Aktualitet

“The Guardian”: Njihuni me një nga plazhet më të bukura në Evropë, ndodhet në Shqipëri (Foto)

Gazeta britanike “The Guardian”, e ka renditur Drimadhes në Jug të Shqipërisë, si një nga plazhet më të bukura të Evropës

Ai vjen në renditje menjëherë pas “Milles of sand”, një ishull në veri të Holandës.

“Kamping dhe rërë të bardhë në Shqipëri”, titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drymades është me të vërtetë guror, por kthehuni mejtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë”.

Deti është pa dyshim i qartë, dhe kjo kur është një temperaturë e butë.

Një pemishte me portokalle është shtëpia e kampit të Breshkave të Detit, e cila ka tenda të parapërgatitura, me dyshek dhe shtroje të pastërta.

“The Guardian”: Njihuni me një nga plazhet më të bukura në Evropë, ndodhet në Shqipëri (Foto) Read More »

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për …

Takimi i fundit i gazetarit Blendi Fevziu me ish-Kryeministrin Sali Berisha është përfolur dhe komentuar nga mediat online si një ritakim domethënës mes tyre, pas një “ftohjeje” prej disa vitesh. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Fevziu sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë ndonjë ftesë për në emision, apo diskutimet për zhvillimet në Shqipëri.

Fevziu tregoi se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme, duke e quajtur takim kortezie, që përkoi në fakt me vizitën në Tiranë të ish-Kryeministrit të New York Rudy, Giuliani. Gjatë emisionit Fevziu sqaroi se me Berishën ka pasur ndalim komunikimi dhe nuk ka asnjë zënkë mes tyre.

”Jo s’kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Nuk kam folur as për programin, as për ftesë, ka qenë një kafe kortezie shumë korrekte. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm dhe portalet ndjekin njëri-tjetrin. Berisha ka një ftesë të hapur për të ardhur në emision, por unë nuk kam hyrë në këto biseda. Unë nuk kam patur zënie me Berishën, por ndalim komunikimi për arsye të rrethanave të krijuara nga emisioni. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë”, tha Fevziu.

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për … Read More »

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO)

Ka nisur punën në Kiev të Ukrainës i pari “hotel dashurie” për të gjithë ata çifte që kërkojnë një natë aventure të tipit “50 Shades of Grey”.

Cherry Twins premton për klientët e tij një “hapësirë dashurore” dhe ofron 7 dhoma për të gjithë ata që duan të luajnë me role. Dhomat janë këto: Dhoma e Mbretëreshës, Haremi Arab, Infermieria, Klasa, Dhoma e Dominimit, Dhoma Gotike dhe Dhoma e Torturës.

Elena Solovieva, projektuesja e këtij hoteli, thotë se bëhet fjalë për vendin perfekt ku mund të shndërroni fantazitë tuaja erotike në realitet.

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO) Read More »

Transformohet Alekta Vejsiu, bën ndryshimin e guximshëm (Foto)

Moderatorja e njohur e ekranit Alketa Vejsiu ka vendosur të ndryshojë pamje.

Moderatorja e emisionit më të fundit ‘Në kurthin e Piter Pan’ do të shfaqet krejt ndryshe.

Ajo ka hequr dorë nga flokët e gjata dhe tashmë shfaqet me një prerje më moderne.

Duhet thënë që ky është një ndryshim i guximshëm, pasi Alketa nuk njihet si një nga femrat që i pëlqen të eksperimentojë me pamjen e saj.

Transformohet Alekta Vejsiu, bën ndryshimin e guximshëm (Foto) Read More »

Varkë e braktisur në Zvërnec ‘ një leter dhe një amanet për familjen, para se të vdiste

Eshte gjendur një varkë plastike 4.5- 5 m në Zvërnec të Vlorës, te varka  eshte gjetur një letër që dyshohet se mund të jetë shkruar nga ndonjë peshkatar, po policia nuk e përjashton mundësin dhe dyshon për personin që është zhdukur që prej ditës së enjte Ksandro Ymeraj,që kërkohet nga familja, ose e ndonjë personi tjetër.

Letra është e dhimbshe dhe shkruhet.

‘Jam Landi po mbytemi.

Nuk kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për Femijët, lekët i keni te pllaka e fundit e banjos, edhe pse në momentet e fundit ka lënë këtë amanet për familjen dhe fëmijët. ‘

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të kuptuar se kush mund të jetë zhdukur nga kjo varkë.

Varkë e braktisur në Zvërnec ‘ një leter dhe një amanet për familjen, para se të vdiste Read More »

‘Ça ke mo burrë, do t’i marrësh lekët’, detaji i dyshimtë në protestën për të arrestuarit kuksianë

Gjatë protestës së djeshme, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Kukësi, veç aktivistëve dhe familjarëve, kishte të infiltruar edhe elementë politikë, të cilët në disa raste u etiketuan nga shoqëria civile dhe u ftuan që të mos e politizonin edhe këtë protestë, dëgjohet edhe një zë i dyshimtë që i drejtohet dikujt nga të pranishmit duke i përmendur paratë.

Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohen këto thirrje:

“Pse nuk dilni te kryeministria?”

“Poshtë Rama! Poshtë Rama!”

Deri në momentin kur një i pranishëm, i identifikuar si anëtar i FRPD-së, i drejtohet dikujt:

“Ça ke more burrë, se do i marrësh lekët, ça ke”.

Pamjet me video dhe audio flasin vetë.

‘Ça ke mo burrë, do t’i marrësh lekët’, detaji i dyshimtë në protestën për të arrestuarit kuksianë Read More »

Qyteti shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në 30 qytete në botë ! Ja cili …

Në artikujt tanë ju kemi informuar vazhdimisht mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë, por ndryshe nga sugjerimet e tjera kësaj here duhet ta ktheni busullën nga Shqipëria jonë e bukur, më saktë Berati. Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.
Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Qyteti shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në 30 qytete në botë ! Ja cili … Read More »

Dokumenti i CIA-s – Kush ishte komandanti që përdhunonte femrat në kampin e Tepelenës

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar. Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në fëmijë dhe burra si dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi.

Për të thuhet se përdhunonte femrat të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të, shkruan Panorama.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s
“Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70% e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 650 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.


Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Dokumenti i CIA-s – Kush ishte komandanti që përdhunonte femrat në kampin e Tepelenës Read More »