Aktualitet

Tronditëse ajo që ndodh me të vdekurit, një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Emisioni investigativ Fiks Fare tregoi sonte sesi një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ai është i punësuar pranë një agjencie funerale, por gjithashtu, autoritetet e Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë lënë çelësat e morgut për të administruar punën nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit, kur rikthehet në detyrë personeli.

IML pretendon se ka një kontratë shërbimi me agjencinë funerale, ku është i punësuar ky person, por në asnjë pikë të saj, nuk deklarohet se ai ka të drejtë të marrë viktimat nga ambulancat shtetërore, t’i fusë në morg, apo t’i nxjerrë prej tij, siç konstatohet nga Fiks Fare.

Investigimi i këtij rasti nisi pas një sërë ankesash nga qytetarët e Tiranës, që dërguan fotot e makinave të një agjencie funerale brenda ambienteve të morgut të Tiranës dhe foton e një personi, për të cilin pretendohet se është punonjës i agjencisë funerale, por punon edhe natën në morg.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiks Fare shkuan në morgun e Tiranës për të verifikuar rastin, ku u konstatua se punonjësi i denoncuar është Besmir Isufi. Emisioni investigativ konstatoi se ai punon në agjencinë funerale Univers dhe gjatë natës hap dyert e morgut për viktimat që vijnë, qoftë nga agjenci private, por qoftë edhe nga ambulancat shtetërore. Madje, ai është i vetmi person që gjatë natës drejton punët në morgun e Tiranës.

Për këtë arsye, Fiks Fare pyeti edhe Institutin e Mjekësisë ligjore, lidhur me punësimin e tij. IML-ja vuri në dispozicion për Fiksin një kontratë shërbimi me agjencinë funerale “Univers”, ku kjo agjenci ngarkohet të transportojë mbetje kockore dhe kufoma të paidentifikuara nga vendngjarja për në morg sipas kërkesave të prokurorive në rrethe. Por, në asnjë pikë të kontratës nuk deklarohet se punonjësi i kësaj agjencie mund të mbajë çelësat e Mjekësisë Ligjore, të drejtojë punët gjatë natës në morg, duke pritur ambulancat shtetërore me viktima, duke u sjellë si “drejtor nate” pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Still0305_00014

Still0305_00013

Still0305_00011

 

Still0305_00009

Still0305_00012

Tronditëse ajo që ndodh me të vdekurit, një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore Read More »

3 mijë shqiptarë nuk lejohen të udhëtojnë në BE, ja arsyeja

Më shumë se 3 mijë shtetas shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së gjatë dy muajve të parë të këtij viti, pasi ka pasur dyshime se ata do të kërkonin azil.

Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të planit të masave për parandalimin e azilkërkimit të shtetasve shqiptarë në vendet e BEsë, ka vijuar zbatimi i masave shtesë për këtë qëllim.

Masat kanë konsistuar në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë. Policia tha dje se, në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptarë, që kalojnë kufirin shtetëror, plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së, për periudhën 1 janar – 28 shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe me vendet e destinacionit. Për periudhën 1 janar – 28 shkurt janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me Frontex-in, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit. Gjatë këtyre dy muajve janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur.

Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror. Është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit. Për periudhën të cilës i referohet Policia e Shtetit, janë kapur 311 shtetas shqiptarë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim, gjatë 2 muajve janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

3 mijë shqiptarë nuk lejohen të udhëtojnë në BE, ja arsyeja Read More »

Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë 10 vite

jë djalë i ri kishte vendosur ta befasojë nënën e tij të cilën nuk e kishte parë për 10 vite, duke iu shfaqur papritmas në shtëpi. Në video shihen se si prindërit e tij nuk mund të ndalin lotët, e në veçanti nëna e tij e cila në një moment shokohet kur e sheh të birin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=C3adVptyxs0]

https://youtu.be/C3adVptyxs0

Momenti emocionues i nënës që shpërthen në lot, kur para syve i shfaqet i biri të cilin nuk e kishte parë 10 vite Read More »

Skandali/ Zbulohet çfarë e lidh pronarin e “Arbri Garden” me Erion Veliajn

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një akuza të fortë gjatë fjalimit të tij në Parlament. Berisha u shpreh se pronari i “Arbri Garden”, të cilit i është sekuestruar një sasi rekord kokaine, ka financuar fushatën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, ai tha se xhaxhai i Arbër Cekajt ishte kryetar i PS-së së zonës së Tropojës.

“Kontenieri erdhi në 19. Në datën 24 brenda një ore u ndërrua drejtori i Portit. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër. Ai ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i Kontrollit të Ushqimeve. Ai mori detyrën për të hapur këtë kontenier dhe për të vjedhur drogën. Olsi donte drogën. Por menjëherë ndëhynë ndërkombëtarët dhe kërkuan kontenierin. Këta thanë “po presim se mos vijnë bosët”. Bosi ishte në zyra mor, ishte partizani ai Pandeli. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që bosët nuk lëvizin, janë në zyra. Aty shkojnë minjtë, nuk shkojnë bosët”, tha Berisha.

Sipas tij “Pronari i Arbri Garden ishte në Shqipëri dhe është larguar një ditë përpara kontrollit të kontenierit. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së për Tropojën, por ju i shisni. Shkoni pak te Erion Veliaj dhe shihni pak borderotë e fushatës dhe të atij dhe shihni sa para keni marrë prej tij. Taulant Jaupi (i drejtohet Ballës) mbylle gojën. Pasi e panë që u zbuluan, kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës bëri detyrën e tij. Ai dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. Guardia di Financia e ndjek me trajektore, nga Livorno në Maltë dhe nga Malta në Durrës. Pse e mbajtët të fshehur 9 ditë? Donit ti merrnit drogën?”.

Sasia rekord e kokainës, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar sërish sot në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.

Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”- tha Berisha.

Skandali/ Zbulohet çfarë e lidh pronarin e “Arbri Garden” me Erion Veliajn Read More »

Basha zbulon skandalin për largimin biznesmenin e bananeve Çekaj nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gjatë seancës së sotme parlamentare se biznesmeni i kompanisë “Arbër Garden”, Arber Çekaj nuk u largua tre ditë para se të kapej droga por vetëm një ditë para se ajo të kapej.

Basha gjithashtu Ptha se kontenierët me drogë ndnjën plot 9 ditë në portin e Durrësit. Po ashtu Basha ngre pikëpyetje për mbështetje politike të këtij rrjeti trafikantësh..

“Kjo ditë e hënë na mbledh në këtë Kuvend pas gjarjeve dramatike që kanë faktuar katërcirprisht që opozita dhe qytetarët e dinë dhe e kanë denoncuar. Në Shqipëri sundon një qeveri e lidhur me klanet e drogës. Një kryeministër i cili drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve i ka lidhjet me trafikun e kokainës dhe heroinës. Nisi me marijuanën po si kudo tjetër ku trafiku nuk luftohet trafiku u hap në trafikun e heroinës dhe kokainës. Laboratori i Xibrakës u finalizua me ndihmën e ndërkombëtarëve por shefat nuk u arrestuan. Ndërsa Rama rikuperoi dëmin me drogën e sotme në Shqipëri.

Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionerë të kokainës mundohen ti fshehin me çdo kusht dhe çdo çmim. Më 28 shkurt u arrestuan 2 shoferë të cilët u kapën me një kontejner me banane ku kishte Brenda 613 kg kokainë. Ky kontejner kishte qëndruar në Portin e Durrësit, plot 9 ditë, bashkë me dy kontejnerë të tjerë. Një kërkim I thjeshtë tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Ky pronar është shpallur në kërkim, është larguar më 27 shkurt, 24 para se droga e tij të kapej. 613 kg nuk janë të Arbrit. Është larguar para se të mbyllte edhe niptin dytësor të kompanisë ku do të depozitohej droga.

Një nga të arrestuarit në ‘facebook” shkruante se transportonte miell për partizanët. Po kush janë partizanët të cilëve do ti çohej droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë. A mund të ngrihej një operacion i tillë pa garanci politike,” tha Basha.

Basha zbulon skandalin për largimin biznesmenin e bananeve Çekaj nga Shqipëria Read More »

Gjëndje alarmante nga hapja e portave të hidrocentralit, nën Shkodra zhytet nën ujë

Situatë alarmante paraqitet në Shkodër, ku si pasojë e hapjes të portave të hidrocentralit në Fierzë janë shkaktuar përmbytje.

Siç shihet nga pamjet që sjell newsbomb.al, sipërfaqet të tëra janë mbuluar nga uji. Më problematike paraqitet situata në zonën e Anës së Malit ku prurjet e shumta të ujit kanë bllokuar rrugën.

Ndërkohë pak minuta më parë në një deklaratë zyrtarë Korporata Energjitike e Shqipërisë sqaroi se situata në Shkodër nuk është krijuar si pasojë e shkarkimeve në Fierzë por për shkak të reshjve të shiut të rëna ditët e fundit.

“Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata. Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave”, citohetj në njoftimin e KESH

Gjëndje alarmante nga hapja e portave të hidrocentralit, nën Shkodra zhytet nën ujë Read More »

Spartak Ngjela i zbulon sekretin, Rama iku në Amerike se është i trembur deri në palcë për hallin që e ka zënë

Avokati Spartak Ngjela është i mendimet se Kryeministri Rama ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t’i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar, duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës, por atyre që vrau Enver Hoxha, duke iu refruar këtu hebrenjve.

“Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!” , shkruan Ngjela.

Spartak Ngjela zbulon pse Rama iku në Amerikë: Është i trembur deri në palcë

Statusi i tij i plotë:

Të gjithë ata burra të mëdhenj shqiptarë që na ngritën në histori kur nuk pranuan të dorëzonin ebrejtë te nazistët, i vrau Enver Hoxha dhe hordhitë e tij në vitet 1945-1946.

Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t’i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.

Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan ebrejtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës?
E gjen te ligësia e tij.

Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.

Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..
Psikikisht- i sëmurë
Moralisht- i korruptuar.
Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!

Zotërinj!
Ebrejtë i mbrojtën burra të mëdhenj që kishin shkrirë pasurinë e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo hajdutë si këta tanët që në 12 vjet i kanë vjedhë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve mbi 12 miliardë Dollarë; por që do t’i dorëzojnë tani deri në qindarkën e fundit.

Spartak Ngjela i zbulon sekretin, Rama iku në Amerike se është i trembur deri në palcë për hallin që e ka zënë Read More »

Video që po shkund rrjetin/ Berisha vret Hajdarin, Haklajn, Olldashin, ja ç’ndodh me gazetarin Artan Hoxha

Një video ironike e publikuar në rrjet ka tërhequr mjaft vëmendje sot.
Në të Sali Berisha është vendosur në rolin e një përbindëshi në Hënë, i cili vret pa mëshirë tre astronautë.

Këta janë sipas rendit, i ndjeri Azem Hajdari, ekzekutori i këtij të fundit Fatmir Haklaj, i vrarë gjithashtu, dhe Sokol Olldashi, i vdekur në një aksident automobilistik.

Hajdari dhe Olldashi kanë qenë dy kandidatura kyçe që shiheshin si konkurrues potencialë për të marrë udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Ndërsa Fatmir Haklaj, është pjesë e një familjeje tropojane nga Kërnaja, e cila është shuar thuajse tërësisht nga lufta mes bandave e nisur që më 1997 dhe pjesa e mbijetuar e anëtarëve të saj ndodhen me strehim politik në Suedi.

Atyre iu dogj edhe kulla në fshatin ku jetonin.

Video mbyllet me gazetarin Artan Hoxha, që ka debatuar së fundmi me Berishën në një emision televiziv.

Hoxha ndodhet i fshehur pas një shkëmbi dhe Berisha nuk e sheh fillimisht.

Por kur Berisha po largohet, Hoxhës i shpëton një tingull akut, çka tërheq vëmendjen e ish-kryeministrit.

Këtu video përfundon duke e kthyer në një thriller fundin…

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1yuH_qJekn0]

Video që po shkund rrjetin/ Berisha vret Hajdarin, Haklajn, Olldashin, ja ç’ndodh me gazetarin Artan Hoxha Read More »