Aktualitet

Si mendoni ?A do të ndryshojë ora të dielën?

Parlamenti Evropian ka propozuar heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por duket se edhe këtë vit do të vijojë e njëjta përllogaritje, si deri tani. Në fundjavën e fundit të marsit orët ndryshojnë në të gjithë Evropën, siç ndodh dy herë në vit.

Në orën 02.00 të Evropës Qendrore, të dielën e fundit të marsit, koha do të shkojë 1 orë përpara, pra 03.00.

Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit ku nga 03.00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02.00, duke iu rikthyer kohës standarde.

Komisioni ka treguar se mosndryshimi i orës ka pak gjasa të ndodhë edhe pas kërkesës së Parlamentit Evropian.  Megjithatë, nuk është kundërshtuar si mundësi.

Komisioneja për  Transportin, Violeta Bulc, i tha Parlamentit se përfitimet nga dita më e gjatë duhej të merreshin parasysh.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se vendimi duhej të merrej në nivel evropian dhe të aplikoheshin në të gjithë BE-në në një “mënyrë që  të kishte sinkronizim të unifikuar”.

Si mendoni ?A do të ndryshojë ora të dielën? Read More »

Ministri Xhafaj në Uashington, Edi Rama në Stamboll

Ditët e fundit axhenda e zyrtarëve më të rëndësishëm të qeverisë është e mbushur me takime të niveleve ndërkombëtare dhe rajonale. Shqipëria pret çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian ndaj takimet diplomatike janë fokusuar në Bruksel. Ndërkohë, prioritet mbeten marrëdhëniet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ndryshim nga kjo linjë zyrtare e diplomacisë dje ka renë në sy një fluturim i beftë i kryeministri Edi Rama drejt Turqisë për të takuar Presidentin Erdogan. Dy ditë më parë kryeministri ishte në Bruksel ku zhvilloi takime me gjithë drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Europian, të cilët pritet të vendosin me 17 prill rekomandimin për negociatat. Në Komisionin dhe Parlamentin e BE-së, Edi Rama theksoi dhe një herë gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Unionit Europian. Si zakonisht, mes lavdeve për vlerat europiane dhe vonesat e burokratëve të BE për të hedhur sytë nga Shqipëria, Rama nuk harroi të provokonte. Edhe këtë herë ai tha se BE duhet të shpejtojë me integrimin e Shqipërisë, e cila i ka bërë detyrat, në të kundër forca e tjera do të gjejnë terren në Ballkan. Duke nënkuptuar Turqinë dhe Rusinë si mike e Presidentit Erdogan.

Pas Brukselit, pa u kthyer në Tiranë dhe në Shkodër ku uji po bën namin, Edi Rama fluturoi drejt për te darka me presidentin turk Erdogan. Turqia, për shkak të problemeve me standardet e BE dhe së fundi tensionet ushtarake me Greqinë, në Bruksel ka kohë që shihet si një vend që po u largohet vlerave europiane. Zyrat e shtypit të presidentit turk dhe kryeministrit shqiptar shpërndanë dje foto dhe video nga takimi, por asnjë detaj se për çfarë kanë diskutuar politikanët kryesorë të dy vendeve. Mes dy qeverive ka një nivel bashkëpunimi të shkëlqyer gjatë viteve të fundit dhe Turqia cilësohet si partner strategjik i Shqipërisë. Këto ditë mes dy shteteve pritet të nis një linjë e re fluturimesh, si shenjë e shkëmbimeve të larta ekonomike. Ndërkohë është gati dhe firmosja e projektit të aeroportit të Vlorës, një investim 100 përqind i biznesit turk. Veç marrëdhënieve shumë të mira ekonomike Shqipëri-Turqi, mes Edi Ramës dhe Erdogan ka edhe një raport special miqësor. Dëshmi e këtij raporti që kalon nivelet diplomatike ishte dhe prania në takim e bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Linda Rama dhe bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan. Vila qeveritare e zgjedhur për takimin,  rezidenca “Tarabya” në mediat turke vlerësohet si një ambient ku Edrogan pret zakonisht politikanë të rëndësishëm dhe miqtë e tij personal. Edi Rama ishte dje në Turqi jo vetëm si kryeministri i Shqipërisë, por edhe si miku personal i presidentit  Erdogan. Jo më kot, ky raport mes politikanëve shpesh herë ka bërë që Edrogan të cilësohet për Edi Ramën si “babai shpirtëror”. Ndaj Edi Rama praktikon në Shqipëri dhe bile ia ka kaluar Erdogan në cënimin e lirive ekonomike dhe mediatike. Të gjithë e dijmë se kryeministri Rama ka futur gjithçka në dorë, tani edhe drejtësinë.

Ndërkohë që Rama takonte në brigjet e Stambollit Erdogan, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj  ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një ekip të Ministrisë së Brendshme, Xhafaj është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë së SHBA. Takimet përfshijnë bisedime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, drejtues të FBI dhe përfaqësues të zyrës kundër drogës, DEA. Në SHBA nuk është vështirë që një politikan të takojë kongresmenë, por në zyrat e DEA dhe FBI vetëm pak politikanë shqiptarë janë pritur. Kriteri i lobimeve me dollarë nuk pi ujë për drejtuesit e institucioneve të sigurisë si DEA dhe FBI. Ndaj mikpritja e Ministrit Xhafajt në këto takime dhe ndarja e informacioneve të rëndësishme, konfirmon zërat politikë në Tiranë se Ministri i Brendshëm është zgjedhur në këtë detyrë më mbështetje direkte nga SHBA.

Dhe si një kandidaturë zëvëndësuese për Edi Ramën në çdo rast që mund të ketë krizë në mazhorancën e PS-së.

Ministri Xhafaj në Uashington, Edi Rama në Stamboll Read More »

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve

Ulja e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të shiut kanë bërë akoma më emergjente situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ndal ditën e enjte në Anënn e Malit dhe në Dajç, dy zonat më të prekura nga përmbytjet, ku tha se përparësi e Forcave të Armatosura mbetet zhvendosja e banorëve dhe të gjesë së gjallë. Ministrja tha se janë mbi 550 efektivë të FA dhe disa mjete në shërbim 24 orë për këtë.

“Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Ndërkohë që kanë mbërritur 90 ton koncentrat. Pritet të mbërrijnë 300 ton koncetratë për bagëtinë”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga çdo strukturë shtetërore që të mbajë përgjegjësinë e vet, ndërsa banorëve në Anë të Malit u premtoi punën për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

“Bashkë me ju do të punojmë për kapërcimin e situatës aktuale dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë”, u shpreh ajo.

Ministrja shoqërohej nga prefekti Çesk Millja, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe deputeti i zonës Luan Harusha.

Përmbytjet në Shkodër, Xhaçka: Prioritet evakuimi i banorëve Read More »

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në FBI, DEA, Kongres dhe DAP

Nëse ka ministër në kabinetin e Edi Ramës, i cili punon me përkushtim dhe pa asnjë kompromis me shkelësit e ligjit ai është Fatmir Xhafaj. Këtë të enjte Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm, shkruan në rrjetin social, se u takua me kongresmenët Anderholt dhe Steve King.

Ministri Xhafaj thekson se ka marrë vlerësime dhe mbështetje të fortë për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë“. Ndër të tjera ai thekson se: “Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”, shkruan Fatmir Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka mbështetje të hapur amerikane në punën e tij në luftën ndaj krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në FBI, DEA, Kongres dhe DAP Read More »

Zbardhet harta e zonave “më të lakmuara” në Shqipëri

Pezullimi nga qeveria i dhënies së tapive për trojet e dhëna me ligjin 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërrmarjet bujqësore do të bëhet vetëm në vijën bregdetare.

Harta e publikuar nga qeveria, dhe ajo paraqet një vijë ndarëse përgjatë gjithë bregdetit, dhe praktikisht përfshin gjithë tokat me vlerë që nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë.

Vendimi për mosregjistrimin e trojeve të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin shumë fshatra bregdetarë, në jug, zonat lagunore të Divjakës, Shëngjinit, Nartës, dhe Velipojës. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në Himare, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit.

Praktikisht harta përshfin zonat me trojet më të lakmuara në Shqipëri, dhe sipas qeverisë pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Tokat që do të futen në këtë fond do t’u jepen më parë investitorëve.

VKM mbart shumë pikepyetje pasi një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Parelelisht ekzekutivi ka ngritur një strukturë që do të evidentojë tokat shtetërore në bregdet, task forcës do të filtrojë të gjitha tokat në një gjerësi prej 1 kilometri e gjysmë nga bregu i detit./TCh

 

Zbardhet harta e zonave “më të lakmuara” në Shqipëri Read More »

Aeroporti i Vlorës : Miratohet vendimi për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk

Aeroporti i Vlorës është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore, që pritet të ndërtohet në mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Edi Rama, e cila po nxiton të krijojë kushtet e favorshme për nisjen e punimeve.

Së fundmi qeveria ka miratuar një vendim për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk, që do të ndërtojë dhe operojë në aeroportin e Vlorës. Aty thuhet se fondi limit është 20 milionë lekë pa përfshirë TVSH-në, ndërsa oferta kualifikuese do të vlerësohet në bazë të çmimit të ofruar dhe përzgjedhja do të bëhet për ofertën më të ulët.

Në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave ngarkohet Ministria e Infrastrukturës që të krijojë komision për përzgjedhjen me procedurë të veçantë të konsulentit për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Çengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Aeroportit të Vlorës”. Ky komision duhet të përbëhet nga jo më pak se 3 anëtarë, specialistë të fushës përkatëse të autoritetit kontraktor (juristë, ekonomistë dhe inxhinierë), i cili duhet të identifikojë shoqëritë konsulente që ofrojnë shërbime në fushën e fushën e këshillimit juridiko-financiar e teknik.

Në pikën 4 të vendimit, thuhet se numri i shoqërive të identifikuara nuk duhet të jetë më pak se tre kompani dhe se “komisioni fton të gjitha shoqëritë që të paraqesin dokumentacionin për të provuar kapacitetin e tyre për përmbushjen e objektit të kësaj kontrate, brenda një periudhe jo më shumë se 7 ditë nga data e dërgimit të ftesës. Ftesa dhe kriteret e përzgjedhjes duhet të përmbajnë elementet që përcaktohen në këtë vendim”.

Në përfundim të vlerësimit, komisioni harton një raport përmbledhës për zhvillimin e procedurës dhe ia paraqet për miratim titullarit të autoritetit kontraktor. Midis kushteve që duhet të plotësojë kompania, është edhe nënpika C, pikës 4, sipas të cilës, kompania duhet të ketë të paktën “një kontratë për shërbim të ngjashëm, të realizuar brenda tri viteve të fundit. Shërbimi duhet të jetë ofruar dhe realizuar për një investim me vlerë minimale 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) euro si dhe të kenë një xhiro vjetore mesatare të tri viteve të fundit jo më pak se 50% të vlerës së investimit”./Shqip

Aeroporti i Vlorës : Miratohet vendimi për përzgjedhjen e kompanisë konsulente për të negociuar me konsorciumin turk Read More »

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes

Reshjet e shumta kanë sjellë shembjen e një shpati mali në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit. Shembja e dherave ka sjellë shkatërrimin e një biznesi të ngritur në anë të rrugës.

Siç edhe duket në foto, dëmtimet janë të mëdha.

Mësohet se në rrezik janë edhe banesat në këtë zonë. Zona ende nuk është stabilizuar dhe shembjet vazhdojnë.

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes Read More »