Aktualitet

FOTOLAJM – Edi Rama i vetmuar në këtë ditë feste

Disa foto që po qarkullojnë në rrjet, paraqesin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili është i vetmuar në një lokal.

Nuk ka shumë informacione se në çfarë vendi janë bërë fotografitë, por besohet se janë në bregun e Durrësit.

Në këtë ditë feste Pashkësh, Rama duket se ka zgjedhur të qëndrojë në bregdet dhe i vetmuar.

FOTOLAJM – Edi Rama i vetmuar në këtë ditë feste Read More »

Skandali/ Zbardhet skema si u grabit ‘Gjirit i Lalzit’ nga zyrtarë të LSI-së

Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Hektarë të tëra toke në bregdet janë tjetërsuar e  janë grabitur nëpërmjet  falsifikimit. Në këtë amulli, përgjatë viteve të fundit edhe ranishtja është bërë me pronar.

Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, ku ranishtja, pronë publike sa hap dhe mbyll sytë privatizohet. Skandali ka ndodhur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, konkretisht në fshatin Draç. CNA.al raportoi një ditë më parë se ishte grabitur bregu i detit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një pasuri me prejardhje të dyshimtë dhe vlen për t’u theksuar se  vetëm në Shqipëri ndodh që bregu i detit bëhet me certifikatë pronësie, ndërkohë që në bazë të ligjit 7501 kthehen pronat e kategorisë, ullishte, pemishte, tokë- arë etj.

CNA.al ka zbardhur skemën se si është grabitur prona publike, konkretisht ranishtja në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Gjatë investigimit tonë, zbuluam se pas kësaj prone, qëndron një zyrtar i lartë i LSI-së. Bëhet fjalë për kreun e LSI –së Ishëm, Luan Kërtushën apo  ish-administratori i njësisë administrative Ishëm, i cili rezulton zyrtarisht pronar i ranishtes.

Po, si ka përfunduar ranishtja në duar të zyrtarit të LSI –së? Skema e “grabitjes” së bregdetit.Risjellim në vëmendje se dorë në “grabitjen” e kësaj pronë publike kanë edhe institucionet drejtësisë, gjykatat.

Ndërkohë që familja e shtetasit LL.M, ndiqte rrugën ligjore për të kërkuar pronën e saj, në gjykatë, për një pjesë të kësaj prone,  kishte nisur kontesti me një tjetër familjeje, asaj të R.H dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa me vendimi numër 5982 të datës 29.05.2013, hedh poshtë pretendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, dhe njeh  pronarë të sipërfaqes  familjen  e R. H.

Ndërsa me datë  15.07.2014 me vendimin numër 2969, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i përbërë, nga Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, vendosin të ndryshojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, pjesërisht, por sërish duke njohur pronar familjen e R. H. për sipërfaqen 69.765 metër katror, nga 74.457 metër katror që i njihte vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

Pasi është marrë bekimi nga gjykata, me datë 27.02.2015 trashëgimtarët e R.H. ia kanë shitur pasurinë, kryetarit të LSI-së Ishëm, Luan Kërtusha dhe një tjetër personi R.A.  me  objekt kontrate, shitblerje pasuri e paluajtshme e llojit ranishte me numër pasurie 152/26 e ndodhur në ZK 1522, me adresë Draç, me sipërfaqe 15.340 metër katror.

Kjo sipërfaqe është shitur për 14 mijë euro.

Për këtë pronë, është lëshuar certifikata e pronësisë më numër serie 967224 datë 27.02.2015. Kartela e pasurisë së paluajtshme është nënshkruar regjistruesi Jurgis Çyrbja po në të njëjtën datë. Gjithashtu në kontratën e shitblerjes thuhet se shitësit janë bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.

Me 22.10.2015, Gjykata e Apelit me trupë gjykuese Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha,  kanë  lëshuar urdhrin e ekzekutimit  të vendimit civil numër 2969 të datës 15.07.2014.Ndërkaq kjo çështje ndodhet ende në proces gjyqësorë.

Avokati i Popullit po kërkon që sipërfaqja e ranishtes të kthehet në pronësi të shtetit. Avokatura e Shtetit është investuar në procesin civil ku trashëgimtarët e R.H, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit numër 484, datë 22.07.1990 të ish KKKP, Durrës, kthimin e lirë të sipërfaqes 108.700 metër katror.

Avokatura e shtetit ka kundërshtuar në gjykatë pretendimin e ngritur, duke provuar me prova zhvendosjen e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draçan. Për më tepër i njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë. Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Skandali/ Zbardhet skema si u grabit ‘Gjirit i Lalzit’ nga zyrtarë të LSI-së Read More »

LSI fut në sherr socialistët

Lëvizjet e ditët e fundit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Socialistët janë gjendur në dilemë sesi duhet të reagojnë ndaj këtij “eksodi” dhe për këtë arsye gjatë mbledhjeve të ditëve të fundit, qoftë të grupit parlamentar, qoftë të Kryesisë së PS, ka patur diskutime rreth kësaj çështjeje. Disa prej përfaqësuesve të partisë qeveritare janë rreshtuar kategoritikisht kundër pranimit të këshilltarëve të LSI në PS.

Sipas informacioneve, ata janë shprehur se këta figura nuk duhet të bëhen më pjesë e partisë sepse nuk janë të besueshëm. Ata e argumentuan qëndrimin e tyre duke deklaruar se këta këshilltarë janë të “varur” nga interesi dhe për këtë arsye “shtegtojnë” shpesh. Nga ana tjetër, gjatë mbledhjeve të kampit rozë ka patur edhe nga ata zëra që kanë bërë retrospektivë duke u kthyer mbrapa në kohë e duke kujtuar se këshilltarët e LSI kanë qenë dikur socialistë, pra janë socialistë të vjetër.

Ndërkohë, sipas burimeve të afërta të gazetës “Sot”, edhe në mbledhjen e Kryesisë së PS të pak ditëve më parë ka patur diskutime rreth kësaj teme. Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të pranishmit sesi duhet vepruar me këshilltarët e LSI që duan të bashkohen me PS. Por deri më tani nuk ka akoma një qëndrim të prerë nga ana e socialistëve.

LSI fut në sherr socialistët Read More »

Plani i komisionit të vetingut, prioritet kandidatët e KLP dhe KLGJ, mbi 1 mijë denoncime nga qytetarët për aferat e gjyqtarëve

Ngritja e organeve të reja të drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshillit i Lartë i Gjyqësorit, është prioritet në mënyrë që të funksionojë reforma në drejtësi. Mirëpo ngritja e tyre është vonuar për shkak të rezultateve nga procesi i vetingut.

Deri më tani janë përzgjedhur pesë anëtarët nga Kuvendi si për KLP, ashtu edhe për KLGJ, ndërsa nuk është kryer akoma “seleksionimi” mes kandidatëve nga prokuroria dhe gjykata për KLP dhe KLGJ. Nga radhët e të gjitha niveleve të prokurorive dhe nga radhët e gjyqtarëve në të gjithë nivelet e pushtetit gjyqësor duhet të përzgjidhen nga 6 anëtarë për KLP dhe 6 për KLGJ.

Mirëpo interesant është fakti se në një kohë që lista me të gjithë kandidatët e mundshëm për organet e reja të drejtësisë është dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, duhet të pritet përfundimi i vetingut dhe të shikohet nëse ata e kalojnë me sukses këtë proces. Burimet i thanë gazetës se për të përshpejtuar ngritjen e këtyre dy organeve të reja të drejtësisë do të angazhohet edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili do të ketë në fokus kryesor dosjet e kandidatëve për KLP dhe KLGJ.

Seanca dëgjimore për kandidatin e KLGJ

Deri më tani janë hapur dosjet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si edhe janë zhvilluar dy seanca dëgjimore për ta, por tani është radha e kandidatëve për anëtar në KLP dhe KLGJ, si edhe të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për këtë të fundit, gazeta “SOT” e raportoi pak ditë më parë se dosjet e tyre do të shiheshin me prioritet, ndërsa në datën 11 prill pritet të zhvillohet seanca dëgjimore me Besnik Trezhnjevën, i cili është gjykatës pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, njëkohësisht edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai do të jetë i pari nga kandidatët që do të përballet me trupën gjykuese dhe do të njihet me vendimin e saj, nëse e kalon vetingun apo jo. Kjo fakton që KPK do të ketë në vëmendje pretendentët për anëtar në KLP dhe KLGJ, duke ndihmuar kështu edhe në ngritjen e këtyre organeve të reja të drejtësisë.

Denoncimet nga qytetarët

Nga ana tjetër, burimet i thanë gazetës se ka patur një “bum” denoncimesh nga qytetarët për “aktorët” e drejtësisë, pra gjyqtarët dhe prokurorët dhe aferat e kryera prej tyre. Sipas informacioneve, ankesat më të shumta kanë lidhje me gjyqtarët dhe nga muaji dhjetor deri në mars janë dorëzuar mbi një mijë denoncime.

Mësohet se këto denoncime kanë lidhje me raste personale të qytetarëve, të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga proceset gjyqësore dhe vendimet e marra. Për këtë arsye ata janë paraqitur personalisht ose kanë përdorur platformën e denoncimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të lançuar nga KPK për të shprehur ankesat e tyre. Por problemi qëndron në faktin se shumica e qytetarëve kanë dorëzuar vetëm vendimet e gjykatës dhe të tilla denoncimesh nuk merren shumë parasysh nga komisioni i vetingut sepse është shumë e vështirë të gjesh prova për shkelje.

Mirëpo ka edhe të tjerë të cilët si prova, përveç vendimeve të gjykatës, kanë dorëzuar edhe materiale filmike apo regjistrime të ndryshme të cilat kompromentojnë gjyqtarët apo prokurorët. Sipas neneve 41, 42 dhe 43 në ligjin e vetingut, duhet të hapen vendimet, dokumentet e performancës, si dhe duhet të shikohet çdo ankesë apo dëshmi që vjen nga qytetarët të ndryshëm. “Procedura e vlerësimit kryhet në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve, për aq sa është i zbatueshëm”, thuhet në nenin 43./

Plani i komisionit të vetingut, prioritet kandidatët e KLP dhe KLGJ, mbi 1 mijë denoncime nga qytetarët për aferat e gjyqtarëve Read More »

45 zyrtarë të lartë trajnohen për të sekuestruar pasuritë e krimit, angazhohet BE

Procesi i vetingut është nën “lupën” dhe kujdesin e ndërkombëtarëve. Këta të fundit kanë këmbëngulur shumë që të kryhet reforma në drejtësi në mënyrë që të spastrohet sistemi i drejtësisë dhe gjithmonë janë kërkuar rezultate konkrete, teksa është edhe një nga prioritetet kryesore për të hapur negociatat dhe për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Po ashtu në fokus kryesor është edhe pastrimi i parave të pista. Për të shënuar hapa konkretë në goditjen e këtyre rasteve 45 përfaqësues të prokurorisë, të Drejtorive të Policisë dhe Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë trajnuar duke përmendur raste specifike dhe hipotetike të qarkullimit të parave të pista në Shqipëri.

Sipas informacioneve, ky trajnim është kryer nën mbikëqyrjen, financimin dhe kujdesin e Bashkimit Evropian dhe zyrës së Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri.

“Gjatë trajnimit, zyrtarët morën informacione në sekuestrimin, konfiskimin, matjen e aseteve që vijnë nga krimi, në raste hipotetike. Ky është trajnimi i dytë në vazhdën e një serie trajnimesh që kanë si qëllim rritjen e sekuestrimit të pasurive të krimit dhe zhvillimin e kapaciteteve të drejtësisë në Shqipëri, duke siguruar edhe përvojën evropiane në këtë fushë” thuhet në njoftimin e shpërndarë për shtyp.

Në procesin e trajnimit janë përfshirë zyrtarë nga Kukësi, Tropoja, Shkodra, Puka, Lezha dhe Dibra. Mësohet se procesi i trajnimit ka zgjatur dy ditë dhe është kryer në fshehtësi të plotë dhe larg vëmendjes së medias sepse rastet e marra në shqyrtim janë shumë sensitive, të cilat nuk duhet të bëhen publike. Trajnimi për raste specifike, nga specialistët që vijnë nga organizatat ndërkombëtare, do të përkthehet në realitet, pas marrjes së informacionit sesi trajtohen këto raste edhe në vendet evropiane.

45 zyrtarë të lartë trajnohen për të sekuestruar pasuritë e krimit, angazhohet BE Read More »

Turistët kinezë dynden në Shqipëri, Ministria: Deri më 31 tetor…

Turistët kinezë mund të vizitojnë Shqipërinë nga 1 prilli deri më 31 tetor 2018 pa viza. Vendimi është marrë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kjo masë pritet të rrisë fluksin e turistëve kinezë në Shqipëri. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë.

Ambasadorja tha se Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë. Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë. “Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri. Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistikë”, tha ajo.

E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare. Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj dhe të heroit tuaj kombëtar, ndërsa Gjirokastra, edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve. “Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitojë përparësi dhe Shqipëria”, tha ambasadorja Jiang Yu.

Ambasadorja nënvizoi se në vitin 2017, 130 milionë kinezë kanë dalë jashtë shtetit për turizëm dhe shpenzimet e tyre turistike arritën në 115.92 miliardë dollarë amerikanë, gjë që e rendit Kinën, prej disa vitesh tashmë, në vendin e parë në botë si kontribuesja më e madhe në industrinë e turizmit. Politikat e liberalizimit të vizës do të jenë në favor të thellimit të shkëmbimeve kulturore, njerëzore e turistike mes Kinës dhe Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë së shërbimeve, sigurisht, në të mirën e arritjes së rezultateve të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Vitin e kaluar, Shqipëria ka tërhequr mbi 5.1 milionë vizitorë të huaj dhe të ardhurat nga sektori turistik dhe pritet të kalojnë 10% e PBB-së. “Kina dhe Shqipëria duhet të shtojnë bashkëpunim mbi mbrojtjen konsullore, lehtësimin e hyrjedaljes së kufirit, përpilimin e itinerareve, pritjen me guida vendore, trajtimin e rasteve emergjente etj., duke garantuar kontaktet 24 orëshe me shërbim të gjithanëshëm për të përballuar problemet që mund të ndodhin”.-tha ambasadorja.

Turistët kinezë dynden në Shqipëri, Ministria: Deri më 31 tetor… Read More »

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën

Sa më shumë mbyllet laku anti korrupsion aq më shumë po sulen të gjithë të korruptuarit bashkë të ngrenë shqiptarët, për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe të shpresojnë në Stamboll e në Moskë.
Shkruan Spartak Ngjela

Pasi e kanë vjedhur Shqipërinë; që të tre: Berisha, Meta dhe Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën dhe vjedhjen.

Por, asnjë shpresë nuk kanë. Lodhen kot.

Kurse politika amerikane duhet t’ua thotë hapur shqiptarëve gjëmën që hordhitë e Saliut duan t’i bëjnë Shqipërisë. Nuk po lënë gur pa luajtur. Por kanë një dështim: nuk po iu përgjigjën shqiptarët.

E patë vobegtësinë e mbështetjes shoqërore në datën 5 prill? A e dini se çfarë tregoi kjo dobësi: që vjedhësit nuk e kanë popullin me vetë. Po, kaq pa mend janë, sa mendojnë që të mundin Amerikën në Shqipëri ku 97 përqind e shqiptarëve janë me Amerikën. (!)

Ditët e para të arrestit të tyre; të gjithë këta edhe Berishën, edhe Metën edhe Ramën edhe Bashën duhet t’i nisim në Kaçanik.Zoti Ramush! të na i kesh kujdes aty se do t’i dërgojmë me çallma që t’i “përpunojnë” nipërit e Idriz Seferir.

l.

Turp historik; hajdutët janë lëshuar e po i luten të vjedhurve që të ngrihen në luftë për ta, dhe po krijojnë lloj lloj lajmesh të rreme kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. Janë naivë se mendojnë që të gënjejnë shqiptarët për t’i nxjerrë në “revolucionin e tyre të republikës së re”.

Janë të gjithë në një hall të madh, prandaj nuk e kuptojnë dot se po bëhen qesharakë.

Kanë frikë që të godasin direkt Uashingtoni se i ruhen shqiptarëve. Janë hajdutë të vegjël në forcën shpirtërore, ngaqë nuk e kanë popullin me vetë. Të gjithë shqiptarët sot e dinë se këta i kanë vjedhur; por shqiptarët tani, po presin me ankth që hakmarrjen e tyre ta ushtrojnë kundër vjedhësve me anë të Amerikës. Dhe sigurisht që do ta arrijnë; sepse Reforma e nisur nga politika amerikane do të shkojë deri në fund.

Këto ditë besoj duhet të fillojë arrestimi i individëve të inkriminuar që kanë lidhje me politikën e lartë. Sigurisht, Llalla e kompani, sepse Llalla në fakt i di të gjitha lidhjet e krimit të organizuar me politikën e lartë, sepse ky ka dhënë ndihmën e vet për të lulëzuar në Shqipëri simbioza e shëmtuar e krimit me politikën e lartë.

Kurse, Bashë mavria, çirret për të bërë revolucion, pa ditur gjë fare që ai vetë ka shkelur ligjin amerikan. Rri, o Lulzim! pse po kërkon që të gjykohesh nga një gjykatë amerikane? Është i rëndë në hekura SING SINGU Lulzim, janë shumë më të lehtë këtu.

ll.

Po a ka mundësi që ta destabilizojnë Shqipërinë këta?

Është pamundësi absolute; sepse policia shqiptare drejtohet nga ekspertë të FBI-së tani. E patë sesi u tërhoq në Kukës policia? E patë të premten sesi nuk doli fare policia nëpër qendrat e “revolucionit Basha”?

Kjo ndodhi, sepse policia i ka të gjitha planet Berisha – Basha, dhe po qesh me ta. Nga një polic në qëndër “revolucionare” i la të premten. Dhe akti më i madh ishte djegia e gomave dhe mërzjta e njerëzve që mbetën rrugës të izoluar.

Po pse, o derëzës e punëzes, me gomat e djegura të Monika Kryemadhit do të mundni Amerikën ju?Po pse, o njerëz, me një grusht ekspertësh që ju ka dërguar Rusia do të ktheni ju shqiptarët kundër Amerikës?!

Sot e gjithë ditën këta të korruptuar, po lodhen, jo si pasojë e skemave logjikë që duan të realizohen, por si pasojë e çoroditjes së tyre mendore.

Dhe shikoheni sesi i drejton shthurrja mendore: Rama ka shpresë te forca popullore e Saliut; kurse vetë Saliu ka shpresë te aktiviteti paraluzurs i Ramës. Sepse, Sali ziut, nuk i mbushet ende mendja që policia drejtohet nga amerikanët dhe ministri Xhafaj i cili nuk ka lidhje fare me Ramën në këtë detyrë.

E pra, si ka mundësi që Saliu, me ca hordhi të lodhura dhe me ca ekspertë rusë të mundë politikën amerikane dhe vetë FBI-në që është prezente në Shqipëri?

Asgjë nuk bëjnë dot: por në gjyq do të shkojnë vetë, me këmbët e tyre. Dhe paratë do t’i dorëzojnë vetë.A e mbani mend sesi dy herë rresht shkuan një e nga një dhe votuan kundër vetes në Parlament të 140 -të bashkë?Ja, mu kështu do të shkojnë përpara gjykatës, një e nga një, të gjithë të korruptuarit; se tani të gjitha provat janë mbledhur.

Të shohim ditët në vazhdim episodin me krimin që ka qenë dhe është i lidhur me politikën në Shqipëri.

Spartak Ngjela tregon kur fillojnë arrestimet e bujshme: Berisha, Meta, Rama duan ta shkatërrojnë Shqipërinë që të shpëtojnë kokën Read More »

723 procedime penale, raporti i Arta Markut ”nxjerr zbuluar” 3575 persona nën përgjim për trafik droge dhe korrupsion

Gjatë vitit 2017 janë përgjuar 3575 persona si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, kryesisht në trafiqe dhe korrupsion. Përgjimet janë kryer për llogari të 723 procedimeve penale. Këto të dhëna pasqyrohen në raportin e parë të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, mbi ngarkesën e punës së prokurorive.

“Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”, thuhet në raport.

Dekriminalizimi

Në dokumentin e prokurorisë thuhet gjithashtu se janë 76 zyrtarë të shtetit, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, po verifikohen në mënyrë të thelluar, për të shkuarën e tyre të mundshme kriminale. “Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike pranë Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2017, ka administruar 563 raste për verifikim të thelluar.

Gjatë kësaj periudhe, për 487 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit. Kërkesat e tjera prej 76 rastesh vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr. 138/2015 dhe vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, vijon raporti. Ndërkaq, gjatë 2017, Prokuroria kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 11 çështje të juridiksionit fillestar, që do të thotë për zyrtarë të lartë.

“Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 172 çështje (nga të cilat 142 çështje themeli dhe 11 masa sigurimi janë përfunduar brenda vitit 2017), 11 çështje të juridiksionit fillestar, 2 çështje të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe në cilësinë e subjektit të interesuar pranë Gjykatës Kushtetuese për 18 çështje”, konstaton raporti.

260 shtetas në kërkim ndërkombëtar

Gjatë vitit 2017, prokuroria ka shpallur në kërkim ndërkombëtar gjithsej 260 shtetas dhe ka kërkuar që Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana të procedojë me heqjen e 140 subjekteve nga listat e kërkimit ndërkombëtar. “Vlerësojmë të theksojmë se, përveç volumit të punës të trajtuar specifikisht sipas fushave të mësipërme të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ka trajtuar në kohë reale gjatë vitit 2017 edhe 505 kërkesa të ndryshme të ardhura nga autoritetet gjyqësore vendase e ato ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Ngarkesa e prokurorëve

Në vitin 2017, numri i përgjithshëm i miratuar i prokurorëve ishte 336. Shpërndarja e tyre në prokurori sipas niveleve ka qenë, 291 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, 29 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe 16 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, për shkak të vakancave numri faktik i prokurorëve ka qenë 323.

Sipas raportit, vetëm gjatë vitit, në organin e prokurorisë janë trajtuar 582912 materiale kallëzuese. Janë ndjekur gjithsej 40911 procedime penale, nga të cilat 31481 janë procedime penale të regjistruara dhe 634 procedime penale të rifilluara. Janë mbartur nga viti 2016, 8796 procedime penale dhe është vendosur mosfillimi për 17380 referime dhe kallëzime penale.

Kërkohet rritja e numri të prokurorëve

Duke bërë një analizë të volumit të punës së prokurorëve nga viti 2013 deri në vitin 2017, raporti konstaton domosdoshmërinë e rritjes së numrit të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore. “Vlen të theksohet se numri i çështjeve nuk është treguesi i vetëm i ngarkesës së punës së një prokurori. Kompleksiteti dhe volumi i akteve hetimore në çështje të lidhura me krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet, krimin ekonomik, pastrimin e parave dhe korrupsionin, është shumë i lartë.

Siç vërehet nga të dhënat e përllogaritura me numrin organik të prokurorëve, volumi i punës është shumë i lartë. Për sa më sipër, për të rritur shpejtësinë dhe efiçencën e ndjekjes penale, përveç masave të marra në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe ndryshimeve strukturore në sistemin e prokurorisë, nevojitet shtimi i numrit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe administratës ndihmëse të prokurorisë”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bilanci i bashkëpunimit me autoritetet e huaja në 2017

Ekstradime nga jashtë, 194 kërkesa;

Ekstradime për jashtë,145 shtetas;

Letërporositë nga jashtë, 735 letërporosi;

Njohjet e vendimeve penale të huaja, 58 kërkesa;

Njohjet e vendimeve penale shqiptare jashtë vendit, 19 kërkesa;

Transferimet e procedimeve nga jashtë, 13 raste;

Transferimet e procedimeve për jashtë, 2 procedime penale;

Transferimet e personave të dënuar nga jashtë, në 9 raste;

Transferimet e personave të dënuar për jashtë, 9 kërkesa.

Disa rekomandime për përmirësimin e punës së prokurorisë

Përmirësimi i organizimit, drejtimit dhe monitorimit të punës në çdo prokurori.

Identifikimi i problematikave në hetim nëpërmjet analizave të hollësishme dhe rritja e cilësisë së hetimit.

Përdorimi i instituteve procedurale si urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë në mënyrë efektive për t’i shërbyer shpejtësisë së procesit dhe qëllimit të ligjit penal.

Garantimi i shërbimeve të nevojshme për trajtimin e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm sipas ligjit, kur ata janë të dëmtuar apo viktima të një vepre penale dhe zbatimi me korrektesë e prioritetet i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sigurimi i bashkëpunimit, koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha institucionet që kanë shërbime të policisë gjyqësore, institucionet e tjera ligjzbatuese.

Shtimi dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e kushteve e ambienteve të në prokurori dhe për sigurimin e aksesit të shtetasve në shërbimin e prokurorisë, mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për vitin 2018./Shqiptarja.com

723 procedime penale, raporti i Arta Markut ”nxjerr zbuluar” 3575 persona nën përgjim për trafik droge dhe korrupsion Read More »