Momente paniku dhe tensioni sot ne ambientet e Presidences shqiptare.
https://dailymotion.com/video/x6ddnp1
Kreu i shtetit, Ilir Meta mbajti sot një mbrëmje gala në nder të sportistëve të njohur shqiptar, por teksa Meta mbamte fjalimin, ne sportiste, emri i se ciles nuk dihet ende, humbi ndjenjat duke shkaktuar panik në sallë.
Menjëherë në ndihmë të saj u afruan mjekët e presidencës, si dhe nënkryetari i LSI, Petrt Vasili.
Pas disa minutash, gjendja e sportistes u normalizua, ndërsa Meta nuk e ndërpreu fjalimin e tij.
Beri te qaje i madh edhe i vogel historia e tmerrshme e dy motrave në Gramsh, Aisha 27 vjec dhe Sidorela 23 vjec të cilat dergjen ne shtrat pasi kanë lindur të paralizuara për shkak të deformimit në shtyllën dhe palcën kurrizore.
Historia e tyre ka përlotur gazetaren e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola Bruko në News24 si dhe publikun e pranishëm ne studio, sic e shihni ne fotot me poshte.
Dy vajzat shprehen se kanë ëndërr të ecin dhe sikur të mos mjaftonte fatkeqësia e tyre, edhe prindërit kanë probleme shëndetësore. Nëna e tyre ka probleme të mëdha me dëgjimin, ndërsa babai i tyre edhe ai i sëmurë nga mushkëritë, Hasani thotë i përlotur se mundohet t’u shërbejë me sa mundet vajzave të tyre. Ai thotë se është me qira, pasi nuk kanë shtëpi dhe kërkon ndihmë.
Hasani del çdo ditë nga shtëpia me shpresën për të siguruar sadopak para. E vetmja punë që mund të bëjë është të shesë në rrugë çingërrimat, që pothuaj s’i japin asgjë. Detyrohet shpeshherë të marrë para borxh, vetëm që t’jua plotësojë dëshirat vajzave të tij.
“Babi ka harruar veten e tij vetëm për t’u kujdesur për ne. Ndonjëherë i kemi shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe lot, nuk e di ku e gjen forcën ai babi që nuk ka thënë njëherë u lodha apo pse o Zot më ndodhi mua. Me forcën e Zotit ne do ecim përpara sido që të vijë jeta..”- thotë e përlotur një nga vajzat e shtrirë në krevat, raporton BalkanWeb.
Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre.
Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitura duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare.
Shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre.
Por, së fundmi, është një fshat në Shqipëri që po merr vëmendje.
Bëhet fjalë për fshatrin “Gruemire”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”.
Po flitet aq shumë këto ditë për Aeroportin e Vlorës po a e dini si do të duket ai. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.
Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi” thuhet në postimin e Gjiknurit.
Lajmi për një ofertë lidhur me aeroportin e Vlorës u bë me dije tre ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama. Pas kësaj Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë informoi se bëhet fjalë për zonën e Akërnisë ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti./Monitor
Shumëkush është habitur se përse Dritan Gina, burri i Rovena Gashit kërkoi të bënte “harakiri” në zyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Madje dikush dhe mund të ketë thënë se është e drejtë të mbrojë punën e tij. Po ashtu bënë të habiturin disa njerëz dhe për shkarkimin e Rovena Gashit nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Pasi duke qënë krahu i djathtë i Adriatik Llallës, tashmë ish kryeprokuror, ajo vetë firmoste dhe vetë vuloste, duke pasur në dorë çelësin e Llallës që hapte të gjitha dyert e Prokurorisë.
Askush nuk pyeti se si u emërua Rovena Gashi në atë detyrë, arësyet pse u emërua ajo dhe cili ka qënë kontributi i saj më parë për të mbërritur në këtë detyrë. Po ashtu dhe për burrin e saj Dritan Gina, çfarë kishte bërë dhe cilat ishin meritat që e kishte merituar detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Të gjithë e panë refuzimin e fortë të tyre për largimin nga detyra, madje dhe paditë që kanë ngritur kundër kryeprokurores Arta Marku në gjykatë. Dhe duke parë në këndvështrimin e tyre, ata e kanë një farë të “drejte” që bëhen kamikazë. Pasi humbasin shumë pasuri, e cila kishte shkuar për këtë periudhë shumë të shkurtër kohore në një shifër marramendëse.
Pesë vite ortakëri me Adriatik Llallën dhe kanë pasuri që të lë pa mend.
Kështu, te Shkëmbi i Kavajës është një superbanesë e Rovena Gashit dhe e Dritan Ginës. Fotoja që të prezantohet dhe jep një pamje shokuese për këdo që ëndërron një banesë në Shqipëri. Kate me shumicë, dhoma me shumicë dhe kur mendon se aty banojnë vetëm dy familje, ajo e Rovenës dhe motrës së saj. Dhe si gjithnjë, është jo në emër të tyre, por në emër të një familjari. Në emër të babait të Rovenës në rastin konkret, që ka në “pronësi” këtë banesë superluksoze në vendin më të mirë te shkëmbi i Kavajës. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zyrtarisht kanë ‘vobektësi’ në pasuri, ndonëse jetojnë në banesa luksoze, që ua kanë dhënë “në përdorim” ose si “dhuratë” të afërmit e tyre. Deri dhe gjyshi apo gjyshja, pensionistë me pension kooperative gjithë jetën.
Dhe Rovena nuk bën përjashtim, jeton në banesën e të atit, por që në të vërtetë është pronë e saj dhe e burrit Dritan Gina. Ky i fundit, dhe në konferencën për mediat kundër shkarkimit nuk mund të rrinte pa ekspozuar aksesorët e tij. Të blerë në dyqanet më të shtrenjta. Ndonëse syri të zë një orë superluksoze e cila në rastin më të keq kushton as më pak dhe as më shumë por 10.500 dollarë. Vetëm në njërën dorë, mbante gati 11 mijë dollarë. Imagjino shpenzimet e tjera. Dhe të gjithë e dinë sa është rroga e një prokurori. Duhej të kishte punuar afër 12 muaj për të blerë atë orë dhe të mos hante dhe pinte fare, të agjëronte 12 muaj që ta blinte. Prandaj bëjnë si “shpirt i keq” të gjithë këta që largohen. Kështu dhe Rovena me Dritan Ginën. Qajnë privilegjet e tyre. “Pamfleti.com” do të vijojë publikimin e pasurive të padeklaruara të këtyre monstrave të drejtësisë që kanë bërë padrejtësi në kurriz të shqiptarëve dhe që për ta vendi ideal është burgu. Pasi të hetohen dhe të verifikohen se si i kanë vënë këto pasuri dhe pse nuk i deklarojnë. Ligji njëlloj për të gjithë.
Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell, nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit. E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur. Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme. Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..
Edhe pse 2017-a ishte një vit më i freskët në krahasim me vitin 2016, tendenca drejt një planeti më të ngrohtë nuk ka qenë kurrë më e qartë. Viti që lamë pas u rendit nga NASA si viti i dytë më i nxehtë, dhe i treti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Sipas NASA-s, temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit ishte 0.9 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit 20.
Gjetjet vazhdojnë trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit, sipas NASA-s. Një prirje që është e shtyrë kryesisht nga aktiviteti njerëzor përmes emetimeve të dioksidit të karbonit.
Viti më i nxehtë i regjistruar mbetet 2016, ndërsa 2015-a radhitet i dyti sipas NOAA dhe i treti sipas NASA-s, që do të thotë se më të nxehtit kanë qenë tre vitet e fundit.
6 vitet më të nxehtë janë regjistruar që nga viti 2010, që do të thotë se kemi një ngrohje globale të dukshme.
Ish-kreu i Policise Ndertimore, Mithat Havari, kryepolici me te cilin kryeministri Edi Rama, ne mandatin e pare si kryebashkiak i Tiranes, shemben kioskat te Parku Rinia dhe rreth Lanes, e ka thumbuar sot te parin e qeverise, me nje koment qe i ka bere ne Facebook.
Poshte videos se Rames, per premtimin e mbajtur per femijet me diabet, Havari, i sugjeron kryeministrit te mos merret “me armiqte e klases”, por te merret me pune.
Rama nuk ia ka kursyer nje pergjigje, atij qe e cileson “miku im”.