Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve

Ulja e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të shiut kanë bërë akoma më emergjente situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ndal ditën e enjte në Anënn e Malit dhe në Dajç, dy zonat më të prekura nga përmbytjet, ku tha se përparësi e Forcave të Armatosura mbetet zhvendosja e banorëve dhe të gjesë së gjallë. Ministrja tha se janë mbi 550 efektivë të FA dhe disa mjete në shërbim 24 orë për këtë.

“Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga çdo strukturë shtetërore që të mbajë përgjegjësinë e vet, ndërsa banorëve në Anë të Malit u premtoi punën për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

“Bashkë me ju do të punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë”, u shpreh ajo.

Ministrja shoqërohej nga prefekti Çesk Millja, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe deputeti i zonës Luan Harusha.

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve Read More »

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në FBI, DEA, Kongres dhe DAP

Nëse ka ministër në kabinetin e Edi Ramës, i cili punon me përkushtim dhe pa asnjë kompromis me shkelësit e ligjit ai është Fatmir Xhafaj. Këtë të enjte Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm, shkruan në rrjetin social, se u takua me kongresmenët Anderholt dhe Steve King.

Ministri Xhafaj thekson se ka marrë vlerësime dhe mbështetje të fortë për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë“. Ndër të tjera ai thekson se: “Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”, shkruan Fatmir Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka mbështetje të hapur amerikane në punën e tij në luftën ndaj krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në FBI, DEA, Kongres dhe DAP Read More »

Zbardhet harta e zonave “më të lakmuara” në Shqipëri

Pezullimi nga qeveria i dhënies së tapive për trojet e dhëna me ligjin 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërrmarjet bujqësore do të bëhet vetëm në vijën bregdetare.

Harta e publikuar nga qeveria, dhe ajo paraqet një vijë ndarëse përgjatë gjithë bregdetit, dhe praktikisht përfshin gjithë tokat me vlerë që nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë.

Vendimi për mosregjistrimin e trojeve të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin shumë fshatra bregdetarë, në jug, zonat lagunore të Divjakës, Shëngjinit, Nartës, dhe Velipojës. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në Himare, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit.

Praktikisht harta përshfin zonat me trojet më të lakmuara në Shqipëri, dhe sipas qeverisë pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Tokat që do të futen në këtë fond do t’u jepen më parë investitorëve.

VKM mbart shumë pikepyetje pasi një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Parelelisht ekzekutivi ka ngritur një strukturë që do të evidentojë tokat shtetërore në bregdet, task forcës do të filtrojë të gjitha tokat në një gjerësi prej 1 kilometri e gjysmë nga bregu i detit./TCh

 

Zbardhet harta e zonave “më të lakmuara” në Shqipëri Read More »

Aeroporti i Vlorës : Miratohet vendimi për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk

Aeroporti i Vlorës është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore, që pritet të ndërtohet në mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Edi Rama, e cila po nxiton të krijojë kushtet e favorshme për nisjen e punimeve.

Së fundmi qeveria ka miratuar një vendim për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk, që do të ndërtojë dhe operojë në aeroportin e Vlorës. Aty thuhet se fondi limit është 20 milionë lekë pa përfshirë TVSH-në, ndërsa oferta kualifikuese do të vlerësohet në bazë të çmimit të ofruar dhe përzgjedhja do të bëhet për ofertën më të ulët.

Në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave ngarkohet Ministria e Infrastrukturës që të krijojë komision për përzgjedhjen me procedurë të veçantë të konsulentit për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Çengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Aeroportit të Vlorës”. Ky komision duhet të përbëhet nga jo më pak se 3 anëtarë, specialistë të fushës përkatëse të autoritetit kontraktor (juristë, ekonomistë dhe inxhinierë), i cili duhet të identifikojë shoqëritë konsulente që ofrojnë shërbime në fushën e fushën e këshillimit juridiko-financiar e teknik.

Në pikën 4 të vendimit, thuhet se numri i shoqërive të identifikuara nuk duhet të jetë më pak se tre kompani dhe se “komisioni fton të gjitha shoqëritë që të paraqesin dokumentacionin për të provuar kapacitetin e tyre për përmbushjen e objektit të kësaj kontrate, brenda një periudhe jo më shumë se 7 ditë nga data e dërgimit të ftesës. Ftesa dhe kriteret e përzgjedhjes duhet të përmbajnë elementet që përcaktohen në këtë vendim”.

Në përfundim të vlerësimit, komisioni harton një raport përmbledhës për zhvillimin e procedurës dhe ia paraqet për miratim titullarit të autoritetit kontraktor. Midis kushteve që duhet të plotësojë kompania, është edhe nënpika C, pikës 4, sipas të cilës, kompania duhet të ketë të paktën “një kontratë për shërbim të ngjashëm, të realizuar brenda tri viteve të fundit. Shërbimi duhet të jetë ofruar dhe realizuar për një investim me vlerë minimale 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) euro si dhe të kenë një xhiro vjetore mesatare të tri viteve të fundit jo më pak se 50% të vlerës së investimit”./Shqip

Aeroporti i Vlorës : Miratohet vendimi për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk Read More »

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes

Reshjet e shumta kanë sjellë shembjen e një shpati mali në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit. Shembja e dherave ka sjellë shkatërrimin e një biznesi të ngritur në anë të rrugës.

Siç edhe duket në foto, dëmtimet janë të mëdha.

Mësohet se në rrezik janë edhe banesat në këtë zonë. Zona ende nuk është stabilizuar dhe shembjet vazhdojnë.

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes Read More »

Shumllojshmeri ngjyrash,orgjinalitet,tradite,nje risi per Turizmin Kulturor te qytetit – Veshja tradicionale Vlonjate

Veshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani, “kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të vendit”.

Kjo mund të shfrytëzohet mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi.

Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i pasionuar pas kostumeve popullore, shprehet se, “stimulimi i prodhimit të këtyre veshjeve do të mundësonte funksionimin e një tregu me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese”.

Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, ka thënë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.

Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.

Veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.

Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë janë të punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për veshjet popullore, si edhe me lir.

 

Rezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjateRezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjateImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjate

Shumllojshmeri ngjyrash,orgjinalitet,tradite,nje risi per Turizmin Kulturor te qytetit – Veshja tradicionale Vlonjate Read More »

‘Kuponi tatimor dhe mbledhja e borxheve’, Tatimet njoftojnë operacionin e ri mbi bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se do të nisë operacionin e gjërë ndaj biznesve në prill dhe maj për të mbledhur borxhet e krijuara dhe verifikuar lëshimin e kuponit tatimor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi ditën e mërkurë datë 21 mars 2018, mbledhjen e “Komitetit Operacional” nr.11 për “Miratimin e Planit Operacional për periudhën Prill – Maj 2018”, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Ky plan është hartuar në funksion të parandalimit, zbulimit dhe ndëshkimit të evazionit fiskal dhe paligjshmërisë në fushën e tatimeve.

Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke pasur si objekt kryesor :

-Arkëtimin e borxheve të krijuara

-Tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore

-Verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.

Gjithashtu në fokus të punës së Drejtorisë së Hetimit Tatimor për këtë periudhë  do të jenë edhe subjektet që janë të angazhuara në realizimin e punëve publike. Ndërsa në sektorin e ndërtimit kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e gjendjes aktuale, si dhe në verifikimin e numrit të punonjësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar  për të nxitur të gjithë tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, por dhe të denoncojnë akte të abuzimit nga ana e administratës tatimore.

‘Kuponi tatimor dhe mbledhja e borxheve’, Tatimet njoftojnë operacionin e ri mbi bizneset Read More »

Me 10-fishin e çmimit të tokës bujqësore në Evropë,fshatrat e …

Rrethinat e Tiranës dhe në përgjithësi të rajonit të qendrës së Shqipërisë, Durrës dhe Elbasan, kanë çmimin më të lartë të tokës bujqësore në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës në BE arriti në 63,000 mijë euro për një hektar (6.3 euro metri katror) në vitin 2017.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një metri katror në fshatrat e Tiranës varion mesatarisht në 70-90 euro për metër katror sipas të dhënave që dha ekspertja Xheni Jahja nga Tirana Real Estate.

Sipas të dhënave krahasuese, çmimi i tokës bujqësore në Shqipëri është rreth 10 herë më i lartë se në vendet e BE-së.

Ekspertja Jahja ka disa shpjegime për këtë deformim të tregut të tokës bujqësore në vendin tonë.

Së pari, mungesa e planeve rregullues dhe planeve të detajuara. Sipas saj, të pasurit e një plani eleminon abuzimin që bëjnë pronarët në ofertën që hedhin ne treg. Ndaj dhe çdo ditë përballemi me oferta të fryra që nuk i përshtaten kërkesës që ka tregu, shtoi ajo.

Së dyti, çmimi i lartë i tokës në zonat rurale është edhe për shkak të kërkesës së vazhdueshme për zhvillim të sipërfaqeve të mëdha për zona industriale.

Ekspertët e fushës mendojnë se, shkak për deformimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë ndërtimet të cilat vijojnë të bëhen jo konform planeve rregulluese. Për shkak se toka bujqësore është përdorur lirisht edhe për tokë truall, vlera e saj është rritur artificialisht pas viteve 1990. Duke u ndryshuar destinacioni i përdorimit të tokës pa mbikëqyrjen e shtetit, aktualisht Shqipëria paraqitet me çmimet më të larta të tokës në rajon.

Jahja thotë se së fundmi ka pasur një klient që donte të shiste një tokë në Kamëz dhe e mbante me 180 euro/m2, pasi ngulte këmbë se e shiste për ndërtim, ndonëse ajo ishte tokë arë.

Toka në Europë

Sipas të dhënave të Eurostat, Holanda regjistroi çmimin më të shtrenjtë të blerjes së një hektari tokë të punueshme në BE në vitin 2016 (63 000 euro). Çmimi i tokës së punueshme në çdo rajon të Holandës ishte mbi të gjitha mesataret kombëtare të BE-së.

Megjithatë, midis rajoneve të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, çmimi më i shtrenjtë për tokën bujqësore ishte në rajonin e Ligurias të Italisë (mesatarisht 108 000 euro për hektar (10.8 euro).

Ndërsa toka me lirë u regjistrua në Rumani, ku një hektar kushton mesatarisht 1958 euro. Ky informacion, i publikuar nga Eurostat, vjen nga një grup i ri statistikash mbi çmimet e tokës bujqësore dhe qiratë, e cila mbulon shumicën e shteteve anëtare të BE.

Eurostat  shpjegon se niveli i çmimeve të tokës varet nga ligjet kombëtare, rajonale (klima, afërsia me rrjetet) dhe faktorët lokalë (cilësia e tokës, pjerrësia, drenazhimi etj.) si dhe forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës rregullat e pronësisë së huaj).

Nga të dhënat në dispozicion, rritja më e madhe në çmimet e tokës të tokës bujqësore midis 2011 dhe 2016 ishte në Republikën Çeke (një rritje tre herë), Lituania, Estonia, Letonia dhe Hungaria (një rritje dyfish). Çmimet u rritën edhe në shtetet e tjera anëtare, edhe pse me norma shumë më të ulëta. Në pothuajse të gjitha rajonet, blerja e tokës bujqësore ishte më e shtrenjtë se blerja e kullotave (20 herë më të shtrenjta në ishujt grekë të Voreio Aigaio). Po ashtu, blerja e tokës së punueshme të ujitshme ishte më e shtrenjtë se tokat në thatë./Monitor

 

Me 10-fishin e çmimit të tokës bujqësore në Evropë,fshatrat e … Read More »