Aktualitet

Merkel nuk ‘ia jep lehtë’ Ramës/ Reuters ‘shuplakë’ Endri Fugës: Angela nuk tha ‘Po’

Duket se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i ka thënë Po Edi Ramës. As këtë herë, Rama nuk ka arritur të ‘mahnisë’ Gjermaninë. Pas takimit Rama-Merkel, Endri Fuga me vrap shpërndau lajmin se Gjermani ishte pro hapjes së negociatave. Por duket se gjërat nuk janë ashtu siç i do Rama.

As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërise premtim për negociatat e antaresimit me BE.

Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters ne gjuhen gjermane ka qene e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama-Merkel në Berlin.

Kancelarja federale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqiperise per celejen e ngociatave me BE.

Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perendimor eshte samiti i BE ne qershor qe do të vendose tha Merkel para nje bis de me KM shqiptar Edi Rama ne Berlin. qe te fillojne negociatat ka nje seri parakushtesh theksoi Merkel.

Ajo lavderoi Shqiperine qe kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtareve e prokuroreve. Por ne sfond jane lufta kunder krimit te organizuar e kunder korrupsionit.

“Ne javet e ardheshme do te kemi mendimin perfundimtar nese duhn bere edhe disa gjera apo nese progresi eshte i mjaftueshem” tha Merkel.

Kancelarj theksloi qendrimine pergjithshem se te tera shtetet e Ballaknit Pern dimor kane perspektiven e antaresimit ne BE. Me heret KM shqiptar kishte paralajmeruar qe BE nuk duhet te zgjenjeje popullsine ne vendin e tij.

“Nje fund i perspektives se BE mund te shkatoje zvhillime te keqia , jo vetem nje radikalizim te Muslimaneve ” tha ai.

Merkel nuk ‘ia jep lehtë’ Ramës/ Reuters ‘shuplakë’ Endri Fugës: Angela nuk tha ‘Po’ Read More »

Vlahutin paralajmëron politikanët e korruptuar: Duhet të keni frikë nga negociatat me BE

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, paralajmëroi politikën shqiptare për atë që ë pret pas hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas saj, kjo do të thoë se Shqipëria duhet të për afrojë çdo aspak të saj me BE-në. Nisur nga ajo që ka ndodhur me vendin e saj, Kroacinë para hyrjes në BE, Vlahutin me pak fjalë u tregoi derën e burgut politikanëve të korruptuar.

“Puna që vendi duhet të bëjë gjatë negociatave është e tillë që në një farë mënyre ju duhet të jeni të frikësuar. Do të jetë e rëndë dhe shumë invazive. Quhen negociata, por në thelb nuk ka asgjë për të negociuar. Jeni ju që duhet të përafroni veten me legjislacionin e standardet e BE-së, por edhe sjelljen. Ato që negociiohen janë vetëm afate kohore dhe teknikalitete, por esenca nuk mund të negociohet, pasi ky është Bashkimi Europian. Mbajeni parasyh për të ardhmen, nuk ka rëndësi sa kapituj hapni, por sa mbyllni”, deklaroi ajo.

Ambasadorja e Bashkimit Europian ishte e ftuar në Kuvend një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Integrimit, Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Integrimit, pikërisht ndërsa Kryeministri Rama kishte takimet në Berlin për të bindur Gjermaninë që të japë OK-in në qershor.

“Unë nuk besoj tek lobingu. Mendoj që lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj tek rezultatet konkrete. Shqipëria nuk po bëhet anëtar i BE. Hapja e negociatave nuk është një dhuratë, është një punë shumë voluminoze. Jo gjithmonë do t’ju pëlqejë. Është një proces kirurgjikal dhe shumë invaziv, por është një proces i të drejtës për këdo dhe çfarëdo”, shtoi ambasadroja e BE-së.

“Jam dakord që lobingu në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk bën punë pa vepra konkrete të kërkuara, që janë më bindëse se fjalët”, deklaroi deputeti demokrat, Genc Pollo. “Ne duhet të alternojmë bashkë dy çështje, rezultatet e prekshme me diplomacinë”, vijoi deputetja socialiste, Klajda Gjosha.

Si për të vlerësuar rikthimin në Kuvend të opozitës, socialisti Bledi Çuçi ndau në mënyrë të barabartë si meritat, ashtu edhe përgjegjësitë e politikës ndaj integrimit. “Të gjithë qeveritë, të paktën në 20 vitet e fundit kanë kontribuar për këtë raport, përkundër opozitave në kohë të ndryshme që nuk kanë pasur një sjellje të njëjtë”, u shpreh deputeti socialist, Blendi Çuçi. Në mbledhje ishin prezent edhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kërkuan më shumë rol gjatë procesit të negociatave.

Vlahutin paralajmëron politikanët e korruptuar: Duhet të keni frikë nga negociatat me BE Read More »

Lot e dhimbje, futet në dhe polici që u vetëvra nga frika e vettingut

Mes loteve dhe dhimbjes, eshte percjelle sot nga familjare, miq e te aferm per ne banesen e fundit polici Kastriot Fafaj, 46 vjecari i cili i dha fund jetes ne ambientet e Komisariatit te Fierit, pasi kishte perfunduar turnin.

Qindra bashkefshatare, te aferm, kolege te tij dhe drejtues te policise Fier, ishin te pranishem ne ceremonine e varrimit kete te merkure.

https://youtu.be/9l0JyffqpYE

Lot e dhimbje, futet në dhe polici që u vetëvra nga frika e vettingut Read More »

Kryhet me sukses transplanti total i penisit

Kryhet me sukses transplanti total i penisit në një ushtar të plagosur në Afganistan. Në SHBA është kryer me sukses transplanti i parë total i penisit.  Kirurgët e universitetit Johns Hopkins, në Baltimore, Maryland performuan operacionin në një ushtar i cili ishte plagosur nga një bombë në Afganistan. Penisi për transplant u mor nga  një dhurues i vdekur.

Mjekët thonë se ushtari do të jetë në gjëndje të fitojë funksionet seksuale i cili ishte i pamundur me rindërtimin e penisit. Skuadra e mjekëve përbëhej nga 11 kirurgë të cilët performuan një operacion transplanti që zgjati 14 orë më 26 mars.

Ky është operacioni i parë i transplantit në një ushtar veteran i cili është plagosur në detyrë si dhe bëhet fjalë për një operacion transplanti tërësor të penisit. Ushtari i cili iu nënshtrua transplantit përmes një deklarate për median tha: “Kur u zgjova pas operacionit për herë të parë u ndjeva se tani jam në rregull”, shkruan BBC.

Kryhet me sukses transplanti total i penisit Read More »

Rama flet para takimit me Merkel: Shqipëria të mos bëhet “kokë turku”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Dw gjatë vizitës në Gjermani dhe në pritje të takimit me Merkel ka theksuar edhe njëherë se Shqipëria e meriton që sot t’i hapen negociatat.

“Ne kemi marrë rekomandim të qartë e pa kushte që do të thotë se teknikisht kemi përmbushur detyrimet, tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik e këtu ka gjithmonë luftë se ka interesa e këndvështrime të ndryshme. Unë uroj që Shqipëria të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret si kokë turku për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë”- tha ai.

Në përgjigje të pyetjes nëse pret ndihmë nga Berlini, Rama theksoi:

“Ka mjaft miq të Shqipërisë në këtë proces, besoj fort se kancelarja Merkel që është një kampione evropiane dhe e transformimit në rajon me procesin e Berlinit do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Meqedoninë në një moment thelbësor”- tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155760329686523/?t=0

Rama flet para takimit me Merkel: Shqipëria të mos bëhet “kokë turku” Read More »

Auron Tare e degjeneroi, reagon Fate Velaj: Je për mish të pjekur ti!

Fate Velaj organizuesi i “Dasmës së Skënderbeut” ka reaguar  pas kritikave të Auron Tares, i cili e cilësoi të gjithë organizimin një farsë.

Pergjigjja e Fate Velajt:

DASMA E SKËNDERBEUT/ NJË PËRGJIGJE PËR ATA QË E DUAN SHQIPËRINË VETËM ME FESTA ËMBËSIRASH E MISHI TË PJEKUR

Në Kaninë të Vlorës, në datë 22 Prill, për herë të parë në histori, u festua 567 vjetori i dasmës më kuptimplotë të historisë së kombit shqiptar, asaj të Skënderbeut me Donika Arianitin.

Në një ceremoni modeste, me pjesëmarrjen e një grupi prej 50 Arbereshësh, si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kruja, Tirana, Durrësi, Fieri… e nga Vlora, Kalaja e Kaninës, u rikthye në qendrën e kujtesës kombëtare.

Si ideator dhe organizator i këtij aktiviteti, realizova një ëndrrën time të vjetër, shprehur prej vitesh mes miqsh e, për ta realizuar këtë, ju drejtova përsëri miqve, vëllezërve të mij Kaniniot që e mbajtën në zemër e në mendje këtë ngjarje dhe e realizuam ashtu siç mundëm. Madje, shumë herë më bukur seç kishim mundësitë.

Skënderbeu e Donika, erdhën nga Lungro e Kalabrisë. E donin me patjetër vëllezërit tanë Arbëresh të ishin ata të parët që do e realizonin këtë çift, më të famshmin çift të historisë së Kombit tonë. Ditën e dielë, 22 Prill, Kalaja e Kaninës u mbush me festues, me valltarë nga vise të ndryshme ardhur enkas për të festuar.

Ngjarja e tejkaloi madhështinë por, njëkohësisht, vapa e madhe e asaj dite, nxori jashtë dhe zhapikët e fshehur poshtë gurëve të kalasë shekullore të cilët, filluan të hidhin në hava helmin e tyre. Kuturu. Të kapë kë të kapë e të helmohet kush të dojë. Ata, nuk mbanin përgjegjësi për fatin e zi të atij që do helmohej.

E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë.

Nuk u morrë asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut.

Ishte perfekt? JO. E dimë por, do të jetë vitet e ardhshme.

U tha se ishte qesharake. JO. Ishte madhështore. Ishte dritëruese si dielli që i rrinte në kokë nuses, vajzës së Kaninës dhe djalit të Krujës. Në fjalën time përshëndetëse e thashë se vitin tjetër do të vijnë 5000-10.000 veta në Dasmën e Skënderbeut sepse kjo festë do të jetë e përvitshme. E përhershme. Kjo është DASMA E KOMBIT dhe do jetë e të gjithëve. Dhe vitin tjetër, në atë pas dy viteve e shume viteve do jetë akoma më e bukur.

Më madhështore.

Më vezulluese.

Më verbuese.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptarë.

Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit.

Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre.

Për mos u marrë me çfarë është shkruar, dua tu them se, Shqipërisë, ju shtua një festë domethënëse.

E përvitshme. E përhershme. DASMA E KOMBIT. DASMA E BASHKIMIT.

Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetm me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit.

Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë.

Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.

Ejani vitin tjetër në Kaninë. Ejani të shihni si do jetë. Ejani të festoni në vendin më të bukur mbi dhe. Ejani të ndiheni princëror, si njëherë e një kohë. Bashkojuni të ardhurve nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Arbëreshëve dhe gjithë Shqipëria.

Auron Tare e degjeneroi, reagon Fate Velaj: Je për mish të pjekur ti! Read More »

“Karton të kuq”, pas verifikimit të gjysmë milioni dollarë, KPK zbardh vendimin pse u shkarkua Fatos Lulo

Fatos Lulo, ish-gjyqtari i Kushtetueses, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në 23 mars të largojë Lulon nga sistemi i drejtësisë me argumentin se të ardhurat e tij të ligjshme nga puna si gjyqtar nuk mbulojnë pasuritë e vëna.

Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë.

Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se “në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t’i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra”.

Avokati i Fatos Lulos ka paralajmëruar ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Karton të kuq”, pas verifikimit të gjysmë milioni dollarë, KPK zbardh vendimin pse u shkarkua Fatos Lulo Read More »

“Injorantë”, helm, sharlatanë, armiq publik”, raporti i Freedom House citon rastin kur Rama sulmoi gazetarët

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe ajo haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik.

Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, theksohet se armiqësia ndaj medies nga udhëheqësit politik, nuk është e kufizuar më vetëm në vende autoritare si Turqia, që ka pësuar rënie, apo Egjipti, ku “frika nga mediet”, është aq e theksuar, saqë gazetarët akuzohen në mënyrë rutinore për terrorizëm dhe të gjithë ata që nuk ofrojnë besnikëri, burgosen në mënyrë arbitrare.

“Gjithnjë e më shumë, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk i shohin më mediet si pjesë e mbështetjes thelbësore të demokracisë, por si një kundërshtar ndaj të cilit shfaqin hapur urrejtjen e tyre”, thuhet në raport.

Shqipëria

Shqipëria radhitet në vendin e 75-të për një vend më mirë sesa një vit më parë. Një raport i përbashkët i “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të këtij viti, ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale.

Raporti veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”.

Kosova

Kosova radhitet në vendin e 78, për katër vende më mirë se një vit më parë. Por, sipas raportit, media në Kosovë, vuan nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike, trysnia financiare dhe pronësia e përqendruar. Gazetarët që kritikojnë autoritetet e Kosovës, shpesh akuzohen si “tradhtar” ose “simpatizues të serbëve”. Disa ditë pasi u themelua koalicioni qeverisës në shtator të vitit 2017, kryeministri (Ramush) Haradinaj i përshkroi gazetarët si “analfabetë” dhe i këshilloi ata që të “ktheheshin në shkollë”.

Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi që kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e tyre. Ndarjet etnike në Kosovë, thuhet në raport, janë posaçërisht të dukshme në medie, ku pjesëtarët e komuniteti shumicë shqiptar, rrallëherë janë parë duke punuar përkrah atyre të pakicës serbe në një frymë të bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë.

Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediet në përgjithësi, për dallim prej dy qeverive të mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Sipas raportit, Norvegjia është sërish vendi me shkallën më të lartë të lirisë së medies, ndërsa Koreja e Veriut është e fundit.

Evropa, zona me sigurinë më të madhe të medies, ka shënuar përkeqësimin më të madh këtë vit. Katër nga pesë rëniet më të mëdha në treguesin e lirisë së medies, janë regjistruar në vende evropiane: Maltë, Çeki, Serbi dhe Sllovaki.

Klima në Serbi e cila ka rënë në vendin e 76-të, nga ai i 66-të që e kishte vitin e kaluar, është bërë më e tensionuar që kur ish kryeministri Aleksandër Vuçiç u zgjodh president në vitin 2017. Ai përdori medien pro-qeveritare për të frikësuar gazetarët të cilët akuzohen për “tradhti” dhe si “spiunë të huaj”. Nën presidentin Vuçiç, Serbia është bërë vend ku është e pasigurt të jesh gazetar, thuhet mes tjerash në raport.

Maqedonia është ngritur në vendin e 109, nga ai i 111-të që ishte një vit më parë, ndërsa Mali i Zi që një vit më parë ishte në vendin e 106-të, kësja radhe është ngritur në vendin e 103-të.

Sipas raportit, 9 për qind e vendeve të botës vlerësohet të jenë në gjendje shumë të mirë, ndërsa 12 për qind në gjendjen më të rëndë./ BalkanWeb

“Injorantë”, helm, sharlatanë, armiq publik”, raporti i Freedom House citon rastin kur Rama sulmoi gazetarët Read More »