Aktualitet

Kontradiktat mes rrëfimit të Olldashit dhe Albert Veliut, 10 pikat e errëta. Kush gënjen më shumë?

Versioni i gazetarit Jetmir Olldashi hedh poshtë si të rremë versionin e “Dëshmitarit X”, Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, për audiopërgjimin e kthyer në kauzë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm në trafik droge.

Edhe pse gazetari Olldashi dhe ‘Babalja’ pretendojnë se kanë mundësuar së bashku përgjimin, ata japin versione krejtësisht të ndryshme si për përgjimin, objektin e përgjimit, arsyet, rrethanat si dhe për kontaktin me Partinë Demokratike.

Si Olldashi, ashtu edhe ‘Babalja’, në rrëfimet e tyre thonë disa gënjeshtra, të cilat duke u ballafaquar me njëra-tjetrën, prodhojnë një pikëpyetje të madhe mbi kauzën e Partisë Demokratike për çështjen e vëllezërve ‘Xhafaj’.

Nuk dihet se cili gënjen më shumë dhe cili më pak, por pas rrëfimit të gazetarit, shtohen më tej dyshimet e arsyeshme për një inskenim. Po cilat janë përplasjet më të rëndësishme të dy rrëfimeve dhe kush janë pikat e errëta të gazetarit Jetmir Olldashi?

Kontradiktat mes rrëfimit të Olldashi dhe Albert Veliut

1- Gazetari Olldashi u shpreh dje se ishte ai që i kishte dhënë pajisjet përgjuese Albert Veliut, në mënyrë që ky i fundit të përgjonte Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm. Nga ana tjetër, Veliu thotë se nuk e ka përgjuar ai Agron Xhafajn, por e kanë përgjuar të tjerë. Nëse ‘Babalja’ nuk e ka përgjuar sipas direktivave të Olldashit, kur tjetër mund ta këtë kryer përgjimin?

2- Kontradikta e dytë ka të bëjë me raportin me PD. Në rrëfimin e tij, “Babalja” thotë se ishte ai që ia kishte dorëzuar përgjimin PD-së, ndërkohë që Olldashi pohoi të kundërtën, pra se në fakt ishte ai vetë që ia kishte dorëzuar materialin partisë kryesore të opozitës si dhe kishte kërkuar mbrojtje prej saj. Cili ia ka dërguar materialin PD dhe cila është arsyeja e vërtetë?

3- Ndërkohë që gazetari Jetmir Olldashi thotë se ka pajisur Albert Veliun me pajisje përgjimi në çdo takim që ka zhvilluar me Agron Xhafajn, Albert Veliu thotë se ishte befasuar kur kishte parë publikimin e audiopërgjimit, me pretendimin se nuk ishte në dijeni të përgjimit.

4- Jetmir Olldashi thotë se Albert Veliu shkoi tek lokali i Agron Xhafajt dhe nuk e gjeti aty. Sipas tij, ata kanë lënë një tjetër takim, por për takimin e dytë, Jetmir Olldashi nuk di asgjë. Si ka mundësi që gazetari Olldashi nuk shkoi pas burimit, për të parë dhe fotografuar takimin mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, meqenëse ky investigim ishte kaq i rëndësishëm?

5- Olldashi pohoi gjithashtu se këtë përgjim e kishte kryer në kuadër të një investigimi gazetaresk, por ai nuk e kishte publikuar investigimin në fjalë, edhe pse vetë punonte në një televizion informativ dhe gjithashtu drejton një portal informativ lajmesh, çka ngre disa dyshime, se për kë e kishte kryer në të vërtetë gazetari përgjimin.

6- Si Olldashi, ashtu edhe Albert Veliu, thonë se përgjimi është bërë 4 muaj më parë. Pse Olldashi priti 4 muaj për publikimin e materialit?

7- Gazetari Olldashi thotë se ka materiale të tjera, që do t’i publikojë në një emision tjetër televiziv. Natyrshëm lind pyetja pse edhe audiopërgjimin e parë nuk e publikoi në emisionin e dytë televiziv apo në portalin e lajmeve, por ia dha PD?

8- Olldashi thotë se duke patur parasysh se flitej për vëllanë e Ministrit të Brendshëm në detyrë, vlerësoi se siguria fizike e burimit të tij dhe e atij vetë ishte në rrezik. Ku u bë i vetëdijshëm Olldashi për rrezikun? A nuk e dinte edhe më parë se flitej për vëllanë e Ministrit të Brendshëm?

9- Meqë i është rrezikuar jeta, sa kohë priti nga periudha e realizimit të regjistrimit, për të kërkuar mbrojtje politike nga PD?

10- Olldashi pranon një tjetër fakt të rëndë pasi ai tregon se ka marrë pjesë drejtpërdrejtë bashkë me Albert Veliun në një blerje prej 20 kg marijuanë që Veliu duhej ta trafikonte në Itali nëpërmjet Agron Xhafajt. Gazetari nuk shpjegon se kush ia shiti drogën dhe ku përfundoi ajo. Blerja e 20 kg marijuanës që në tregun e trafikut vlen mbi 20 mijë euro e pranoi publikisht edhe Albert Veliu i cili tha se lekët i kishte marrë borxh.

Momenti kur Veliu tha se nuk e ka bërë ai përgjimin/ Intervista:

-Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?

–Veliu: Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.

-Si i ka bërë?

Veliu: Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.

-Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?

Veliu: Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

-Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?

Veliu: Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!

-Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?

–Veliu</: Normale unë s’kam lidhje.

-Nuk e ke përgjuar ti?

–Veliu: Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhur kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë./Shqiptarja.com

Kontradiktat mes rrëfimit të Olldashit dhe Albert Veliut, 10 pikat e errëta. Kush gënjen më shumë? Read More »

Partia Demokratike zbuloi ”asin nën mëngë”. Pse Jetmir Olldashi tradhëtoi burimin dhe e mbajti 4 muaj të fshehtë audio- përgjimin

Dyzetë e tetë orë pas rrëfimit kontradiktor të dëshmitarit X, Albert Veliut, i njohur edhe si ‘Babalja’, Partia Demokratike zbuloi ‘asin tjetër nën mëngë’, burimin e dytë të shtrenjtë, në të ashtuquajturën çështja ‘Xhafaj’. Në një video-konferencë, të prezantuar nga Lulzim Basha, u shfaq Jetmir Olldashi.

Ky i fundit, që në krye të rrëfimit tha se punonte prej 16 vitesh në media si “gazetar investigativ”, ndërsa e mbylli versionin e tij, duke thënë se ‘në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta”. E vërteta është se, emri i Jetmir Olldashit nuk lidhet qoftë edhe me një investigim të vetëm gazetaresk.

Në 16 vitet e fundit të historisë së gazetarisë shqiptare, asnjë investigim serioz dhe profesional, nuk mban emrin e tij. Përkundrazi ai është e njohur më shumë si zëdhënës në disa institucione publike në kohën kur ishte në pushtet Partia Demokratike dhe si pronar e një portali të vogël ekstremist shumë afër me Partinë Demokratike.

Shitja e burimit

Një nga parimet themelore të gazetarisë është mbrojtja e burimit. Ky parim i shenjtë reflektohet gjen mbrojtje si në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë, ashtu edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Burimi mund të zbulohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me vendim gjykate. Çfarë bëri ‘gazetari investigativ’ Jetmir Olldashi?

Doli në një konferencë shtypi dhe dekonspiroi burimin, përkatësisht Albert Veliun, dëshmitarin X të Partisë Demokratike. Kryefjala e rrëfimit të tij ishte shitja e burimit, teksa tha se përgjimin e ka kryer Albert Veliu. Dekonspirimi erdhi vetëm 48 orë pasi Veliu deklaroi publikisht që nuk e dinte se kush e kishte bërë përgjimin.

Nga njëra anë ‘gazetari investigativ’ tha se ai dhe burimi ishin të rrezikuar, nga ana tjetër tradhton burimin, duke e ekspozuar ndaj një rreziku. Gjithashtu, nga pikëpamja profesionale, ku publikohet një investigim, fshihet burimi, por jo gazetari. Në rastin konkret, u zbuluar fillimisht vetëm burimi, ndërsa çuditërisht u tentua të fshihej gazetari.

Mbajtja e përgjimit 4 muaj në sirtar

‘Gazetari investigativ’ Jetmir Olldashi në mënyrë të çuditshme ka mbajtur katër muaj në sirtar materialin e pretenduar kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një gazetar profesional, një investigim të tillë për një aktivitet të paligjshëm, siç është trafiku i drogës, në interes të publikut, duhet ta publikonte menjëherë.

Në rastin konkret, ‘gazetari investigativ’ mban në sirtar për katër muaj audiopërgjimin dhe befas e publikon një parti politike. Për çfarë e ka mbajtur katër muaj Olldashi audiopërgjimin? Ose gazetari ishte i ndërgjegjshëm që audio që e ka realizuar nëpërmjet Albert Veliut ishte e pavlefshme, ose e manipuluar, ose nuk e kuptohet pse nuk e ka botuar kurrë në media e tij. Ishte në pritje për ta “shitur” dikush? Shqiptarja.com

Partia Demokratike zbuloi ”asin nën mëngë”. Pse Jetmir Olldashi tradhëtoi burimin dhe e mbajti 4 muaj të fshehtë audio- përgjimin Read More »

Kushti themelor që i vendosi zyrtari gjerman Serbisë dhe Kosovës për t’u anëtarësuar plotësisht në BE

“Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk është i mundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja sfidë që përballet Serbia. Të paktën po aq e rëndësishme është tema e reformave në sundimin e ligjit”, tha kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum.

Sipas tij Kosova është “problem i të gjitha problemeve”, kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Serbisë dhe se kjo është pengesa më e madhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Por, Krichbaum thotë: “Ka ende shumë për t’u bërë edhe në aspektin e pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së medias dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri më tani, për shembull, nuk ishte bërë ndonjë gjykim mbi korrupsionin në nivel të lartë”, ka thënë ai në një intervistë.

Serbia është, tha ai, në rrugë të mirë drejt BE, megjithëse tha, “negociatat mund të zgjasin për disa vite të tjera”.

Kur u pyetën se cila zgjidhje në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Krichbaum tha se kuadri negociues për bisedimet e BE-së përcaktohet qartë se “marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohet plotësisht para anëtarësimit në BE”.

“Është e vetmja mënyrë që të dy vendet mund të realizojnë perspektivën e tyre evropiane. Historikisht, BE-ja është mbi të gjitha një projekt i paqes. Prandaj, ne nuk duam të importojmë konflikte të pazgjidhura dypalëshe”.

I pyetur nëse ‘normalizimi’ nënkuptonte njohjen e pavarësisë dhe nëse ndarja e Kosovës ishte e pranueshme për Berlinin , Krichbaum tha:

“Normalizim, normalizim nuk do të thotë pak”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të mbështes të dyja vendet.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet “në mes Serbisë dhe Kosovës janë duke u përmirësuar në masë të madhe”, por thotë negociatat duhet të vazhdojnë pasi “është larg nga ajo që quhet fqinjësi e mirë”.

Ai tha gjithashtu se BE-ja është partneri i vetëm në Ballkanin Perëndimor që marr parasysh stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e njerëzve në këtë rajon./BalkanWeb

Kushti themelor që i vendosi zyrtari gjerman Serbisë dhe Kosovës për t’u anëtarësuar plotësisht në BE Read More »

Dy “armë” të reja kundër lajmeve të rreme në mediat sociale

Studiuesit e Universitetit Indiana, të cilët kanë në fokus mediat sociale, kanë përditësuar dy programe që luajnë një rol të rëndëishëm në luftën kundër dezinformimit online.

“Hoaxy” dhe “Botometer” janë lançuar nga Fondi Knight për keqinformimin.  Një tjetër mjet është krijuar për t’i bërë njerëzit “konsumatorë” të zgjuar të lajmeve.

Ndryshimet që u janë bërë “Hoaxy” dhe “Botometer” kanë për qëllim t’i bëjnë ato më të përdorshme nga gazetarët dhe lexuesit e nivelit mesatar.

“Hoaxy” është një motor kërkimi që u tragon përdoruesve se si lajme nga burime pak të besueshme shpërndahen në Tuiter. “Botometer” është një aplikacion që u jep përdoruesve një renditje në bazë të pëlqimeve që ka llogaria.

Funksionet e reja i japin mundësi përdoruesit të mësojë se cilat lajme janë trend në Tuiter, përfshirë këto edhe ato pak të besueshme. Po ashtu, ato tregojnë se sa prej atyre që po I shpërndajnë këto lajme mund të jenë “të dyshimtë”.

Fuksionet e reja u prezantuan në Simpoziumin Ndërkombëtar të Gazetarisë Online në Teksas nga Giovani Luca Ciampaglia, një studiues në IU Netëork Science Institute./TemA TV

Dy “armë” të reja kundër lajmeve të rreme në mediat sociale Read More »

Nxirret nga humnera i riu, ende asnjë të dhënë për turistin tjetër

Dy të rinj ditën e sotme kanë rënë nga një lartësi në vendin e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë.

Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini, të dy të moshës 21-vjeçare kishin shkuar në këtë zonë kur kanë rënë nga një lartësi, ku ky i fundit mbeti në një grykë kanioni.

Por me ndëryrjen e policisë u bë e mundur nxjerrja e tij, ndërsa ende nuk dihet fati i 21-vjeçarit tjetër, Xhorxho Seferi.

Polumbarët kanë kërkuar gjatë gjithë ditës së sotme për të riun, ndërsa kërkimet janë ndërprerë pas rënies së errësirës.

Nxirret nga humnera i riu, ende asnjë të dhënë për turistin tjetër Read More »

Tërmeti i fuqishëm trondit Vlorën (Foto)

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur zonën e Vlorës. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti kishte magnitugë 4.5 dhe thellësi 14 km. Sipas IGJEUM: Epiqendra ishte në fshatin Vërnik, 31 km në veriperrëndim të Vlorës dhe 21 km në në Jugperëndim të Dhërmiut. Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar nga tërmeti që goditi në orën 18:14:40.

Tërmeti i fuqishëm trondit Vlorën (Foto) Read More »

Emri i ri i Maqedonisë, historiani: Emri ‘Ilindeni’ ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare

Historiani Arben Llalla theksoi për INA se propozimi i emrit në gjuhën shqipe “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, nuk shpreh karakterin shumëetnikë të Maqedonisë, por tregon shtetin unitar.

Sipas tij, “Ilindeni” (Dita Ilisë) është një emër i hidhur për popullsinë shqiptare, pasi në vitin 1903 kryengritësit maqedonas nën këtë emër masakruan shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë.

“Mendoj se ky emër është shumë i rrezikshëm duke patur parasysh ngjarjet historike në lidhje me kryengritjen e Ilindenit të 1903 që kishte si synim kufirin e saj deri në Selanik dhe në Korçë. Emri Ilindeni ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare pasi kryengritësit e Ilindenit masakruan shqiptarët mysliman dhe ortodoksë. Ishte pikërisht kryengritja e Ilindenit të 1903 që grekët dhe serbët të kryenin masakra edhe mbi popullsinë shqiptare të Maqedonisë Gjeografike”.

Sipas tij, emri Ilindenase është më afër historisë bullgare dhe shpreh irredentizmit e tyre ndaj fqinjëve grek, serb dhe shqiptar. “Mendoj se nuk do gjejë përkrahje emri i propozuar Republika Ilindenase e Maqedonisë”, theksoi historiani dhe publicist Llalla.

Emri i ri i Maqedonisë, historiani: Emri ‘Ilindeni’ ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare Read More »

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden

Dosja e CIA, Berisha ndihmoi Bin Laden të ngrinte celulat terroriste në Shqipëri, tani është i tmerruar nga ngritja e Byrosë së Hetimit

Nëse Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjioze ndërkombëtare, konsiderohet si bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, Sali Berisha qëndron disa shkallë më lart, pasi emri tij lidhet me krimet më të tmerrshme njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 27 viteve të pluralizmit shqiptar.

Emri i Sali Berishës lidhet me furnizimin me naftë të Millosheviçit për masakrimin e popujve të Ballkanit, ngritjen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, me të cilin zhdukte njerëz, digjte gazeta dhe masakronte kundërshtarët politikë.

Lidhet me maskaradën e zgjedhjeve të 26 majit ’96, me hapjen depove në ’97, me luftën civile, bombardimin e Jugut, vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e shtetit të ’98, planin për bombardimin e Ambasadës Amerikane, Gërdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe më një sagë të gjatë krimesh njerëzore dhe ekonomike.

Për të përmbledhur të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës ndoshta duhet të ngrihet një skuadër e përbashkët hetimor me prokurorë shqiptarë, amerikanë dhe hetues nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të punuar për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo veprimtari masive dhe e shtrirë në kohë keqbërëse, që do ta kishte zili edhe Pablo Eskobar, Sali Berisha ka të drejtë që është i tmerruar nga drejtësia e re.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dëshmitarit kyç të krimeve kryesore të Sali Berishës, është një nga makthet, por jo i vetmi për Sali Berishën.

Ish-kryeministri është i tmerruar nga hapja e një tjetër dosje nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, dosje e cila mund ta çojë në burg për jetë.

Bëhet fjalë për lidhjet e Sali Berishës me Osama Bin Laden, terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi i Sali Berishës me Osama Bin Laden rezulton në një dosje të CIA-s amerikane, e cila ka skanuar të gjithë njerëzit anembanë botës që kanë pasur lidhje me terroristin.

Deri më sot, kjo dosje është lënë në harresë, për shkak se gjykatat dhe prokuroria shqiptare ishin vegla qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, hapja e kësaj dosje është e pashmangshme.

Jo rastësisht amerikanët përsërisin herë pas herë masazhin që peshqit e mëdhenj të politikës duhet të kenë frikë.

Nga ana tjetër, jo rastësisht, Sali Berisha bën thirrje për rebelim popullor, pasi mendon se mund t’i shpëtojë hetimit dhe gjykimit, duke destabilizuar vendin siç bëri në ’97.

Dokumentet e CIA-as amerikane për lidhjet e Bin Laden me Sali Berishën janë bërë publike nga një sërë mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare.

Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”./Pamfleti

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden Read More »