Aktualitet

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti

Miranda Rira, kryebashkiakja e LSI në bashkinë e Prrenjasit ka falenderuar qeverinë Rama për investimet që ka përfituar ky qytet gjatë vitit 2017.

Zonja Rira është shprehur se 2018 do të jetë një tjetër vit me investime për këtë bashki.

E gjatë inspektimit të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit përfaqësuesja e LSI që drejton bashkinë e Prrenjasit, Rira falenderoi Ministrin e Ekonimisë dhe Finacave, Arben Ahmetaj për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Prrenjas.

“Ky është një investim nga Qeveria Shqiptare me vlerë rreth 80 milionë lekë të reja. Unë dua të falenderoj Ministrin Ahmetaj për ndihmën që na ka dhënë dhe shpresoj që 2018 do jetë një vit tjetër me investime dhe përkrahje nga Qeveria Shqiptare,”- tha Rira.

Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë inspektimi të punimeve për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, tha se ky investim me vlerë rreth 80 milionë lekë i jep më në fund Prrenjasit qendrën e munguar.

E pabesueshme! Kryebashkiakja e LSI falenderon publikisht Ramën, “shpërthen” rrjeti Read More »

Gabimi i opozitarit që mungoi në protestën e sotme

Nga Erl Murati

Ja si e shoh unë: mund të jesh votues i PS-së, por mund të dalësh në protestë. Në rrugë a në shesh, ti nuk po zgjedh midis Ramës dhe Bashës. Atë do ta bësh ditën e votimit.

Në protestë, ti si qytetar i kujton kryeministrit të radhës të dëgjojë zërin tënd. I kujton që e ka marrë zyrën me qira. Për të shërbyer, jo sunduar.

Dikush tha: nuk dola në protestë, sepse opozita është e dobët.

Sa qesharake. Po të ishte opozita e fortë, ndoshta s’do kish nevojë për ty. Ndoshta s’do kish nevojë për protestë fare.

Nëse opozita në këtë vend është e dobët, aq më keq për të gjithë. Atëherë kryeministri i rradhës, kushdo qoftë ai, do qeverisë pa dëgjuar askënd dhe pa e çarë kokën për asgjë.

Protesta nuk është hedhje vote ku ti zgjedh mes PS, PD a LSI.

Protesta është mjet demokratik, ku një qytetar pavarësisht se për kë voton, i thotë qeverisë “më llogarit edhe mua” me shpresën se do ta bëjë të mendohet 2 herë dhe ndoshta, të vetëkorrigjohet. Për të mirën e të gjithëve.

E keqja në Shqipëri është se njerëzit janë të polarizuar partiakisht dhe i shohin politikanët si yje futbolli, jo si të punësuar për të përmirësuar jetën tonë.

Ndaj, as mund të mendohet këtu që një socialist të dalë në protestë kundër Ramës, apo një demokrat kundër Bashës. Kjo do të quhej tradhti e madhe, “ndërrim lëkure”. Miqtë e fisi do ta përbuznin këtë njeri. Kjo është një mendësi primitiviste, që i ndan individët në kamikazë të njërit apo tjetrit udhëheqës.

E kundërta është normale: mund të jesh votues i cilësdo forcë politike, nëse ke pakënaqësi del në shesh dhe i kërkon pushtetit të ndryshojë kahjen apo tempin e qeverisjes.

Përsa kohë qytetarët do ta ndajnë veten mekanikisht në “të majtë e të djathtë” njësoj siç ndahen në tifozë Reali apo Barcelone, kërkesa e llogarisë ndaj politikës do jetë shumë larg. Afërmendsh, edhe politikani as do ta mendojë llogaridhënien.

Nëse vazhdon kjo ndarje tifozlliku “o me PS – o me PD”, qeveritarët e këtij vendi nuk do ta shohin popullin si një masë të vetme, së cilës duhet t’i përgjigjen. Por, do ta shohin të ndarë në 2 kampe: ku Rama e Basha kanë secili të verbërit e tij.

Pse duhet t’i interesojë Ramës ca thonë demokratët, ai ka socialistët e tij besnikë? Dhe anasjelltas, Basha është në opozitë, ç’i duhet atij ç’mendojnë socialistët? Ai ka demokratët e betuar pas tij, si në pushtet, si në opozitë.

Siguria që kanë liderët që “populli i tyre” i ndjek edhe në fitore edhe në humbje, edhe në suksese edhe në vjedhje e korrupsion, ja bën atyre jetën më të lehtë.

“Divide et impera” ka thënë latini dhe nuk e ka thënë kot. Kjo ndarje e popullit qorrazi në “demokratë e socialistë” e zhduk llogaridhënien si koncept.

Sjell këtë: ti mund të qeverisësh si bedel, mund të mos kesh asnjë bilanc në 4 vite, por besnikët do t’i kesh pas vetes në çdo rast.

Për sa kohë kjo s’do të ndryshojë, për sa kohë mendja nuk do të emancipohet duke qenë gjithnjë e në çdo rast opozitare, kërkuese dhe kritike ndaj realitetit, Rama dhe Basha (para tyre Nano-Berisha) thjesht do të ndërrojnë vendet çdo 8 vjet.

Dikush tjetër tha: unë s’marr pjesë në protesta të organizuara nga partitë politike. Eshtë e qartë se kjo është një alibi për të justifikuar përgjumjen e letargjinë: thua i ndritën këtu protestat jopartiake intelektualët dhe shoqëria civile?!

S’ka asgjë të keqe të ngresh zërin, të mos rreshtohesh, të mos konformohesh. “Po s’qau fëmija, s’i jep nëna të pijë”, thonë të vjetrit. Ditën e zgjedhjeve bë ç’të duash, por kur ke mundësi të flasësh, fol, mos u bëj filozof mbi mjerimin tënd.

Por, për sofistët e Tiranës ka gjithnjë një arsye për të qenë anti-opozitar.

Nëse protesta do shënonte incidente do thonin se ishte e dhunshme, por meqë doli paqësore thanë ishte e zbehtë. Po të kishte pak njerëz do thonin opozita nuk frymëzon, por meqë pati shumë thanë s’kishte entuziasëm. Po të ngulej çadra do shfrynin protestë demode, por meqë gjithçka u mbyll në 2 orë thanë s’pati surpriza.

Si parim, opozita – qoftë ajo më e keqja – nuk mund ta dëmtojë kurrë një vend më shumë se qeveria, andaj është mirë dhe në çdo rast, qofsh demokrat, socialist apo jopartiak, ti thuash qeverisë dhe kryeministrit të rradhës: dëgjoje zërin tim!

Ndryshe, shqiptarit të ngratë, atij që nuk e klasifikon veten partiakisht, i mbetet të ikë nga sytë këmbët në vende ku njerëzia nuk është e lyer me bojë blu dhe të kuqe. Në ato vende ku dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja, ku protesta nuk është tabu dhe ku “heroi” është i drejti e jo i forti.

Gabimi i opozitarit që mungoi në protestën e sotme Read More »

Vidhen miliona dollarë nga një bursë japoneze e monedhave kriptografike

Një prej bursave më të mëdha të monedhave virtule tha se ka humbur 534 milionë dollarë në një sulm kibernetik ndaj rrjetit të saj.

Coincheck ndaloi depozitimin dhe tërheqjen e monedhave kriptografike përveç Bitcoin.

Nëse konfirmohet, atëherë kjo do të ishte vjedhja më e madhe në historinë e monedhave dixhitale.

Një tjetër bursë Japoneze, MtGox, ra në kolaps në 2014-ën pas një hakimi ku humbi 400 milion dollarë.

Hakerët thyen sigurinë e bursës mbrëmjen e të Premtes. Coincheck është ende duke hetuar sesa konsumatorë janë prekur. Incidenti është raportuar pranë Policisë dhe autoriteteve financiare.

Kjo bëri të monedhat kriptografike të binin menjëherë. Bitcoin ra me 3.4% ndërsa Ripple me 9.9%.

Ishte një tjetër e premte por e vitit 2014 kur MtGox humbi 850,000 mijë bitcoin.

Vidhen miliona dollarë nga një bursë japoneze e monedhave kriptografike Read More »

Pjesëmarrja e PD dhe LSI në bulevard, një dështim spektakolar. PD kishte më shumë njerëz vetëm në vitin 2017

Opozita ka nisur protestën përpara kryeministrisë. Siç kemi parë edhe fotot e para të lexo.al dron, pjesëmarrja është modeste, duke menduar që janë të gjitha partitë politikë në shesh dhe janë me pak protestues se kur PD ishte vetëm në 18 shkurt të 2017.

Siç duket edhe nga video e marrë me dron në orën 12:40 nga lexo.al, pjesëmarrja është edhe më e vogël se ajo e 18 shkurtit 2017, kur PD u vetëizolua në çadër.

Pjesëmarrja e PD dhe LSI në bulevard, një dështim spektakolar. PD kishte më shumë njerëz vetëm në vitin 2017 Read More »

Zbulohet porosia e prerë që mori policia, “pas mbarimit të fjalës së Bashës duhet të…”

Mësohet se policët e vendosur përpara Kryeministrisë kanë marrë një mesazh të qartë nga Policia e Shtetit, që të kenë kujdes kur të mbarojë fjalimin Lulzim Basha.

Basha u ngjit i fundit në podium, e pas fjalës së tij u mbyll protesta. Por pikërisht në këtë moment, oficerëve u është dhënë porosia që të mos ndërhyjnë dhe të shmangin çdo provokim.

Mesa duket policia ka patur frikë se protestuesit e PD, në fund të protestës, do tentojnë të vendosin banderolat përpara Kryeministrisë, apo do të bëjnë ndonjë veprim tjetër që cënon sigurinë prandaj kanë marrë direktiva edhe për skenare të tillë.

Gjatë protestës, prezenca e policisë ishte e shumtë, madje duke zbarkuar pranë Kryeministrisë edhe me mjete të rënda.

Gjithashtu në tarracat e ndërtesave janë parë spnaipera, si dhe është bërë me dije s enë protestë do të ketë edhe monitorim nga agjentë të huaja. Gjithë këto masa janë ndërmarrë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Zbulohet porosia e prerë që mori policia, “pas mbarimit të fjalës së Bashës duhet të…” Read More »

Maskat ruajnë “shefen” . Kush është personi në krah të Kryemadhit?!

Edhe në protestat kundër varfërisë, LSI-së nuk i ndahen kriminelët, qofshin këta me maska apo pa maska.

Kjo faktohet edhe nga fotot e siguruara në protestën e sotme, ku vihet re një peron i veshur me të zeza dhe i mbuluar nga koka te këmbët.

Ai qëndron shumë pranë krytares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe nuk i ndahet për asnjë sekondë.

Frika deri në palcë e të korruptuarve vihej re edhe gjatë tubimit, ku të gjithë nxitonin për të mbrojtur Shefe Monën.

Maskat ruajnë “shefen” . Kush është personi në krah të Kryemadhit?! Read More »

Pas proteste Basha zbulon planin për të “masakruar” Ramën, por i lutet edhe Zotit…

Kryeopozitari Basha e sheh protestën e sotme si fitoren e parë kundër së keqes.

Basha përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët të bashkuar u ngritën për të marrë në dorë fatet e vendit.

Ja postimi i Lulzim Bashës:

Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.

Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!

Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!

Pas proteste Basha zbulon planin për të “masakruar” Ramën, por i lutet edhe Zotit… Read More »

Elisa Spiropali sëmuret në emision, televizioni ndërpret transmetimin

Numri dy i grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, por nisja e intervistës u shoqërua me një incident në transmetim ‘live’.

Edhe pse e sëmurë me grip, Spiropali sërish ka qenë prezente në emision dhe kjo ka qenë e dukshme si pasojë e zërit të ngjirur, me hundë të bllokuara dhe kollitjes herë pas herë gjatë fjalës së saj.

Por në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën dhe transmetojnë një kronikë nga protesta e ditës së sotme e opozitës së bashkuar.

Sakaq kronika ka zgjatur disa minuta dhe më pas Spiropali i është rikthyer intervistës normalisht.

Elisa Spiropali sëmuret në emision, televizioni ndërpret transmetimin Read More »