Aktualitet

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion për 21 janarin e për kundërshtarët e Saliut në PD

Prokuroria ka vendosur të hapë dosjen e 21 janarit, e cila duke shfrytëzuar vrasjen pa autor të Aleks Nikës e ka të justifikueshme një gjë të tillë.

Dhe në këtë kontekst, hetimi nxjerr në pah dhe rolin e Shërbimit sekret të Ushtrisë së asaj kohe të drejtuar nga Ylli Zyla.

Pikërisht këtu ka dalë në pah dhe roli që ka luajtur SHIU për përgjimin e opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Edi Rama. Por dhe dhe përgjimet më 21 janar 2011 kur u vranë në mes të Bulevardit përballë kryeministrisë 4 demonstrues të pafajshëm.

Ka qënë Ylli Zyla ai që i ka dhënë informacion Sali Berishës se ka tentativa për të sulmuar me armë kryeministrinë dhe se duhet reaguar jo me fishekë manovre por me fishekë të vërtetë nga ana e Gardës së Republikës.

Janë elementë të rinj këto që i bashkangjiten dosjes së 21 janarit, pasi SHISH i asaj kohe i drejtuar nga Bahri Shaqiri u vu nën goditjen e Berishës për mungesë informacioni dhe shërbim ndaj sulmit ndaj institucioneve.

Ka qënë Shërbimi Sekret i Ushtrisë ai që ka dhënë dhe informacionin për sulmin që ishte përgatitur sipas kryeministrit ndaj institucioneve. Madje dhe me thika me helm apo çadra me helm, të cilat i prezantoi Sali Berisha në daljen e parë publike teksa paraqiti skemën sipas tij të grushtit të dështuar të shtetit të organizuar nga Rama, Presidenti Topi, Ina Rama, mediat dhe në bashkëpunim me disa ambasada të huaja.

Pajisja përgjuese ishte blerë miliona dollarë nga ana e Ylli Zylës ish kreut të SHIU-t në Izrael, pavarësisht se nuk përcaktohej në listën e pajisjeve të FA dhe shërbimit sekret të saj.

Përgjimet e SHIU-t në kohën e Berishës, të fshira pas zbulimit të skandalit

Prokuroria ka kohë që i ka nëpër duar hetimet për përgjimin që i është bërë opozitës, përgjimi dhe informacioni i dhënë më 21 janar 2011. Ka dhe pajisjen e përgjimit të blerë nga Ylli Zyla për llogari të SHIU-t të atëhershëm. Por ka zhvillime të pakëndshme në këtë drejtim. Pasi Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion.

Përgjimet shtriheshin në harkun kohor nga muaji mars i vitit 2011 dhe deri në muajin qershor të vitit 2012. Kjo periudhë përkon me ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Berishës dhe opozitës, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjen e katër protestuesve. Por dhe zgjedhjet lokale që pasuan e në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes – posaçërisht me armatimet dhe përgjimin e opozitës, gazetarëve e trupit diplomatik.

Gjithçka ka nisur me blerjen e dy pajisjeve përgjuese pasive dhe aktive, “për nevoja të forcave tona në misione jashtë vendit”.

Këto pajisje nuk u deklaruan në doganë, por u zhdoganuan duke i emërtuar “amplifikator për pajisjet elektronike”.

Ato nuk u regjistruan në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, por u vendosën në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes (pajisja pasive) dhe, në një makinë të posaçme për përgjime terreni.

Fuqia e këtyre pajisjeve në një rreze prej 100 metrash mundëson përgjimin total të gjithçkaje.

Ata  përgjuan, u zbuluan dhe në panik, prej shkurtit të vitit 2012 nisën operacionin e zhdukjes së çdo gjurme të përgjimeve të tyre, kërkuan me ngulm informacion të kualifikuar për të zhdukur gjithçka, e morën të asistuar deri në fund nga kompania prodhuese e pajisjeve “Verint”.

Autoritetet vendosën të zhdukin gjithçka dhe realizuan heqjen dhe zëvendësimin e hard disqeve në të dy pajisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Softëare dhe i bënë sërish pajisjet funksionale dhe “të pastra”. Pra i kanë zhdukur të gjitha përgjimet.

Ndërkohë që në dosjen e prokurorisë janë vetëm informacionet e dhëna me shkrim nga ana e Ylli Zylës për 21 janarin. Pajisja ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme për muaj e muaj me radhë Edi Ramën, deputetët socialistë, përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë dhe disa eksponentë të dyshimtë të PD.

Përgjimi është realizuar nga Arben Imami dhe Ylli Zyla, për llogari të Sali Berishës.

Dosja voluminoze e përgjimeve është në prokurori, në ngarkim të Arben Imamit dhe Ylli Zylës.

Arben Imami dhe Ylli Zyla nuk akuzohen vetëm për përdorimin e SHISH për të përgjuar kundërshtarët politikë të Berishës, por edhe për zhdukjen e provave të veprës penale.

Më konkretisht, grupi i ekspertëve, ka konstatuar zhdukjen e hard-diskut  nga pajisja e përgjimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, në të cilin ishin të ruajtura të gjitha përgjimet e kundërshtarëve politikë të Sali Berishës.

Zëvendësimi dhe zhdukja e hard diskut është konstatuar pas bashkëpunimit me shërbimet partnere të NATO dhe SHBA.

Sipas burimeve, Arben Imami e Ylli Zyla e kanë ndryshuar  hard-diskun e pajisjes së përgjimit disa ditë para se të largoheshin nga detyra.

Ekspertët e shërbimeve partnere kanë dokumentuar zëvendësimin e hard-diskut, ndërsa kanë zbërthyer pajisjen me të cilën dyshohet se janë përgjuar ambasadorët dhe opozita socialiste, para se të vinte në pushtet.

Ky detaj është pjesë e dosjes që Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në organin e akuzës.

Ndërkaq, zhdukja e hard-diskut të pajisjes së përgjimeve është sinjalizuar edhe nga ministrja e Mbrojtjes në mandatin e parë qeverisës të PS, Mimi Kodheli. Ylli Zyla ka dëshmuar disa herë në prokurori, por Adriatik Llalla ia ka dalë ta mbyllë me sukses këtë dosje.

Madje ekspertët e prokurorisë thanë se nga të dhënat, çdo pajisje përgjuese lë gjurmë çdo numër që përgjon, si dhe datën e fillimit të përgjimit. Por, serverët e kësaj pajisjeje iu dorëzuan hetuesve të shkrumbuar.

“Kemi pak gjasa për të gjetur ndonjë gjurmë të këtyre përgjimeve. Aktualisht po hetojmë në dy drejtime, djegien e qëllimshme dhe atë aksidentale, kjo edhe si pasojë e dëshmive të zyrtarëve që janë pyetur.

Përgjimet nga shërbimi i PD i Ylli Zylës përjashtoi tërë deputetët kundërshtarë

Në funksion të industrisë së përgjimeve të Sali Berishës u angazhuaa dhe një shërbim informativ brenda PD, i drejtuar nga Gjergj Lezhja dhe Agron Kuliçaj.

Ndërkaq, në fokus të përgjimeve kanë qenë i ashtuquajturi grupi i dyshimtë i Komisionit të Ligjeve, i përbërë nga ish-deputetët Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Arenca Trashani etj.

Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibeaj, për këta të fundit u distancuan me kujdes pak kohë para zgjedhjeve të 23 Qershori 2013.

Të gjitha bisedat e këtij grupi janë përgjuar nga ana e pajisjes së SHIU-t të Ylli Zylës, duke shkuar të zbardhura në tavolinën e Berishës.

Sipas burimeve temat e bisedave kanë qenë të ndryshme, si për emërimet, drejtoritë, ligjet, bizneset etj. Por komunikimet që kanë ndëshkuar grupin në fjalë, kanë qenë bisedat kundër Shkëlzenit dhe Argitës.

Edhe pse Rusmali tregohej mjaft i rreptë kundër Sajmir Tahiri kur fliste për familjen Berisha në Komisionin e Ligjeve, në të vërtetë dhe vetë Rusmali ishte kundër maskarallëqeve të  Shkëlzenit dhe të rrethit klientelist të familjes.

Ndërkohë që bisedat e fshehta konfidenciale, në tryezat e ngushta me miqtë, për Shkëlzenin, Argitën e familjen biologjike të Sali Berishës në përgjithësi, kanë marrë në qafë dhe gazetarin Blendi Fevziu, i cili qëndroi shumë vite pa komunikuar me Sali Berishën. Por kanë marrë më qafë dhe rreth 33 ish-deputetë të PD që u përjashtuan nga lista e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Të gjithë deputetët e rreshtuar kundër Shkëlzenit dhe influencave të tij, janë skanuar dhe përjashtuar në bllok nga lista e kandidatëve për deputetë, duke i ndërprerë karrierën politike në mes.

Po si i ka identifikuar Berisha deputetët kundër Shkëlzenit dhe linjës së Lulzim Bashës në PD?!

Ish-kryeministri Sali Berisha, sipas burimeve, ka përgjuar sistematikisht bisedat dhe komunikimet e deputetëve demokratë me anë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë së Arben Imamit e më vonë me anë të SHISH të Visho Ajazit.

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion për 21 janarin e për kundërshtarët e Saliut në PD Read More »

Pas Fatos Lulos, rradhën e kanë 57 subjektet e tjera. Gjyqtarët në panik për pasurinë e tyre

Pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, rradhën e kanë të tjerë zyrtarë të lartë që nuk justifikojnë dot pasurinë dhe pronat e tyre.

Duke folur për subjektet konkrete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ‘kërcënuar’ të gjithë gjyqtarët e inkriminuar për valën e fortë dhe goditjes nga KPK.

Gjonaj thotë për ERTV se janë 57 subjekte që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve.

“Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit.

Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, deklaron Gjonaj.

 

Ministrja shton se “janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

Pas Fatos Lulos, rradhën e kanë 57 subjektet e tjera. Gjyqtarët në panik për pasurinë e tyre Read More »

‘Shembet’ Gjykata Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët dolen kriminelë. Braktiset godina

Duket se Vettingu dhe Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, ka nisur goditjen me kamzhik kundër Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjykatë, është përfshirë në kolaps, pasi të gjithë anëtarët e saj po e braktisin, me shpresën që të gjejnë shpëtim nga drejtësia dhe ti shpëtojnë burgut.

Tashmë, gjykata më e lartë e vendit ka mbetur me 5 anëtarë dhe ajo nuk mund të marrë në shqyrtim asnjë çështje, pasi për të quajtur të vlefshme një mbledhje, duhen minimalisht 6 gjyqtarë. Nga Gjykata Kushtetuese dha dorëheqjen para vetingut, anëtari Besnik Imeraj, ndërkohë më herët është larguar Vladimir Kristo, të cilit i kishte mbaruar mandati prej disa vitesh.

Ndërsa më parë dha dorëheqjen edhe gjyqtari Sokol Berberi. Pezullimi i Fatos Lulos deri sa të përfundojë procesi i apelimit e ka futur zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese në ngërç institucional. Veç 3 vakancave të krijuara nga dorëheqja e Vladimir Kristos, Sokol Berberit dhe Besnik Imerajt, pezullimi i Lulos nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e lë këtë gjykatë vetëm me 5 nga 9 anëtarë, çka e bën të pamundur gjykimin dhe vendimmarrjen e saj për të gjitha çështjet në shqyrtim. Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese parashikon se seancat gjyqësore mund të zhvillohen vetëm me pjesëmarrjen e të paktën 2/3-ve të anëtarë të saj. Pra, në sallë duhet të jenë 6 nga 9 anëtarët.

Por Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nuk e konsideron si rënien e këtij institucioni, por ai kërkon procedura të përshpejtuara për plotësimin e vendeve vakante.

I kontaktuar dje nga “TCH”, Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetuese iu përgjigj: “Jo, unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetuese ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më në disa aspekte të saj, që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja.
Por, mosfunksionim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmëruar. Dedja përsëriti të njëjtin apel për zëvendësimin e vendeve vakante.

“Tashmë Gjykata Kushtetuese nuk formon dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejtohen procedurat për zëvendësimin e vendeve vakante”, tha z.Dedja.

‘Shembet’ Gjykata Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët dolen kriminelë. Braktiset godina Read More »

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më

Bregdetit shqiptar i janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë tokë shtetërore. Një pjesë është tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar pa dokumentacion. Ky është konkluzioni i një raporti të Task Forcë që bëri verifikimin e pronave në bregdet. Sipas dokumentit që disponon Top Channel, për 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren nga shteti pasi janë dhënë me vendim gjykate.

Një raport i Task Forcës për verifikimin e pronave të bregdetit ka gjetur se vetëm në vijën bregdetare të jugut janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë toka shtetërore.

Raporti, i cili disponohet nga Top Channel konstaton se një pjesë e tokave në bregdet janë tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar në mungesë të plotë të dokumentacionit ligjor.

Sipas raportit pjesa më e madhe e këtyre tokave, për rreth 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren më nga shteti, për shkak se janë dhënë me vendime gjyqësore edhe pse nuk kanë patur dokumente të rregullta. Ndërkohë që për pjesën tjetër, për atë që është marrë me dokumente të falsifikuara autoritetet shtetërore do të nisin procedurat për rishtetëzimin.

Sipas taks forcës, situata rezulton problematike në të gjithë vijën bregdetare të jugut, veçanërisht në Vlorë, Dhërmi, por edhe Sarandë ku tokat shtetërore janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

Ky verifikim është bërë përgjatë periudhës 2014-2015. Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili pezullon plotësisht dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet deri në një afat të pacaktuar.

Burime nga taks forca thonë se pas këtij vendimi do të ketë të tjerë hapa ligjorë që do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet me tokat që janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Sipas qeverisë, synimi është që këto prona të rimerren nga shteti për tu përdorur në investimet strategjike, por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita si një tentative e qeverisë për të grabitur tokat e bregdetit përmes bizneseve të lidhura me të.

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më Read More »

Nga tregtar llamarinash në baron droge, ”Met shqiptari” ,1 vit në lupën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Met Kanani, personi që u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të policisë turke me 1.1 tonë hashash, po hetohej prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Oficerët e Hetimit të Narkotikëve dorëzuan dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacione dhe të dhëna të administruara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacionet e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

BARONI I DROGËS

Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndësishme të rrugës ballkanike për trafikun e drogës. Ekspertët e antidrogës në Stamboll kanë të dhëna se përveç linjës së trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në vendet arabe, ai ka edhe një linjë tjetër për heroinën, të quajtur “rruga e kthimit”.

Së fundmi është zbuluar se për të trafikuar heroinën e marrë në Afganistan e Iran, që kalon më parë përmes Turqisë, tashmë po përdoren dy rrugë. E para është linja veriore, që kalon nga Deti i Zi dhe përmes rrugës ballkanike kalon në Europë. Ndërsa e dyta kalon në vijën veri-jug dhe për këtë linjë përdoret deti Egje.

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt impor-teksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistruar në QKB.

Nga tregtar llamarinash në baron droge, ”Met shqiptari” ,1 vit në lupën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Read More »

Mbyllen 50 mijë të tillë, shoqatat kërcënojnë me grevë urie.Rama shet dëngla në Europë, ”vdes” biznesi në Shqipëri

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i kërkoi dje qeverisë të anulojë ligjin për uljen e pragut të TVSH-së.

Drejtuesit e Shoqatës u shprehën se ulja e pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë rrit kostot administrative për biznesin, rrit çmimin dhe ul fuqinë blerëse.

Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe Mesëm, Bujar Muço në një deklaratë për mediat, i kërkoi qeverisë anulimin e ligjit të TVSH-së, në rast të kundërt ai paralajmëroi mbylljen e dyqaneve dhe nisjen e grevës së urisë. Shoqata e Biznesit të Vogël u shpreh se zbatimi i ligjit do të falimentojë rreth 50 mijë biznese.

“Sipas parashikimeve tona, ky ligj do të falimentojë 40 mijë deri në 50 mijë biznese në 2018-n. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe bordi drejtues i kërkojnë qeverisë anulimin e ligjit të TVSH-së dhe ngritjen e pragut deri në 10 milionë lekë xhiro në vit; krijimin e një klime të favorshme për biznesin mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale; konsultimin e ligjeve me grupet e interesit nga ana e qeverisë para se të miratohen; mbulimi dhe përkrahja me asistencë dhe kredi me interesa të buta për biznesin; ulja e taksave dhe tarifave ku është e mundur sipas ligjit nga pushteti lokal deri në 30 përqind; uljen e çmimit të energjisë dhe naftës. Kërkojmë nga qeveria që këto kërkesa të merren parasysh, pasi biznesi i vogël zë 93 për qind të bizneseve dhe falimentimi i tyre do të ketë ndikim social në vend. Në mosrealizim të kërkesave, ne kemi vendosur të mbyllim dyqanet dhe të kalojmë në grevë urie”, u shpreh Muça.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm renditi ndër arsyet kryesore për moszbatimin e ligjit, rritjen e kostos se biznesit dhe rritjen e çmimeve.

“Arsyet e kundërshtimit të këtij ligji, sipas shoqatës, janë që nga rritja e shpenzimeve të mirëmbajtjes së dokumentacionit të biznesit, nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë në vit, çka do të thotë se duhet të punësosh një ekonomist kontabël. Rritja e shpenzimit do të çojë në rritje të çmimeve të produkteve dhe në rënien e fuqisë blerëse. Rënia e fuqisë blerëse do të çojë në falimentimin e këtij biznesi.

Arsyeja tjetër, pse e kundërshtojmë, është sepse ligji është kundërshtuar edhe nga institucionet e specializuara financiare të huaja, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore”, u shpreh nënkryetari i Shoqatës së Biznesit, Bujar Muça.

Mbyllen 50 mijë të tillë, shoqatat kërcënojnë me grevë urie.Rama shet dëngla në Europë, ”vdes” biznesi në Shqipëri Read More »

Pashkët vijnë me temperatura të “çmendura”, me 1 Prill ‘Hannibali’ do të çudisë shqiptarët

Ndikimi i rrymave ajrore shumë të ftohta që kanb goditur Europën Lindore ditët e fundit po i lënë vendin një mase ajrore e cila flitet se do të shkaktojë një rritje të menjëhershme të temperaturave, sidomos nga fillimi i javës që presim.

Kështu, nga java tjetër meteorologët thonë se do të shijojmë pranverën.

Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.

Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë.

Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.

Edhe sipas accuweather, temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill.

Pashkët vijnë me temperatura të “çmendura”, me 1 Prill ‘Hannibali’ do të çudisë shqiptarët Read More »

Nga sot Rruga e Kombit do të jetë me pagesë. Ja sa do të jetë tarifa

Çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit, duke nisur nga mesdita e sotme do të paguajë nga 5 deri në 10 euro tarifë.

Rruga që përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor në historinë e Shqipërisë, është ndërtuar për të qenë një korridor lidhës me Kosovën dhe kjo gjë nuk është pritur mirë atje.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Sipas tij, duhet të shikohet mundësia e koncesionimit të taksës rrugore me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesionimit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa i përket autostradave, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksionalizimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

“Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një populli të ndarë nuk është në nivelin e dëshiruar. Ekzistojnë barriera të ndryshme qoftë tarifore, por edhe jo tarifore, të cilat e vështirësojnë avancimin e bashkëpunimit, prandaj fillimi i zbatimit të taksës rrugore do të jetë edhe një barrierë shtesë që do të godas më së shumti kosovarët pasi atë e vizitojnë Shqipërinë më së shumti gjatë vitit. Kjo taksë rrugore do të ndikojë edhe në shfrytëzimin e shërbimeve të Portit të Durrësit, e me siguri do të ndikojë në koston e shërbimeve dhe produkteve që do të godasë qytetarët me ngritjen e kostos. Prandaj, një taksë e tillë do të gjeneroj shumë më tepër efekte negative se sa pozitive”, theksoi për Telegrafin Gërxhaliu.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga dita e nesërme (e diel) pritet që çdo automjet i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Mësohet se taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Ndërkaq, në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

Nga sot Rruga e Kombit do të jetë me pagesë. Ja sa do të jetë tarifa Read More »