Aktualitet

”Të fala nga Vlora, iku dhe vlonjati i mirë Ed Alikaj” nga Arben Abazaj

Këto ditë iku nga Vlora edhe vlonjati i mirë Ed Alikaj. Ai Edi qe kontriboi aq shume ne ndihme te bashkise te punet publike, me mjetet e tij me financat e tij. Iku. Iku pasi u detyrua te shiste te gjitha mjetet e punes, iku pasi si shperblim mori mosmirnjohjen e Bashkisë, edhe pse e ndihmoi aq shume! Edi vete e thote gjithmone qe ato punë i bera per qytetin tim, kurse matufi i Bashkise sa here mburrej me ndihmen qe jepte Edi. Ne doni te shihni sa e shemtuar eshte fytyra e mosmirnjohesit dhe matufit kur ka pushtet ejani ne Vlore, ose mesoni historine e Edit. Vlora eshte qyteti ku jane investuar qindra milione euro, ( ne letra), cuditerisht matufi i Bashkise nuk kishte pune per mjetet e Edit, spese Edi duhej vetem te ishte vullnetar. Nuk e meriton nje vlonjat te punoje ne Vlore. Vlonjatet duhet ti binden komandes : Shporruni! Firma qe bleu mjetet e Edit, jashtë Vlore, mori punera ne Vlore dhe njerezit e mburrnin sa mjtete te mira e te reja kishte! Ishin mjetet e Edit qe kishin mbetur papune! Paradoksin dhe tragjiken nje fije e holle i ndan ne jeten e nje shoqerie, pikerisht fakte te tilla kur detyrohen te largohen ata qe per kete qytet kane dhene aq shume nga vetja e tyre eshte kaluar kjo fije e holle. Ikja e ketyre njerezve do jap pasoja ne jeten e qytetit! Pasoja ne marredheniet shoqerore ne frymen e shperfilljes dhe mosmirenjohjes per ata qe e meritojne dhe vleresimin e batakcinjeve matufer qe vine ne Vlore vetem per te vjedhur! Arben Abazaj.

”Të fala nga Vlora, iku dhe vlonjati i mirë Ed Alikaj” nga Arben Abazaj Read More »

E pabesueshme ajo që thonë meteorologët për temperaturat në fundjavë

Sipas Meteoalb, moti per te premten dhe fundjaven, do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm.

Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim.

Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).

E pabesueshme ajo që thonë meteorologët për temperaturat në fundjavë Read More »

Hapet televizioni shqiptar në Britani

Televizioni shqiptar Alb uk tv, tashmë ka finalizuar pothuajse studiot e saja dhe gjithçka është gati për të filluar, me një skemë të gjerë programore.
Dhe, pse disa nga emisionet kanë filluar më parë dhe janë filmuar në studio të improvizuar.

Për vetëm pak muaj me lansimin e disa emisioneve, duke përfshirë emisionin “ 100% shqip”, i cili është emisioni i parë shqiptar në Britani dhe disa emisione të tjera e bënë që televizioni Alb uk tv, të depërtoj te secila familje te secili shqiptar.

Televizioni Alb uk tv, tashmë ka të regjistruara mbi 9 emisone të ndryshme të cilat do të përfshijnë ngjarjet në Britani, dhe jo vetëm me

Informacione të ndryshme.

Vlen të theksohet, se ideja e të bërit realitet televizionin shqiptar dhe komuniteti ta ketë një derë të hapur, u mundësua nga biznesmeni i shquar shqiptar i cili prej viteve jeton dhe vepron në Britani, z. Helidon Kastrati, i cili është drejtor gjeneral i televizionit.

Televizioni shqiptar, udhëhiqet nga njerëz të kualifikuar, të cilët janë të graduar me tituj master, doktor, po ashtu njerëz më eksperiencë në botën gazetareske.

Ndërkaq, teknika e përsosur e cila disponon televizioni, kalon kosto marramendëse, dhe lirisht mund të krahasohet me secilin televizion përfshirë këtu në Britani, njofton agjencia e marketingut nga televizioni. /Kosova.info/

Hapet televizioni shqiptar në Britani Read More »

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelaren Angela Merkel.

Pyestjes, a e kërkoi Merkel ‘kokën’ e Tahiri, Rama u përgjigj:

‘Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga Kancelaria gjermane”.

Merkel kërkoi ‘kokën’ e Tahirit? Ja çfarë thotë Edi Rama Read More »

Ndryshojnë rregullat e Schengen, çfarë duhet të bëni para se të nisni udhëtimin

Më 25 prill, ambasadorët e Bashkimit Europian konfirmuan një marrëveshje të arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për Sistemin Europian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

“Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

“Unian” bën me dije se ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta të udhëtojnë në zonën Shengen.

Zyrtarët e BE-së thonë se ETIAS do të “ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e imigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të përbëjnë rrezik në një nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm”.

Shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi përpara udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikimi online. Për çdo aplikim, aplikantit do t’i kërkohet të paguajë një tarifë të autorizimit për udhëtim prej 7 euro.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht kundër BE-së dhe bazave përkatëse të të dhënave të Interpol, për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi.

Nëse nuk identifikohen elemente që kërkojnë analiza të mëtejshme, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Kështu pritet të ndodh për shumicën e aplikimeve.

Nëse ka ndonjë element që kërkon analizë, aplikimi do të trajtohet manualisht nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qendrore e ETIAS së pari do të kontrollojë nëse të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë problem. Kur të ndodhë ose ka dyshime se mund të ndodhë, aplikimi do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës.

Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që mund të shkaktojë problem, do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni, raporton gazeta Shqiptare. Para kalimit të kufirit, si përmes ajrit apo tokës, do të kontrollohet nëse shtetasit e vendeve të treta zotërojnë autorizimin e vlefshëm për udhëtim.

Autorizimi i udhëtimit nuk do të sigurojë plotësisht të drejtën e hyrjes në një shtet, pasi është roja kufitare që do të marrë vendimin përfundimtar.

Një autorizim udhëtimi do të jetë i vlefshëm për tre vjet ose deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit.

Tani që marrëveshja është konfirmuar nga ambasadorët e BE-së, në emër të Këshillit, rregullorja do të paraqitet në Parlamentin Evropian për votim dhe më pas në Këshill për miratim.

Siç njoftoi më herët UNIAN, më 11 qershor 2017 hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të futur një regjim pa viza për udhëtime të shkurtra të qytetarëve ukrainas në 30 vende të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Ndryshojnë rregullat e Schengen, çfarë duhet të bëni para se të nisni udhëtimin Read More »

Qeveria nis punën për KLGJ, KLP dhe SPAK, gati 178 ekspertë për të hetuar politikanët e veshur me pushtet

Qeveria ka nisur përgatitjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi dy ditë më parë një takim konsultativ me përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i nevojave në buxhet dhe infrastrukturë për secilin prej organeve.

Ndërkohë, gazeta ka arritur të sigurojë strategjinë e plotë të Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja. Plani i veprimit të qeverisë shtrihet në periudhën kohore 2017-2021 dhe kostoja e përgjithshme për zbatimin e tij, ku përfshihen trajnime dhe blerje pajisjeje, do të jetë rreth 98 milionë euro.

Strategjia ka tetë objektiva strategjike të nivelit të lartë, të cilat janë:

Forcimi i pavarësisë, efikasitetit, efektivitetit dhe llogaridhënies së institucioneve të sistemit të drejtësisë;

Konsolidimi i arsimit ligjor dhe trajnimit, si dhe specializimi i magjistratëve dhe personelit të gjykatave;

Përmirësimi i operimit të sistemit gjyqësor; Rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor penal dhe masave antikorrupsion;

Përmirësimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë duke siguruar sisteme moderne elektronike dhe lehtësira për zhvillimin e bashkëpunimit të fuqishëm ndërkombëtar;

Shtimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në sistemin ndëshkimor;

Përmirësimi i funksionimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të saj vartëse;

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të profesioneve ligjore dhe vendosja e një kuadri ligjor për arbitrazhin.

178 ekspertë për të hetuar pushtetarët

Duke bërë një përshkrim të ecurisë së zbatimit të reformës në drejtësi deri më tani dhe krijimit të organeve të reja, tek strategjia ndalet kryesisht theksi tek trajnimi i anëtarëve të SPAK dhe stafit administrativ. Aty thuhet se nga Shkolla e Magjistraturës janë zhvilluar 4 aktivitete trajnuese gjatë vitit 2017. Ajo që bie në sy është se gjatë këtyre aktiviteteve janë certifikuar 178 ekspertë, të cilët janë trajnuar për të hetuar pushtetarët sa i takon korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më konkretisht, në dy trajnimet e para, të cilat janë zhvilluar në 29-30 qershor dhe 13-14 nëntor, janë certifikuar 77 pjesëmarrës. Temë diskutimi gjatë këtyre aktiviteteve trajnuese kanë qenë “Krimi ekonomik. Hetimi dhe nxjerrja e pasurisë kriminale” si edhe “Korrupsioni i funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe të zyrtarëve shtetërore”. Ndërsa gjatë dy aktiviteteve të tjera trajnuese, janë certifikuar 101 persona.

Ata u zhvilluan në 20 nëntor dhe 11-12 dhjetor dhe në fokus të tyre ka qenë tema “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale” dhe “Veprat penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit”. Këta 178 ekspertë të trajnuar gjatë këtyre 4 aktiviteteve pritet që të jenë personat e parë që do të punësohen kur të ngrihet struktura e SPAK.

Në strategji ceket edhe rritja e pavarësisë së brendshme dhe të jashtme të prokurorëve dhe prokurorisë, ku theksohet se Prokuroria e Përgjithshme ka marrë masa për garantimin e pavarësisë së prokurorëve dhe të mirëfunksionimit të organit të prokurorisë. Është kryer dhe analiza e nevojave për trajnim. Sakaq Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Kuvendin dhe ndërkombëtarët, ka bërë edhe një vlerësim sesa mund të shkaktojë ngritja e organeve të reja të drejtësisë./SOT

Qeveria nis punën për KLGJ, KLP dhe SPAK, gati 178 ekspertë për të hetuar politikanët e veshur me pushtet Read More »

Mallkon Delino Fico: Ju ngectë buka në fyt!

“Këtë nuk ma ha truri fare, po fare. Ju zëntë grykën buka e këtij vendi”

Ky eshte postimi ne rrjetet sociale, i aktivistes se njohur Delino Fico, me cila ka reaguar ashpër kundër të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE.

Fico i quan njerëz cinikë që janë bërë të pasur mbi mediokritetin dhe shpirtvogëlsinë e tyre.

Postimi në Facebook:

Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!

Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.

Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!

Mallkon Delino Fico: Ju ngectë buka në fyt! Read More »

Rriten veprat penale në 3 mujorin e parë 2018, vrasjet me dashje 50% më shumë

INSTAT ka njoftuar sot se në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Vrasjet dhe atentate

Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, është 12, rreth 4 vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Droga

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Vjedhjet

Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidente

Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Rriten veprat penale në 3 mujorin e parë 2018, vrasjet me dashje 50% më shumë Read More »