Aktualitet

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve

Thellohet skandali me të dhënat e Facebook. Kompania pranoi se numri i profileve të prekura nga skandali “Cambridge Analytica” mund të jetë mbi 87 milion në të gjithë botën. Më herët ishte thënë se bëhej fjalë vetëm për 50 milionë profilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ka ndodhur? Facebook i dha kompanisë “Cambridge Analytica” me qendër në Britaninë e Madhe të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit të tij të cilat thuhet se u përdorën nga kompania në favor të fushatës së Donald Trump. Thellimin e skandalit e zbuloi kreu i CTO, Mike Schroepfer. Sipas tij Facebook ka përdorur të dhëna personale të klientëve të tij si telefonatat apo dhe mesazhet e shkruara.

Facebook e ka mohuar deri tani që këto të dhëna të jenë vënë në dispozicion të personave të tretë, por është e konfirmuar se Facebook ka pasur akses tek to pa dijeninë e klientëve. “Cambridge Analytica” akuzohet se ka përdorur të dhëna personale të klientëve të Facebook.

Për të marrë të dhënat është përdorur një lojë (quiz) që gjatë daunlodimit merrte edhe të dhënat e tjera të telefonit. Facebook e ka të ndaluar që të përdorë këto të dhëna. Kompania shtoi se kjo praktikë nuk është përdorur prej vitesh. Schroepfer dyshon se Facebook mund t’i këta ndarë këto të dhëna edhe me të tretë.

Ndërsa në të gjithë botën ky skandal ka alarmuar opinionin publik, në Shqipëri duket e nuk shqetëson edhe aq. Shqiptarët duket se kanë halle të tjera për momentin.

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve Read More »

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit në
vendin tonë. Në mënyrë të veçantë në fokusin tonë kanë qenë ngjarjet që kanë
ndodhur në qytetin e Kukësit si pasojë e protestës së qytetarëve për taksën e
Rrugës së Kombit.
Me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe
shpirtërore të vendit ne deklarojmë sa më poshtë:
Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të
qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të
thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.
Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj
personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është
kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme
për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. “Kisha nuk mund të
pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të
pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që
ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).
Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për
t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo
çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje
dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë
për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore
dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë
që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i
atyre të zonave të thella e periferike.
E dhënë sot, më 4 prill 2018,
nga Selia e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Tiranë

Deklaratat për mosbindje civile, reagon Kisha Katolike Read More »

La në burg 11 kuksianë, Alma Ahmeti del nga Gjykata nën masa të rrepta sigurie

Gjykata e Kukësit ka bërë me dije vendimin për të arrestuarit e protestes së Kalimashit. 10 prej tyre janë lëne me detyrim paraqitje, dy në arrest shtëpie, njëri në arrest me burg 20 ditë dhe 10 të tjeret në arrest me burg.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjyqtarja Alma Ahmeti, e Gjykatës se Kukësit, por seanca është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie për shkak të numrit të madh të të pandehurve.

Nga 23 te arrestuarit, 11 u lanë në arrest me burg (njeri nga keta me afat 20 dite), 2 të tjerë në arrest shtëpie dhe 10 detyrim paraqitje.

Me poshtë shihet momenti kur gjykatësja Alma Ahmeti ka dalë e shoqëruar nga policia, si dhe 2 nga të dënuarit me arrest me burg.

La në burg 11 kuksianë, Alma Ahmeti del nga Gjykata nën masa të rrepta sigurie Read More »

“Basha dhe Monika duan të vrasin 4 të tjerë si në 21 janar. Plani i Berishës të ndajë jugun dhe veriun”

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja ka komentuar vendimin e gjykatës për 23 të arrestuarit që protestuan në Kalimash për taksën e vendosur në “Rrugën e Kombit”.
Ai tha se protesta u kërkua nga Këshilli Bashkiak i Kukësit dhe se u nis për paqësore por disa elementë shkatërruan pronën publike.

Po ashtu Manja tha se pas kësaj proteste fshihet dora e opozitës.
Gjithashtu ai komentoi edhe thirrjen e kreut të PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha për mosbindje civile si një thirrje për ndasi të shqiptarëve në “veriu” dhe “jugu”.
“Protesta u kërkua pa dijeni nga këshilli Bashkiak në Kukës.  Ata që djegin pronën publike nuk janë qytetarë. Ajo që më vjen keq që është se pas kësaj fshihet dora e opozitës.

Partia Demokratike pasi bindi LSi për tu bashkuar së  bashku tani kanë arritur të bien bashkë për mosbindje civile. Për Rrugën e Kombit nuk mund të flasë kurrsesi Berisha dhe Basha. Basha vodhi dhe u kthye pastaj në vendin e krimit.
Dhe po ashtu në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe Basha ministër u vranë 4 veta të pafajshëm në bulevard.

Thirrjet e Lulzim Bashës dhe Berishës janë për ndasi krahinore. Unë ju bëj thirrje që të  heqin dorë nga kjo mënyrë e të  bërit politikë pasi Kukësi, Tropoja Saranda dhe të gjithë janë të Shqipërisë dhe kjo qeveri është e shqiptarëve. Sali Berisha e ka provuar ndasinë e Shqipërisë veri-jug në 97. Edhe këtë radhë është i dështuar se në atë protestë në Kukës dhe para Drejtorisë së Policisë mori vetëm një grup militantësh.
Edhe sot ishte një shfaqje e shëmtuar, ku deputeti ka abuzuar me statusin dhe ka ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë,” tha Manja.

“Basha dhe Monika duan të vrasin 4 të tjerë si në 21 janar. Plani i Berishës të ndajë jugun dhe veriun” Read More »

Banorët e Ishmit i përgjigjen thirrjes së Bashës: Do të shkatërrojmë të gjitha vilat në Gjirin e Lalëzit

Duket se nuk është fare pa gjë inisiativa e Bashës për mosbindje civile dhe aq më shumë që nuk po gjen përkrahje. Në të gjithë vendin po organizohen vatra që duan të përfitojnë nga lëvizja e opozitës aq më shumë që krah Bashës është dhe Kryemadhi, duke e bërë më të fortë dhe më të ndershme këtë opozitë.

Një vatër proteste po përgatitet edhe nga banorët e Ishmit të cilët prej kohësh ndihen të vjedhur dhe të persekutuar në pronat e tyre. Madje ata kanë pritur me entuziazëm  fillimin e mosbindjes civile duke u shprehur se po përgatiten që në ditën që do të bllokohen rrugët  ata do të sulmojnë vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit, vila të cilat jo vetëm janë  në pronën e tyre por janë marrë pa asnjë bazë ligjore përvec se lamxhikut të pushtetit.

“Ku e gjeti tokën në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina e me dhjetra politikanë të tjerë. Shumë mirë ka bërë Basha që kërkon mosbindje civile edhe Monika se ajo është ndarë nga Iliri se e kam ndigju në televizor unë që rri edhe nga dy javë pa e taku. Basha po tregohet I ndershëm dhe e ka me hak Sali Berisha dhe Ilir Meta tu prishen vilat në tokën e të parëve tanë, aty kun a kanë grabitur. Hallall dhe Monikës që po është me popullin në kësi rastesh dhe jo me Ilirin.

Liderët kështu e tregojnë veten. Për hatër të popullit i bojnë mutin edhe burrit edhe pse është president”, është shpreh S.B për bulevard news, ndërsa ka thënë se është e turpshme që politikanë nga i gjithë vendi  apo edhe biznesmenë  po edhe gazetarë të njohur kanë zaptuar pronat e qytetarëve dhe banorëve atje duke ndërtuar  bizneset dhe vilat e tyre për të thyer rekorde noti apo dhe ecje. Sipas tyre është ngritur një grup organizator që po përgatitet për të organizuar  djegiet dhe plaçkitjet në këto vila dhe se pritet që një numër i madh banorësh të jenë present.

“ Po kur ata kërkojnë të lirojnë djemtë që dogjën pronën e shtetit e çfarë po na gjen ne që po shkatërrojmë vilat e politikanëve hajdutë dhe kriminelë? Basha po më pëlqen se është  ty u bo  lider, ndërsa për Kryemadhin ajo e ka treguar veten. Jemi konsultuar gjatë këto ditë dhe kemi pyetur cfarë është mosbindja civile dhe na rezulton se jemi në një mendje me Bashën dhe Kryemadhin. Duhet djegur dhe shkatërruar cdo gjë që është e paligjëshme. “, tha një tjetër banorë .

Ndërkohë që banorët janë shprehur se nuk do të kursejnë as edhe  bizneset e atyre që i kanë qeverisur si drejtues lokal duke u shprehur entuziastë se më në fund drejtësia i ka prangosur po jo të gjithë. Sipas tyre janë mijëra m2 tokë në bregdet që janë uzurpuar nga pushtetarët duke filluar nga ish kryeministra që i bëjnë edhe karshillëk banorëve , por që nuk mungojnë dhe njerëz të lidhur me pushtetin.

“ Kemi parë pamjet filmike të Rrugës së Kombit dhe kemi studiuar se kur qytetarët kanë të drejtë dhe për këtë kemi sigurar edhe mjetet plasëse pod he ata ndezëse. Presim vetëm urdhërin e Bashës dhe  për dy sahat i keni çullak të gjitha vilat. Monika që është me ne  e që është distancuar nga Meta duhet të vijë të marrë çizmet nëse i ka harruar aty. Për këtë nuk mbajmë përgjegjësi dhe pse ajo është kthyer në liderën tonë për të djeg dhe shkatërru”, është shprehur një tjetër banorë.

Gjithsesi ajo që dihet është se këta banorë e kanë treguar një herë veten , ndërsa as vetë policia nuk mundi ti nënshtronte dot. Janë me qindra familje atje që pretendojnë se ju është vjedhur toka dhe ju është dhënë  pushtetarëve apo njerëzve që kanë qenë të lidhur me pushtetin, të majtë dhe të djathtë. Pas përkrahjes që i bëri Grida Dumës, kjo  është hera e dytë që Ishmi dhe banorët e tij si njësi administrative i kthejnë sytë nga PD dhe Lulzim Basha!

Banorët e Ishmit i përgjigjen thirrjes së Bashës: Do të shkatërrojmë të gjitha vilat në Gjirin e Lalëzit Read More »

Shqipëria 9 vjet në NATO, “Jemi ndër vendet më të përkushtuara të Aleancës”

Me rastin e 9 – vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, ministrja Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë, komandantë forcash dhe atashe të vendeve aleate, ishin në mjediset e batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando në Zall – Herr.

Ministrja Xhaçka e cilësoi NATO-n si më të madhe politiko-ushtarake të kohës dhe e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në të si një pikë kulmore dhe një arritje të jashtëzakonshme historike për vendin tonë.

Ministrja përmendi angazhimin e Forcave tona të Armatosura në operacionet e NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë, duke u shndërruar gjatë këtyre viteve në një vend që gjeneron dhe ofron siguri.

“Pavarësisht se një vend i vogël dhe me mundësi të limituara, Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO dhe me kontribute të qenësishme në raport me vendin, popullsinë, Forcat e Armatosura dhe burimet ekonomike. Forcat tona të Armatosura numërojnë sot shumë misione dhe mbi rreth 7 mijë trupa të angazhuara në këto misione. Vendi ynë ka hyrë në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri. Forcat tona të Armatosura janë të përfshira në një zhvillim të vazhdueshëm dhe progresiv, në përshtatje me kërkesat e aleancës si dhe ndryshimet në ambientin e sigurisë. Ato përditë e më tepër i përngjajnë homologeve të tyre aleate, në veçanti sa i takon pajisjes, edukimit, trajnimit, të mendimit dhe të performancës. Jam e lumtur që në eksperiencën time si Ministre e Mbrojtjes e konstatoj këtë fakt jo vetëm në kontaktet e mia me strukturat e Forcave të Armatosura, por edhe nga vizitat në teatrin e operacioneve, ku ato kryejnë misionin e tyre fisnik si ruajtës të paqes, në pikat e nxehta të globit në të cilat paqja është e kërcënuar.”– u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi edhe vendosmërinë e vendit tonë për të qenë përkrah çdo angazhimi të NATO-s. “konfirmoj vullnetin politik të qeverisë se Forcat tona të Armatosura do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s dhe e çdo përpjekjeje për ruajtjen apo rivendosjen e paqes, aty ku NATO dhe vendimmarrja e saj do ta gjykojë të domosdoshme.”

Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi punën e çdo ushtaraku shqiptar gjatë këtyre viteve, që nga sakrifica sublime e dëshmorit të atdheut, kapiten Feti Vogli, e deri te djemtë e vajzat që gjenden pranë komunitet gjatë situatave të vështira dhe emergjencave civile.

Më pas të pranishmit ndoqën disa veprime demonstrative të pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale dhe Komando, si dhe panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimet që kanë në përdorim këto dy njësi elitë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Shqipëria 9 vjet në NATO, “Jemi ndër vendet më të përkushtuara të Aleancës” Read More »

Një baba ka një parandjenjë të keqe, kur kontrollon iPad-in e vajzës zbulon një sekret të tmerrshëm…

Që nga ardhja e internetit, prindërit kanë një gjë më tepër për t’u shqetësuar në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre.

Meqenëse shumica e telefonave celularë kanë akses në internet, prindërit shpesh kanë vështirësi në menaxhimin e kontrollit të kontakteve të fëmijëve të tyre.

Scott Jenkins është babai i dy vajzave dhe ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm, sepse vazhdimisht do të dijë se çfarë ata bëjnë dhe dëshiron të dijë njerëzit me të cilët ato flasin dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur ndonjë arsye për të menduar se vajzat e tij mund të kenë marrëdhënie të dyshimta online.

Por një ndjenjë e çuditshme e bëri atë për të kontrolluar iPad-in e vajzës më të madhe, shkruan ShkodraNews, e për fat të mirë e bëri sepse ajo që gjeti mund të përshkruhet si makth i keq për çdo prind.

Kur Scott kuptoi se vajza e tij 15-vjeçare, Haylle, ishte shumë më e rezervuar se zakonisht, e dinte se diçka nuk po shkonte me të.

Kontrollimi i gjërave private të vajzave të tij nuk është diçka që atij i pëlqen ta bëjë, por ai ishte aq i brengosur për sjelljen e Haylee-t, saqë vendosi të shikonte iPad-in e saj.

Scott-it i lindën dyshime pasi pa një grup chat-i në iPad që përfshinte disa “miq”.

Pas kësaj, ai gjeti një fotografi të Haylee-t në një pozicion seksi që ishte plotësisht i papërshtatshëm për moshën e saj, shkruan ShkodraNews. Pra, siç tha ai për “So Share”, hetimet e tij u shndërruan në një gjueti për meshkujt që ishin të pranishëm në profilet sociale të vajzës së tij.

I nxitur nga dëshira e pandalshme për të mbrojtur vajzën e tij, ai vazhdoi të hetojë. Scott zbuloi se disa nga shokët e grupit të vajzës së tij ishin “burra të rritur”. Burri vendosi të thërriste policinë amerikane dhe t’u jepte atyre të gjitha informatat që zotëronte.

Shtatë muaj më vonë, Scott mori një telefonatë nga policia gjatë së cilës u kërkua të paraqitej në komisariat së bashku me gruan e tij, shkruan ShkodraNews. Pasi aty, atyre iu shpjegua se burrat me të cilët vajza po bisedonte ishin të përfshirë në trafikimin seksual të qenieve njerëzore.

Punonjësit e policisë kishin krijuar një profil të rremë dhe kishin arritur të ndiqeshin nga më shumë se 2.000 vajza të reja, për të specifikuar sa lehtë mund të jetë për një të rritur që të mashtrojë vajzat online.

Burrat kishin organizuar një takim me Haylee.

Vajza e Scott-it, Haylee, ishte bashkuar në një grup chat-i në të cilin ishin edhe tre burra të rritur që pretendonin të ishin më të rinj dhe kishin qëllime të pafajshme. Gjatë një bisede, burrat kishin rregulluar një takim me Haylee, i cili mund të kishte përfunduar shumë keq.

Falë instinkteve të tij, Scott arriti t’i japë fund diçkaje që mund të kishte shkatërruar jetën e vajzës së tij, shkruan ShkodraNews. Tani ai dëshiron që të gjithë prindërit të dinë se sa e rëndësishme është të monitorohen aktivitetet online të fëmijëve të tyre për t’i mbajtur ata të sigurt.

Scott argumenton se ia vlen të spiunojë fëmijët e tyre nëse qëllimi është siguria e tyre.

Çfarë mendoni për atë që bëri ky baba? Lini një koment dhe mos harroni të ndani historinë e Scott-it dhe Haylee-t me miqtë tuaj në Facebook.

Një baba ka një parandjenjë të keqe, kur kontrollon iPad-in e vajzës zbulon një sekret të tmerrshëm… Read More »

Gjykata jep vendimin për 23 të ndaluarit në Kukës. 11 mbeten në burg

Gjykata ka dhënë vendimin për 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në Kalimash.

Ashtu siç kërkoi prokuroria, gjyqtarja e çështjes ka lënë në burg 11 prej të arrestuarëve me akuzën për “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”. 12 të tjerëve u është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie”.

Vendimi është pritur me kundërshtime nga protestuesit e shumtë që ishin jashtë gjykatës. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se vendimi i sotëm ishte “një turp dhe shkelje e të drejtave të njeriut”.

Ai tha se sot mazhoranca provoi se ka vënë në kontroll edhe gjykatat, pas Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.  “Më 31 mars bazuar gjoja në prova, dhe provat janë verifikuar nga prokurori në datën 1 prill, më pas janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 12 orë, por gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama, i cili pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin e shqiptarëve, pasi kapi dhe prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile. Ky regjim i narkotrafikantëve përballet vetëm me qëndresë qytetare. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës, të gjithë atyre që nuk duan stabilitet të krimit të organizuar, por demokraci që sot nuk e gjen në vendin tonë”, tha Spaho.

Ndërkohë që qyetarët thërrisnin: “Turp, turp. Lërini të lirë!”.

Protesta e qytetarëve dhe familjarëve të të arrestuarëve ka vijuar dhe pas vendimit. Ndërkohë deputetët e opozitës janë larguar për të zhvilluar një mbledhje urgjente dhe për të dalë me një vendim politik.

VENDIMET E GJYKATES

Arrest me  BURG

Elton Cenko

Shkëlqim Vataj

Xhevair Gashi

Ergys Uruçi

Rasim Onuzi

Abdi Haziri

Masa detyrim paraqitje për të arrestuarit:

Ahmet Tobli

Lulzim Popa

Saimir Trota

Lefter Rexhmati

Ardit Aladini

Arrest në shtëpi

Shaban Selmani

Shemsi Trota

 

Gjykata jep vendimin për 23 të ndaluarit në Kukës. 11 mbeten në burg Read More »