit më së shumti në Qipro dhe në Republikën Çeke

Mes viteve 2006 dhe 2016, përqindja e shpenzimeve për pije alkoolike ndaj totalit u rrit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Në harkun kohor të dhjetë viteve u shënua rritja më e lartë në Qipro ku nga 1.6% në 2006, familjet shpenzuan 2% në 2016, me një rritje prej 0.4%. Gjithashtu edhe në Republikën Çeke pati një rritje me 0.4 pikë për qind, nga 3.2 në 3.6%.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për alkool se grekët dhe italianët Read More »

Vlore:Nis te zbukurohet qytetit per festat e fundviti, vendoset pema

Nis puna për krijimin e atmosferës së festave të fundvitit në qytetin bregdetar.

Paraditen e sotme simboli kryefjalë i kësaj feste është vendosur si anjë herë tjetër në Sheshin Lungomare,

Aty ku është përqëndruar gjithë vëmendja e qytetarëve dhe mirëpriten vizitorët për çdo lloj aktiviteti argëtues-sportiv e së fundmi festiv.

Vlore:Nis te zbukurohet qytetit per festat e fundviti, vendoset pema Read More »

Profesori serb: Thotë se është nipi i Skënderbeut dhe puth flamurin shqiptar

Më 28 nëntor, shqiptarët shënuan 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Duket e çuditshme, por kjo festë u shënua edhe nga serbët.

Bëhet fjalë për profesorin dhe ekspertin serb për çështjet e Ballkanit, Mirolub Petroviq i cili në një video uroi festën e flamurit, festë kjo të cilën e quan festë serbe, për shkak se siç thotë ai flamuri shqiptar është flamur i heroit të madh, Skenderbeut, të cilin ai e quan serb, shkruan InfoPress.

Profesori serb thotë madje se Skenderbeu është stërgjyshi i tij.

“Në vendet serbe, që aktualisht janë nën okupim, pra në Epir që sot e quajnë Shqipëri, pastaj Kosovë dhe në disa Komuna në Serbinë qendrore është shënuar Dita e Flamurit, do të thotë bëhet fjalë për një festë serbe sepse flamuri që ka valuar në këto toka serbe është flamuri i heroit më të madh të shekullit 15, stërgjyshit tim, Gjergj Kastrioti”, shprehet Petroviq.

Tutje ai thotë se flamur të njëjtë kishin edhe Nemanjiqët, me shqiponjë dy krerëshme, me prapavijë të kuqe që është simol i gjakut, betejave dhe luftës për liri.

Në fund ai puthë flamurin shqiptar duke u bërë thirrje edhe serbëve tjerë që ta bëjnë këtë.

Profesori serb: Thotë se është nipi i Skënderbeut dhe puth flamurin shqiptar Read More »