Aktualitet

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, opozita e mori fidbekun që kërkonte nga populli shqiptar në protestën e djeshme.

Duke e konsideruar një test të kaluar, Alibeaj në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pjesmarrja masive e qytetarëve provoi se shumica e shqiptarëve refuzojnë të mbështesin dhe votojnë këtë qeveri.

Alibeaj: Ajo e djeshmja është një mjet por jo i fundit dhe jo i vetmi. Thelbi nëse një qeveri rri në këmbë apo nuk është fakti nëse ka marrë në një moment të caktuar, apo ka vjedhur në një moment të caktuar mbi 70 mandate në parlament. Jo. Thelbi është a ekziston mbështetja e shumicës së shqiptarëve për një qeveri që ka zgjedhur në një moment të caktuar, shumicë që do duhet të vazhdojë për katër vite. Në një moment të caktuar nëse testohet, provokohet kjo lloj mbështetje dhe rezulton se kjo mbështetje është shumë më pak se shumica e shqiptarëve siç rezultoi dje.Jo vetëm ata që u derdhën në bulevardin e Tiranës por edhe ata që nuk erdhën dot dje,  e më tepër të gjithë ata që janë degdisur me dhunë nga kjo mazhorancë janë të gjithë qytetarë shqiptarë që refuzojnë këtë qeveri dhe që përbëjnë shumicën dërmuese të shqiptarëve, jo domosdoshmërisht  të gjithë ata na votojnë ne, por nuk mbështesin dhe nuk votojnë këtë qeveri. Ky është testi.

Po cila janë mjetet që do të përdorë opozita?

Alibeaj: Ne kemi motivin, mbështetjen, legjitimitetin të përdorim çfarëdo mjeti, teknike, për të rrëzuar edhe formalisht këtë qeveri. Kemi fatin e mirë dhe përgjegjësinë e madhe që në gjitha përgjegjësitë që do marrim kemi shqiptarët me vete. Teknikat janë vetëm për tu gjetur, artikuluar, për tu pleqëruar midis opozitës në nivel politik.Kjo është sfida që do të duhet të kenë palët politike. Do të duhet ti përgjigjemi me të njëjtën gjatësi vale që shqiptarët kërkojnë.

E ndërsa ka pasur skepticizëm mbi mesazhet politike që u përcollën, Alibeaj ndan këtë opinion.

Alibeaj: Publiku shqiptar kërkon shumë më tepër sesa artikulim politik. Ju thoni se ka pasur skepticizëm mbi deklaratat nuk më rezulton e tillë. Ne thirrëm shqiptarët dje të shprehin protestën e tyre për ekonominë, varfërinë, papunësinë, depresionin social, i thirrëm të qëndrojnë në Shqipëri dhe të protestojnë dhe të mos ikin me bisht ndër shalë natën nga ky vend nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre. Ne i thirrëm shqiptarët dje që demokracia e brishtë e këtij vendi të vazhdojë të qëndrojë e fortë sepse kjo e keqe fundin e ka shumë të afërt, kjo e keqe që quhet mazhorancë, kjo e keqe që e ka emrin Edi Rama që shkel Kushtetutën dhe rregullat e demokracisë që nuk janë të vetat por të publikut shqiptar. I thirrëm edhe për çështjen e drejtësisë, eleminimin e këtij mekanizimi kontrolli që bota ka shpikur për të mbajtur nën tutelë brenda ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë pushtetin. Këto u thanë dje, kanë qenë pardje dhe do thuhen dhe nesër.Ishin pikërisht këto teza që për ne ishin test që shpërndamë tek publiku shqiptar. Ishte test nëse do të rezononin tek shqiptarët dhe rezonuan. Këto janë hallet, problemet e publikut shqiptar. 

Aspak spekticizëm nuk ka. Ka pasur zëra që të përdornim dhunë, ta bënim më radikale, ta bënim tym dhe flakë. Jo, kjo është një opozitë e përgjegjshme, kurrsesi nuk ka të ngjarë me opozitën e djeshme, ai që sot është kryeministër i cili për asnjë arsye dhe asnjë motiv politik që kishte të bënte me qeverisjen kalli tym dhe flakë me një trupë kaçakësh, e mbani mend 21 janarin.Jo. Forca e vërtetë e protestës janë pikërisht masiviteti.Të gjithë ata i bashkoi një hall i përbashkët, largimi një orë e më parë i mazhorancës, qeverisë, i Edi Ramës. Ne kemi detyrimin që të përdorim të gjitha mjetet demokratike në mënyrë proporcionale që shkon nga kjo protestë, nga ndërgjegjësimi, nga një angazhim cilësor i ndryshëm në parlament deri në mosbindje civile.Këto janë teknika që do të diskutohen edhe njëherë brenda përfaqësuesve të opozitës dhe jo vetëm. Kurrsesi nuk duhet ta konsiderojmë që ishte vetëm një organizim i politikës, vetëm një organizim politik.Këtu kauza e vetme politike që diskutohet është mbijetesa e shqiptarëve në këtë vend.

Deputeti demokrat thotë se pret ndonjë mrekulli që mazhoranca të reflektojë pas protestës së djeshme, sikundër thekson se opozita nuk do ta varë shpresën tek reflektimi i mazhorancës.

Alibeaj: Do shpresoja dhe pse nuk kam asnjë lloj besimi të kishte një reflektim nga mazhoranca. Elementët e frikës, panikur dhe terrorit i kam parë tek Edi Rama.I pashë dhe në seancë parlamentare, si kurrë më parë ndonjëherë përfaqësuesit e mazhorancës në të gjitha fjalimet  e tyre bënin vetëm një gjë, u drejtoheshin shqiptarëve duke u thënë: Mos protestoni!E kam të vakët në mos aspak shpresë që të ketë reflektim nga ana e mazhorancës, mrekullia edhe mund të ndodhë. Por ne nuk do të varim shpresën tek reflektimi i mazhorancës por do të besojmë tek qytetarët shqiptarë, ata do të kenë prirje opozitën dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Pas 27 janarit? Alibeaj: Nga protestat tek mosbindja civile Read More »

Pumat deklarohen të zhdukura

Pumat lindore që dikur shfaqeshin në Amerikën e Veriut nga Michigani në Karolinën e Jugut u shpallën zyrtarisht të zhdukura dhe u hoqën nga lista e llojeve të rrezikshme të Uashingtonit.

Macet e mëdha, të njohura edhe si luanët malore, pumat ose panterat, historikisht endeshin në çdo shtet në lindje të lumit Misisipi deri në vitin 1900, por u zhdukën për shkak të gjuetisë sistematike, sipas US Fish dhe Wildlife Service.

Agjencia ka hapur një rishikim të gjerë në vitin 2011 për statusin e pumës lindore, një lloj gjenetik i luanëve malorë që ende banojnë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara Perëndimore dhe një popullsi të vogël të rrezikuar të panterëve të Floridës, të gjetur vetëm në Everglades.

Në vitin 2015, biologët federalë të kafshëve të egra arritën në përfundimin se pumat gjetkë në Shtetet e Bashkuara Lindore nuk mund të rimëkëmbëshin dhe kështu nuk u garantohej mbrojtja sipas Ligjit për Speciet e Rrezikuara.

Plani i fundit për heqjen e tyre u bë të hënën. Pumat lindore, bënin pre kryesisht drerët e bardhë në pyjet dhe kënetat bregdetare,që u shpallën të rrezikuara në vitin 1973, edhe pse asnjë vëzhgim nuk ishte dokumentuar për tre dekada. E fundit e llojit të tyre u vra nga një gjuetar në Maine në vitin 1938.

Pumat, të cilat arrijnë deri në 2.44 metra të gjatë nga koka deri në bisht dhe mund të peshojnë deri në 140 kg, dikur ishin gjitarët më të shpërndarë në hemisferën perëndimore, përpara se fushatat e shfarosjes dhe shkatërrimi i habitatit t’i eliminonin.

Grupet e konservimit thanë se heqja e pumës lindore nga lista e llojeve të rrezikuara ju hap rrugën shteteve si Nju Jorku, ku malet Adirondack përmbajnë habitatin kryesor të pumës, të rivendosin praninë e luanit malor me kafshë të importuara nga Perëndimi. Në Maine, shteti tashmë ka vendosur kafshët në listën e tyre të zhdukur.

“Ne kemi nevojë për mishngrënës të mëdhenj si pumat, të cilat do të frenonin mbipopullimin e drunjëve dhe sëmundjet që shkaktojnë shenja që kërcënojnë shëndetin e njeriut, kështu që shpresojmë që shtetet Lindore dhe Midwest do t’i rikthejnë ato”, tha Michael Robinson, avokat mbrojtës në Qendrën për Diversitetin Biologjik në një deklaratë.

Pumat deklarohen të zhdukura Read More »

Mali ”vrasës”

Një alpiniste franceze e bllokuar në majën e një prej maleve më vdekjeprurës të Pakistanit, është tashmë i sigurt pas një operacioni dramatik shpëtimi. Kërkimet për partnerin e saj polak të ngjitjes, sidoqoftë, janë anuluar. Elisabeth Revol dhe Tomasz Mackiewicz ishin duke iu ngjitur Nanga Parbat, që ka edhe nofkën mali vrasës, kur u bllokuan në lartësinë e 7400 metrave, të premten.

Një ekip elitar alpinistësh nga Polonia, që ndodheshin në afërsi të majës fqinje, K2, u hodhën në shpëtim, duke ngjitur malin gjatë natës dhe duke gjetur francezen, të gjallë. Katër pjesëtarë të ekipit, që po përpiqet të ngjisë për të parën herë në dimër K2, majën e dytë më të lartë të botës, u dërguan Nanga Parbat me një helikopter të ushtrisë pakistaneze.

Ata u ulën më shumë se 1 mijë metra nën vendit ku për herë të fundit ishin parë alpinistët e humbur. Në orët e para të së dielës, në faqen e “Facebook”-ut të ekipit polak, u njoftua, “Elisabeth revol u gjet”.

Tomasz Mackiewicz sidoqoftë ishte ndarë nga Revol dhe shpëtimi i tij, sipas ekipit, fatkeqësisht nuk ishte i mundur për shkak se moti dhe lartësia vendosnin jetën e shpëtuesve në rrezik ekstrem. Ishte një vendim i tmerrshëm dhe i dhimbshëm…ne jemi të gjithë të trishtuar, shkruanin ata.

Nanga Parbat në Pakistanin verior është quajtur mali vrasës pasi më shumë se 30 alpinistë kanë humbur jetën në përpjekje për ta ngjitur atë para misionit të parë të suksesshëm në 1053. Vitin e shkuar, një spanjoll dhe një argjentinas u shpallën të vdekur, pasi u zhdukën nën një ortek ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në majë. Në 2013, persona të armatosur vranë 10 alpinistë të huaj dhe guidën e tyre pakistaneze në kampin bazë Nanga Parbat.

Mali ”vrasës” Read More »

Befason “Janari”, ja si do jetë moti ditët në vijim

Temperaturat e larta mbi normën mujore do të na shoqërojnë të paktën deri në ditët e para të muajit Shkurt. Janari do të na ofrojë mesdita të ngrohta dhe aspak të zakonta për stinën e dimrit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që mëngjeset të jenë tipike dimërore, ku në zonat malore temperaturat zbresin deri në -3 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, termometri pritet të shënojë 4-6 gradë.

Por ajo çfarë e bën të pazakontë këtë Janar, i cili konsiderohet më i ngrohti në shumë vite është mesdita, ku temperaturat janë 4 gradë mbi mesataren, duke na dhuruar ditë të ngrohta.

Sinoptikanët thonë se reshjet kanë realizuar normat mujore të Janarit në të gjithë territorin, ndërsa janë tejkaluar me 30% në zonat veriperëndimore dhe qendrore, raporton Klan.

Janari 2018 mund të klasifikohet si janar i ngrohtë dhe i pasur me reshje shiu e dëbore. E nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, ky muaj qëndron mesatarisht 4 gradë më lart se Janari 2017, i cili është renditur në 5 Janarët më të ftohtë shqiptarë.

Befason “Janari”, ja si do jetë moti ditët në vijim Read More »

E përndiqte prej kohësh dhe në fund e vrau! 178 femra të tjera s’duhet të kenë fatin e Arielës

Rasti i 21-vjecares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi. Policia e Tiranës i tha Televizionit Klan se që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.

Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve.

Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë, raporton Tv Klan. I tillë ishte edhe rasti i Ariela Murataj, e cila kërcënohej prej muajsh nga autori i krimit Aldison Belulaj.

Dhjetë ditë më parë, studentja e Juridikut kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më nga Aldisoni. Për këtë shkak 23-vjeçari vendosi të ndërmerrte veprimin ekstrem.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=d6IM8vs9QQE]

E përndiqte prej kohësh dhe në fund e vrau! 178 femra të tjera s’duhet të kenë fatin e Arielës Read More »

13 vjeçarja shqiptare që ruan dhitë mahnitë jurinë e “The Voice”

Quhet Danjela është 13 vjeçare dhe jeton në Kukës të Shqipërisë. Ajo jeton në kushte jo të mira me prindërit, motrat dhe vëllain e saj të vogël, ndërsa ka pasion muzikën.

Përveç e talentuar ajo kujdeset edhe për punët e shtëpisë, ndërsa tregon se ndihmon prindërit në punët e shtëpisë dhe ruan dhitë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DmFvOgKbLGk]

Danjela e veshur në një fustan të thjeshtë bashkë me familjen e saj u nis për në “The Voice of Albania” për ta realizuar ëndrrën e saj. Ndërsa u paraqit me këngën “Me Ty” të Elvana Gjatës. Zëri i saj bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të kthehen për të.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6zZCQYHVuo0]

13 vjeçarja shqiptare që ruan dhitë mahnitë jurinë e “The Voice” Read More »

Ndërron jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptar në parlamentin e Maqedonisë

Ka ndëruar jetë ish anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1939 në Kërçovë. Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.

Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja. Ai ka lindur ne Kërçovë ndërsa pjesën e jetës e kaloi ne Prishtinë.

Ndërron jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptar në parlamentin e Maqedonisë Read More »

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”.

Emetimi i saj është një iniciativë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ceremonia për prezantimin e pullës është, njëkohësisht, aktiviteti kulmor me rastin e kremtimit të 28 Janarit dhe u zhvillua në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve

Pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos, marrëdhënien që ka sot individi me teknologjinë.
Pulla “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” ka dalë për herë të parë në qarkullim në 28 dhjetor 2017. Ajo ka përmasa 40×30 milimetra dhe emisioni përbëhet vetëm nga një pullë me vlerë 2500 lekë.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Prezantohet pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” Read More »