Aktualitet

Vrasja e 28-vjeçarit për hakmarrje, familjarët e Gjuzit: S’ka lidhje

Për vrasjen e Mario Majollarit, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje familjarët e Kastriot Gjuzit, autorit të dyshuar të atentatit. Në Polici familjarët e Gjuzit kanë thënë se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë Kastriotin të fliste për hakmarrjen ndaj familjes Majollari.

Familjarët janë shprehur se e kanë takuar Kastriot Gjuzin mesditën e së martës dhe në mbrëmje ai nuk ka shkuar në shtëpi. Gjithashtu të afërmit kanë thënë në Polici se Kastrioti e ka telefonin e fikur dhe nuk ka kontaktuar me asnjërin prej tyre, por theksojnë se 40-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen e Mario Majollarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kastriot Gjuzi është larguar me këmbë pasi vrau 28-vjeçarin dhe më pas ka marrë një makinë ngjyrë gri dhe ka ikur në drejtim të Tufinës. Në banesën e tij në Tufinë Policia ka gjetur një makinë e cila kishte pak minuta që ishte fikur, pasi ishte ende e nxehtë, por nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen Mario Majollarit.

Vrasja e 28-vjeçarit për hakmarrje, familjarët e Gjuzit: S’ka lidhje Read More »

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët

Ministria e Brendshme ka publikuar guidën e Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas një postimi të ministrisë, procesi do të jetë transparent, i paanshëm dhe i besueshëm.

Organet e vlerësimit do të jetë të pavarura, ndërsa theksohet se do të ketë asistencë edhe nga ndërkombëtarët.

Në filtër do të kalojnë mbi 12 mijë punonjës policie për integritetin dhe pasurinë.

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët Read More »

Rikthehet shkencëtari i famshëm: Fundi i botës, çështje ditësh

David Meade është një emër i njohur në forumet konspiracioniste, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin e botës, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij.

Por, ai vazhdon të këmbëngulë! Pasi dështoi në jo pak por në tre parashikime përgjatë vitit 2017, David rikthehet në 2018 me një tjetër parashikim, akoma më të zymtë, ku ndërthur konspiracionin shkencor me atë fetar.

Sipas “The Sun“, ai thotë se më 23 prill një seri vullkanesh do të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të planetit tonë dhe kjo do të jetë shenja e parë e rikthimit të Jezusit në Tokë.

Sinjalet për këtë, David Meade thotë se janë dhënë përgjatë 2017, duke përmendur këtu rreshtimin e planeteve të sistemit tonë në një vijë të drejtë dhe të tjera fenomene kozmike në yjësitë fqinje.

“Faktin” tjetër, Meade e gjen mes vargjeve të Biblës, konkretisht në 12:1–2 që thotë:
Një shenjë e madhe do të shfaqet në Parajsë: një grua e veshur me Diellin, me Hënën nën këmbët e saj dhe si kurorë 12 yje”.
Në interpretimin e Meade kjo do të thotë që Dielli dhe Hëna do të rreshtohen në yjësinë e virgjëreshës, ndërsa para kësaj, në Tokë do të ndodhin fazat e fundit; “të gjitha kishat do të zhduken, antikrishti do të ngrihet, do të shfaqet Planeti X dhe do të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore”.

Rikthehet shkencëtari i famshëm: Fundi i botës, çështje ditësh Read More »

Administratori i Albpetrol tenton t’i japë vendburimet e naftës vëllait të tij

Përmes një urdhëri që mban firmën e Damian Gjiknurit, Albpetrol u autorizua të ndjekë procedurat për të lidhur marrëveshje të reja për tre vendburime të naftës.

Dokumenti saktëson se kompanitë e interesuara për të marrë në dorëzim vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë kanë afat për të aplikuar pranë Albpetrol deri në 31 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të ministrisë aplikimet do të kalojnë në lupën e një grupi të posaçëm negociatorësh që do të ngrejë kompania Albpetrol, me përfaqësues të ministrisë së Energjisë.

Burime për TPZ.al nga Albpetrol bëjnë me dije se më datë 31/03/2018, disa shoqëri të ndryshme në fushën e kërkimit, kanë marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Albpetrol, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ofertat përkatëse, për të lidhur marrëveshje hidrokarbure në lidhje me vendburimet e mësipërme.

Të bie në sy fakti se pjesëmarrës në këtë garë janë edhe shoqëri, të cilat kanë aktualisht detyrime ndaj shoqërisë Albpetrol.

Një nga kompanitë problematike që ka marrë pjesë këtë herë në tender është TRANS OIL GROUP. Ajo aktualisht është debitore ndaj Albpetrol dhe burime të Tpz.al bëjnë me dije se dhe AKBN pak kohë më parë i ka nisur shkresë për prishje kontrate.

Kjo përveçse është paradoksale, krijon një precedent të rrezikshëm në pasigurinë e marrëveshjeve hidrokarbure mes shoqërive të huaja dhe shtetit shqiptar.

Më herët Shoqëria Albpetrol prishi marrëveshjen hidrokarbure në mënyrë të njëanshme, me shoqërinë Transatlantik Albania ltd, për vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj dhe me shoqërinë Phoenix për vendburimin e naftës Amonicë, para përfundimit të afatit, pasi këto shoqëri nuk kishin shlyer detyrimet ndaj Albpetrol për një kohë të gjatë.

Madje shoqëria Transatlantik Albania ltd është në arbitrazh me Albpetrol për prishjen para kohe të marrëveshjes hidrokarbure.

Një fitues tjetër me rekorde negative në tenderin e ri do të përbënte një rrezik me pasoja tepër të rënda për financat e shtetit dhe për më tepër shpallja e një fituesi problematik do të përligjte të gjitha pretendimet e ngritura nga shoqëria Transatlantik Albania ltd në arbitrazh.

Por ajo që bën skandalin më të madh dhe shkelje të hapur është fakti se  shoqëria TRANS OIL GROUP  është në konflikt interesi të hapur për pjesëmarrjen në këtë garë, pasi vëllai i Administratorit të Albpetrol, z. Kastriot Bejtaj, është drejtor në shoqërinë TRANS OIL GROUP, i cili quhet Edmond Bejtaj.

TRANS OIL GROUP përfaqësohet në Shqipëri me kompaninë VISOKA Oil. Në profilin e facebook të Edmond Bejtaj, shihet që ai punon në kompaninë VISOKA Oil.

Burime Tpz.al bëjnë me dije se ky informacion i ka shkuar dhe ministrit Gjiknuri, i cili nuk ka marrë ende një vendim nëse do të pranojë ose jo korrupsionin, abuzimin dhe nepotizmin me naftën shqiptare.TPZ.AL

Më poshtë profili i Edmond Bejtaj:

Administratori i Albpetrol tenton t’i japë vendburimet e naftës vëllait të tij Read More »

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante

Analisti Fatos Lubonja e sheh situaten e tensionuar mes opozites dhe mazhorances si nje prelud te nje situate konfliktuale dhe shperthyese, ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.

“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dIalogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi ëhtHë prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë.

Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzis me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet. Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusi reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”, u shpreh analisti.

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante Read More »

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet

Policia e Fierit ndalon ne flagrance tre persona teksa po tentonin te shisnin 50 kilograme kanabis.

Ndalimi ne Roskovec u be teksa po tentohej te kryhej shitja e lendes narkotike.

Nga hetimi nje javor i policise dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale jane siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit ne prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.

Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimin e vendndodhjes se tyre.

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet Read More »

Progres-raporti/ Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Tiranë më 17 prill

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn pritet të zhvillojnë një vizitë zyrtare më 17 prill në Tiranë.

Mësohet se shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin e KE-së më 17 prill në Tiranë.

Progres-raporti/ Federica Mogherini dhe Johannes Hahn në Tiranë më 17 prill Read More »

Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë

Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.

Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias.

Kapen 2 shqiptarë në Itali me 30 kg heroinë Read More »