Aktualitet

Policia kontroll në banesën e vjehrrit të Klement Balilit

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Avni Veizit, vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim nga policia për llogari të drejtësisë greke.

Banesa ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës, ndërsa familjarët pretendojnë se kontrolli është bërë pa praninë e tyre. Kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në bizneset e shumta të familjes.

Kontrollet kanë ardhur pasi dyshohet se fshihej Klement Balili, i zhdukur prej disa muajsh që kurse u shpall në kërkim nga policia me kërkesë të organeve greke të drejtësisë.

Balili është konsideruar si “Eskobar” i Ballkanit nën akuzën e furnizimit me kokainë dhe hashash të tregut evropian.

Policia kontroll në banesën e vjehrrit të Klement Balilit Read More »

Lajm i keq për Sajmir Tahirin, Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm

Një komision hetimor do të ngrihet nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, i cili akuzohet për lidhje me grupin e Habiljave në trafikun e drogës.

Burime nga Partia Demokratike thanë se komisoni do të ketë si objekt pune, verifikimin e akteve të Kuvendit për rastin “Tahiri” dhe se si u pengua arrestimi i tij.

Po ashtu, do të shqyrtohet procedurat që çuan në ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, financierit të grupit të Habilajve, të të vetmit të arrestuar dhe nën hetim në Shqipëri për trafikun e drogës.

Lajm i keq për Sajmir Tahirin, Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm Read More »

Lajm i keq për ato që kanë euro, Banka e Shqipërisë i shpall ‘luftë’ monedhës

Kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Depozitat në valutë, pjesa më e madhe e të cilave janë në euro ishin 527 miliardë lekë, ose gati 4 miliardë euro, me një rritje të lehtë prej 0.3% me bazë vjetore.
euro
Në vitin 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë, ndërsa në fund të 2017-s, pesha e tyre arriti në 53% të totalit, me rritje një pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Më se 10 vjet më parë, në 2016-n, kursimet në valutë të shqiptarëve përbënin vetëm 36% të totalit të depozitave në sistemin bankar në vend. Rritja e shpejtë e tyre vitet e fundit, në një kohë që kursimet në lekë erdhën në rënie për shkak të uljes së interesave të depozitave (sot ato janë më pak se 1% për kursimet 12 mujore) ishin arsyet kryesore që çuan në këtë tendencë.

Emigrantët kanë qenë historikisht burimi kryesor i prurjes së valutës në Shqipëri. Gjithnjë në gusht dhe në dhjetor-janar ka një rritje të depozitave në euro, kohë që përkon me kthimin e emigrantëve në vendin mëmë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, pjesën më të madhe të kursimeve në valutë e zotërojnë individët, me 82% të totalit, ose 430 miliardë lekë, (rreth 3.2 miliardë euro).

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave totale në fund të muajit dhjetor ishte 1 trilion lekë, duke rënë me 1.3% apo 13 miliardë lekë (gati 100 mln euro) në krahasim me dhjetorin e 2016-s. Rënia në 2017-n ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së kursimeve në lekë, të cilat u reduktuan me 14 miliardë lekë, ose gati 3%. Kjo është hera e parë që depozitat shënojnë rënie në historinë shqiptare të pas tranzicionit.

Plani i BSH-së kundër euros

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka miratuar së fundmi tre masa, zbatimi i të cilave do të frenojë përdorimin e euros në ekonominë vendase.

Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë, duke e bërë euron më të shtrenjtë për t’u mbajtur nga bankat. Këto të fundit do të tentojnë të shkurajojnë depozitat, që janë burimi parësor i financimit të kredive.

Konkretisht, Banka e Shqipërisë ka identifikuar, ka konsultuar me bankat dhe miratoi së fundi disa masa, që përfshijnë:

ndryshimin e normës së rezervës së detyrueshme. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%), dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%). Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%;
rritjen e kërkesës minimale rregullative për vlerën e aktiveve likuide në valutë. Më konkretisht, për aktivet likuide në valutë do të kërkohet që të jenë jo më pak se 20% e detyrimeve afatshkurtra ne valutë (ishte 15%), ndërsa për aktivet likuide në lekë, niveli i raportit do të ruhet në 15%;
rritjen e ndërgjegjësimit të huamarrësve për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Më konkretisht, bankave do t’iu kërkohet që: t’i propozojnë huamarrësit një kredi alternative në lekë; ta pajisin atë me një shembull konkret se si ndryshon kësti i kredisë në rastin e nënçmimit të lekut (me vlera të përcaktuara); të ofrojnë opsionin për përdorimin e mekanizmave që zbusin rrezikun e kursit të këmbimit për kredimarrësin, në rastin kur plotësohen kushtet që janë dakordësuar nga banka dhe huamarrësi.

Lajm i keq për ato që kanë euro, Banka e Shqipërisë i shpall ‘luftë’ monedhës Read More »

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datën 7 shkurt të 2018, në Gjykatën e Lartë është regjistruar rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda kundër vendimit të Apelit që i ktheu pasaportën Tahirit.

Baza ligjore që përmend prokuroria në rekursin e saj është pika b e nenit 228 ku përcaktohet se bllokimi i pasaportës si masë sigurie mund të kërkohet kur i pandehuri ësshtë larguar ose ekziston rreziku që të largohet jashtë vendit.

Gjykata e Apelit për krimet e rënda zhblloki pasaportën e ish-Ministrit të Brendshëm në 26 dhjetor të 2017 pas një kërkese të depozituar nga avokatët e tij.

Bllokimi i pasaportës u urdhërua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë me 12 dhjetor 2017 pasi Tahiri udhëtoi në Gjermani ndërkohë që ndaj tij kishin nisur hetimet për çështjen e trafikut të drogës së grupit të vëllezërve Habilaj.

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit Read More »

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat si autorë të atentatit me eksploziv të 13 janarit në Shkodër, Endrit Çopja dhe Argel Lulaj bënë një deklaratë të pazakontë në sallën e gjyqit.

Ata thanë se kishin qenë disa herë në Shkodër për të kryer vepra të tjera kriminale, për të cilat në fakt s’ka akuzë ndaj tyre, por jo për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

“Kemi qenë disa herë në Shkodër për të blerë kanabis, por jo për të vendosur eksploziv”, kanë thënë dy të arrestuarit, në seancën me dyer të mbyllura që u zhvillua paradite për rivlerësimin e masës së sigurisë, që përfundoi me lënien e tyre në burg pa afat.

Kjo deklaratë u konfirmua si nga përfaqësues të akuzës ashtu edhe nga pala mbrojtëse.

Të arrestuarit mësohet të kenë thënë se nuk i mbanin mend datat kur kanë qenë në Shkoder, ndërsa nuk i bënë publik emrat e personave tek të cilët do të blinin drogën.

Prokuroria dyshon se ky pretendim është vetëm një alibi e të arrestuarve, për të ngritur një version paralel mbi aryset e udhëtimi të tyre në Shkodër.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse organi i akuzës do ta hetojë edhe këtë version, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e organizatorëve të trafikut të pretenduar.

Avokati Genc Gjokutaj, tha jashtë kamerave se organi i akuzës nuk kishte prova që të faktonin pjesëmarrjen e tyre në atentatin ndaj Lulzim Kullës, që la 8 të plagosur.

Ndërsa prokurori Albert Muçaj tha se kishte përgjime të të arrestuarve, të cilat nuk i paraqiti me argumentin se mund të cënonin hetimin. Ai është shprehur gjithashtu se Çopja dhe Lulaj u identifikuan nga pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi krimi.

Prokuroria pretendon se motorçikleta ku ishte vendosur lënda eksplozive është transportuar me furgon të bardhë nga Elbasani në Shkodër, përpara atentatit.

Çopja, Lulaj dhe Serxho Teta, i akuzuar për moskallëzim krimi, u arrestuan nga policia të enjten e javës së kaluar në Elbasan. Prokuroria dyshon se shkak i atentatit janë pazaret e prishura të drogës.

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër Read More »

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim

Izet Haxhia i cili është akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Ai me anë të një video ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shpërndarë një video të vitit 1992.

“Pamje te tilla ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave”, shkruan ndër të tjera Haxhia në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë

Kjo eshte nje vıdıo e vitit 1992 ne fushaten elektorale te 22 marsit .Pamje te tiila ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .

İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise ,dhe aty perballe meje do ti beje radigrafine e tij te plote te nje krimineli ,te pabesi e tradhetari frikacak..

Mos u mundo qe me ane te kalemshitureve te tu ne media te shpifesh e sajosh genjeshtra qe i ke per profesıon ,,sikur une paskam bere marveshje e pazare me keta narkotrafikantet e perverset qe jane ne pushtet ,ju jeni i njejti brume ,jeni pjelle e te njejtit bark te kulshedres sllavo -komuniste .Ju beni pazare me njeri -tjetrin ,ziheni diten e ndani prene e grabitur nga Shqiptaret naten.Une ne jeten time as nuk kam bere ,as nuk bej pazare me askend ,edhe po te jem para vdekjes apo sikur gjithe jeten ta mbyll ne burg .

Po ku keni dinjetet apo karakter ju o minj halesh te kuptoni nga keto gjera .Burgu eshte per burrat ,ndersa ju e felliqni edhe burgun sepse jeni me keq se laviret …

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim Read More »

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!”

Margarita Feka është mësuesja e Ermal Metes, këngëtari shqiptar që rrëmbeu trofeun e Sanremos.

Sot në pension, zonja Feka ka qene mësuesja e fillores së Ermalit, ndërsa ajo mes emocioneve rrëfen jetën e ish-nxënësit të saj. Margarit tregon fëmijërinë e Ermalit, fillesat e tij në bankat e shkollës dhe talentin për muzikën.

“Ishte një djalë i rregullt, i shkathët. Shumë i përpiktët. Në orën e mësimit qëndronte përballë dhe të dëgjonte me vëmendje. Ishte dhe pak i lëvizshëm por gjithë këtë meritë e ka jo vetëm nga aftësitë e tij, por edhe nga kujdesi i nënës së tij, Mira. Ermali sillej mirë jo vetëm brenda klasës, por edhe jashtë. Ai sillej shumë mirë. Ishte djalë me të gjitha të mirat. Ai vjen nga një familje muzikantësh. E ëma për violinë dhe i ati po ashtu. Dhe mundoheshin që ta kishit djalin shumë të mirë. Ermali ka pasur talent qysh në kopsht.

Para se ti zgjidhnim në shkollën e muzikës, i kontrollonim qoftë nga veshi muzikor. Çdo mësues ndjen një kënaqësi të madhe kur dëgjon për nxënësit e tyre. Vjet kam qenë e shokuar kur fitoi çmimin e tretë. Kur e dëgjova që kishte zënë emrin tim, u ndjeva krenare dhe mu mbushën sytë me lot. Kishin kaluar shumë vite, dhe ai mbante mend emrin tim. Edhe mbrëmë e ndoqa, dhe u gëzova shumë kur këndoi dhe fitoi. Ndaj i uroj që të ecë lartë e më lartë jo në Itali, por në të gjithë botës.”, tha mësuesja.

Por Ermali ka ditur t’ja shpërblejë mundin mësueses së tij të fillores, duke e parë atë pjese te këngës se vitit te kaluar, “Viettato Morire”. Duke thënë se e ka ndjekur me interes te veçantë festivalin e këngës italiane,

Margarita Feka i ka uruar Ermalit suksese të mëtejshme, duke shtuar se pak tij fshihet një zë i rralle, që duhet të dëgjohet në mbarë botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vrTF40ybp-w]

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!” Read More »

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë

Reshjet e dëborës kanë pushtuar veriun dhe juglindjen e Shqipërisë duke zbardhur një pjesë të mirë të vendit. Mësohet se është bllokuar në qarkun e Korçës rruga për në Dardhë.

Mësohet se rruga kalohet vetëm me zinxhirë pasi dëbora ka arritur deri në 40 centimetra.

Dëborë ka rënë për disa orë edhe në Devoll por aksi Korçë-Kapshticë është plotësisht i hapur dhe pa probleme.

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë Read More »