Aktualitet

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj

Dy rastet e orëve të para të kësaj të mërkure, ku dy banesa u sulmuan me tritol, në Vlorë i shtohen ngjarjeve të përsëritura në këtë qytet. Makinat, bizneset, dhe shtëpitë e personave të ndryshëm, përfshi këtu edhe biznesmenë janë bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të tilla. Në vetëm katër muaj, raportohen të kenë ndodhur tetë shpërthime me tritol, autorët e të cilëve nuk janë gjetur kurrë nga policia. “BalkanWeb” sjell një përmbledhje të ngjarjeve përgjatë 2018-ës, të cilat ndonëse nuk kanë shënuar viktima, kanë lënë pas, mister, panik e dëme të shumta materiale.

2 MAJ 2018/ DY SHPËRTHIME ME TRITOL NË BANESAT E DY VLONJATËVE

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 02:30 në lagjen “Lirim”, ku i është vendosur tritol derës së banesës së shtetasit Fatjon Bana, 30 vjeç. Banesa ndodhet pranë Komisariatit. Ndërkohë shpërthimi i dytë ka ndodhur një orë më vonë, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç. Banesa e tij ndodhet pranë bashkisë së qytetit.

9 PRILL 2018/ TRITOL MJETIT “AUDI Q7” TË BIZNESMENIT TË NDËRTIMIT

Mjeti tip “Audi Q7” i biznesmenit të ndërtimit I Shehu 38-vjeç në Vlorë shpërthen me tritol. Ngjarja ndodhi më 9 prill të vitit 2018 në lagjen “1 Maji”, para banesës së biznesmenit. Policia e Vlorës bëri me dije se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë.

7 PRILL 2018/ NJË TË RIU NË VLORË I DIGJET “BMW” SERIA 7 NË OBORR

Një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 u dogj totalisht në orët e para të 7 prillit në lagjen ‘4 Heronjtë’ të qytetit të Vlorës. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç. Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti. Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

2 SHKURT 2018/ TRITOL MAKINËS NË FSHATIN KANINË

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Kaninë. Makina tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Ilirjan Yzeirajt. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse totalisht.

19 SHKURT 2018/ SHPËRTHIM NË NJË DYQAN NË FSHATIN KANINË

Mbrëmjen e 19 Shkurtit 2018 një shpërthim me eksploziv ka ndoshur në një dyqan në fshatin Kaninë në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit F.Y., 44 vjeç, banues në Kaninë.

24 JANAR 2018/ TRITOL NË MJETIN TIP “AUDI” TË BIZNESMENIT SOKRAT BEQIRAJ

Biznesmenit Sokrat Beqiraj i vendosin tritol në mjetin tip “Audi”. Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen “10 Korriku”. Policia sqaroi se se eksplozivi ishte vendosur me fitil, dhe ka shkuar dëmtime në pjesën e përparme të automjetit. Sokrat Beqiraj kishte një biznes privat, ndërsa pista e konkurrencës është hedhur poshtë nga policia. Thuhet se kjo ngjarje ishte thjesht një mesazh nga autorët. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e autorëve.

6 JANAR 2018/ SHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË MOBILIERI

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e 6 Janarit në një ndërtesë që më parë ka shërbyer si mobilieri në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe ka vetëm dëme materiale. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit./BalkanWeb

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj Read More »

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës

Plas grushti, qëllohet nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës nga punonjësi i prefekturës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambjentet e punës. Ka qenë një zyrtar i prekfekturës që ka goditur me grusht mbi drejtuesin e bashkisë, shkruan report tv. Shefqet Alikaj qëlloi me grusht mbi Aurel Lapajn.

Nuk dihen akoma shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje midis zyrtarëve të Gjirokastrës.

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Read More »

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që…

Rama ndodhet ne listën e 10 kryeministrave me aktive në botë për Facebook-un.

Twiplomacy, një institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën, e ka renditur kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetëshen e kryeministrave në botë si më interaktivët në faqen e tij në Facebook.

Sipas këtij listimi, më aktivi në rrjetin social është Presidenti amerikan Donald Trump.

Ja lista:

edi-rama

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që… Read More »

Ç’na pret nesër? Del tabela me hartën e reshjeve

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) pritet nivel “I ULËT” në të gjitha qarqet, përjashtuar qarkun e Fierit i cili mbetet në nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik i moderuar nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Lezhë (pj. qendrore) dhe qarku Dibër (pj. perëndimore).

Nesër (e enjte, dt.03) rreziku do të ulet ndjeshëm, pothuajse në të gjitha qarqet.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) priten reshje shumë të lokalizuara, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) reshjet priten të jenë mesatare në shumicën e qarqeve deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 23 °C
në vendet e ulëta: 16 / 24 °C
në vendet malore: 12 / 19 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Ç’na pret nesër? Del tabela me hartën e reshjeve Read More »

Ish-drejtuesi i FNSH-së shtrohet në spital, miku i tij tregon vuajtjet që po kalon

Në spitalet shqiptare vijon ende të jetë problemi i mungesës së ilaçeve dhe pacientët i blejnë vetë ato.

E këtë problem po e vuan edhe Osman Levanaku, një ish drejtuesi i lartë i Forcave Speciale, i cili është shtruar prej një jave në spital nga një sëmundje e papritur.

Ja cfarë shkruan miku i tij gazetar në rrjetet sociale:

e1902d55-9c29-48f9-a638-1ac82202436a

Ish-drejtuesi i FNSH-së shtrohet në spital, miku i tij tregon vuajtjet që po kalon Read More »

Kultivimi i manave Goxhi – Risi milionere në bujqësinë Shqiptare

Një sipërfaqe prej 30 hektarësh tokë do të sjellë një risi në bujqësinë shqiptare, ku për herë të parë në Shqipëri ka nisur kultivimi i manave goxhi.

Një frut i rrallë për Europën por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Kinës.

Manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emrin Goji Berry, janë një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum.

Ato janë të kuqe, kokërr vogla në pamje të parë, ngjanë me frutin e thanës por kur priten në mes ato ngjajnë si domatet por në përmasa shumë të vogla.

Shumë shpejt, këto fruta fantastike, shumë të kërkuara sidomos në Evropë do të nisin prodhimin e tyre në Shqipëri.

Shpëtim Oseku, administrator i AgroIliria Group, një kompani që ka si objekt të aktivitetit të saj veprimtarinë në fushën e bujqësisë i tha AgroWeb.org se pas një analize të të gjitha kushteve që ky frut kërkon për t’u kultivuar, ka nisur mbjelljen e fidanëve të këtij fruti krejt të veçantë.

“Ne bashkëpunojmë me një grup izraelitësh, ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Këta kultivojnë edhe mana goxhi dhe prej tyre lindi ideja e bashkëpunimit për kultivimin e këtyre frutave. Është një frut i rrallë, që nuk është kultivuar asnjëherë në Shqipëri.

Ne kemi bërë të gjitha studimet, analizat, kemi marrë të gjitha masat dhe jemi gati që të nisim kultivim në muajin mars” shprehet Oseku për AgroWeb.org.
I gjithë prodhimi drejt Evropës
Zonat ku Oseku zhvillon aktivitetin e tij të të mbjellave janë Lushnja dhe Divjaka. Ai tha për AgroWeb.org se i gjithë prodhimi i 34 mijë rrënjë fidanësh të manave goxhi që do të mbillen në muajin mars do të shkojë për eksport.

“I gjithë prodhimi do të shkojë për t’u eksportuar jashtë. Ne kemi krijuar një shoqëri me gjashtë kooperativa të mëdha italiane. Do të dalim nën një emër (brand) për të gjithë Evropën. Do të jetë një qendër grumbullimi që do të bëhet afër qytetit italian të Leçes dhe do të mbulojë gjithë tregun e Evropës.

Aktualisht të gjitha prodhimet tona kanë patentën e standarteve evropiane, duke marrë të gjitha certifikatat ku këtu nënvizoj certifikatën ISO” bën të ditur Oseku.

Kultivimi i manave goxhi është një risi që premton të jetë fitimprurëse në një të ardhme shumë të afërt për atë që e kultivon. Sipas Osekut, e mira e kultivimit të këtij fruti është se nuk pret shumë gjatë për prodhimin e tij.

Për Osekun, i cili do të nisë mbjelljen e fidanëve në muajin mars, frutat e para të kësaj nisme të mençur pret t’i shijojë në muajin shtator, pra, gjashtë muaj më vonë.
Manat Goxhi dhe Fuqia e Vlerave Shëndetësore
Manat goxhi janë të famshme për vlerat e fuqishme shëndetësore që ato kanë. Ato konsumohen të freskëta, në receta të ndryshme gatimesh por edhe të thata. Këto fundit shquhen po ashtu për vlerat e larta ushqyese që përmbajnë.

Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh, cilësohen si mrekullibërëse për mirëqenien e gjithë organizmit.

Manat goji kryesisht importohen dhe kanë një çmim të lartë. Manat goji vijnë në paketime të vogla, gjë që e lehtëson konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë, konsumatori merr një nivel të lartë ushqyesish në një sasi të vogël frutash.

Nëse do të krahasonit vlerat e manave goji me atë të portokalleve do të mësonit se manat goji kanë 500 herë më shumë vitaminë C se sa portokallet.

Kultivimi i manave Goxhi – Risi milionere në bujqësinë Shqiptare Read More »

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste…

Mesuesi i arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxenesen e tij, ka pasur mbeshtetje te birin ne sallen e gjyq, kur u vendos nga gjykata qe ai te rrije ne burg.

Vete mesuesi i ka mohuar akuzat e familjarëve të nxënëses së tij 11 vjeçe, duke theksuar se gjithçka është e sajuar dhe se e vërteta shumë shpejt do të dalë në dritë.

“Jam i pafajshëm. Po më marrin në qafë kot, pasi nuk kam lidhje me atë çfarë akuzohem”, është shprehur në Gjykatë mësuesi 58-vjeçar.

Dje, në Gjykatë nuk është parë asnjë familjar i së miturës, të cilët edhe denoncuan rastin, fillimisht në media e më pas edhe në Polici.

Ndërkaq, është parë njëri nga djemtë e mësuesit, i cili jeton në Itali. Ai nuk pranoi të fliste për mediat, duke theksuar se do të prononcohej në një moment të dytë. Por vetë prezenca e tij në Gjykatë dhe ardhja nga Italia, është konsideruar si një mbështetje e të atit.

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste… Read More »

Ministri i Ramës mban burrin e deputetes demokrate këshilltar, “plas” brenda PD-së

Plas brenda demokratëve. Punesimi i disa prej tyre ne kabinetin Rama ka shkaktuar reagimin e ish deputetes së qarkut të Vlorës në PD, Liljana Elmazi.

Ne nje postim ne FB, Elmazi nuk jep emra, por tregon rastin e nje ministri ne qeverine Rama që vazhdon të mbajë si këshilltar bashkëshortin e një deputetes së PD. Keshtu ajo ngre pakenaqesi ndaj partise ku aderon, teksa shprehet se “ndërkohë ne nuk i punësuam dot as kur qeveriste partia jonë. Disa të tjerë i kanë ende drejtora e këshilltarë ministrash”.

“Është e vërtetë që PS hoqi nga puna disa mijëra demokratë kur erdhi në pushtet, jo vetëm ata të administratës publike e shtetërore, por edhe pastruese e roje, por bashkëshorti i deputetes vazhdon ende këshilltar i ministrit socialist. Ndërkohë ne nuk i punësuam dot as kur qeveriste partia jonë. Disa të tjerë i kanë ende drejtora e këshilltarë ministrash”, shprehet Elmazi.

elmazi

14925431_1687949308146741_2239071620085451551_n

Ministri i Ramës mban burrin e deputetes demokrate këshilltar, “plas” brenda PD-së Read More »