Aktualitet

Rama provokoi në Kosovë, ministri serb kërcënon: Nëse bota nuk ndal Shqipërinë e madhe, do e ndalim ne

Idetë që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet dhe ta kenë në president janë dëshmi se të Shqipërisë së madhe dhe ato duhet të ndalen, thotë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. “Shqipëria e madhe është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan”, ka thënë Vulin.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria e Kosova duhet ta kenë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe një kryetar, Vulin thotë se zgjerimi i Shqipërisë së madhe duhet të ndalet Kosovë.

“Mu për këtë arsye kam propozuar dhe propozoj që kufiri ndërmjet nesh e Shqipërisë së madhe duhet të përcaktohet në Kosovë ku zgjerim i saj duhet të ndalet”, ka thënë Vulin.
“Nëse këtë bashkësia ndërkombëtare s’e ka guximin ta thotë këtë, e themi ne”, tha ai.

“Çdo kush duhet ta dijë e ta kuptojë se nëse shqiptarët flasin se do ta kenë një politikë të jashtme e një president, do të jetë shumë vështirë t’iu tregohet, sidomos serbëve, pse ata s’e kanë një president ose një politikë jashtme marrë para sysh se edhe ne jetojmë në disa shtete në hapësirën e Ballkanit”, ka theksuar Vulin duke shtuar se “Shqipëria e madhe duhet ndaluar”.

Rama provokoi në Kosovë, ministri serb kërcënon: Nëse bota nuk ndal Shqipërinë e madhe, do e ndalim ne Read More »

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian

Pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama per nje president te perbashket per Shqiperine dhe Kosovesn, vjen “dushi i ftohte” i Komisionit Europian i cili ka reaguar permes sëdhënëses Catherine Ray, qe tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian Read More »

Shqipëria “thyen” një rekord, ja për çfarë zë vendin e parë në botë

Shqipëria përgjithësisht është nga fundi për çdo renditje, si p.sh. për të ardhurat për frymë, për cilësinë e ajrit, për keqqeverisjen, për ambientin për të bërë biznes e kështu me radhë.

Por, ka një renditje ku ne “shkëlqejmë”, atë të kafeneve, – që i gjen me shumicë dhe shpesh të mbushura plot në çdo cep të kryeqytetit dhe të Shqipërisë – për numër popullsie. Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Deri një vit më parë, Shqipëria ishte në vend të dytë në botë pas Spanjës, por në Spanjë katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 70 mijë bare e restorante për shkak të krizës, sipas mediave spanjolle (Spanja ka 47 milionë banorë).

Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Në katër vjet 2013-2016, sipas të dhënave të INSTAT, janë hapur 4,569 bar-kafe dhe 1,160 bar-restorante të reja (shiko grafikun për tendencën e çdo viti), ndërkohë që popullsia është në tkurrje. Me krizë apo pa krizë, baret vazhdojnë të hapen, njerëzit vazhdojnë t’i frekuentojnë, duke bërë që të huajt të habiten me numrin e madh të tyre dhe kohën që shqiptarët shpenzojnë në to sidomos përgjatë ditës.

Nëse bëhet sërish një krahasim me Spanjën, baret atje janë të përhapura në zonat turistike, p.sh., në Gran Canaria, ka 547 pabe dhe kafe për vetëm 23,000 rezidentë – pra një për çdo 43 persona. Në Shqipëri janë në mes të qytetit dhe më shumë se gjysma në kryeqytet.

INSTAT raportoi se në Shqipëri ka gjithsej 108 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17.5% të tyre. Kapaciteti total i gjithë bareve e restoranteve në Shqipëri është 726 mijë vende (28% e tyre në restorante), çka do të thotë që në gjithë baret e restorantet e vendit mund të ulet njëkohësisht më shumë se një e katërta e popullsisë së vendit.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, edhe më shumë hapen të reja.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në fqinjin Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e bareve e restoranteve përqendrohen në qendër të qytetit, ku është përqendrim i lartë i turistëve, por vështirë të gjesh një bar në çdo cep, siç ndodh në Shqipëri.

Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

Në botë, bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.

Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lokalet e ëmbëlsirave, apo yogurt, lëngjet e koktejet, lokale të specializuara për lëngje të freskëta, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-80 cent të euros, ndër më të lirat në Europë. Linjat e lokaleve me hapësira të mëdha, po zgjerohen gjithashtu, duke u bërë më të preferuara në krahasim me baret e vogla të lagjeve.

Shqipëria “thyen” një rekord, ja për çfarë zë vendin e parë në botë Read More »

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë

Nje dite me pare, kryeministri Edi Rama ishte ne Prishtine ne nder te festimeve per 10 vjetorin e Kosoves si shtet i Pavarur, nga ku tha edhe se Shqiperia e Kosova do te kene nje president simbol te unitetit kombetar.

Kjo ide ka ngacmuar edhe pasardhesin e Lek Zogut te Pare.

Ja cfare shkruan ai ne rrjetet sociale:

Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

princi-leka

Bashkimi kombëtar/ Pas deklaratës së Ramës, Princ Leka bën një tjetër deklaratë surprizë Read More »

Policia merr urdhër urgjent për operacionin e pazakontë, shikoni çfarë liroi në Pukë

Padyshim që ka qenë një aksion tepër i pazakontë ai që ka zhvilluar Policia e Pukës në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

Ai ishte një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.

Ky aksion policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.

Pas denoncimit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.

Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video.

Ky është nga aksionet e rralla të policisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8gw2OY5u10o]

Policia merr urdhër urgjent për operacionin e pazakontë, shikoni çfarë liroi në Pukë Read More »

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë duket se ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një samit të BE-së, për shkak se nuk di asnjë fjalë anglisht.
Bajram Hasani ka promovuar ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së, por duket se ka dalë bllof me gjuhën angleze.

Ndërkohë po promovonte turizmin e Kosovës, samiti hasi një problem pasi nuk kishte përkthim nga gjuha shqipe dhe ministrit Hasani iu kërkua të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare.

Por Hasani dukej se nuk dinte asnjë nga gjuhët zyrtare.

Në pamundësi të vazhdonte fjalimin e tij në gjuhën angleze, ministri vazhdoi në shqip derisa kolegu pranë tij mori përsipër të përkthejë në anglisht për të tjerët.

 

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht Read More »

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni…

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me kete rast.

“Ma falni shmangien e historisë në këtë fjalim përshendetës”, tha nder te tjera Rama.

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni… Read More »

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri

Një ekip special përbërë prej 30 personash ka nisur punën zyrtarisht për zbardhjen e dosjeve të bujshme.

Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.

Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.

Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional.

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri Read More »