Aktualitet

Shpenzimet rekord të shqiptarëve për ‘pushime’ jashtë shtetit, ikin 1.3 miliardë euro

Vitin e kaluar, Shqipëria ishte “zbulimi” i të huajve, që u dyndën në vend, nga jugu në veri, duke shfrytëzuar alternativat e turizmit malor, detar, aventuresk e kulturor. Por, edhe shqiptarët nuk kanë mbetur pas, duke eksploruar vendet e ndryshme të botës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord në vitin 2017.

Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).

As shqiptarët që kanë ikur jashtë nuk janë kursyer. Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.

Pozitive është gjithsesi, se bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh. Në periudhën 2015-2017, bilanci është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në 2013-n ai ishte negativ prej 7 milionë eurosh, duke nënkuptuar që shqiptarët jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt tek ne.

Shqiptarët në Antalia u rritën me 53%

Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë.

Në gati dy vjet, shqiptarët që preferojnë të shkojnë me pushime në Turqi pothuajse janë dyfishuar. Në 2015-n, numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter ishte rreth 35 mijë. Ai shënoi rritje me 18% një vit më pas, në 2016-n, edhe pse Turqia u përfshi në një valë terrorizmi, që largoi pushuesit e huaj, por jo ata shqiptarë, që u joshën nga tarifat më të ulëta. Ndërsa në 2017-n, kur situata u qetësua, rritja ishte edhe më e lartë.

Në total, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë në vitin 2017 ishin 5.18 milionë në vitin 2017 (81% e daljeve ishin përmes tokës), me një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2016.

Numri i të huajve arriti rekord në 2017-n

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT.

Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Në vend të parë ishin shtetasit nga Kosova me 1.7 milionë hyrje, ndonëse me një rënie prej 19%. Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve ishin maqedonasit, që u rritën me 18.5%, me 671 mijë persona. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë. Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar. Edhe 363 mijë italianë erdhën në Shqipëri në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime.

Rritja ka vijuar edhe për dy muajt e parë të vitit 2018, ku numri i hyrjeve të të huajve ishte 423 mijë, me një rritje prej 18%.

Shpenzimet rekord të shqiptarëve për ‘pushime’ jashtë shtetit, ikin 1.3 miliardë euro Read More »

Beni kujdes – Te papriturat e motit nuk kane mbaruar,rreziku mbetet,shtengata ne Vlore

Instituti i Gjeoshkences ka nxjerre raportin e fundit ne lidhje me motin ne keto 24 ore duke theksuar se ne Shkoder pritet renie e prurjeve por mbetet rreziku nga permbytjet. Lajmi i mire eshte se sipas IGJEUM, pavaresisht rrezikut qe mbetet, situata ne ditet ne vazhfim deri ne 27 mars, pritet te kete permiresim.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të ketë rënie të prurjeve. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë të larta, por do fillojnë të ulen në fundin e ditës së sotme. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Pritet akoma rrezik i lartë nga pëembytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

23 Mars 2018:

Përgjatë fillimit të ditës së sotme (e premte, dt.23) ka kaluar edhe piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje te larta në pjesët fushore të lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje të dobëta. Në një pjese të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata. Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 12 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C
ERA : sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe ne bregdet.

Beni kujdes – Te papriturat e motit nuk kane mbaruar,rreziku mbetet,shtengata ne Vlore Read More »

“Darka e Brukselit”, takohen Thaçi, Vuçiç e Mogherini

Që prej pasdites së kësaj të premteje, po zhvillohet takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, nën lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç publikoi disa foto nga nisja e takimit.

Fillimisht, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini u takua veçmas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për përmirësimin e raporteve reciproke.

Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat sesi të arrihet një zgjidhje përfundimtare mes të dyja vendeve.

“Darka e Brukselit”, takohen Thaçi, Vuçiç e Mogherini Read More »

Rreth 2 milionë emigrantë në Britani, ja nga cili shtete vijnë

Qytetet dhe rajonet me fluksin më të madh të emigrantëve janë identifikuar në shifrat e qeverisë britanike. Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare kanë treguar zonat në Britani të Madhe me përqindjen më të madhe të të ardhurve nga blloku Lindor.

Në total tani janë rreth 2.03 milion njerëz që jetojnë në Britani të Madhe, të cilët janë shtetas të dhjetë vendeve të Bashkimit Evropian të Evropës Lindore.

Deri tani fluksi më i madh ka ardhur nga Polonia, me statistikat e ONS që tregojnë 1 milion nga ky komb që tani jeton në mesin e popullsisë 65 milionë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

Përqendrimi më i lartë i popullsisë polake banon në Boston, Lincolnshire, ku ata përbëjnë një të dhjetën e popullsisë, ku janë vendosur 7,000 banorë.

Grupi tjetër më i madh i evropianëve lindorë janë rumunët, të cilët së bashku me bullgarët, së pari iu lejuan qasje të lirë në MB për të jetuar dhe punuar në 2014.

Përqendrimi më i madh është në veriperëndim të Londrës në Harrow, ku 8.37% e popullsisë, janë rumunë.

Shumë prej këtyre emigrantëve të Europës Lindore në Britani të Madhe janë vendosur në Norfolk dhe Lincolnshire ku ata punojnë në bujqësi dhe në përpunimin e ushqimit.

Lituanezët janë grupi tjetër më i madh që është vendosur në Britani të Madhe, me 212,000 që bëjnë udhëtimin këtu.

Përqendrimi më i lartë jeton në King Lynn dhe West Norfolk, me 11,000 që jetojnë atje, që përbëjnë 7,33% të popullsisë.

Ka figura të tjera për Letoninë, Hungarinë, Bullgarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke gjithashtu.

Boston është gjithashtu qyteti me përqendrimin më të lartë të 112,000 letonezëve që kanë ardhur në Britani. Rreth 3.000 jetojnë atje, duke përbërë 4.48% të popullsisë.

Hertsmere në Hertfordshire është destinacioni numër një për hungarezët, ku 3.000 jetojnë nga 101.000 që kanë ardhur në Britani të Madhe. Kjo tregon 2.91% e popullsisë së zonës.

Harlow në Essex është qyteti me përqendrimin më të lartë të bullgarëve, me 2.000 banorë (2.33% të popullsisë së qytetit) dhe Dartford në Kent është vendi ku shumica e emigrantëve sllovakë vendosen, me 2.000 nga 89.000 që shkuan në Britani, jetojnë atje.

Kjo tregon 1.92% e popullsisë. Peterborough është vendi ku banojnë kolonët nga Republika Çeke, me 2.000 banorë atje, që përbëjnë 1.03% të popullsisë, që kanë lëvizur këtu që nga viti 2004.

Nuk ka të dhëna për kolonët nga Estonia, nga të cilët 11,000 kanë kaluar në Britani të Madhe, ose Sllovenia, e cila ka regjistruar  6,000 persona për të ardhur këtu.

Rreth 2 milionë emigrantë në Britani, ja nga cili shtete vijnë Read More »

Shkodra në ujë, ja gjesti që bën punonjësi i policisë për të përmbyturit …

Shkodra prej 20 ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit, ndërsa qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës, për të mos dëmshpërblyer banorët e prekur nga përmbytjet.

Por, një efektiv policie është solidarizuar në lidhje me këtë situatë. Nikoll Mirashi ka publikuar një status në rrjetet sociale ku u ofron shtëpi të përmbyturve, kundrejt asnjë detyrimi.

“Nëse ka nevojë dikush për një shtëpi për të përmbyturit, e kam lirshëm. Të më kontaktojnë në numrin e telefonit 0693815374. Pa asnjë detyrim,”- shkruan Mirashi.

Image

Shkodra në ujë, ja gjesti që bën punonjësi i policisë për të përmbyturit … Read More »

Rama i jep fund heshtjes për Shkodrën…, por sulmon BashënRama i jep fund heshtjes për Shkodrën…, por sulmon Bashën

Shkodra ka më shumë se 2 javë që është nën ujë dhe kryeministri Rama nuk ka gjetur kohë të postojë asnjë fjali për situatën e rëndë të qytetarëve atje.

Por sot çuditërisht gjeti kohë të merrej me Bashën.

Fill pasi Basha vizitoi qytetin nën ujë dhe postoi një video në facebook që pasqyronte realitetin atje, Rama reagoi duke e futur dhe këtë në kazanin mediatik.

Madje Rama thotë se po bëhet propagandë me foto të vitit 2010.

Sipas tij, shteti është në krye të detyrës.

“Shkodër – (Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, shkruan Rama, teksa sjell edhe një album me foto të ministrave në terren dhe strukturave të tjera të shtetit pranë banorëve.

 

Rama i jep fund heshtjes për Shkodrën…, por sulmon BashënRama i jep fund heshtjes për Shkodrën…, por sulmon Bashën Read More »

Maqedoni. Ivanov sërish nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Ivanov nuk nënshkruan ligjin për gjuhët, Xhaferi: Do shfrytëzoj çdo mënyrë kushtetuese

Edhe pse më 14 mars, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua për herë të dytë në parlamentin maqedonas, Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, u shpreh se ai nuk do t’a dekretojë këtë ligj.

Sipas Ivanov, dekretimi i ligjit të gjuhëve është jo kushtetues dhe bie ndesh me ndërgjegjen e tij personale si kryetar shteti.

Por kryeparlamentari shqiptar, Talat Xhaferi, edhe pse nuk jep detaje si do të veprojë, është i vendosur që ky ligj të hyjë në fuqi.

Nuk dihet ende nëse Xhaferi do të zgjedhë variantin e nënshkrimit të ligjit dhe dërgimin e tij në fletoren zyrtare pa firmën e Presidentit.

Xhaferi tha shkurt se formalisht, afati i Presidentit ka skaduar dhe se, që nga sot gjithçka varet nga kompetencat e tij si kryetar ligjvënësi.

Ligji për përdorimin e gjuhëve fillimisht u votua më 11 janar. 6 ditë më pas, Ivanov njoftoi mos dekretimin. Mbi konstatimet e tij, VMRO-DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, parashtroi mbi 35 mijë amendamente, por asnjëri prej tyre nuk u shqyrtua në Kuvend.

Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota pro dhe 24 abstenim. Seanca u shoqërua me tensione, ku vetë Gruevski shkoi në tavolinën e Xhaferit për t’a penguar të drejtonte seancën.

Maqedoni. Ivanov sërish nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe Read More »

Vettingu, ish-ministri i PD: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama fut duart

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ku foli në lidhje me shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, si dhe për problemet që ekzistojnë në PD nën drejtimin e Bashës.

Shkarkimin e gjyqtarit Lulo, Mustafaj e sheh si rast për t’u gëzuar për shkak se Vettingu po bën punën e tij.

Megjithatë ai shprehet se është skeptik për faktin nëse kryeministri Rama nuk do të ketë ndikimin e vet në këtë proces.

“Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jetë cironkë, ai është i rëndësishëm në sistemin ligjor të vendit. Besoj se nëse për të dënuar për paratë e mbledhura pas 2005, se gjyqtar në këtë vit ka filluar, shohim një rast që kemi arsye të gëzohemi se po funksionon Vettingu, por shpresoj se insticionet e reja të krijurara nga Vettingu do të jenë të paanshme dhe të drejta.

Për të vënë në veprim Vettingun, mund të ketë kurban nga sistemi i drejtësisë për ta përshpejtuar procesin

Nuk mund të paragjykoj, por njoh profilin njerëzor të Edi Ramës, nëse ky do ketë ndikimin e vet , do ketë kurbane dhe deformime të mëdha. Do ketë të sakrifikuar shumë, dhe besoj se do të jenë të drejta, por me kushtin që Rama mos të ketë ndikim politik mbi ta, gjë që më duket e vështirë,” tha Mustafaj.

Ish-ministri demokrat gjithashtu foli për gjendjen aktuale të PD, dhe tha se nuk e sheh si zgjidhje rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

“I vetmi personalitet që mund t’i bashkojë të gjithë brenda PD është Berisha, këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja, por besoj se Berisha e ka bërë të qartë këtë duke thënë sidomos pas zgjedhjeve të 2017-s, që pas humbjes së thellë të PD, dhe ai në disa dalje ka theksuar se ai nuk kthehet më.

Besoj se nuk është zgjidhja tek rikthimi, se ai e ka bërë rrugën e tij në politikë, dhe se ai vetë nuk e beson një gjë të tillë. Shumë e mendojnë se koha e drejtimit të PD nga Berisha është një kapitull i mbyllur. Kjo thirrje që drejtohet te Berisha është shprehje e dëshpërimit të madh që zotëron te një pjesë e madhe e demokratëve. Sfida që ka PD, është kapërcimi i këtij dëshpërimi.

Mua nuk më rrezulton se Berisha është prapa Bashës, prej disa kohësh jo vetëm tani. Basha po bën lidershipin e tij, dhe është përgjegjës 100% i gabimeve të tij. Unë besoj se kontradikta që është tani në sjelljen politike të demokratëve, qëndron në faktin se edhe kritikët e Bashës, nuk po shkojmë më tej se kaq,” tha Mustafaj.

Vettingu, ish-ministri i PD: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama fut duart Read More »