Aktualitet

Fakte tronditëse, si i shtiu në dorë Rovena Llalla trafiqet që zhvilloheshin përmes ‘Koridorit 8’

Këtë javë ka nisur çmontimi i kupolës së vjetër të drejtësisë. Nuk mjafton që një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vetlarguar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po i largon dhe po i nxjerr jashtë sistemit pjesën tjetër, për ti çuar më pas drejt procesit të shpronësimit nga pasuritë e vëna me anë të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, nën hetim dhe në ndjekje penale e ndonjë mund të përfundojë edhe në burg.

Fatos Lulo, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese u bë për shkak të shortit, i pari që doli nga nga sistemi i drejtësisë, nga procesi i vetingut. Një filtër nga ku pritet të kalojnë pas tij me radhë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit aktual, për të mësuar nëse do të mbijetojnë për të qenë nesër pjesë e sistemit të ri të drejtësisë pas reformës më të thellë që është bërë në këtë fushë në historinë e Shqipërisë moderne, shkruan Alpenews. Dy prej emrave më të shumpërfolur gjatë javëve të fundit në këtë drejtim kanë qenë dy bashkëpunëtorët më të ngushtë gjatë pesë viteve të shkuara në Krye të Prokurorisë së Përgjithshme: Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit.

Për Llallën pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ndaloi hyrjen në SHBA të katër familjarë të tij me motivacionin për përfshirje në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë, Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet për “pastrim parash”. Pasi dyshohet se pasuria e tij marramendase me prona të patundshme, ndertesa, shtëpi pushimi në plazhe, toka, blerja e një fshati të tërë dhe “minierat e arit” siç ka nisur tia quaj media tokat e tij që u shumfishohet dhjetra e dhjetra herë vlera sa bën pronë e tij, është vendosur në rrugë jo ligjore.

Ndërsa Rovena Gashi, bashkpunëtorja e tij më e ngushtë është në një pozitë edhe më të rëndë. Sepse nëse Llalla i ka deklaruar dhe është munduar ti justifikojë pasuritë e tij, Gashi ia ka fshehur vettingut të paktën 16 prona, një pallat të tërë në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe 2 godina të tjera shumë të mëdha biznesi në zonën e Lagjes 14 në Shkozet, troje, tokë, pasuri të patundshme, etj.

Nga një investigim që është bërë sëfundi nga agjensi e specializuar mësohen fakte tronditëse.

Sipas një analize paraprake, duke qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme sëbashku me Llallën, Rovena Gashi mund tja ketë dalë të ketë patur nën kontroll të gjithë fijet kryesore për të kontrolluar veç të tjerave, një nga nyjet kyçe dhe më vitale infrastrukturore, ekonomike dhe të interesave të tjera të errëta, në atë që njihet si Koridori Paneuropian VIII.

Bëhet fjalë për një koridor komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë për në Bullgari, i cili konsiderohet si një aks shumë i rëndësishëm ndërkombëtar dhe arterie e rëndësishme ekonomike dhe e interesave të krimit të organizuar vendas, rajonal dhe ndërkombëtar. Ai konsiderohet edhe si një koridor i rëndësishëm për trafikun e drogës, canabisit vendas, heroinës që vjen nga Lindja, nga Afganistani, Turqia dhe nëpërmjet territorit shqiptar, nga porti i Durrësit, shkon në Itali dhe prej andej në perëndim dhe në thellësi të Europës kontinentale.

E ansjellta, për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe nëpërmjet portit të Durrësit kryesisht shkon me anë të rrugëve të trafiqeve të Koridorit 8 në Maqedoni, Bullgari dhe më pas drejt Rumanisë, Hungarisë, Austrisë, Gjermanisë e më tutje në thellësi të kontinentit. Rastet e fundit të kapjes së sasive të mëdha të cannabisit, heroinës dhe kokainës në Portin e Durrësit dhe përgjatë Korridorit 8, e kanë përforcuar akoma më shumë këtë bindje.

Kjo analizë të çon tek logjika se përgjatë viteve të shkuara Rovena Gashi ka qenë e plotfuqishme në krye të organit të akuzës, e njohur si njeriu më i afërt i Adriatik Llallës. Kjo bëri që pas forcimit të kësaj marrëdhënie, bashkëshorti i saj Dritan Gina të komandohej në krye të Prokurorisë së Qarkut të Elbasanit. Një qark i cili mbulon territorin nga Qafë Thana që është pikënisja e Koridorit 8 në Shqipëri, që kalon nga lindja në perëndim përgjatë luginës së lumit Shkumbin, e deri në Rrogozhinë e Kavajë që janë pjesë e qarkut të Tiranës ku e plotfuqishme ishte vetë zonja Gashi.

E për të përfunduar në Durrës në Portin e tij detar që është edhe porta hyrëse dhe dalëse e këtij koridori jetik për ekonominë dhe krimin, në Shqipëri. Në Durrës, Rovena Gashi ka në drejtësi motrën e saj, Ema Gashi e cila është gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit. Në këtë mënyërë familja e ngushtë e Rovena Gashit kishte akses të plotë në drejtësi, në prokurori dhe gjyqësor, në gjithë hapësirën e territorit nga kalon koridori 8, nga Qafë Thana- Elbasan- Rrogozhinë- Kavajë dhe Durrës.

Avokat Ngjela, ish ministri i Drejtësisë thotë: “Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh. Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit. Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Adriatik Llallës dhe ROVENA GASHIT, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë? Si i kanë fituar këta këto prona? Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”

Fakte tronditëse, si i shtiu në dorë Rovena Llalla trafiqet që zhvilloheshin përmes ‘Koridorit 8’ Read More »

Ministrja Gjonaj iu vë fshesën 155 militantëve parazitë të LSI-së

Plot 155 të punësuar në mënyrë të paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës do të lëshojnë karriget.

Nga raporti i Departamentit të Administratës Publike është konstatuar se në periudhën janar 2014-gusht 2017 figurojnë të paguar si nëpunës 92 punonjës në kundërshtim me ligjin. Shërbimi i Provës ka nisur menjëherë procedurën e dëgjesave për 63 punonjës të emëruar në mënyrë të paligjshme, të cilët janë njohur me përfundimet e raportit, shkaqet ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, si dhe janë dëgjuar për pretendimet që ata kanë.

Pjesa tjetër prej 29 punonjësish të emëruar me këtë formë janë larguar më parë, për arsye të ndryshme.

Njoftimi i plotë i DAP:
Në kuadër të verifikimit ligjor të dokumentacionit lidhur me rekrutimin dhe detyrimet kontraktuale të personelit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës (DPSHP) në muajin shtator 2017 ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare kryerjen e një auditi nga ana e Departamentit të Administratës Publike.

Në bazë të ligjit “Për Nëpunësin Civil”, DAP është njësia përgjegjëse për Shërbimin Civil në organet shtetërore. DPSHP kanë organikë 148 punonjës dhe aktualisht drejtohet nga z. Ëngjëll Hysi i emëruar në këtë detyrë nga ish-ministri i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi.

Në raportin përfundimtar të DAP, është konstatuar se në periudhën janar 2014-gusht 2017, kohë në të cilën institucioni drejtohej nga z. Ilir Qafa, figurojnë të paguar si nëpunës të Shërbimit Civil 92 punonjës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit të organizuara nga DAP.

Në rekomandimet e bëra nga DAP është kërkuar:

  1. Shpalljen të pavlefshme të aktit të emërimit, apo komandimit të këtyre punonjësve, të emëruar në kundërshtim me ligjin.

  2. Ndërprerje e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për punonjësit që vazhdojnë të jenë në detyrë të emëruar në kundërshtim me ligjin.

  3. Vendet vakante, të plotësohen sipas ligjit “Për nëpunësin civil”.

Në zbatim të rekomandimeve të DAP, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka filluar procedurën e dëgjesave, për 63 punonjës të emëruar në mënyrë të paligjshme, të cilët janë njohur me përfundimet e raportit, shkaqet ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, si dhe janë dëgjuar për pretendimet që ata kanë. Pjesa tjetër prej 29 punonjësish të emëruar me këtë formë janë larguar më parë, për arsye të ndryshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës po merr të gjitha masat për të rivendosur ligjshmërinë në ushtrimin e funksionit të këtij institucioni duke respektuar gjithashtu të drejtat e punonjësve të punësuar në kushtet e shkeljes së ligjit mbi nëpunësin civil.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës siguron punonjësit dhe publikun se në asnjë rast nuk ka ushtruar asnjë lloj presion ndaj punonjësve për dhënie dorëheqje, e drejtë kjo që ushtrohet me vullnetin e vet punonjësit. Për më tepër që DPSHP ka filluar tashmë procedurat ligjore të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe nuk ka më vend për të kërkuar dorëheqje.

Ministrja Gjonaj iu vë fshesën 155 militantëve parazitë të LSI-së Read More »

Korrupsioni në Drejtësi në nivelet më të larta, pas shumëfishimit të pasurisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve pasurohet edhe vetë sistemi. 80 mijë Euro çështja, 300 mijë Euro emërimi

Një analizë e detajuar e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, që projektuan reformën në drejtësi, ka zbardhur për herë të parë mekanizimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë si dhe tarifat e ryshfetit për çështje të ndryshme penale si për emërimin në sistemin e drejtësisë. Sipas analizës, për të ndryshuar masën e sigurisë tarifa e ryshfetit shkon nga 60 deri në 80 mijë euro. Ndërkaq, për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë tarifa shkon nga 100 deri në 300 mijë euro.

“Duke qenë se shifrat që thuhet se paguhen për këto pozicione janë marramendëse (100.000 deri 300.000 Euro për disa pozicione), është e natyrshme të besohet se këta funksionarë të drejtësisë do të korruptohen për t’i rimarrë (dhe mundësisht shumëfishuar) ato. Të dhëna jo zyrtare që qarkullojnë në publik dhe janë konsistente në kohë, sugjerojnë se cikli i pagesave korruptive fillon që me policinë gjyqësore, oficerë të korruptuar të së cilës pranojnë pagesa për të shkatërruar provat në vendin e ngjarjes.

Më tej prokurorë të korruptuar pranojnë pagesa për të mos e filluar një çështje ose për të mos ngritur akuzë (1000 deri në 2000 euro për çështje standarde). Vlen të veçohet perceptimi në lidhje me shifrat që duket se paguhen për të ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie ose detyrim për paraqitje (60.000 – 80.000 Euro). Gjyqtarë të korruptuar zvarrisin caktimin e seancës së parë ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar (ndonjëherë edhe zbardhjen e vendimit) në pritje të ryshfetit”, thuhet në analizën e ekspertëve.

Sekseri

Sipas analizës ryshfeti nuk jepet drejtpërdrejt, por me ndërmjetësinë e një personi të tretë. “Madje ka të dhëna se disa gjyqtarë bëjnë lojë të dyfishtë duke përfituar ryshfete nga të dyja palët. Sikur të mos mjaftonte kjo, shpesh dhënia e ryshfetit nuk siguron rezultatin e dëshiruar. Në fakt nuk mungojnë historitë nën zë, që tregojnë për avokatë (ose ndërmjetës të tjerë) të cilët e kërkojë ryshfetin, gjoja në emër të gjyqtarit ose prokurorit, dhe e mbajnë për vete.

Ndonëse jo e dokumentuar si në Ukrainë, situata në Shqipëri nuk duket fort e ndryshme edhe sa i takon formave konkrete të korrupsionit dhe mënyrës së dhënies/marrjes së përfitimeve të paligjshme. Duket se tipikisht, ryshfeti nuk jepet drejtpërdrejt por me ndërmjetësinë e një personi të tretë (fjala “sekser” përdoret rëndom në zhargon) ndonëse nuk përjashtohen kontaktet personale të të interesuarve me gjyqtarin ose prokurorin. Shpesh sekseri është një i afërt i familjes së gjyqtarit ose prokurorit, një mik i përbashkët, ose një avokat”, thonë ekspertët.

Ndarja e parave
Analiza jep të dhëna edhe për ndarjen dhe fshehjen e parave të ryshfetit mes palëve. “Në çdo rast, sekseri është një person që gëzon besimin e gjyqtarit ose prokurorit për shkak të marrëdhënieve të vjetra private ose kontakteve të qëndrueshme të punës. Në përgjithësi ka të dhëna për një strukturë të mirëpërcaktuar të shifrave që paguhen për shërbime të ndryshme.

Madje flitet edhe për ndarje të paracaktuar të përfitimit të paligjshëm midis gjyqtarit/prokurorit dhe ndërmjetësit ose personave brenda zyrës së gjyqtarit/prokurorit të cilët duket se marrin një përqindje për lehtësimin e kalimit të ryshfetit nga korruptuesi tek i  korruptuari. Në çdo rast, palët në transaksionin korruptiv shmangin telefonatat. Pagesat bëhen me para në dorë. Shpesh përfitimet e paligjshme dërgohen jashtë vendit ose iu jepen të afërmve/familjarëve të gjyqtarit/prokurorit, ose personave të tretë të besuar”, thuhet në studim.
Zgjerimi
Ekspertët kanë arritur në konkluzionit se pjesë e skemës së korrupsionit në gjyqësor janë edhe administratorët dhe kancelarët. “Ndonëse pagesat me para në dorë janë forma e preferuar, përfitimet e paligjshme duken se marrin një mori formash të tjera si p.sh. dhënia e mundësive për biznes, punësimi i të afërmve, falja, shitja fiktive ose shitja me çmime të favorshme e pasurive të patundshme si parcela toke, apartamente në bregdet etj.

Gjykatat dhe prokurorët nuk janë të vetmit aktorë të korruptuar në sistem. Ka gjasa që edhe administratorët dhe kancelarët të jenë pjesëmarrës në korrupsion. Rasti më i mundshëm ka të bëjë me shortin dhe caktimin e çështjeve për gjykim. Gjyqtarët janë ankuar publikisht, në analizat vjetore të gjykatave, që atyre nuk ju caktohen çështje “me përfitim”, ndërkohë që gjyqtarëve të preferuar ju jepen këto gjykime rregullisht. Ka të dhëna që flasin për kryetarë gjykatash që udhëzojnë administratorët e rrjeteve informatikë/kancelarët e gjykatave që t’ ju caktojnë çështje gjyqtarëve të veçantë”, thuhet në analizë.

Korrupsioni në Drejtësi në nivelet më të larta, pas shumëfishimit të pasurisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve pasurohet edhe vetë sistemi. 80 mijë Euro çështja, 300 mijë Euro emërimi Read More »

Lezhë, banorët lënë banesat nga rrëshqitja e tokës

Rrëshqitjet e tokës në pjesën e sipërme të autostradës së asaj që quhet ndryshe si “Rruga e Kombit” ka shkatërruar shumë banesa të fshatit Blinisht, në Orosh.

Vetëm katër ditë më parë, banorët thonë se janë parë shenja të vogla të rrëshqitjes së tokës, të cilat në 22 mars shkatërruan disa banesa, 10 prej të cilave të pabanueshme.

Pjetër Bunga është pronari i njërës prej këtyre shtëpive. Ai jeton në Durrës, por pasi mori informacion ishte në Blinisht për tëparë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e tokës.

“Shtëpia ka humbur, nuk duket se ku është”, thotë Pjetri. Banorët shprehen se kjo zonë ka pasur edhe më herët rrëshqitje. “Shkaktarë janë ujrat dhe shpërthimet me mina që janë bërë në autostradë. Shtëpitë kanë lëvizur edhe më përpara, por toka jo”, thonë banorët.

Të kundërtën e asaj që thonë banorët pretendon inxhinieri-gjeolog Skënder Allkja: “Është zonë me qendrueshmëri të dobët. Rreziku është evident. Banorët duhet të evakuohen”.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro: “Është zonë e rrëshqitshme, e njohur nga Autoriteti Rrugor. Është aktivizuar për shkaqe natyrore”.

Lezhë, banorët lënë banesat nga rrëshqitja e tokës Read More »

Grabitjet, banorët të frikësuar: Të kthehet dënimi me vdekje

Grabitjet në qytetin e Fierit, janë kthyer në një makth. Për një periudhë të shkurtën në këtë qark janë regjistruar dhjetëra grabitje, por dy prej tyre kanë lënë viktima.

Grabitja e fundit e ndodhur dy ditë më parë në Fier ka tronditur qytetin. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku policia shkëmbyeu zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur 20-vjeçarin Xhuliano Sollaku.

Banorët ndjejnë frikë, por edhe indinjatë në të njëjtën kohë. Ata thonë se duhet të rikthehet ligji i dënimit me vdekje. Nuk është vetëm Fieri ku ndodhin grabitjet, por ato tashmë janë bërë të zakonshme në të gjitha qarqet e vendit, madje mund të thuhet se grabitje tashmë janë kthyer në kronika të zakonshme.

“Të frikësuar, jo vetëm për këtë, pse rasti i parë është ky. Edhe djali im po të ishte, po vajti t’i marr tjetrit pasurinë, le ta rrahin. Policia ka bërë shumë mirë, ata dy hajdutët e tjerë të varen. Të vijë tjetri natën të të grabisë, është shumë e rëndë, policia bëri shumë mirë. Pushkatim dhe sekuestrim pasurie”.

Grabitjet, banorët të frikësuar: Të kthehet dënimi me vdekje Read More »

Gjykata Kushtetuese në krizë, ja apeli që ka kryetari i saj Bashkim Dedja për …

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990.

Tashmë rrezikon që roja e ligjit më të lartë në vend të bjerë. Pas shkarkimit të Fatos Lulos dhe dorëheqjes më herët të Besnik Ymerajt, Gjykata Kushtetuese ka mbetur vetëm me pesë anëtarë.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj:

“Jo , unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.

Por mos funksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar.

Bashkim Dedja përsëriti sërish të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon më dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha ai.

Edhe më herët Bashkim Dedja ka deklaruar se “Gjykata Kushtetuese në këto kushte nuk po ju hyn çështjeve që në thelb rrezikojmë të na çojnë në Strasubrg”.

Në lidhje me vettingun Bashkim Dedja theksoi se shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri.

“Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë.

Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin”.

Gjykata Kushtetuese në krizë, ja apeli që ka kryetari i saj Bashkim Dedja për … Read More »

Mendohuni mire nese do te kaloni ne rrugen e Kombit!Te tuneli paguhet.Ja sa …

Kompania që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të vendosë që nga nesër tarifa për kalimin e mjeteve.  Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada.

Taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo autoveturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues autoveture do të paguajë 10 euro.

Ndërkohë për kamionët tarifa është dhjetë euro hyrje dhe 10 euro dalje.

Lidhur me këtë procedurë, zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë për “Koha Jonë” se pagesa e tarifave është parashikuar në kontratën e firmosur me koncesionarin. Sipas kësaj pike, “koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të Tunelit të Thirrës”.

Koha e vendosjes së taksës mund të ishte aplikuar nga kompania që në momentin kur është firmosur kontrata, në vitin 2016. Por kompania ka vendosur që pasi të bëjë disa riksiontruksione dhe vendosje sinjalistike të nis testimin e vjeljes së taksës. Kontrata është firmosur në dhjetor të vitit 2017 nga qeveria shqiptare me konsorciumin e kompanive “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”. Marrëveshja është e vlefshme për 30 vitet e ardhshme.

Sipas parashikimeve të tenderit, kompania koncesionare premton të investojë për përfundimin e disa segmenteve të rrugës si dhe për mirëmbajtjen e saj në këmbim të një pagese vjetore për rreth 13 vjet prej 5 milionë eurosh në vit. Gjithashtu, trafiku aktual i rrugës prej 4,200 mjetesh në ditë pritet t’i japë kompanisë koncesionare prej mbi 6 milionë euro në vit, ndërkohë që rritja e trafikut përgjatë dekadave të ardhshme pritet të japë të ardhura shtesë për kompaninë.

Pika e kontratës që parashikon vendosjen e taksës në vitin 2016 është pritur me kritika dhe protesta në vitin 2016 nga banorët e zonës. Firmat që vjelin taksën thonë se do të ketë lehtësira për banorët dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.

Nga nesër fillon taksa e Rrugës së Kombit.

Mendohuni mire nese do te kaloni ne rrugen e Kombit!Te tuneli paguhet.Ja sa … Read More »

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton

Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 11 mijë lekë që përfitonin të papunët. Qeveria miratoi dje vendimin me programin e pagesës së papunësisë, ku masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi.

Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e papunësisë do të jetë 50 për qind e pagës minimale, pra, në vlerën e 12 mijë lekëve. Pagesa e papunësisë është mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj.

Periudha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Qeveria miratoi dje vendimin edhe pagesën prej 5,500 lekësh për ato familje, që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe pranojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional.

KONTRIBUTET
Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.
Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.
Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij.

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton Read More »