Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.
I ftuar në emision, në një TV lokal, drejtori socialist ka habitur duke thënë se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.
DEBATI NË STUDIO
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda? Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)
“Edhe muret kanë veshë”, kështu titullohet nisma e re e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit që nisi sot, më 20 shkurt, në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së ish diktatorit, e që i kushtohet mbledhjes së dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, dhe synon të sjellë në dritë një copëz historie, përmes përjetimeve personale.
Në 27 vjetorin e rënies së shtatores të ish diktatorit komunist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e AIDSH, Gentjana Sula, dhe ideatoren e këtij projekti, artisten Alketa Xhafa Mripa, me të cilat bisedoi mbi mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e kësaj nisme, që do të krijojë mundësi që shumë njerëz të sjellin dëshmitë dhe përjetimet e tyre personale në vitet e regjimit komunist, ndërsa për të rinjtë të njohin një pjesë të historisë më të errët të vendit tonë.
Veliaj theksoi se ky projekt sjell një alternim të artit me historinë, për të prurë në memorien e brezit të sotëm ngjarje dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve në regjimin komunist. “Bashkia e Tiranës do të përfshihet në aktivitetet që do të zhvillohen në kryeqytet sepse besoj se nëse nuk i kushtojmë burime në kohë, energji dhe në financa këtij operacioni të pastrimit të vetvetes, humbasim një shans historik. Ndaj, kjo nismë meriton gjithë përgëzimin tonë, ju uroj punë të mbarë dhe mirëpres ta finalizojmë në datën 9 maj, ku jo vetëm përkujtojmë ditën e rënies së fashizmit dhe “Ditën e Europës”, por edhe reflektojmë pak se çfarë solli rënia e fashizmit në Shqipëri. Në shumicën e Europës rënia e fashizmit solli lirinë, kurse në Shqipëri solli pranga të tjera”, u shpreh ai.
Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu kënaqësinë që falë ndryshimeve (në kohën kur ishte Ministër i Mirëqenes Sociale dhe Rinisë) në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, si dhe me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, sot këto dy procese kanë ecur paralelisht, duke dhënë rezultatet e pritshme për të gjithë ata që vuajtën në diktaturë.
“Më vjen mirë që kemi ecur me kompensimin financiar të ish të përndjekurve, jemi thuajse në këstin e 8-të. Më vjen shumë mirë që në disa simbolika, duke qenë se sot është përvjetori i rënies së shtatores, në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ kemi vendosur njeriun e thjeshtë dhe jo shtatoren e ish diktatorit. Po i shohim dukun këtij ligji të rëndësishëm për hapjen e dosjeve, ku shumë autoritete me peshë në qytetin dhe në vendin tonë, po i hapin dosjet e tyre për publikun”, shtoi Veliaj.
Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen dhe theksoi se ky projekt do t’i japë zë shumë dëshmive dhe përjetimeve të atyre që kanë vuajtur mizoritë e sistemit të shkuar. “Jemi këtu për të mbledhur mesazhet e pathëna që kanë mbetur gjatë diktaturës, përjetime, vuajtje, shija e kurajës dhe e solidaritetit. Është një projekt i Autoritetit, që bashkë me dosjet, që janë përgjithësisht instrumente të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë sonë të asaj kohe, dhe dëshmive gojore, ta themi historinë në 360 gradë. Pra, për të thënë atë që është shkruar, por edhe për atë që është përjetuar në atë kohë”, tha Sula.
Artistja Alketa Xhafa Mripa theksoi se kjo nismë, përmes artit dhe historisë, kërkon të provokojë mbi të shkuarën. “Të gjithë janë të mirëseardhur, të tregojnë ndonjë rrëfim apo histori që e kanë dëgjuar prej gjyshërve, familjes, për kohën e regjimit barbar që ka ndodhur këtu në Shqipëri. Kjo nuk është një dhimbje vetëm për viktimat dhe familjarët, por për të gjithë kombin shqiptar”, tha ajo.
Projekti do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Tepelenë, Berat, Elbasan, Burrel etj. Fraza poetike apo thënie që buronin nga tragjedia njerëzore e shtypjes së çdo forme të lirisë, do të shkëputen nga dorëshkrime, dokumentime apo arkiva personale të personazheve të internuar, që artistja do të hulumtojë nëpër territorin shqiptar. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohen në formate të mëdha, në të njëjtën datë (09 maj 2018), dhe në të njëjtën kohë nëpër qytete të ndryshme.
Në përgjigje të letrës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për të marrë autorizimin për Plotfuqishmërinë e nisjes së negociatave, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër prj tetë faqesh kreut të diplomacisë shqiptare.
Ai kërkon më shumë informacion për tre pika që i konsideron shumë të rëndësishme përpara se të firmosë dokumentin e nisjes së bisedimeve me Greqinë për marrëveshjen e Detit.
Në letrën që Presidenca publikoi sot, kreu i shtetit shpreh rezeverat se kërkesa e Bushatit nuk përkufuzin qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet autorizimi për Plotfuqi.
Së dyti, Presidenti kërkon listën e plotë me emra të grupit negociator dhe të drejtuesit të këtij grupi si dhe CV-të e tyre.
Kërkesa e tretë e Presidentit është detajimi i metodologjisë që do të përdoret për negocim.
LETRA E PLOTE
Presidenti Meta bën publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke”
20 shkurt 2018
Në funksion të transparencës me opinionin publik, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke” dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018, dhe po në funksion të transparencës Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta do të mbajë një konferencë shtypi në Institucionin e Presidencës sot, me datën 20 shkurt 2018, në orën 13:00.
Lënda: Mbi kërkesën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018 “Kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”.
Drejtuar: Zotit Ditmir BUSHATI
MINISTËR I EVROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
Për Dijeni: Zotit Edi RAMA
KRYEMINISTËR
I nderuar Zoti Ministër,
Nëpërmjet shkresës suaj nr. 2428, datë 12.02.2018, u njoha me kërkesën për “Autorizim negociatash me palën greke”.
Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjelltë është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë.
Presidenti i Republikës, është i bindur se delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, është në interesin më të mirë të vendit tonë në të gjitha aspektet, si në drejtim të ushtrimit të sovranitetit dhe juridiksionit kombëtar, ashtu edhe në drejtim të sigurisë, dobisë ekonomike, politike, sociale, etj.
Në këtë kontekst, zgjidhja për ndarjen, përdorimin dhe shfrytëzimin racional, efektiv dhe në mënyrë sa më të drejtë e të barabartë të hapësirave detare dhe burimeve të tyre me Republikën e Greqisë, duhet të vijë përmes një emëruesi të përbashkët midis dy vendeve.
Theksoj, se është e detyrueshme që çdo zgjidhje të respektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri ligjor i brendshëm, aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror.
Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, konstatohet se;
Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.
Shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.
Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.
Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.
Përcaktimi i saktë dhe pa asnjë ekuivok i titullit të marrëveshjes dhe objektit të negociatave, në proceset e diskutimeve negociuese ndërkombëtare me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të kësaj natyre është kushti themelor që duhet të plotësohet, dhe mbi të cilin lëshohet Autorizimi për Plotfuqi nga Presidenti i Republikës.
Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negocimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.
Në pjesën hyrëse të shkresës citohet se :
“Delitimimi i hapësirave detare me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe mbetet një çështje e rëndësisë prioritare për vendin tonë”.
Ndërkohë në faqen 3 të kërkesës suaj, parashtrohet se:
“Delitimimi i hapësirave detare është përfshirë dhe në paketën e çështjeve të hapura mes dy vendeve të diskutuara në kuadrin e mekanizmit dypalësh”…. “Nisur nga sa më sipër me palën greke është rënë në parim dakord për të negociuar një marrëveshje të re për të delitimuar hapësirat detare sipas një ndarjeje të drejtë për palët. Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimi të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.
Në paragrafin e fundit të faqes 3 të kësaj kërkese parashtrohet se :
“Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë:
Negocimi dhe finalizimi i një marrëveshje të re për delitimimin e të gjitha hapësirave detare të përcaktuara për të Drejtën e Detit me koordinata gjeografike; Detin Territorial, Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin Kontinental”.
Në lidhje me këtë që ju citoni, gjithçka që është vlerësuar nga qeveria se duhet të negociohet nuk mundet që t’i kërkohet autoritetit më të lartë, duke përdorur terma të tillë si “synim”, por qartësisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kërkesa për Autorizim duhet të jetë e shprehur ekzaktësisht mbi titullin e marrëveshjes dhe objektin e saj.
Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet.
Në paragrafin e parafundit të faqes 4 të kërkesës suaj, citohet edhe një fakt tjetër, ku ju parashtroni se :
“Arritja e marrëveshjes do të shërbente paralelisht dhe për plotësimin e kuadrit ligjor ndërkufitar tokësor me lidhjen e Marrëveshjes për Piramidat Kufitare dhe Marrëveshjes për Zgjidhjen e Incidenteve Kufitare të cilat janë kërkuar për dekada me radhë nga pala jonë, por që nuk kanë patur reagim pozitiv të palës Greke. Kjo paketë marrëveshjesh do të zgjidhte njëherë e mirë problematikat ndërkufitare mes dy vendeve dhe do të rrëzonte çdo lloj pretendimi territorial që mund të ekzistojnë në të dy vendet”.
Lidhur me këtë paragraf të letrës suaj, të sqarohet qartë se për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?, cila palë i ka shfaqur ato, në ç’mënyrë, në çfarë kohe, dhe a ka qenë kjo çështje objekti i diskutimit eksploratore diplomatike që janë realizuar përpara paraqitjes së kërkesës për negocim dhe kërkohet që nga ju me prioritet të vihet në dispozion të Presidentit të Republikës, i gjithë informacioni që dispononi në lidhje me këtë çështje?
Për më tepër, nga shqyrtimi tërësor dhe analitik i objektit të kërkesës, konstatohet se janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.
Gjykata Kushtetuese në pikën 82.3, ka përcaktuar një detaj të rëndësishëm që ndikon në përcaktimin e objektit konkret të negocimit.
Gjithashtu është i paqartë objekti i negocimit, edhe sa i takon pjesës ku puqen hapësirat detare ndërmjet tre shteteve (Itali-Greqi-Shqipëri), pasi kjo mund të kapërcente kufijtë e këtij autorizimi negocimi dypalësh.
Si konkluzion, përcaktimi i qartë i objektit të negocimit dhe vënia në jetë e detyrës së marrë nga grupi negociator që formalizohet në aktin e Autorizimit për Plotfuqi që Presidenti i Republikës lëshon nëpërmjet delegimit është një kërkesë e qartë e neneve 3, 4, 7 dhe 92/ë, të cilat shpjegohen gjerësisht në mënyrë shteruese në Vendimin nr. 15/2010, të Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera në pikën, 37, përcaktohet se :
“37.Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.
Në përfundim, duke iu referuar standardit Kushtetues, të hierarkisë së zbatimit të normës, parashikuar në nenin 4, dhe 116 pika 1 të Kushtetutës, dhe mbështetur në parashikimet e pjesës arsyetuese të Vendimit nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, në krahasim me çfarë parashtrohen në kërkesën Tuaj, rezulton se nuk është përcaktuar qartë objekti i kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.
Objekti i saktë i tagrit të përfaqësimit që do të delegohet duhet të jetë i specifikuar në këtë akt që Presidenti i Republikës duhet të lëshojë, dhe mbi të cilin grupi negociator i mandatuar duhet të veprojë gjatë negociatave.
Paqartësia e objektit konkret të negocimit për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi nga Presidenti, evidentohet edhe më tepër, pasi kërkesa e paraqitur nuk është e shoqëruar as me tekstin e projekt-marrëveshjes dhe as relacionin shoqërues, kërkesë kjo e nenit 6, pika 3, germa “c”, të ligjit nr.43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku citohet se:
“c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.”
Për më tepër, në kërkesën e paraqitur për autorizim negociatash me palën Greke, në faqen 3, citohet se :
“Prej vitit 2014 e deri më sot janë zhvilluar disa diskutime eksploratore, në nivel diplomatik me palën greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje…”.
Në përgatitjen e qëndrimeve të palës sonë për këtë çështje janë mbajtur parasysh parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, legjislacioni ynë i brendshëm për kufijtë detar dhe analiza e brendshme”.
Nga sa më sipër, konstatohet aktivizimi edhe i instrumenteve të karakterit teknik përveçse politik në fazën përgatitore që i paraprijnë hyrjes në negociata, e për rrjedhojë dhe kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Ndaj, është e nevojshme që dokumentet që shoqërojnë kërkesën tuaj, të përcillen pranë institucionit të Presidentit dhe të përmbajnë edhe një informacion shterues mbi materialet apo minutat e diskutimeve eksploratore me palën greke si dhe në mënyrë të veçantë analiza e brendshme e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, si dhe personat dhe funksionet e tyre, që e kanë kryer këtë analizë.
Si përfundim, nga sa konstatohet më sipër në lidhje me objektin e saktë të negocimit, Presidenti i Republikës, konkludon se:
– Të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.
Në kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator referohet se:
“Pas autorizimit Tuaj, do të ngrihet me Urdhër të Kryeministrit Grupi Negociator”, i cili do të negociojë marrëveshjen e re me palën Greke. Në këtë grup negociator të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Forca Detare, Institucioni i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme”.
Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 15/2010, në pikën 36, ka përcaktuar qartë se:
“36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.”
Mbështetur në parashikimet e nenit 92/ë, të Kushtetutës, dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, në të cilin është qartësuar mënyra se si Presidenti e ushtron të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare konstatohet se :
– Përbërja e grupit negociator sa i takon institucioneve të përfshira nuk është e plotë, dhe
– Mungesa e përcaktimit nominal të delegacionit krijon hapësirë që të mos përmbushë standardet për nivelin e njohurive të kërkuara apo, nuk jep garancitë e nevojshme për integritetin moral dhe profesional për të marrë pjesë në negociata kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Nga sa më sipër, rezulton se;
Së pari, grupi negociator që do të realizojë negociatat, duhet të përfaqësojë ekspertizën më të thelluar dhe më të mirë profesionale në të gjitha fushat në interes të negocimit, me qëllim që niveli i përfaqësimit të Shtetit Shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij të realizohet në lartësinë e kërkuar nga interesat e vendit.
Në funksion të realizimit të objektivave të negocimit dhe të ekspertizës, do të duhet të merret në konsideratë dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të tjerë veç atyre të cituar në kërkesë të tilla si Akademisë së Shkencave, Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Universitetit të Tiranës, Akademisë së Albanologjisë, Institutit të Arkeologjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, etj.
Së dyti, kërkesa për dhënien e Autorizimit për Plotfuqi, siç rezulton nga kërkesat e Kushtetutës, Vendimit nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, ligjit nr. 43/2016, por edhe nga praktika tashmë e konsoliduar në këtë drejtim, duhet të përcaktojë qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë.
Në kërkesë nuk përcaktohet se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator, gjë që është tepër e rëndësishme nisur nga përvoja jo pozitive në të kaluarën.
Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.
Për nga rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe njohuritë e veçanta që kërkohen në këtë fushë, Presidenti i Republikës nuk është informuar nëse, deri në këto momente, është këshilluar ekspertizë e jashtme dhe nëse synohet të merret një e tillë gjatë procesit të negocimit për këtë marrëveshje.
Për sa më sipër, në formën e paraqitur, kërkesa lidhur me grupin negociator dhe përbërjen e tij është jo e plotë dhe e pabazuar në Kushtetutë, Vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, praktikës së mëparshme.
Plotësimi i mangësive të konstatuara në lidhje me grupin negociator dhe përbërjen e tij është kusht i domosdoshëm në vlerësimin e kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Çështja e standardeve dhe metodologjisë të përdorshme për negocim.
Në kërkesë fq 2-3, parashtrohet se:
Delimitimi i vitit 2009 ishte rezultati më minimal që mund të arrinte vendi ynë me Greqinë;
Nevojitet lidhja e një marrëveshjeje të bazuar në një parim të ri delimitimi. Parimi i barazlargësisë shërben si pikënisje për korrektimin e vijës delimituese në favor të palës sonë. Për këtë qëllim nevojitet aplikimi i parimit barazlargësi me korrektim;
Delimitimi i ri duhet të sjellë përfitim në hapësirat detare të Shqipërisë. Përfitimi në hapësirën e Detit Territorial, do të ishte më i favorshëm sepse në këtë hapësirë detare ushtrohet sovranitet i plotë në det, tabanin e detit dhe hapësirën ajrore mbi të, ndërsa në Shelfin Kontinental dhe ZEE vendi ynë do të përfitonte zgjerimin e të drejtave sovrane (shfrytëzim burimesh që ekzistojnë në këto hapësira, por jo sovranitet të plotë).
Lidhur me sa më sipër, bazuar dhe në pikat 82.1, 82.2, 82.3, 82.4, 86, 90, 92, 95, 96 dhe 98 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, kërkesa e paraqitur do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delitimit do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku parimi i barazlargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.
Përmbushja e kësaj detyre do të qartësonte objektivat, metodologjinë dhe parimet që do të përdorte grupi negociator, për përcaktimi e një kufiri detar në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, praktikën Ndërkombëtare, Kushtetutën, vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Saktësimi i hapësirës konkrete detare të përdorimit të parimit të “Ekitesë”, është thelbësor për arritjen e një marrëveshje të drejtë siç ka arsyetuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.15/2010.
Presidenti i Republikës vlerëson se;
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, detyrimeve të vendosura për zbatim nga Vendimi nr.15, datë 15.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese, kuadrit të brendshëm ligjor, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe në interes parësor shtetëror, përmbushja e kritereve, kërkesave, të parashtruara e të konstatuara më sipër, përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi, të kërkuar me shkresën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018.
ILIR META
CFARE THA DITMIR BUSHATI
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, tha se është ai që jep plotfuqishmërinë për grupin negociator, ndërsa nga Presidenti Meta ka kërkuar vetëm autorizim.
I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Bushati tha se “ligji për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ka ndryshuar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”.
“Ky ligj ka dy momente; momenti i parë është ai i autorizimit, që ministri i Jashtëm duhet të marrë nga Presidenti i Republikës për marrëveshje shtetërore. Plotfuqishmëria më pas lëshohet nga ministri i Jashtëm, pasi të ketë marrë më parë autorizimin e Presidentit. Nga Presidenti i Republikës kam kërkuar autorizim për nisjen e punës në planin teknik. Bisedimet e deritanishme kanë pasur si qëllim vendosjen e besimit mes palëve, më pas fillon puna teknike”, tha ministri Bushati.
Duke iu përgjigjur komenteve të bëra për rolin që Presidenti i Republikës duhet të ketë në këto negociata, Bushati tha se kreu i shtetit njihet dhe miraton negociatat hap pas hapi.
“Unë pres autorizimin nga Presidenti i Republikës, unë do t’i lëshoj plotfuqishmërinë grupit të punës. I kam dërguar Presidentit të Republikës platformën e negociatave të ardhshme me Greqinë, objektivat që ne synojmë të arrijmë, rezultatin e pritshëm në fund të negociatave. Sipas ligjit, pasi mbyllet procesi i negocimit, Presidenti i Republikës duhet të më japë autorizim mua si ministër i Jashtëm për të lëshuar plotfuqishmërinë për firmosjen e marrëveshjes. Në këtë moment të dytë procedural, por shumë të rëndësishëm, Presidenti i Republikës ka mundësi të vlerësojë autorizimin e parë, nëse platforma dhe pritshmëritë e objektivat janë arritur me marrëveshjen që ka përpara. Më pas firmoset marrëveshja, ratifikohet në Kuvend dhe i shkon përsëri Presidentit për ta dekretuar ose jo. Marrëveshja kalon tri herë nga zyra e Presidentit”, tha Bushati.
Ministri i Jashtëm pranoi faktin që ka marrë një letër nga Presidenti Meta ku kërkohet informacion shtesë për negociatat dhe u shpreh i gatshëm për t’i dhënë kreut të shtetit çdo informacion që kërkon.
“Kam marrë letrën nga Presidenti, ku kërkon informacion shtesë. Unë kam pasur një konsultë me Presidentin e Republikës para se t’i dërgoja letrën për autorizim. Unë e kam detyrim që t’i jap shpjegime Presidentit të Republikës se ma detyron detyra. Është krejt normale që nëse Presidenti i Republikës ka nevojë për informacione shtesë, t’ia japë këto informacione në rrugë shkresore. Unë jam në dispozicion të Presidentit të Republikës për shkak të funksionit që ka dhe të detyrës që mbaj”, tha Bushati.
Shprehja ‘e shpikur’ së fundmi nga ana e kryeministrit Edi Rama për pedagogët që sipas tij janë ‘bishti i fundit i kavallit”, nuk ka mbetur pa u komentuar nga qytetarët.
Foni i ‘fix fare’ ka dale në terren dhe ka intervistuar disa qytetarë ku përgjigjet e tyre janë epike, por për hir të vërtetës nxjerrin në pah edhe një mungesë që ka mesa duket stafi kryeministrit.
Pikërisht një këshilltar për muzikën dhe instrumenteve muzikore i duhet kryeministrit Rama, për t’i mësuar se kavalli, vegël muzikore nuk ka bisht por vrimë. Epo ndonjëherë qytetarët kanë të drejtë!
Një bisedë me presidentin e Rusisë, mësohet të ketë realizuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Mediat turke bëjnë me dije se në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib.
Anadolu Agency shkruan se në bisedën telefonike ku presidenti Erdogan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.
Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale.
U vu nga mazhoranca e djathtë dhe qeverisi me maxhorancën e majtë.
Avioni ra një drogë në Ishëm, dhe u kap piloti të gjallë për herë të parë, kush e kishte dhënë sigurinë se do vinte në Shqipëri. Atë e lanë pa i marrë asnjë detaj. Pse Llalla e mbajti kot për 5 muaj, pse nuk e zbërthyen. Në deklaratën e sekretarit ë shtetit thuhet se ka informacione të besueshme”, tha Hoxha
A ka të tjerë në listë?
Kjo është e sigurt që ka të tjerë në listë, formën dhe mënyrën nuk e di nëse si do të veprohet.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka luftuar për një kohë të gjatë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, duke sfiduar kështu edhe partitë maqedonase.
Por kohët e fundit ai i ka befasuar të gjithë pasi ka deklaruar se është shqiptar.
Ai ka sqaruar se është me origjinë nga Ilirët e Strumicës dhe se gjyshërit e tij flisnin shqip.
Në një intervistë, Zaev u shpreh se:
Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë.
Nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi shqipen nuk e kan gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.
Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet”.
Ditët e fundit në mediat vendase dhe të huaja është diskutuar shumë tema e shkëmbimeve të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Liderët e të dy vendeve e kanë mohuar këtë gjë, por siç duket diskutimi nuk është i kotë, pasi në zë shumë të tjerë e kanë pohuar.
Sot më anë të një artikulli prestigjiozja “The Economist”, ka trajtuar këtë temë duke dhënë disa arsye pse shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme.
Shkrimi i plotë i “The Economist”
Dhjetë vjet më parë Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Shqiptarët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, po festojnë. Por serbët, shumica e të cilëve jetojnë në vëri nuk kanë festuar. Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila dikur ishte provinca e saj jugore dhe serbët e Kosovës ende e konsiderojnë veten shtetas të Serbisë. Situata është tipike për Ballkanin, ku kufijtë, sinqerisht, janë rrëmujë. Pra, ka serbë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku kanë republikën e tyre (Republika Srpska), shqiptarët dhe boshnjakët (myslimanët) që jetojnë në Serbi dhe grekët që jetojnë në Shqipëri. Kohët e fundit autoritetet serbe propozuan një diskutim rreth një shkëmbimi të territorit me homologët e tyre shqiptarë të Kosovës. A është kjo ide e arsyeshme?
Në 1923, Greqia dhe Turqia ranë dakord të shkëmbyen rreth 2 milionë njerëz. Kryesisht qytetarë ortodoksë grekë folës të Turqisë u dërguan në Greqi dhe muslimanët nga Greqia u dërguan në Turqi. Ishte një zhvendosje brutale, por, vini re mbrojtësit e saj, Greqia dhe Turqia nuk kanë luftuar një luftë që nga ajo kohë. I vetmi vend ku grekët dhe turqit kanë luftuar është Qipro, ku popullatat e tyre mbetën të përziera. Kjo ka frymëzuar nacionalistët në Ballkanin perëndimor. Mes viteve 1918 dhe 1950, shumë muslimanë u inkurajuan të largoheshin nga Jugosllavia për Turqinë. Por në kohën e rënies së Jugosllavisë në vitet 1990 ajo ende përmbante një përzierje të plotë të popujve. Udhëheqësit në ato luftëra jugosllave panë spastrimin etnik si mënyra më e mirë për të krijuar shtete të reja kombëtare të pa përfshira nga pakicat problematike. Deri në vitin 1995 rajonet historikisht të populluara nga serbët e Kroacisë ishin të zbrazëta dhe qindra mijëra serbë, kroatë dhe boshnjakë ishin dëbuar në mënyrë të ngjashme nga shtëpitë e tyre në Bosnje. Por vendet që dolën nga implikimi nuk i rrethuan mirë serbët, shqiptarët, kroatët e kështu me radhë. Serbët e egër mund të kenë ikur nga Kosova pas luftës së saj, por mbeten rreth 120,000 të tjerë.
Autoritetet serbe duan të diskutojnë për marrjen e pjesës veriore të Kosovës, me regjionet e banuara me shqiptarë të Serbisë që shkojnë në Kosovë në këmbim. Përkrahësit e një “hartimi të tillë” thonë se shtetet multietnike kanë dështuar në Ballkan. Por ata injorojnë faktin se, sapo qeveritë të fillojnë këtë rrugë, procesi nuk ka fund të dukshëm dhe nuk i kushton vëmendje të drejtave të njeriut të të gjithë të përfshirëve. Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit, përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë, mund të jenë të thella. Krerët serbë boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët. Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut.
Një ironi prapa shkëmbimit të dyshuar është se shumica e serbëve të Kosovës jetojnë aktualisht në veri e në jug të Kosovës. Pra, marrëveshja nuk do t’i linte ata të jetonin në Serbi, dhe ndoshta do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre ose të largohen. Por zyrtarët serbë mund të jenë më pak të brengosur për bashkatdhetarët e tyre sesa për ndërmarrjen e hapave drejt njohjes së Kosovës dhe duke e bërë më të lehtë hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian (BE). Mund të mos u përket atyre që një shkëmbim territoresh në Ballkanin Perëndimor mund të ketë pasoja të mëdha. Në fund të fundit, nacionalistët hungarezë mbeten të pakonfirmuar me humbjen e Transilvanisë në Rumani dhe nacionalistët rumunë do të dëshironin të rivendosin kufijtë e tyre për të marrë në Moldavi. Ka një arsye që “Ballkanizimi” ka një emër të keq. Ashtu si në BE në përgjithësi, zvogëlimi i rëndësisë së kufijve kombëtarë do të dukej e mençur sesa ri rregullimi i tyre dhe, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë të BE-së, “hapja e portës në ferr”.
Çështja e detit midis Greqisë dhe vendit tonë ka ngjallur debat në politikë dhe jo vetëm, kohët e fundit pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Marrëveshja u përfol se i dhuronte fqinjit 12 milje nga deti ynë, duke shkelur kështu të drejtat kombëtare të vendit, konform ligjeve ndërkombëtare.
Mirëpo sipas gazetës Koha Jonë presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i japë plotfuqishmërinë Ministrisë së Jashtme për të negociuar një marrëveshje të re me Greqinë, nëse nuk përmirësohen disa nga problematikat e konstatuara në shkresën që një javë më parë iu drejtua kreut të shtetit.
Gazeta shkruan se presidenti Meta pasi u konsultua me gjithë ish-presidentit e shtetit shqiptar si Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi dhe Nishani, si dhe me kryetaren e komisionit të politikës së jashtme Mimi Kodheli dhe zv/kryetarin Tritan Shehu me sa duket ka vendosur t’ia kthejë kërkesën ministrisë së jashtme për plotësime. Ata i kanë zugjeruar që qeveria të bëjë transparente negociatat me palën greke.
Ai i ka shkruar një letër ministrit Bushati ku i shpreh problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë.
Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë. Dhe është krejt normale, pasi Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë një shkresë dhe emrat të plotësohen nga qeveria. Emrat duhet parë, seleksionuar, kaluar në skaner dhe me pas vendoset.
Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke.
Kjo transparencë do të konsiderohet e nevojshme për kreun e shtetit, në një kohë që në median greke, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë deklaruar se kanë përmbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.
Kryetari i Shtetit ka përgjegjësinë kushtetuese që të mos firmosë asgjë që prek interesat e kufinjtë e shtetit shqiptar.