Aktualitet

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra

Mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.
‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës

Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se policia nuk po lejon familjarët dhe avokatin që të takojë protestuesit e ndaluar.
“Nuk shoqërohen kuksianët në Tiranë. E ndalon ligji. Këtu nuk lejohet edhe avokati që ti takojë’ tha ajo. Ndërsa pas disa tentativave, është pranuar nga policia që djali të takojë babanë, Ahmed Topi 70-vjeç, i cili është i ndaluar nga mbrëmja e djeshme në Kukës.

“Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra” ishin disa nga brohoritjet dhe thirrjet e tyre kundër deputetëve të PD.
Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë.

https://youtu.be/ngo-bRkfceo

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra Read More »

23 të arrestuarit, të martën para Gjykatës së Kukësit

23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, pritet të dalin para gjykatës së Kukësit, ditën e martë. Mësohet se në urdhër-arrestimet i ka dhënë Prokuroria e Kukësit, dhe me pretendimin se komisariati i Kukësit nuk ka kushtet për të mbajtur 23 të arrestuarit, ata janë shpërndarë nëpër komisariatet e Tiranës.

Jane ekzekutuar urdher ndalimet per keta shtetas:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

23 të arrestuarit, të martën para Gjykatës së Kukësit Read More »

Lulzim Basha më seksi se Pamela Anderson! Me komerdare për të shpëtuar të mbyturit në Kukës…apo PD?

Shpesh herë, Edi Rama tallte deputeten Albana Vokshi duke e thirrur me emrin e Pamela Anderson.

Rama e tallte Vokshin si duket për flokët bionde dhe mimikën e fytyrës që bën ajo në Kuvend, si një vajzë seksi.

Por duket se Pamela ka infektuar edhe Lulzim Bashën.

Kryetari qe vetëm fle dhe vetëm qesh, ka marrë rolin e Bayëatch si Pamela Anderson.

Ai ka marrë komerdaren e PD-së dhe është munduar që t’ia hedhë në qafë kuksianëve.

Në fakt, Basha në këtë rast, nuk donte të shpëtonte protestuesit, por veten e tij.

Nga gjumi u zgjua vetëm nga zhurma e madhe e protestës dhe e rrëmujës dhe u mundua që ta përvetësojë atë. Kështu Basha me djersën dhe gjakun e të tjerëve, po mundohet që ti tregojë popullit se kur do ai mund të bëhet i egër dhe të shkaktojë trazira.

Jo se trazirat janë të mira, por Basha as këtë nuk e bën dot. Thjesht nuk është I aftë.

Të pakten nuk është si Berisha që vret pa pikën e mëshirës dhe nuk i lëviz qerpiku, kujtojmë 21 janarin dhe Gërdecin.

Lulzim, rri më mirë në krevat edhe pak ditë sa të kalojë dimri dhe të japin shpirt plakat. Nuk janë protestat e kuksianëve për ty. Nuk të infekton dot euforinë prej ‘budallai’ Flamur Noka. Edhe ai jo se është trim dhe bërtet, por ngaqë nuk di të flasë dhe acarohet kur nuk e kuptojnë.

Gjithsesi Basha me këtë komerdare u mundua të shpëtojë veten dhe jo kuksianët. Një tjetër medalje dështimi për opozitën menë krye Lulzim Bashën!

Lulzim Basha më seksi se Pamela Anderson! Me komerdare për të shpëtuar të mbyturit në Kukës…apo PD? Read More »

NASA jep alarmin: Brenda 24 orësh do të bjerë në tokë sateliti i prishur që peshon 8.5 ton, rrezikohet edhe Shqipëria

Mbetjet nga një stacion hapësinor i prishur kinez janë parë shumë pranë tokës dhe brenda 24 orëve të ardhshme pritet që të bjerë në tokë.

Agjencia kineze e hapësirës tha se stacioni do të ri-hyjë në atmosferë në 24 orët e ardhshme – në përputhje me parashikimet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

Tiangong-1 ishte pjesë e programit ambicioz të hapësirës së Kinës dhe prototipit për një stacion të drejtuar në vitin 2022.

Ai hyri në orbitë në vitin 2011 dhe pesë vjet më vonë përfundoi misionin e tij, pas së cilës pritej të binte përsëri në Tokë.

Shumica e stacionit ka të ngjarë të digjet në atmosferë, por disa mbeturina mund të mbijetojnë për të goditur sipërfaqen e Tokës.

Ku do të rrëzohet?

Kina konfirmoi në vitin 2016 se kishte humbur kontakt me Tiangong-1 dhe nuk mund ta kontrollonte më sjelljen e saj, kështu që ne nuk e dimë se ku do të përfundojë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) tha se ri-hyrja “do të zhvillohet diku midis 43ºN dhe 43ºS”, e cila mbulon një shtrirje të madhe në veri dhe në jug të ekuatorit.

Kjo thotë se kjo do të thotë se stacioni mund të binte diku nga Zelanda e Re në SHBA në mes të perëndimit.

Në këtë diametër përfshihet edhe Shqipëria.

Si do të jetë rrëzimi?

Stacioni gradualisht po afrohet pranë Tokës.

Shkalla e tij e prejardhjes “do të rritet vazhdimisht, pasi atmosfera që po stivëson stacioni bëhet më i trashë”, tha për BBC Dr Elias Aboutanios, Zëvendës Drejtor i Qendrës Australiane për Kërkimin e Inxhinierisë Hapësinore.

“Stacioni përfundimisht do të fillojë të ngrohet derisa të afrohet me 100 km [nga Toka],” thotë ai.

Kjo do të çojë në djegien e shumicës së stacionit dhe “është e vështirë të dimë saktësisht se çfarë do të mbijetojë nga përbërja e stacionit “.

Stacioni mund të arrijë shpejtësi deri në 26,000 km / h (16,156mph).

A duhet të shqetësohemi?

Shumica e stacionit prej 8.5 tonësh do të shpërbëhen ndërsa kalon nëpër atmosferë.

Çfarë është Tiangong-1?

Në vitin 2001, Kina hapi anije kozmike që mbanin kafshë testuese dhe në 2003 dërgoi astronautin e saj të parë në orbitë, duke e bërë vendin e tretë ta bëjë këtë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA.

Programi për një stacion hapësinor filloi me zell me lansimin e Tiangong-1 të vitit 2011, ose “Pallatin Qiellor”.

Stacioni i vogël i prototipit ishte në gjendje të strehonte astronautët, por vetëm për periudha të shkurtra prej disa ditësh. Astronautia e parë femëror i Kinës Liu Yang vizitoi në vitin 2012.

Ajo përfundoi shërbimin e saj në mars 2016, dy vjet më vonë se ishte planifikuar.

Aktualisht, Tiangong-2 është në veprim dhe deri në vitin 2022, Pekini planifikon të ketë numrin 3 në orbitë në një postpuni të plotë operacionale në hapësirë.

Image

NASA jep alarmin: Brenda 24 orësh do të bjerë në tokë sateliti i prishur që peshon 8.5 ton, rrezikohet edhe Shqipëria Read More »

700 kg hashash në buzë të detit, dyshime se … (Foto)

Një sasi prej 700 kilogramësh hashash u gjet e braktisur pranë një automjeti në bregun e detit në Orikum. Trafikantët, të cilët kishin siguruar edhe një gomone, i braktisën të dyja. Policia mori hashashin me 30 thasë dhe sekuestroi edhe gomonen bashkë me automjetin.

Policia nisi kontrollin e imtësishëm të mjetit lundrues për të gjetur prova në lidhje me lëndën narkotike, e cila ndodhej në një automjet të braktisur në breg të detit.

Sasia e drogës është rreth 700 kilogramë, e ndarë në thasë. Mjeti lundrues me dy motorë të fuqishëm ishte i furnizuar mirë për të kaluar kufirin. Policia, pas kontrolleve shoqëroi pesë persona për t’i pyetur në përpjekje për të gjetur organizatorët e transportit të hashashit.

Zona e Orikumit ka shërbyer edhe më parë për nisjen e gomoneve me hashash. Policë dhe drejtues të Policisë së Vlorës janë shkarkuar, arrestuar apo në kërkim për transport të lëndës narkotike, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Qarkut.

Megjithëse ndryshimet në policinë e Vlorës trafiku i drogës dhe tentativat për të nisur hashash drejt Italisë nga kjo zonë vijojnë.

700 kg hashash në buzë të detit, dyshime se … (Foto) Read More »

Luhatjet e forta të euros; monedha e përbashkët në “krizë”

Euro ka shënuar sërish rënie përkundrejt lekut në tregun vendas për të dytën ditë radhazi. Një euro këmbehej sot në treg me 130.44 lekë, apo 0.69 pikë më pak se një ditë më parë. Sipas aktorëve kryesorë të tregut kjo rënie e njëpasnjëshme e euros shpjegohet me efektin sustë, ku niveli i kursit të këmbimit po merr pozicionin e mëparshëm, pas rritjes së fortë që e çoi brenda pak ditësh monedhën e përbashkët nga 129 lekë në 132 lekë.

Ekspertët shpjegojnë se euro vijon të mbetet e dobët në tregun e brendshëm si rrjedhojë e ofertës së lartë, e cila vjen nga kanalet informale, konvertimet e bizneseve për të paguar taksat, transaksionet e shtuara në tregun e pasurive të paluajtshme, ku blerjet kryhen me euro dhe më pas ndërtuesit e konvertojnë në lekë, orientimin e disa transaksioneve drejt lekut, duke shtuar ofertën në valutë, konvertimet e atyre që kanë euro në shtëpi, që nxituan t’i kthejnë në lekë nga frika se mos monedha e përbashkët binte më tej, orientimin e investimeve drejt lekut, që nënkupton konvertimin e eurove etj.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në zhvlerësimin e ditës së premte është fundjava. Për shkak të festës së Pashkëve, bankat e nivelit të dytë do të jenë të mbyllura gjatë tri ditëve në vijim dhe kjo ka shtyrë individët që të mbyllin punët (tërheqje, depozitime dhe pagesa) me institucionet financiare gjatë ditës së sotme.

Megjithatë sipas aktorëve të tregut të këmbimit, në zhvlerësimin e euros më shumë po ndikon faktori psikologjik. Për shkak të nënçmimit të monedhës së përbashkët europiane, ka një orientim të individëve drejt kursimeve në lekë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e publikuar sot nga Banka e Shqipërisë stoku i depozitave në valutë kishte rënë me 47 milionë euro. Kjo është rënia më e madhe mujore që prej majit të vitit 2014.

Në luhatjet e forta të ditëve të fundit, ku euro zbriti në 129 lekë dhe më pas u rrit menjëherë në 132 lekë kanë ndikuar dhe transaksionet e shit-blerjes së bankave. Monitor ka mësuar se së fundi është bërë pagesa për blerjen e NBG, për rreth 25 milionë euro.

Leku është forcuar edhe përkundjet dollarit amerikan. Monedha e gjelbër është nënçmuar gjatë ditës së sotme me 105.8 lekë, pas ditësh që ka qenë me rritje të lehtë në tregun vendas.

Në zhvlerësimin e dollarit në tregun vendas ka ndikuar forcimi i monedhës euro në tregjet ndërkombëtare.

Nënçmimi i euros në vend dhe forcimi i saj në bursat ndërkombëtare, ka tërhequr në rënie të gjithë shportën e monedhave./Monitor/

Luhatjet e forta të euros; monedha e përbashkët në “krizë” Read More »

Nata e prangave në Kukës. 23 të arrestuar, 13 në kërkim

Policia dhe forcat speciale arrestuan 23 protestues gjatë natës. Prokuroria, ka nxjerrë 36 urdhrandalimi. Familjarët e protestuesve të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e së dielës Komisariatin e Kukësit.

Prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 23 persona.

Sipas tyre, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë dhe thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa.

“Kanë ardhur me maska e na kanë trajtuar si kriminelë”, shprehen ata, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Në Kukës kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë takuar drejtorin e Policisë Kukës.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së tarifës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

Nata e prangave në Kukës. 23 të arrestuar, 13 në kërkim Read More »

Të gjitha rrugët me pagesë, projekti i qeverisë për akset kryesore nacionale

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit.

Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.

Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi.

Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro.

Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato.
Top Channel

Të gjitha rrugët me pagesë, projekti i qeverisë për akset kryesore nacionale Read More »