Aktualitet

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi

Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.

Argjinatura është prishur dhe në fshat 1200 hektarë tokë janë në rrezik përmbytjeje. Këtë vit ka rënë aq shumë shi, sa banorët i tremben një katastrofe.

“Është gërryer komplet. Po doli na kanal të madh, përmbytemi të gjithë këtu. Nuk vjen njeri ta shikojë këtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë ne”, thonë banorët.

Përveç reshjeve, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së lumit janë edhe nxjerrja e materialeve për ndërtim nga kompani të ndryshme për 27 vjet me radhë.

Në rast se argjinatura do të çahet, përveç tokave, rrezikon të përmbytet dhe Kalaja e Vilës, që është monument kulture.

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi Read More »

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët

Ditët e fundit opinioni publik është përfshirë në një debat nëse duhet të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi mbi orientimin seksual në shkolla apo jo.

Debati dhe revoltat kanë ardhur pas takimeve që përfaqësues të LGBTI-së kanë zhvilluar me gjimnazistë të Tiranës.

Në debat kanë hyrë emra të njohur artistësh, politikanësh, figura të ndryshme publike, përfaqësues të shoqërisë civile. Të ndarë në dy krahë, debati i ka përfshirë të gjithë.

Edhe pse më pasiv në ekrane, po ashtu qytetarët e thjeshtë, janë pjesë e diskutimit.

Tirana Today pyeti kryeqytetasit se cili është qëndrimi i tyre dhe çfarë do të bënin nëse fëmija i tyre do të ishte gay apo lesbike.

Komentet janë të ndryshme, ndërsa ka nga ata që e pranojnë me qetësi duke thënë se rëndësi kanë ndjenjat, por ka edhe të tjerë që e konsiderojnë si ‘sëmundje’.

Çdo bënit nëse fëmija juaj është homoseksual? Si përgjigjen shqiptarët Read More »

Letra e LGBT për Ramën – Thirrja e psikologes: Po abuzohet me fëmijët

A janë qindra dhe miijëra nxënës anëtarë të komunitetit LGBT në vendin tonë?
A mund të klasifikohet një nxënës (6-18 vjeç) anëtar i komunitetit LGBT? Cili është kriteri përcaktues? Si vlerësohet? A mjaftojnë eksperiencat fëminore në eksplorim të seksualitetit për të përcaktuar orientimin seksual? A nuk do të ishte presion social ndaj një fëmije që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, të fusë veten apo ta fusin të tjerë në kategori orientimesh seksuale? A nuk do të ishte më mirë të prisnim maturimin e fëmijës nga çdo aspekt fizik, emocional, intelektual e më pas të prisnim ta gjente veten cilës kategori do t’i përkiste?
Marr shkas nga një fjali e publikuar sot në media e cituar në një deklaratë drejtuar Kryeministrit sipas së cilës”… Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.”
Unë mendoj dhe besoj se një fëmijë (ligjërisht i konsideruar i tillë) kur ndodhet në fazën e adoleshencës, përjeton kriza të ndryshme, përfshirë ato seksuale. Pritet që këto kriza të zgjidhen në mënyrë që ky adoleshent të mos vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Por këto kriza personale, krejtësisht personale, nuk duhen interferuar me presione të jashtme. Këto ose zgjidhen me ndihmë psikologjike ose rrjedhin natyrshëm gjatë zhvillimit individual. Një adoleshenti nuk mund t’i themi se është hetero apo homo përsa kohë ai nuk është maturuar. As nuk mund ta etiketojmë apo grupojmë në kategori. Adoleshenti është si karavidhja, e cila ka zhveshur zhguallin për të rilindur pas krijimit të zhguallit të ri-thotë Françoise Dolto në librin e saj mbi adoleshencën. Edhe nëse 15 vjeç e ka identifikuar veten si gay apo lesbike, apo hetero nisur nga një eksperiencë apo përjetim momenti, një adoleshent ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen. Prandaj nuk e mbështes aspak këtë prirjen zhurmëmadhe për ti bërë palë ca fëmijë dhe për ti listuar nëpër komunitete.
Nxënësit nuk janë në shkollë as për ti siguruar suport mediatik LGBT apo edhe politikanëve, dhe as për t’u ofruar si dekor nëpër seminare të tipit alkoolistët anonimë të zhvilluar nga joprofesionistë !
Ky është një abuzim i pastër me të drejtat e fëmijëve. Dhe të mos e ngatërrojmë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve me atë të të drejtave të njeriut. Vërtet neni 13 garanton lirinë e shprehjes, etj, por respektimi i të drejtave udhëhiqet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë. Unë kërkoj nga qeveria një vlerësim të programit/trajnimit/seminarit që ofron LGBT (në rastin konkret) në shkolla, nëse i përmbush apo jo kriteret për rritjen e mirëqenies shoqërore, shpirtërore e morale si dhe shëndetin fizik e mendor të nxënësve. Këte do ta kërkoja për këdo që ofron diçka në shkollë. Si dhe i sugjeroj medias që të hulumtojnë se çfarë masash ka marrë shteti shqiptar për të zbatuar nenin 17 të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.
Në këtë realitet shqiptar hallemadh, të fundit që do mendoja se mund të përfshiheshin ishin fëmijët. Por në emër të tyre duket se abuzohet më shumë.
nga Jeta Dedja Toçila

Letra e LGBT për Ramën – Thirrja e psikologes: Po abuzohet me fëmijët Read More »

Plagoset vajza 17 vjeçe, në gjendje të rëndë

Rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe, njofton Policia.

Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur.

Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Plagoset vajza 17 vjeçe, në gjendje të rëndë Read More »

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës

Policia turke i jep një tjetër goditje baronit shqiptar të drogës, Met Kananit, i arrestuar pak jave me pare, kur u sekuestruan edhe 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar.
Një magazinë që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Escobari shqiptar” është zbuluar nga policia në Stamboll.

Sipas CNN turkpas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.

Policia, duke thelluar hetimin, identifikoi dy persona të tjerë që ishin në kontakt me shtetasin shqiptar Met Kanani.

Ekipet e policisë kanë përcaktuar se depoja është konvertuar në sera për prodhimin e drogës. 218 rrënjë drogë, 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore të ndjeshme, instrument matjen e temperaturës dhe lagështia e tokës, spërkatje dhe ventilim tuba u kapën.

droga met kananimet kanani

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës Read More »

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto)

“Është një shtëpi e ndërtuar me beton, s’ka suva, ,s’ka dritare, s’ka mobilje…” Kështu e ka përshkruar Edi Rama shtëpinë e tij në Surrel para disa kohësh.

Paksa e çuditshme si shtëpi pasi më shumë të kujton një bunker, vila e Ramës në Surrel është komentuar shumë nga qytetarët.

Shumë prej nesh janë kuriozë të shikojnë sesi është brenda ajo. Duke marrë parasush karkaterin e Ramës, të gjithë e dimë se kjo shtëpi nuk është si shtëpitë e tjera, por jo deri këtu.

Para pak kohësh, Rama, në një emission televiziv, u shpreh se kjo vilë nuk ka as dritare dhe as suva.

“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe.”-pohoi Rama.

Pas kësaj deklarate, mediat online filluan të postojnë foto duke imagjinuar sesi mund të jetë shtëpia e çiftit kryeministror nga brenda. Duke u bazuar në përshkrimin e Ramës, këto foto janë të ngjashme me banesën e tij në Surrel.

Më pas vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda e saj.

Por fotot e Reas ne “Intagram” krijojnë idenë se bëhet fjalë për të. Rama gjithmonë e ka përshkruar shtëpinë e tij si të thjeshtë, të pasuvatuar dhe me shumë punime druri e dritare te mëdha. A duket kështu shtëpia e Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri.

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto) Read More »

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin

E njohur si FIT, kjo njësi speciale e Policisë së Kosovës u krijua në vitin 2003. Gjatë të hënës u shfaq informacioni kontradiktor se forcat nga Prishtina ishin angazhuar në një përpjekje për të parandaluar Marko Gjuriqin, drejtor i Zyrës për Kosovën të hyjë në territorin e saj
Për aksionin u përmendën njësitë ROSU dhe ndërhyrjet e Policisë së Kosovës nga veriu i saj.

Megjithatë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përmendur se në veri kishte ndërhyrë Njësia FIT e Policisë së Kosovës.

Fillimisht kjo njësi e ngjashme me SWAT, kishte dy ekipe prej 15 anëtarësh të trajnuar nga dy instruktorë amerikanë. Në mars të vitit 2005, njësia u quajt “grupe të veçanta të ndërhyrjes – GSI / SIG” dhe kryhet në përzgjedhjen nëpër disa teste, ku 18 të trajnuarit ishin zgjedhur në mesin e qindra vullnetarëve të cilët dëshironin ti bashkoheshin kësaj elite.

Ky ekip me përvojë i udhëhequr nga “GIPN” i parë francez dhe pastaj nga trajneri egjiptian “HRF” i cili u bë komandanti i parë i GSI. Nga mesi i vitit 2006, për shkak të vështirësive të caktuara, projekti u transformua në nivelin standard të njësisë policore “SWAT”. Në shtator 2006 u lansua një projekt krejtësisht i ri, me urdhër të shefit të UNMIK-ut.

Trajnimi filloi nga anëtarët e kontingjentit të xhandarmërisë franceze të UNMIK-ut. Deri në fund të janarit 2007, grupi i parë ishte gati dhe plotësisht i trajnuar, ndërsa grupi i dytë ishte gati në prill 2007.

Këto dy grupe të para përfaqësonin “Ekipin e Parë të Incidentit” (emri i zgjedhur nga policët e PK-së). Në fund të vitit 2007, kjo njësi filloi përmirësimin e saj për t’u përballur, siç thotë PK-ja, sfida të reja dhe kërcënime të ndryshme. U desh emri SIU, që nënkupton një njësi të specializuar të ndërhyrjes. Sot, publiku i Kosovës është i njoftuar me FIT / SIU dhe ka midis 70 dhe 90 anëtarë.

FIT janë më shumë se kaq, më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Këta të fundit përdoren gjatë demonstratave, ndërsa roli i FIT është për qëllime të veçanta. Mediat serbe njësitin FIT e krahasojnë me njësitë speciale të xhandarmërisë serbe.
Njësiti FIT përdor armë “Glock 19”, “MP-5” spirale, dhe Kalashnikov. Ata përdorin automjetet Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.

Këtu mund të shohim veprimin e tyre për arrestimin e një grupi kriminal

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin Read More »

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin

Në pak ditë më duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe me babain tim”.

Fjalët e një nënë nga Florida e quajtur Ally Parker kanë prekur rrjetin dhe tani shumë janë organizuar për të mbledhur ndihma për të, përcjell Albeu.com.

Vajza e saj pesë vjeç është prekur nga një kancer agresiv i trurit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Në krah të saj qendron edhe babai i Ally-t, i cili gjithashtu vuan nga një sëmundje e neurologjike dhe nuk ka shpresë shërimi.

Mjekët i kanë dhënë atij vetëm pak javë jetë.

Vajza e vogël është tani në agoni dhe nuk reagon, ndërsa familjarët janë në pritje të më të keqes.

“Të gjithë ne mendonim se ajo do të vinte pas nesh, por s’mund t’a imagjinonim kurrë se vajza jonë e vogël do të ikte e para në botën tjetër”., thotë Ally.

Deri më tani, në emër të nënës dhe vajzës janë mbledhur 300 000 dollar për të bërë një ndërhyrje të fundit revolucionare, e cila nuk është testuar më parë

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin Read More »