Aktualitet

Basha: Lokalet luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë janë kthyer në zyrën e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kuvendi Kombëtar i kësaj force politike ka ftuar të gjithë demokratët dhe qytetarët që të bashkohen për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve, mungesën e sigurisë, dhe të shpresës, Basha tha se politika i ka zhgënjyer qytetarët.

Ndër të tjera, kreu i PD-së foli dhe për darka luksoze e argëtime të mbrapshta aty ku kryeministri Rama siç tha, merr vendimet me oligarkët e tij.

“Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë. Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo. Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin.

Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale. Nuk ka më proces politike. Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit merren në dreka dhe darka private, në lokale luksoze mes alkolit dhe argëtimit të mbrapshtë”,- thotë Basha.

Basha: Lokalet luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë janë kthyer në zyrën e Ramës Read More »

Tërmet në PS, Rama puç dy bajlozëve Dako-Sjedini, kurban për të shpëtuar lëkurën e vet

Rama piketon kurbanët e parë pas kamxhikut që mori nga Merkel dhe DASH, cakton Ilir Beqjan për të marrë në provim dhe për ngelë në klasë Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, sinjal kërcënues edhe Lali Erit, edhe vetë Beqja pritet të arrestohet për koncesionet në shëndetësi, por tani Rama po e përdor për eliminimet në parti

Pas shuplakave që mori nga Angela Merkel dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Edi Rama është në kërkim të disa kubanëve në stanin e pushtetit, për të shpëtuar lëkurën e tij, për çeljen e negociatave si dhe me shpresën se do të bindë ndërkombëtarët për një mandat të tjetër në pushtet.

Sa herë i është ngushtuar laku, Edi Rama ka shitur me një lehtësi të habitshme shokët e tij për kokë: Shiti Elvis Roshin, Koço Kokëdhimën dhe një rreth njerëzish të botës së trafiqeve dhe krimit ordiner.

Tashmë Edi Rama ka hedhur sytë nga partia e tij, se kë mund të bëjë kurban, për të plotësuar kërkesën e panegocieshme dhe të vazhdueshme të SHBA, për krijimin e një historiku me hetime, arrestime dhe dënime për korrupsion.

Për të kaluar edhe këtë herë lumin e turbull amerikano-gjerman, Edi Rama ua ka vënë syrin dy bajlozëve më të mëdhenj të pushtetit vendor në Shqipëri, Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të bërë kurban.

Në prapaskenën e politikës thuhet se ndërkombëtarët kanë kërkuar prej disa muajsh arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit dhe kryebashkiakut të Elbasanit, por Rama ka bërë rezistencë, siç mbrojti Elvis Roshin, ndonëse u dorëzuar në fund.

Me ngushtimin e lakut, zëra brenda PS thonë se Rama ka vendosur që të shesë Dakon dhe Sejdinin, si fillim duke ua bërë të qartë se nuk do të kandidohen më për një mandat tjetër, më pas duke i përjashtuar nga partia dhe dorëzuar në duart e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dako dhe Sjedini konsiderohen “peshq të mëdhenj”.

Për më shumë se një dekadë ata janë përfshirë në afera të rënda, kryesisht me leje ndërtimi, tendera, shpërdorime, abuzime për pronën publike etj.

Po si ka menduar Edi Rama për të fundosur Dakon dhe Sejdinin?

Rama ka ngritur një grup pune për të marrë në provim të gjithë kryebashkiakët e Partisë Socialiste.

Grupi i punës kryesohet nga Ilir Beqja, edhe ky një “peshk i madh”, të cilin Rama do ta bëjë kurban më vonë, por tani po e përdor për të realizuar një detyrë emergjente.

Rama e ka përlyer dhe fundosur Beqjan, duke e përdorur për koncesionet korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Beqja përflitet se është në listën e peshqve të mëdhenj që do të arrestohen nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Me porosinë e Ramës, Beqja u ka dërguar Dakos dhe Sejdinit 28 pyetje rreth punës së tyre në krye të bashkisë.

Përgjigjet e dy bajlozëve të pushtetit vendor në Shqipëri do të analizohen si dhe do të merret një vendim për ta deri në datën 30 qershor.

Në provim po merren të gjithë kryebashkiakët, duke përfshirë edhe Erion Veliajn, të cilit Rama ditët e fundit i ka dhënë disa sinjale kërcënuese.Pamfleti.com

Tërmet në PS, Rama puç dy bajlozëve Dako-Sjedini, kurban për të shpëtuar lëkurën e vet Read More »

Prodhuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës

Furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë dhe byrektoret kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Aktualisht, këto furra buke, për shkak të përdorimit të frigoriferëve, janë penalizuar nga tarifa e reduktuar prej 7,6 lekë/kwh. Për rastet kur furrat e tregtimit të bukës, pastiçeritë apo byrektoret kanë në përdorim bazë frigoriferike, çmimi i energjisë po paguhet më shumë se 7,6 lekë për kwh.

Shqetësimi u ngrit nga kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, në një nga seancat dëgjimore të zhvilluara me Entin Rregullator të Energjisë.

I kontaktuar nga gazeta, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës tha se të gjitha furrat e reja që ngrihen në vend dhe përdorin bazë frigoriferike, nuk tarifohen me 7,6 lekë, por më shumë.

“Furrat e reja që po hapen nuk iu jepet subvencioni, pra, nuk e paguajnë energjinë me tarifën 7,6 lekë për shkak se kanë në përdorim 2 apo 3 frigoriferë. Bëhet fjalë për furrat ku tregtohen bukët apo ëmbëlsirat, jo për furrat që prodhohet. Pra, ne pretendojmë që të paguhet kjo tarifë, pasi furrat nuk mund të kthehen si në vitet ‘90, kur tregtonin vetëm disa bukë, tashmë furrat janë kthyer shumë bashkëkohore. Këto janë investime të bëra nga ne. Këta na thonë, shisni vetëm bukë. Por në të gjitha vendet e huaja, shërbimi që ofrojnë furrat e bukës është kompleks. Nuk mund të heqim dorë nga biznesi ynë vetëm për shkak të çmimit të energjisë. Ne pretendojmë që baza frigoriferike, 2-3 frigoriferë që janë në përdorim, nuk duhet të ndikojë në heqjen e subvencionit që kanë furrat e bukës dhe fabrikat e miellit. Pra, të paguajnë tarifë për energjinë 7,6 lekë për kwh ndryshe nga bizneset e tjera”, shpjegoi kreu i Shoqatës së Prodhuesve.

PROPOZIMI

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës kërkon zgjidhje institucionale të problemit. Ai shprehet se i kanë nisur një propozim edhe ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh.

“Kjo që po kërkojmë, nuk është kërkesë për lëmoshë. Ne e kemi TVSH-në e bukës 20 për qind, kurse vendet e Europës e paguajnë nga 0 deri në 8 për qind. Ky reduktim i tarifës të energjisë na jepet si pjesë e paketës lehtësuese, që të gjitha vendet e tjera i bëjnë prodhimit dhe tregtimit të bukës.

Ne kërkojmë një zgjidhje institucionale, të studiohet dhe për të gjithë këto furra që tashmë kanë frigorifer dhe nuk i heqin dot, të përcaktohet një tarifë tjetër. Ne i kemi dërguar një shkresë zyrtare edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ne kemi propozuar që për furrat e bukës që nuk kanë bazë frigoriferike tarifa të mbetet 7,6 lekë/kwh, ndërsa për furrat e tjera të bukës që kanë bazë frigoriferë, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh. Pra këto ndryshime duhet të bëhen në vendimin e këshillit të ministrave, por më përpara institucionet shtetërore duhet të ulen për të diskutuar efektet financiare të propozimit tonë apo të ndonjë propozimi tjetër”, u shpreh kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës.

Buka, prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve së Bukës paralajmëron se mosaplikimi i tarifës së reduktuar do të sjellë rritje të çmimit të bukës dhe ëmbëlsirave. “Ne e kemi bërë të qartë se do të rritet çmimi i bukës, po ashtu dhe një ëmbëlsirë që sot shitet 50-60 lekë, jashtë vendit shitet 2 euro. Pra, çdo rritje tarifash apo taksash ka rritje të çmimeve të produkteve. Mbi 96 për qind të objekteve të furrave të bukës janë me qira dhe të gjitha këto janë në kurriz të biznesit”, shprehet Peshkëpia. Numri total i furrave të bukës është 4 mijë, por shoqata përfaqëson edhe subjektet e tjera, pastiçeritë dhe byrektoret./Panorama

Prodhuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës Read More »

‘Prej teje kam jetën për herë të dytë’

Historia e fundit që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Edës dhe mamasë të saj.

Një histori plot dashuri dhe sakrifica që vetëm një nënë mund të bëj për fëmijët e saj. Kur Eda ishte vetëm 21 vjeç i kishin nisur problemet shëndetësore. Pas shumë analizash që kishte bërë, ajo kishte mësuar se kishte probleme me veshkat.

Njëra prej tyre ishte tharë ndërsa veshka tjetër nuk funksiononte mirë. Doktorrët i kishin thënë që ajo kishte vetëm dy mundësi, ose të bënte dializë ose një transplant. Eda kishte vendosur t’i nënshtrohej operacionit dhe të bënte transplant veshkën, të cilën ia kishte dhuruar mamaja e saj.

Operacioni kishte përfunduar me sukses dhe për të falenderuar mamanë e saj për sakrificat që kishte bërë, Eda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Eda iu drejtua mamasë së saj: “Të kam sjellë sot këtu, për të falenderuar ty dhe babin për çdo sakrificë që keni bërë. Jam e lumtur dhe falenderoj Zotin çdo natë që jam lindur nga dy prindër si ju. Unë ju premtoj se do qëndroj pranë jush, siç më keni qëndruar ju mua kur unë kisha nevojë.”

Përgjigja që erdhi nga mamaja e Edës ishte: “Çdo nënë do ta bëntë këtë sakrificë për fëmijën e saj. Eda është një mrekulli dhe bën të lumtur çdo njeri.

Ajo ka qenë krahu im i djathtë për çdo gjë. Më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë. Eda është shpirti im binjak!” Top Channel

‘Prej teje kam jetën për herë të dytë’ Read More »

Një histori gjakmarrjeje, Pas humbjes së shumë personave familjet jetojnë në harmoni

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë nisi me një histori e cila për shekuj të tërë ka qenë dhe vazhdon të jetë një “plagë” e shoqërisë shqiptare.  Gjakmarrja vazhdon të jetë prezente dhe pse kanë kaluar shumë shekuj.

Historia që u trajtua në program ishte historia e dy familjeve të cilat për çështje pronash kishin nisur të konfliktoheshin duke arritur deri në vrasje. Një vrasje që nisi gjakmarrjen midis dy tyre.
Kjo ishte historia e Gjonit dhe Martinit. Me kalimin e viteve dhe me humbjen e shumë personave nga të dyja familjet, Martini kishte vendosur që të falte gjakun duke kërkuar pajtimin midis tyre.
Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar Martinin që zgjodhi t’i jepte fund gjakmarrjes. “Martin të falenderoj si ty edhe vëllezërit e tu që i dhatë fund gjakmarrjes. Sot ne jetojmë në harmoni siç kemi qenë në fillim para se të ndodhnin konfliktet. Edhe pse kemi humbur shumë persona më në fund ne jetojmë të qetë.”
Por Gjoni nuk ishte personi i vetëm që e falenderoi Martinin. Ishte pikërisht djali i tij i cili kishte ardhur në program për ta falenderuar atë që nuk e kishte mësuar me urrejtje dhe idenë e marrjes së gjakut.
“Ne nuk duhet t’i mësojmë brezat e rinj me idenë e gjakmarrjes. Nuk duhet të lëmë probleme dhe pasoja tek brezat që vijnë pas nesh. Ne duhet të hapim negociatat midis nesh!”,- ishin fjalët e Martinit.
Surpriza që Arbana Osmani kishte menduar për Martinin ishte gazetari i mirënjohur Marin Mema. Top Channel

Një histori gjakmarrjeje, Pas humbjes së shumë personave familjet jetojnë në harmoni Read More »

Kryeministri shqiptar e nis ditën me postim të hidhur: Është shumë pikëllues lajmi për…

Këtë të dile, kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur me nje postim per zhdukjen e dy punonjesve te policise.

Nga se mesohet behet fjale per mbytjen ne lumin e Lepencit, rrethana qe ende nuk dihen.

ramushi zhd

“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.”

Kryeministri shqiptar e nis ditën me postim të hidhur: Është shumë pikëllues lajmi për… Read More »

Rama na surprizoi këtë mëngjes, sapo na dha lajmin e mrekullueshëm

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përshëndetur sot miqtë virtualë me lajmin e mirë se nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

POSTIMI

MIRËMËNGJES 😃

dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësise dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë

lajmi i mire

Rama na surprizoi këtë mëngjes, sapo na dha lajmin e mrekullueshëm Read More »