Aktualitet

Arrestimi i Ilir Metës emergjencë kombëtare, 400 mijë euro apartament me paratë e korrupsionit

Gjyqtarët po fluturojnë jashtë sistemit të drejtësisë për një garazh dhe një makinë, Ilir Meta President me dhjetëra milionë euro pasuri të paligjshme

Freedom House e cilësoi para disa ditësh si simbol të korrupsionit në Shqipëri.

Sipas një raporti konfidencial të OSBE ai ka lidhje të forta me kriminelë si dhe ka porositur dy vrasje kur ishte zv/kryeministër.

Ambasadorë të vendeve më të fuqishme të botës kërkojnë prej vitesh arrestimin e tij, si një hap që do të afronte Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Ky është Ilir Meta, një ndër politikanët më të korruptuar dhe të pasur më Ballkan, me vetëm dy rroga si burime të ligjshme të ardhurash.

Ky personazh, i cili ka 27 vjet që pasurohet dhe vjedh shqiptarët, sot është President i Shqipërisë me votat e Edi Ramës.

Sot më shumë se kurrë arrestimi i Ilir Metës dhe konfiskimi i pasurisë së tij në bazë të ligjit anti-mafia është një emergjencë të kombëtare.

Çdo strategji kundër korrupsionit, çdo fjalë, çdo plan dhe çdo retorikë është një flluskë sapuni, për sa kohë Ilir Meta nuk arrestohet dhe nuk i sekuestrohen pasuritë.

Vetëm gjatë vitit 2010, Ilir Meta ka blerë një apartament tek Rruga e Barrikadave në Tiranë me vlerë 400 mijë euro.

Ilir Meta thotë ne letra se 200 mijë euro i ka marrë kredi dhe 200 mijë euro të tjera i ka kursyer.

Më vonë, bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi del edhe shet disa apartamente që nuk dihet se si i ka blerë.

Monika deklaron shitje apartamenti 345 mijë uro, shitje apartamenti 60 mijë euro, shitje apartamenti 85 mijë euro, shitje apartamenti 57 mijë euro, shitje apartamenti 64 mijë euro etj.

Këtu nuk llogarisim vilën në Bllok, vilën në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër vilë në Golem, që e ka shitur më vonë.

Këtu nuk llogarisim pjesë në qendra tregtare, rrjete dyqanesh, gurore, pjesë pallatesh etj., të gjitha këto me vetëm dy rroga shteti.

Ditët e fundit, gjyqtarë dhe prokurorë, po fluturojnë nga sistemi i drejtësisë vetëm se kanë nga një shtëpi, një garazh, makinë apo disa dhjetëra milionë lekë të pajustifikuara.

Ilir Meta vijon të mbetet President i Republikës së Shqipërisë, duke qenë pronar i një pasurie prej dhjetëra milionë euro, e cila buron qartësisht nga veprimtaria korruptive dhe trafiqet.

Me të ardhurat e tij të ligjshme, që përbëhen vetëm nga dy rroga, Ilir Meta nuk mund të justifikojë asnjë nga parlamentet apo vilat e tij, të deklaruara apo të fshehura.

Vetëm vila në Gjirin e Lalzit, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, ka një vlerë mbi 1.5 milionë euro.Pamfleti.com

Arrestimi i Ilir Metës emergjencë kombëtare, 400 mijë euro apartament me paratë e korrupsionit Read More »

Tronditet Saliu, Izet Haxhia në Shqipëri për të zbardhur sekretet e hidhura të familjes Berisha

Ish badigardi i Sali Berishës, i cili ka vite që është në Turqi është vetëdorëzuar ditën e sotme tek autoritet e policisë turke për rikthimin në Shqipëri. Një lëvizje e kryer me vullnetin e tij, që paralajmëron se zhvillime të bujshme pritet të ndodhin së shpejti.

Pas kësaj pritet firma e ministrit turk të Drejtësisë që ekstradimi të realizohet dhe të rikthehet në vendlindje.

Njëherësh Izet Haxhia ka paralajmëruar se do të vihet në shërbim të drejtësisë shqiptare për të zbardhur të gjithë të vërtetat e hidhura të Sali Berishës.

Duke qënë se ka qënë njeriu më i afërt i Berishës për vite e vite me radhë, Izet Haxhia që u shit nga Berisha duke e akuzuar dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit, për të cilën dhe është dënuar me burgim, i di të gjitha sekretet e familjes Berisha.

Sekrete që konsistojnë që nga vrasjet, helmimet, masakrat, vjedhjet, sulmin ndaj institucioneve dhe ndaj ambasadës amerikane e deri tek maskarallëqet e tjera të tij dhe të të birit Shkelzen Berisha.

Tronditet Saliu, Izet Haxhia në Shqipëri për të zbardhur sekretet e hidhura të familjes Berisha Read More »

Nuk do e besoni çfarë do ndodhë në Shqipëri këto ditë, kujdes gjatë drekës

Pjesa më e madhe e Europës, duke përfshirë këtu edhe Europën Juglindore dhe Shqipërinë, do të përjetojnë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018, sipas Meteoalb.

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë është:

Moti mbetet me kthjellime vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër.

Por, pasditja vijon kryesisht me kthjellime në zonat Perëndimore ndërsa Veriu dhe zonat Lindore do kenë vranësira të shpeshta e shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante në vend; perjashtuar një rritje të lehtë në zonat Qendrore.

Nuk do e besoni çfarë do ndodhë në Shqipëri këto ditë, kujdes gjatë drekës Read More »

Dosja e Habilajve/ Gazetari paralajmëron çështje të forta: Dëshmia e Nazer Seitaj do shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë

Gazetari Basri Çollaku paralajmëron se një tjetër dosje edhe me e rëndë se ajo e Habilajve po qarkullon, por nuk ka mbërritur ende në Tiranë.

Sipas tij njerëz të pushtetshëm janë angazhuar që ngjarja e kësaj dosjeje të mos ndodhë sot.

Çollaku teksa ka folur për Ora News thotë se për shkak të temperaturave të larta që do të shkaktonte kjo dosje në Tiranë, është zhvendosur në Romë edhe Nezar Seitaj, i cili sipas gazetarit, ka ende hesape me trafikun e drogës me emra që nuk kanë dalë.

“Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsye kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot”, tha Çollaku në Oraneës.

“Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot”, tha Çollaku

Dosja e Habilajve/ Gazetari paralajmëron çështje të forta: Dëshmia e Nazer Seitaj do shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë Read More »

Berlini vendos sot fatin e statusit të Shqipërisë në BE

Nga Qamil Xhani.

Kryeministri Edi Rama është nisur mbrëmjen e djeshme për në Berlin, në një vizitë zyrtare dy ditore. Mes shumë vizitash që ka zhvilluar në kryeqytetin gjerman, kjo e fundit është më e rëndësishmja. Rezultatet e takimeve në Berlin do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të marrë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian apo procesi do të shtyhet për më vonë, pa afat. Qëndrimi i politikës gjermane sot do të vulosë nëse Shqipëria do të marrë përgjigje pozitive në muajin qershor.

Pavarësisht se vendimi zyrtar jepet në muajin qershor, sinjalet që Edi Ramës do t’i përcjellin nga Berlini do të përcaktojnë dhe vendimin final të gjithë vendeve të BE. Ndaj dhe gjithë vëmendja e qeverisë dhe opozitws është sot në Gjermani. Kreu i qeverisë ka parashikuar një axhendë të ngjeshur takimesh, e cila pritet të ketë edhe zhvillime të paparashikuara. Mesazhet më të rëndësishme do të jepen në konferencën për shtyp me kancelarin Agela Merkel. Takimi mes dy politikanëve është parashikuar në orën 15:30. Tema e bisedimeve është publikuar nga zyra e shtypit e kancelares Merkel. Në njoftim theksohet se Merkel dhe Rama do të diskutojnë për “marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”. Mes temave kryesore, ajo e integrimit është dhe më e nxehta, bile më e rëndësishmja për qeverinë shqiptare. Në 28 dhe 29 qershor Këshilli i Ministrave të BE pritet të vendos për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Në këtë institucion të BE, qëndrimi i Gjermanisë, si vendi lider i Unionit Europian është orientues dhe për shtetet e tjera. Nëse Gjermania jep votën e saj pro, gjasat janë që shumica e vendeve të tjera të mos kenë asnjë rezervë. Nga mesazhet që do të japë Merkel në deklaratën me Edi Ramën do të parashikohet edhe vota e thuajse gjithë vendeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Përgjithësisht politike gjermane nuk i përdor fjalitë e spërdredhura diplomatike, ndaj nëse Merkel thotë “po” Rama kthehet në Tiranë me “negociata në xhep”. Nëse qëndrimi është “jo” nuk duhet të presim qershorin për të parë se çfarë do të ndodhë. Por veç takimit me Merkel, kryeministri Edi Rama ka një detyrë aspak të lehtë me anëtarët e parlamentit gjerman, Bundestagut. Sipas axhendës provizore, sot është parashikuar dhe një takim informues i kreut të qeverisë shqiptare me një grup deputetësh të komisionit për Europën në Bundestag. Ky komision do të orientojë dhe debatin politik në Bundestag lidhur me votën gjermane për Shqipërinë. Pavarësisht dëshirës për integrimin e Shqipërisë, fakti është se ka jo pak deputetë gjermanë që e shohin me rezerva integrimin e Shqipërisë pwr shkak tw korrupsionit dhe krimit tw organizuar e sidomos pwr rastin Tahiri. Edhe më problematik duket takimi me deputetët e Bundestagut, për shkak se komisioni për Europën drejtohet nga Gunther Krichbaum. Për këtë të fundit në Tiranë prej një jave ka nisur një sherr pozitë-opozitë. Partia Demokratike dhe eurodeputetë akuzuan Edi Ramën se ka urdhëruar një fushatë denigruese ndaj Gunther Krichbaum për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur kundër integrimit të Shqipërisë. Shkrimet e mediave shqiptare kanë mbërritur deri në duart e deputetëve të Bundestagut dhe tashmë kryeministrit shqiptar, përveç kritereve të BE duhet të japë llogari dhe për sulmet që mediat afër tij kanë bërë ndaj një politikani gjerman. Nga kjo pikëpamje debati në komisionin gjerman pritet të jetë jo i lehtë, kur dihet se qëndrimi i deputetëve do të pasohet dhe nga qëndrimi i parlamentit gjerman. Është një situatë jo fort e favorshme për kreun e qeverisë shqiptare, ku bashkë me problemet e reformave duhet të jap llogari dhe për mëkatet e politikës së brendshme në Tiranë.

Pas Gjermanisë janë dhe dy vende të BE që shihen si jo në favor të Shqipërisë për çeljen e negociatave. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha dje se Franca dhe Holanda mund të kenë rezerva për Shqipërinë. Është parashikuar që kryeministri Edi Rama të zhvillojë dhe një seri vizitash në këto vende.

Gjithsesi, fati i negociatave vendoset sot në Berlin. Djersë të ftohta e presin kryeministrin Rama në vendin me të fuqishëm të Bashkimit Europian. Nëse i bind e kaloi lumin në Shqipëri, nëse jo atëhere mot me rrebesh e pret në Tiranë.

Berlini vendos sot fatin e statusit të Shqipërisë në BE Read More »

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit

Ministria e Brendshme deklaron se ka hequr tarifat e vendosura për vettingun e policisë. Ky reagim erdhi pas shqetësimit të ngritur nga Sindikata e Policisë, se qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.

Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët. “Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.

5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë.

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit Read More »

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes…

E ka quajtur një ngjarje të rëndë vetëvrasjen e efektivit të policisë në Fier, por për  zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hiodaj duhet pritur që hetimet të zbardhin të vërtetën.

Në një intervistë të dhënë për  Neës 24, Hodaj deklaron ky rast është në hetim ndërsa zbulon se polici kishte marrë disa dokumente nga juristja.

Pyetja dhe përgjigja

A ka patur presion, sepse vetëm sot një polici të paktën sipas familjarëve vetëvrasja erdhi sipas vettingut?

Rasti është tragjik, siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën dhe kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur, por gjithsesi ka një hetim që do ec përpara, dhe do të zbuloj të gjithë ngjarjen dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje. Polici kishte folur me juristen dhe kishte marrë dhe dokumente që  nuk duheshin.

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes… Read More »

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia

Arta Marku ka depozituar në Kuvend një strategji për luftën kundër korrupsionit dhe krimit në javët dhe muajt në vijim.

Dhe me këtë rast, të gjithë ata të cilët janë në dyshim për abuzim me pushtetin, akte korruptive, kriminale dhe trafiqe të ndryshme do të vihen nën përgjim dhe komunikimet elektronike.

Nën përgjim do të jenë rrjetet sociale dhe të gjitha aplikacionet elektronike që ky kontigjent krimi merr nga kompanitë celulare dhe google, youtube, facebook, twitter etj.

Përgjimi do të jetë pa kufizim, përderisa nën Vetting do të jetë sistemi i drejtësisë, policia por dhe politika, gjithnjë nën asistimin e prokurorit që ndjek një çështje të caktuar.

Në këtë kontekst, politika, sistemi i drejtësisë dhe policia do të jenë nën një monitorim të jashtëzakonshëm, për të arritur në këtë mënyrë pastrimin e shoqërisë shqiptare nga fenomenet që i kanë marrë frymën tërë këto vite.

Ndërkohë vetë Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku paralajmëroi përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

“Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion.

Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, parashikon strategjia./Pamfleti.com

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia Read More »