Aktualitet

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për budallaçkat e ish prokurorit Llalla

Super Skandali/ Zbërdhehet gazetarja marionetë e ish kryeprokurorit të përgjithshëm!

Shkruan Bledi Mane

Mbrëmjen e së shtunës, kur njerëzia nëpër Tiranë kishte dalë të argëtohej, vendosëm edhe ne të radaksisë së portalit www.pamfleti.com të argëtoheshim, ndaj zgjodhëm një personazh grotesk, grotesk si vetë shefi i saj.

Anduena Llabani quhet, dhe ka rreth 20 vjet në treg si gazetare, por dy vitet e fundit u përdor keq, jo nga pronarët e mediave, por nga një mysybet burrë. Nga një mediokër burrë që kishte marrë peng organin e akuzës shqiptare, nga Adriatik Llalla, e djeshmja e hidhur hedhur në koshin e plehrave.

Anduena Llabani u përdor keqas duke i bërë avokatinë djallit gramshiot nëpër studio apo mediume të ndryshme televizive. U përdor aq keq, sa kjo vajzë e bukur, kjo grua e divorcuar u konvertua në antipatiken e debateve televizive, fliste përçart, hiqej eksperte drejtësie ndërkohë që me formim akademik është edukatore kopshti diplomuar në Elbasan. Kjo gazetare me përvojë prej dy dekadash, llomotiste vetëm desinformimin që Adriatiku dhe njerëzit e tij ia dergonin me mesazhe në celular. Ndaj dhe ne të njëjtën gjë bëmë me Anduenën, nga një numur i thjeshtë celulari, i shkruajtëm mesazhe duke u hequr si Rovena Gashi…

Dhe aq donte gazetarja Anduenë, u zbërthye dhe çfarë nuk nxorri nga goja. Pas 20 miutash bashkëbisedim, Anduena Llabani e kupton lojën dhe e gjendur bllof para këtij skandali, bën si e fortë dhe më kërcënon mua.

Më pikantet e këtij skandali janë përgjigjet e gazetares Llabani e cila tregon se:

-flet dhe këshillohet ende me Adriatik Llallën

-i paska treguar avokat Spartak Ngjela të investigojë kryeprokuroren Arta Marku se qenka familje proamerikane

-fërkon duart kur dhunohet një gazetar, kolegu i saj

-kërcënon kolegun me gjyqe dhe vrasje.

Anduenaaaaaa, koha e prokurorisë së zagarëve kriminelë ka marrë fund ndaj mos lehni si ato konet e vogla tanimë që askush nuk trembet nga Tiku, Rovena dhe shpurra e tyre. Ndryshe nga Adriatik Llalla, ti Anduena Llabani ke nevojë për vettingun e trurit tënd të mbrapshtë!

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për budallaçkat e ish prokurorit Llalla Read More »

Cfare i ndodh trupit kur eshte ftohte?Keshilla si te veproni

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është me të vërtetë i ashpër.

Sipas të dhënave i ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë?

Digjni më shumë kalori

Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Mbani syze veçanërisht nëse gjendeni në zona me dëborë.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori

Dimri ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin.

Cfare i ndodh trupit kur eshte ftohte?Keshilla si te veproni Read More »

Berisha bën denoncimin e fortë: Diçka e rëndë po ndodh në aeroportin e Kukësit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video, ndërsa shkruan se bëhet fjalë për aeroportin e Kukësit.

Berisha pohon se ‘kaçatorrët e narkoqeverisë shkojnë e vijnë’, duke lënë të nënkuptuar se në këtë aeroport bëhet trafik lëndësh narkotike.

“Ne aeroportin e fjetur te Kuksit, kaçatorret e narkoqeverise shkojne e vijne! Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha. Kujtojmë se Berisha herë pas here ka pub,ikuar në faqen e tij video dhe dëshmi nga qytetarët dixhitalë, ku këta të fundit deklarojnë se kanë parë avionë të zbresin në pista të vogla në Shqipëri, duke pretenduar se ata transportojnë drogë.

Berisha bën denoncimin e fortë: Diçka e rëndë po ndodh në aeroportin e Kukësit Read More »

Cila është puna ku të miturit fitojnë 500 euro në ditë?

Një qytezë norvegjeze e quajtur Balstad ofron punën më të mirë për të miturit, duke u dhënë atyre një fitim prej rreth 500 euro në ditë.
Kjo pasi fëmijët kanë mësuar t’ua presin gjuhën peshqve të quajtur Bakalar, duke u treguar të kujdesshëm. Bakalar është specialiteti kryesor i norvegjezëve, dhe kërkesat për këtë lloj peshku të veçantë janë të larta dhe i shërbejnë eksportit të vendit.

Peshkatarët ua dhurojnë kokat e këtyre peshqve fëmijëve të vegjël të cilët pasi ua presin gjuhën, i shesin. Një kilogram gjuhë peshqish të tillë shitet rreth 6 euro.

Rasti më i mirë për të treguar këtë sukses është 16-vjeçari Trgjav Petersen, i cili ka rrëfyer historinë e tij.

Babai i tij është një peshkatar dhe e ka mësuar se si në mënyrë precize dhe të shpejtë t’ua presë gjuhët peshqve.

Peterseni tregon:

Kur fillova në fillim këtë punë, bëja vetëm dy kilogram me gjuhët e peshqve. Por, sot pa problem bëj deri në 80 kilogramë, kurse nganjëherë brenda ditës fitoj deri në 4500 kruna norvegjeze (afërsisht 500 euro). Kështu ne kemi mundësi të fitojmë para të mjaftueshme për të blerë gjërat që ëndërrojmë t’i blejmë, siç janë telefonat e mençur, laptopët apo edhe veshmbathja. Deri më sot kam kursyer mjaftueshëm për udhëtimin tim në SHBA. Do të kënaqem në ishullin mes New York-ut dhe Havait.”
Kjo punë është vetëm specialitet i fëmijëve pasi të rriturit nuk lejohen që të presin peshkatarët dhe as të shesin gjuhët e peshqve.

Cila është puna ku të miturit fitojnë 500 euro në ditë? Read More »

Namik Dokle tallet me Erion Veliajn

Ish-deputeti socialist Nakim Dokle ka bërë një koment mjaft interesant duke ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një foto në Facebook, Dokle shfaqet me një lopatë në dorë, pranë një peme ulliri, ndërsa në komentin që shoqëron fotografinë shkruan: “Edhe une e mbolla sot nje ulli… (Ne kopesht, jo ne televizor)”. Duket qartë që ish-deputeti tallet me kryebashkiakun që çdo ditë e shohim në TV me lopatë në dorë duke mbjellë pemë.

Namik Dokle tallet me Erion Veliajn Read More »

Vjen lajmi i pabesueshëm për rrugën e Thethit

Ate qe se bëri shteti Shqiptar prej vitesh, po e bën realitet Banka Botërore e cila do të hedhë plot 6.2 milion euro për rrugën e Thethit. Gjithçka është zbardhur pas takimit që ka patur me përfaqesues të saj, kryebashkiakja Ademi dhe drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Financimi i vlerës në fjalë do të bëhet për 14 kilometrat nga Qafa e Thores e deri në zemer të fshatit. Diskutimi është përqendruar në termat e referencës që duhet të plotësohen për një projekt sa më të mirë për infrastrukturën jo vetëm për rrugën por për të gjithë fshatin Theth. Bashkia Shkodër ka aplikuar me 3 projekt- propozime dhe ky projekt është shpallur fitues.

Nga ana tjetër, BB do të mbështesë Bashkinë e Shkodrës me asistencën teknike dhe më konkretisht, qoftë me mirëmbajtjen në vazhdimësi të kësaj rruge dhe rrugëve të tjera rurale, por edhe për projekte të zhvillimit të zonës së Thethit dhe për komunitetin e Thethit, në veçanti për menaxhimin e bujtinave, menaxhimin e territorit, zhvillimin e lehtësive për shërbime dhe të tjera aspekte që për zonën e Thethit janë prioritare.

Gjatë takimit, kryetarja e Bashkisë adresoi edhe problematika të tjera të rëndësishme për zonën e Thethit siç është furnizimi me energji elektrike të të gjithë zonës si një nevojë që pret zgjidhje me fonde nga qeveria shqiptare apo donatorë të tjerë.

Energjia elektrike është një nga shërbimet kryesore të munguara për Thethin. Ndërsa shërbimi i mbledhjes, transportit për në landfill i mbetjeve, shërbimet për turistët, guidat turistike, asistencë për pjesën e ndërtimit arkitekturor të bujtinave po bëhet i mundur nga Bashkia Shkodër, Ademi kërkoi që të zgjidhet cështja e pronësisë për bujtinat dhe tokën për banorët e Thethit- problem ky akoma i pazgjidhur.

Megjithëse përpjekjet e Bashkisë Shkodër vazhdojnë në këtë drejtim, çështje që lidhen me procedura të pamiratuara nga Ministria e Financave, nuk i japin mundësi Bashkisë të pajisë me dokumentacionin përkatës të pronësisë të banorëve të Thethit qoftë për bujtinat apo edhe tokat për të cilat nuk ka një ligj specifik në fuqi. Projekti i rrugës së Thethit është propozim i Bashkisë Shkodër.

Në këtë program të BB, është aplikuar me 3 projekte: projekti i rrugës së Thethit, projekti i rrugës së Drishtit, projekti i rrugës që lidh fshatin Bardhaj me fshatin Rrenc në NJA Guri i Zi, projekti i rrugëve të brendshme të Velipojës. Fokusi i programit të mbështetur nga BB ka qënë tek zonat që kanë potencial të zhvillimit të turizmit dhe të agro- turizmit. Deri tani, është shpallur fitues projekti i Thethit që do të marrë zgjidhje me fondet e Bankës Botërore. Marrëveshja e kredisë në mes Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për financimin e projektit, pritet të lidhet ne mars të këtij viti dhe ka një vlerë 6.2 milion euro.

Vjen lajmi i pabesueshëm për rrugën e Thethit Read More »

Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit që u vra në Mitrovicë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq sot ishte në mesin qytetarëve të cilët kanë bërë homazhet e tyre dhe ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e varrimit të Oliver Ivanoviq, në varret e qytetarëve meritorë në Beograd.
Brnabiq, pasi i shprehi ngushëllime familjarëve të Ivanoviq, u ulë afër varrit dhe filloi të qajë edhe vetë.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e të martës para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare kanë filluar hetimet për ta zbardhur vrasjen e politikanit serb, ndërsa, sipas deklaratës së presidentit serb, Aleksander Vuciq, edhe Serbia po kërkon të përfshihet në hetime.

Më poshtë gjeni fotografitë e kryeministres serbe pranë funeralit të Ivanoviqit:

Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit që u vra në Mitrovicë Read More »

S’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët.Fevziu: Shqiptarët të kujdesen për veten

Blendi Fevziu

Në një analizë të gjatë kushtuar gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor dhe raportit të shteteve të kësaj pjesë të Evropës me fuqitë e mëdha si SHBA apo Rusia, gazetari Blendi Fevziu sugjeron më shumë punë për shtetet shqiptare dhe një kujdes të shtuar, pasi jo gjithmonë të “mëdhenjtë” do të kujdesen për ne.
Blendi Fevziu shkon edhe më tutje, duke deklaruar se pas vrasjes së Ivanoviç në Kosovë dy ditë më parë, mund të fshihen pikërisht forcat e mëdha, e në këtë rast Rusia.

Gazetari e lidh ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë edhe me reagimin e fortë që ka bërë këtë të enjte Rusia zyrtare, kundër kreut të qeverisë shqiptare. Deklaratat e Ramës për rolin e qeverisë së tij në njohjen e gjuhës shqipe në Maqedoni, duket sikur kanë acaruar Moskën duke sjellë dhe një reagim mjaft të ashpër. Fevziu e sheh reagimin e Rusisë si një përpjekje të kahershme të këtij shteti për të influencuar dhe destabilizuar situatën në rajon në favor të tyrin. Kjo sepse, sipas gazetarit, Rusia prej kohësh e ka humbur influencën në Ballkan dhe po kërkon me çdo kusht ta rifitojë.

Por nga ana tjetër, shkruan Fevziu, do të ishte një veprim i mençuar që Shqipëria, Kosova dhe të gjitha vendet ku ka shqiptarë, të kuptonin se nuk mund të qëndrojmë përjetësisht nën çadrën e SHBA-ve. Fevziu shkruan se tashmë ka ardhur koha që shqiptaria të mundohet për të bërë lëvizjet e saj dhe të kujdeset vetë për interesat e saj.

“Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!”- përfundon gazetari.

Për më tepër lexoni analizën e Plotë të Blendi Fevziut:

“Shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik”, deklaroi një politikan me rastin e hapjes së vitit të Skënderbeut. Nisur nga një shikim thjeshtë historik, deklarata e tij ishte korrekte. Por nuk mjafton vetëm kaq? Pyetja e parë që më erdhi ndër mend pas saj, është a janë shqiptarët në të njëjtën pozitë të favorshme gjeopolitike? A jemi sërish sot, në po atë situatë të artë që qemë në vitet 1990 – 2009? A mbaruan për ne dy dekada magjike, në të cilat rikuperuam shumë prej gjeravë që kishim bjerrur në thuajse 80 vite të tjera të ekzistencës sonë shtetërore? Dhe në ç’rrethana ndodhi kjo?

Nuk ka asnjë dyshim që më shumë se sa falë rolit tonë, kjo erdhi si pasojë e kombinimit të rrethanave ndërkombëtare.

Mbarimi i luftës së ftohtë; rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ridimensionimi i vështirë dhe i ngadalshëm i Rusisë; çmenduria politike e Millosheviçit dhe rreshtimi i tij nacionalist, sollën një situatë të re.

Në vitin 1990, Shqipëria hoqi dorë nga marrëzia gjysëm shekullore komuniste dhe nga sulmet verbale kundër SHBA. Amerikanët e kuptuan që propaganda komuniste nuk kishte ndikuar fare në ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve. Nga ana tjetër, të shpërndarë në Jugosllavi dhe në Maqedoninë e sapo pavarësuar, Shqiptarët mbeteshin një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Diplomacia Amerikane e dinte këtë. Po në këtë kohë, rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, e kishte prishur statusin e privilegjuar të Jugosllavisë. Për sa kohë midis SHBA dhe BS vijonte rivaliteti i luftës së ftohtë, Beogradi, i papërcaktuar me asnjërin krah, ndihej i përkëdhelur nga të dyja palët. Secila palë donte ta kishte në anën e saj, ose minimalisht të mos ishte me tjetrin. Kur ky rivalitet mbaroi, Jugosllavia nuk mund ta kishte më të njëjtin status. Nuk mund të mbylleshin sytë përpara difekteve të saj, thjeshtë për të mos lejuar të afrohej më shumë me palën tjetër. Sepse pala tjetër thuajse nuk ekzistonte më dhe s’kishte ndonjë interes të madh në Ballkan. Veç kësaj, shteti i madh 22 milionësh Jugosllav u dizintegrua dhe balanca e forcave anti serbe ishte po aq e fortë sa ajo pro serbe. Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët e më vonë edhe Mali i Zi u rreshtuan kundër serbëve duke e dobësuar më shumë ndikimin e këtyre.

Në këtë kohë ndodhi edhe lufta e Kosovës. Një faktor dominues që çoi në bombardimet ishte dobësia e Rusisë. Jelcin kishte probleme të mëdha ekonomike dhe kërkonte të ruante një raport sa më të mirë me perëndimin. SHBA e Klintonit nuk e konsideronte atë një faktor që mund të ndalonte bombardimet. Po ashtu shtetet e BE.

Sot situata është ndryshe. Rusia e Putinit është shumë herë më e fortë se sa ajo e Jelcinit 20 vjet më parë. Vendet e BE po mundohen të kenë marrëdhënie sa më të kujdesshme me Rusinë. Tramp është më i predispozuar të merret vesh se sa të përplaset me Putin. Interesat Amerikane në Azi mund të lejojnë një tolerim të Rusisë në Ballkan. Vetë Rusët janë sot më aktiv se sa kanë qenë çdo herë në këto 28 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot ata kanë reaguar sërish kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E kanë bërë këtë në mënyrë brutale. Nuk është çudi që rusët të qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, ose së paku të përfitojnë prej situatës së krijuar atje. Duke qenë gjithnjë dhe në çdo rast kundër Kosovës së Pavarur.

Rusët duan të krijojnë zonën e tyre të influencës dhe të jenë pjesë e vendmimarrjes në Ballkan. Kjo situatë mund të favorizojë serbët. BE e do Serbinë në Europën e Bashkuar, SHBA në NATO. Rusët e duan jashtë. I vendosur midis dy grupimeve tashmë rivale, Vuçiç mund të fitojë sërish statusin e privilegjuar që e kishte humbur Jugosllavia e vitit 1990. Duke luajtur nga pak dhe duke ju shkelur syrin të dyja palëve.

Natyrisht, Shqipëria ka shpëtuar një herë e mirë nga influenca Ruse. Në këtë vend rusët s’i kanë dashur kurrë. Ne jemi anëtarë të NATO -s dhe me ambicie të qarta drejt BE. Por Kosova dhe Maqedonia mund të kenë probleme. Raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë disi dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Duhet të marrim masa vetë.

Euforia e marrëdhënieve të mira me SHBA dhe BE nuk mjafton më. As analizat diletante që ne i duhemi SHBA dhe ajo në çdo rast do përplaset për ne. Ne duhet të kishim punuar dhe duhet të punojmë për një infrastrukturë të përbashkët. Në vend të krijimit të feudeve të shqiptarëve, duhej të kishim pasur një treg të përbashkët; një shoqëri të integruar kulturore e shpirtërore. Përrallat se ne jemi të zgjedhurit dhe të favorizuarit e Ballkanit duhet të marrin fund dhe ne duhet të ndërtojmë vetë vendin që na takon këtu. Duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj aleancave tona natyrale dhe më kërkues për të ngritur shoqëri më demokratike, më të hapura dhe më pak të korruptuara.

Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!

S’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët.Fevziu: Shqiptarët të kujdesen për veten Read More »