Aktualitet

INSTAT : Zbulohet kush janë qytetarët më dembelë dhe ata më punëtorë në Shqipëri

Durrësi është qarku me pjesëmarrjen me të ulët në forcën e punës, çka do të thotë se popullsia mbi 15 vjeç e lart nuk dëshiron të punësohet në normat që përformojnë qarqet e tjera të vendit.
Një raport i INSTAT në lidhje me punësimin gjeti se në qarkun bregdetar 52.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç kërkon të punojë. Ky është treguesi më i ulët në rang kombëtar.
Në të kundërt, në qarkun e Elbasanit interesi për të punuar vërehet të jetë me i lartë në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Rreth 66 % e popullsisë mbi 15 vjeç në këtë qark kërkon të punojë, gati 7 pikë përqindje me i lartë se treguesi mesatar i pjesëmarrjes në forcat e punës në rang kombëtar.
Gjithashtu qarqet e Fierit, të Vlorës, Beratit dhe Shkodrës shfaqin gatishmëri më të lartë për të punuar se pjesa tjetër vendit.
Në të kundërt qarqet e Tiranës, Kukësit, Lezhës dhe Durrësit shihet se kanë gatishmëri më te ulët për të marrë pjesë në tregun e punës në krahasim me mesataren kombëtare.
Në rang kombëtar, pjesëmarrja në forcat e punës është rritur dukshëm në vitin 2017, duke shënuar 59.1 për qind në fund të vitit 2017 në rritje gati 2 pikë përqindje në krahasim me 2016.
Forca e punës në Shqipëri sillet sot si një i ri në kulmin e moshës që fle deri në orët e vona të ditës dhe punon sa për të mbajtur frymën, kur duhet të ndodhte e kundërta. Popullsia shqiptare ka hyrë në një moshë punë favorite kur normat e varësisë, të rinjtë nën moshën 15 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç janë ende në raporte të ulëta në krahasim me forcën e punës.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1979, në 100 persona, 73 ishin të rinj, ndërsa në vitin 2011, kjo shifër ka qenë vetëm 47 të rinj për 100 banorë, kurse më 2017 ka pësuar ulje të mëtejshme.
Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020. Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie që jep forca e punës.
Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.

INSTAT : Zbulohet kush janë qytetarët më dembelë dhe ata më punëtorë në Shqipëri Read More »

Diell në të gjithë vendin, Dita e Verës

Ndryshe nga sa pritej nga kapriçot e motit, Dita e Verës është plot diell dhe me vranësira të lehta kryesisht në veri dhe qendër, me shira të papërfillshëm në këto zona.

Sipas Meteoalb, “Kthjellime dhe alternime vranësirash kryesisht në Veri dhe Qendër duke rrezikuar nga shira të papërfillshën por kryesisht kthjellime në zonat Jugore. Pasditja përmirëson akoma më tej kushtet e motit, në të gjithë territorin shqiptar”.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por sjell ndryshime të theksuara të vlerave termike në territor.

Diell në të gjithë vendin, Dita e Verës Read More »

Dita e Verës, shumë aktivitete në Elbasan

Sot është Dita e Verës. Festa është përqendruar në qytetin e Elbasanit, aty ku kanë nisur tashmë festimet.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar një koncert i madh festiv në sheshin ku sot janë dyndyr njerëzit që kanë vendosur ta festojnë këtë ditë pikërisht në Elbasan.

Sot do të ketë aktivitete të shumta, duke nisur me një garë çiklizmi, paradë karnavalesh të shkollave 9-vjeçare dhe Panairi i Zejeve me veshje tradicionale.

Dita e Verës, shumë aktivitete në Elbasan Read More »

Kartolinat e Metës dhe Ramës për “Ditën e Verës”

Sot është e Dita e Veres, festë pagane. Qindra mijëra shqiptarë sot festojnë në Elbasan dhe në Tiranë. Në këtë Ditë Vere kanë uruar Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

Ilir Meta shkruan në facebook: “Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”. 

Ndërsa Edi Rama poston një foto nga qyteti i Elbasanit nga Dita e Verës.

Lulzim Basha poston një foto dhe uron në emër të PD:

Kryetari i Bashkisë se Tiranës uron me disa foto nga Pazari i ri i Tiranës.

Ish-kryeministri Berisha ka postuar një foto me Liri Berisha.

Kartolinat e Metës dhe Ramës për “Ditën e Verës” Read More »

Festë në Elbasan, Tiranë dhe në gjithë vendin Dita e Verës

Në mbarë vendin ndihet ardhja e pranverës, por më së shumti në Elbasan dhe në Tiranë aty ku sot do të festohet Dita e Verës, një festë e lashtë pagane. Qyteti tradicional që feston këtë ditë është Elbasan, por vitet e fundit vëmendjen ja ka marrë Tirana, ku zhvillohen aktivitete të shumta.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Gatimi tradicional i kësaj feste janë ballokumet, ndërsa në disa zona ndizen edhe zjarre

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Festë në Elbasan, Tiranë dhe në gjithë vendin Dita e Verës Read More »

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës

Femrat shqiptare po udhëheqin jo vetëm ndryshimin e strukturës së tregut të punës, por edhe mentalitetin.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave në vend tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit përqindja e femrave ekonomikisht aktive është rritur ndjeshëm.

Në fillim të 2014, ndër 100 femra, 47.9 ishin punëkërkuese ose të punësuara. Në fund të 2017-ës, ky raport u ngjit në 58.4.

Pra në harkun e 3 viteve, raporti i femrave inaktive, që në pjesën dërrmuese janë shtëpiake, me ato aktive është përmbysur, në favor të këtyre të fundit, çka do të thotë se, ndryshe nga 3 vite më parë, sot pjesa më e madhe e femrave shqiptare e duan punën.

Ndërkohë që për femrat, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 10.5%, te meshkujt shqiptarë kjo normë është rritur me vetëm 8.4%.

Kjo do të thotë se, janë pikërisht femrat shqiptare ato që po luftojnë fenomenin e dembelizmit, pra të atyre jo aktivë në punë. Kjo normë në vendin tonë vijon të jetë ende mesatares së vendeve të zhvilluara.

Rritjen më domethënëse dhe më të qëndrueshme gjatë këtyre 3 vite e ka pësuar grupmosha nga 15 deri në 29 vjeç, ku ndër 100 femra, 38 janë pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që në 2014 ishin vetëm 28.

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës Read More »

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat, bizneset dhe pronat e tyre të tjera, që prej prillit 2018.

Bazuar në ndryshimet fiskale që Qeveria Rama miratoi në dhjetor 2017, taksa mbi pronat do të llogaritet si përqindje e vlerës së tyre dhe jo një taksë në shumë fikse si deri më tani.

Të ardhurat nga kjo taksë do të mblidhen nga pushteti lokal.

Si do të llogaritet taksa e pronës?

Taksa për banesat, bizneset, garazhet e magazinat do të llogaritet si një përqindje e çmimit mesatar fiskal.

Ky çmim është përcaktuar nga qeveria Rama gjatë procesit të rivlerësimit të shtëpive, proces i përfunduar në maj 2017.

Këto çmime reference ndryshojnë në zona të ndryshme të Tiranës dhe janë çmimet që përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rastet e shit-blerjeve të banesave.

Më konkretisht Tirana ndahet në 11 zona të ndryshme, të cilat brenda tyre kanë disa nën ndarje sipas zonave kadastrale, dhe çmimet e referencës variojnë nga 60 mijë lekë në 190 mijë lekë për metër katrorë, shkruan exit.al.

Taksa për apartamentet është sa 0,05 për qind e çmimit mesatar fiskal të zonës ku ndodhet apartamenti.

Taksa për garazhet e mbyllura, ato që ndodhen kryesisht në katet nëntokësore të pallatit është sa 0,2 për qind e çmimit fiskal të zonës.

Taksa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike është sa 0,15 për qind çmimit fiskal të zonës.

Përkthyer në llogaritje konkrete, për shumicën e familjeve në Tiranë taksa për banesën do të rritet, Po ashtu do të shtohet dhe taksa për garazhet, për të cilët më parë nuk paguhej.

Sa paguanim më parë për një apartament dhe sa do të paguajmë tani?

Taksa për shtëpinë, deri në vitin 2017, 15 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, dhe 30 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993.

Pra, një familje që jeton në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, kudo në Tiranë, paguante 1500 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar para vitit 1993, ose 3000 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar pas vitit 1993. Kjo taksë paguhej e ndarë në 12 muajt e vitit.

Bazuar në formulën e re, një familje që jeton në një apartament 100 metra katrorë të ndërtuar pas vitit 1993, tek zona Komuna e Parisit (ku çmimi i referencës është 107 mijë lekë për metër katrorë), më parë paguante 3000 lekë në vit, ndërsa tani do të paguajë 5350 lekë, pra 2350 lekë më tepër.

Nëse i njëjti apartament prej 100 metrash katrorë do të përdoret për biznes, taksa që duhet paguar është 16 050 lekë.

Nëse familja ka në pronësi dhe një garazh prej 15 metër katrorë, atëherë duhet të paguajë dhe 3210 lekë në vit si taksë për garazhin.

Vetëm në rastet kur qytetarët e Tiranës banojnë në një apartament 100 metra katrorë në ato zona ku çmimi i referencës është 60 mijë lekë (Porcelan, Kinostudion, Linzë, Bregu i Lumit, Allias, “5 maji”) taksa e shtëpisë shkon 3000 lekë në vit, pra e barabartë me taksën aktuale për shtëpitë e pas vitit 1993.

Për të gjithë banorët e zonave të tjera, taksa e shtëpisë në vitin 2018 do të rritet.

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018 Read More »

Festa e Veres dhe simboli i Verores

“Gjyshe Marta” është një nga festat më të bukura! Më 1 mars Bullgaria ndriçon me ngjyra të bardha dhe të kuqe. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë zbukurohen me fije të ndërthurura të bardha е të kuqe. Dielli ndriçon më fort, dita bëhet më e gjatë, njerëzit buzëqeshin më shumë. Dimri po largohet,e ndërsa pranvera po vjen, lind shpresa për me shume shëndet, mbaresi dhe bereqet. Një Marsi, ose Gjyshe Marta, festohet vetëm në Bullgari. Këtë ditë madje Google është zbukuruar me ngjyra të bardha dhe të kuqe për nder të bullgarëve!

Sipas besimeve popullore ”Gjyshe Marta” jeton larg, larg në mal. Ajo sheh dhe dëgjon gjithçka që ndodh në tokë. Emri i saj “Marta” vjen nga emri i muajit “Mars” (“mart” përkthyer ne bullgarisht). Në qoftë se “Gjyshe Marta” buzëqesh dielli ndriçon, në rast se zemërohet moti keqësohet, bëhet ftohtë, fryn erë, bie borë dhe shi, zogjtë nuk cicërojnë. Prandaj që nga kohërat më të lashta deri më sot e kësaj dite çdo vit më 1 Mars bullgarët stolisen me fije të bardha e të kuqe, që të jetë e kënaqur “Gjyshe Marta”. Sipas traditës duhet stolisur edhe bagëtia dhe dera e shtëpisë, që të mos ketë sëmundje dhe për të prishur syrin e keq. Besohet se pasi i sheh këto fije “Gjysha Marta” do të buzëqeshë dhe dielli do të ndriçojë. Sipas traditës çdo vit më 1 Mars bullgarët i dhurojnë njëri tjetrit verore, ose “martenica”, siç është fjala bullgare.

Ngjyrat e martenicës mbajnë simbolikën dhe magjinë e lashtësisë. Fija e kuqe është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Në fakt e kuqja përdoret shumë edhe në kostumet popullore bullgare dhe në qëndisjet bullgare. Nga ana tjetër, fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecë mbarë. Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit ne këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq – do të ketë një vit të veshtire.

3Sot martenica është simbol i dashurisë, shëndetit dhe jetës së gjatë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi, por fantazia e bullgarit nganjëherë e ndryshon pak martenicën, duke ndërthurur dhe fije me ngjyra të tjera, rruaza, monedha etj. Veroret më të përhapura janë byzylykët. Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja lidhet te ndonjë peme.

Ka disa legjenda për prejardhjen e verores bullgare, por të gjitha ato janë lidhur me protobullgarët dhe me themeluesin e shtetit bullgar – hanin Asparuh. Një prej tyre na kthen rreth 1300 vjet prapa, kur Hani Asparuh kërkonte troje të reja për bullgarët, pasi Hunët e kishin shpartalluar atdheun e tij dhe e kishin zënë robinjë të motrën, Huba. Pasi mbërriti në trojet e sotme bullgare Hani Asparuh i dërgoi motrës së tij një lajm me anë të një sokoli, ku e informonte atë për trojet e gjetura nga ai në jug të lumit Danub, ku kishte si qëllim të themeloje shtetin e ri bullgar. Huba arriti të ikë, i lidhi sokolit një fije prej mëndafshi, që ta lajmërojë vëllanë për mbërritjen e vet. Sokoli e çoi vajzën në tokën e re, por një shigjetë armiku e goditi shpendin, ndersa gjaku ngjyrosi fijen. Pas lajmit të mirë për shpëtimin e motrës së tij hani Asparuh filloi ta griste fijen e lidhur në këmbën e sokolit dhe t’ua lidhte duarve të ushtarëve të tij, duke dhënë urdhër që këto dy ngjyra të jenë gërshetuar gjithmonë në këtë mënyrë, si simbol i unitetit bullgar. Kjo ndodhi më 1 mars të vitit 681. Atëherë këtë ditë festohej Viti i Ri. Që nga atëherë deri më sot fija e bardhë dhe e kuqe simbolizon unitetin e bullgarëve dhe na kujton për udhëheqësin e parë bullgar Asparuh.

Edhe ne Shqiperi “ Dita e Veres “, sic quhet, eshte festuar qe ne lashtesi. Kjo dite te ne eshte 14 Marsi, kur njerezit urojne njeri – tjetrin per nje vit me te mbare, per me shume fat dhe shendet. Ne menyren me te bukur dhe me festive kjo dite festohet tradicionalisht ne Elbasan. Simbol i kesaj feste dhe ketu jane veroret, fije te bardha dhe te kuqe te thurura, si dhe ballokumet, simbol i dashurise dhe embelsise.

 

Festa e Veres dhe simboli i Verores Read More »