Aktualitet

E dashuruar me Shqipërinë, Yuri Kim zgjedh këtë qytet për të kaluar fundjavën

Mëngjesin e sotëm ambasadoren amerikane e ka gjetur në një tjetër qytet të Shqipërisë. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën.

Këtë mëngjesj ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga liqeni piktoresk i Ohrit, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë së të madhit Lasgush Poradeci, “Mëngjesi”.

“Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,

Se fund` i ujit vetetiti ,

Se posi lajmetar – mengjesi,

E dashuruar me Shqipërinë, Yuri Kim zgjedh këtë qytet për të kaluar fundjavën Read More »

Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së PD

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale përkujton 23-vjetorin e vr asjes së Azem Hajdarit.

Ndër të tjera Paloka shprehet se Azem Hajdari u vr a nga “b andat e pushtetit” ndërsa e cilëson atë dhe Sali Berishën si pjesa më e mirë e historisë së PD.

Shkrimi i Palokës:

23 vite me parë ne hu mbëm Azem Hajdarin në një pusi të ngritur nga ban dat e pushtetit! Hu mbem një nga lu ftëtarët e vërtetë për liri dhe të drejta, mbase të papërsëritshëm në llojin e tij! Azemi është një pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri. Azemi është shembulli më i qartë se liria dhe të drejtat fitohen në be teja ballë për ballë, në bet eja të forta e të vështira, që mund të kërkojnë dhe sakr ifica sublime, por pa të cilat është e pamundur të fitohet.

Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm! Nderimi i kësaj historie nuk është thjeshtë detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!Respekt e nderim!

Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së PD Read More »

Berisha ‘shp ërthen’ ndaj Bashës: Ta h edhim në koshin e pl ehrave vendimin e pe ngun Lulzim Basha

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i “ka dalë” akoma inati me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ng Grupi Parlamentar i PD-së.

Ai ka publikuar një video ku shihet një anëtar i Partisë Demokratike që th yen kartën e anëtarësisë, teksa bën thirrje që asnjë demokrat të mos largohet nga PD.

Berisha thotë se të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin amoral dhe p oshtërues të pengut Lulzim Basha.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te h edhur ne koshin e ple hrave vendimin antistatutor, amoral, po shterues dhe fund e krye per interes personal te pen gut Lulzim Basha.

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha krah videos.

Berisha ‘shp ërthen’ ndaj Bashës: Ta h edhim në koshin e pl ehrave vendimin e pe ngun Lulzim Basha Read More »

Berisha, Ramës: ‘Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë.Je i pashpresë’

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka shpërndarë një video mesazh vetëm dy ditë pasi kreu i partisë demokratike Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

Në këtë videomesazh Berisha i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se mund të blejë dhe shesë Lulzim Bashë por kurrë nuk mund të blejë PD-në apo demokratët shqiptarë.

“Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë!”, ky është mesazhi që Berisha përcjell në videon ku ai shfaqet në sheshin plot me njerëz gjatë kohës kur ishte Kryeministër i vendit.

Rikujtojmë që kreu i PD Lulzim Basha përjashtoi para dy ditësh ish-liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur Berishën non-grata.

Berisha, Ramës: ‘Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë.Je i pashpresë’ Read More »

Sot 23 vjet nga vr asja e Azem Hajdarit/ Rudina Hajdari kujton të atin: Ishte gu ximtar dhe ëndërrimtar, veti që nuk i kemi parë më në skenën po litike shqiptare

Shënohen sot 23 vjet nga vr asja e Azem Hajdarit, një prej themeluesve të Partisë Demokratike dhe ndër figurat më të rëndësishme të kësaj force politike në vitet e para të pluralizmit.

Në një shkrim kushtuar të atit, ish-deputetja Rudina Hajdari e cilëson babain e saj një njeri luf tarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen në skenën politike shqiptare.

“Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë vi ktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hip okrizisë që shfaqin”, shkruan Hajdari.

Shkrimi i plotë

Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e dinte se do të linte mbas një boshllëk në zemrat tona, të familjarëve të tij por edhe në të gjithë historinë që pasoi më pas vendin.
Babi nuk ishte një njeri normal. Përgjatë rrugëtimit tim politik në Shqipëri e kam ndier prezencën e tij të fortë edhe mbas 23 vitesh. Në fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre të parë dhe të fundit, njeriu i vetëm që ishte kujdesur të sillte ujë dhe infrastrukturë aty ku qeveria kishte shekuj që i kishte harruar. Në qytet e mbainë mend si njeriun e njerëzve të thjeshtë që luf tonte me burokracinë dhe padrejtësinë.

Azemi ishte luf tarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare.

Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve. Fatkeq ësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet dhe sot dua të flas pak mbi arsyet përse kjo ka ndodhur.

Ata që e zva rritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj nuk i shërbyn miëqënies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej cdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teska ndiejnë se skanë të ardhme në këtë vend.

Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qa sh njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të q ash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin.

Aq keq është dë mtuar shteti shqiptar nga ata që e drejtuan këto 30 vite, aq shumë i kanë shtrem bëruar mekanizmat demokratikë, aq shumë i kanë vendosur në kontroll të gjitha burimet e vendit, saqë shoqëria e ka të pamundur sot të vetëkorrigjohet dhe u duhet patjetër ndihma e aleatëve si SHBA të cilëve u duhet të përdorin peshën e rëndë të reputacionit dhe mekanizmat e tyre penalizuese në be tejën për të ndërtuar një shtet të vërtetë shqiptar.

Nëse partitë politike do të ishin ndërtuar me parimin demokratik dhe do të funksiononin si të tilla, de bati në Shqipëri do të ishte shumë i shëndetshëm. Sot nuk do të flisnim për individë por për cështje. Nuk do të diskutonim për fatin e familjeve politike që kanë gr abitur vendin për 30 vite por për fatin e familjeve të thjeshta shqiptare.

Përshembull sot në vend që të de batonim për nivelin e ushqimit që do i privohet një familjeje politike për shkak të një vendimi që SHBA ka marrë, deb ati duhet të shkonte drejt dë mit që i është bërë qindra mijëra familjeve në nevojë nga rritja e papritur dhe arbitrare e cmimit të bukës.

Kryeministri në vend që të mblidhte letrat e teatrit politik në parlament, duhet të mblidhte gjithë bizneset e miellit dhe të merrte masa që kjo të mos ndodhte ose të krijonte kushte rimburimi për ata që nuk e përballojnë dot.

E pra, si ky rast ka me mijëra. Në fakt 30 vite i kemi shpenzuar duke mos deba tuar për vendin, për fëmijët, për rininë, për familjet shqiptare por vetëm e vetëm për fatin e 3-4 familjeve politike të cilat ia kanë dalë të ngrenë një sistem të mbyllur i cili nuk ka shumë diferencë nga sistemi mon ist për nga mënyra se si funksionin.

Nëse atëherë të internonin apo burg osnin kur nuk mendoje në linjën e partisë, sot të përjashtojnë dhe lincojnë publikisht.

Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pus hkatojnë politiksh dhe ekonomikisht.

Shqipëria do të dalë nga kjo situatë kur shumica e shqiptarëve të kuptojnë se mirëqënia dhe zhvillimi nuk vijnë nga lideri i fortë por nga sistemi i drejtë dhe institucionet e forta të cilat garantojnë demokracinë, lirinë dhe barazinë. Kur të fillojnë të mos mbështesin më parti e individë sepse prej tyre varet ushqimi i ditës por të mbështesin vizionin për ndërtimin e një sistemi i cili tu garantojë mirëqënie gjithë jetën. Kur të vendosin të mos luf tojnë më thjesht për mbij etesë por për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë.

Drejtuesit venë e vijnë, sistemi dhe institucionet mbeten dhe i rezistojnë kohës.

Nëse Azemi do të ishte sot mes nesh, do të l uftonte pikërisht për këtë. Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë.

Sot 23 vjet nga vr asja e Azem Hajdarit/ Rudina Hajdari kujton të atin: Ishte gu ximtar dhe ëndërrimtar, veti që nuk i kemi parë më në skenën po litike shqiptare Read More »

Jeni vaksinuar?Ja përgjigja e papritur e Braçes…

Pas përfundimit të Kuvendit të Shqipërisë, gazetarët morën në pyetje deputetë. Një prej pyetjeve kishte të bënte me vaksinimin se nëse kishin marrë dy dozat e vaksinës.
Braçe nuk zgjodhi që të tregonte nëse kishte kryer vaksinën ose jo por ia delegoi përgjigjen ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

PYETJA: Jeni vaksinuar?

Braçe: Mund të pyesësh ministren, po ta pyesësh ministren e shëndetësisë besoj se j’ua thotë

Jeni vaksinuar?Ja përgjigja e papritur e Braçes… Read More »

Basha: ‘U përpoqa ta bind Berishën por nuk pranoi, rr ezikonim që…’

Sali Berisha i intensifikoi ak uzat ndaj Lulzim Bashës kur kërkoi het im të pasurisë së pasardhësit së tij, duke aluduar për afera ko rruptive.

Vetë zoti Basha për akuz at e Berishës tha: “Kam ndjekur me dhi mbje të madhe reagimin e doktor Berishës. Dhi mbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor është dy fishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te arm iku i vetëm, regjimi i Edi Ramës”.

I ndodhur nën pre sionin e fortë të Sali Berishës i cili deklaroi se do të nis turin e takimeve me bazën e PD, Lulzim Basha i parapriu këtij zhvillimi. Për më shumë se 90 minuta në selinë blu i pari demokratëve takoi krerët e degëve të PD. Top Channel nga një burim në këtë mbledhje mundi të mësojë, çfarë deklaroi kryetari Lilzim Basha në këtë takim.

“Një vendim emocional do të çonte në izolimin e partisë. Jam përpjekur ta bindë Dr. Berishën dhe të negociojë me palën tjetër, por zoti Berisha nuk pranoi asgjë. Vendimi racional u mor në interes të PD dhe të vendit. E kundërta do të çonte vetëm në hu mbje. Nuk ka ar mik më të madh për mua se Edi rama. E rëndësishme është të mbani njerëzit të informuar që situata të kalohet me koston më të vogël të mundshme”. Është shprehur Basha në takim.

Kreu PD Durrës Ferdinand Xhaferi, reflektoi në komentin e tij atë çfarë Basha u kishte thënë në takim.

“Ndoshta vendimi më i vështirë i kësaj partie këto 30 vite. Duhet të kemi parasysh se çfarëdolloj vendimi të merrte do ishte i polarizuar dhe me kostot e veta. Edhe vendimi për mos të marrë vendim do të kishte kosto. Vendimi u mor në limitet kohore duke dhënë mesazhin që janë shfr ytëzuar të gjitha mundësitë për ndonjë zgjidhje tjetër. Mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh ele minimi e kostove afatgja ta për PD”.

Por Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër dha një përgjigje të kundërt me vendim e deklaruar prej Lulzim Bashës.

“Nuk është përjashtuar. Nuk është pe zulluar. Ai do të shkoi në parlament”.

Basha: ‘U përpoqa ta bind Berishën por nuk pranoi, rr ezikonim që…’ Read More »

Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.

D E K R E T PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë Read More »