Aktualitet

“Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë”, Rama sulmon ashpër opozitën dhe kërkon hetim imediat të audiopërgjimit

Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën, duke reaguar edhe për çështjen “Xhafaj”.

“U them të gjithë atyre që unë mendoj shumë më ndryshe se ata, dhe pse pa dyshim e respektoj plotësisht shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqve të pyllit të padrejtësive jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë, po duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi si ata, dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo”, tha Rama.

Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita.

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha Rama.

“Ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm në median tonë që pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot se sa shumë herë të tjera në këto vite, po në të gjitha faqet e Facebook të ministrave të vendeve anëtare të BE. Ministri i Brendshëm dora vetë paska qenë dhe diversant i krimit të organizuar në krye të komisionit të reformës, ku ka futur në fshehtësi një nen klandestin me qëllim mosekstradimin në Itali të vëllait të tij. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e hundëçakall që zbuloi këtë akt mafioz kaq tronditës për mediat tona, duke u bërë thjesht një pyetje partnerëve të EURALIUS dhe OPDAT.

Kjo provë ulëritëse e vërtetësisë së parullave mori dhenë në mediat tona dhe gjithë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e gjithë kjo shfaqje poliitke nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, baltosur Shqipërinë jashtë vendit që mezi presin lajme nga opozita.Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”, tha Rama.

“Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë”, Rama sulmon ashpër opozitën dhe kërkon hetim imediat të audiopërgjimit Read More »

“S’kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve”, mesazhi i prerë i Ramës për ministrin Xhafaj

“S’kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve”, ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Rama pas kërkesës së opozitës për dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Kryeminisri Rama e ka thënë prerë se Ministri i Brendshëm, nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht.

“Një udhëheqës e një parti nuk matet me një individ brenda llojit që mund të gabojë apo që mund të bëjë edhe krime, por matet me se si reagon ndaj gabimeve dhe veprimeve të tyre të papranueshme. Integriteti moral i një shumice nuk matet me një individ nën akuzë, por me mënyrën se si pozicionohet në raport me ta. 100 herë po ti ktheheshim kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit do të mbanim të njëjtin të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtin fjalim.

Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as mund të neglizhohen, si shumë e për lumë, por as mund të lihen me sqarimet e radhës, se në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg.

Pse sot që flasim MB nuk duhet të përgjigjet, as moralisht.

Nga rizbulimi i dënimit të formës së prerë në Itali, për të cilin nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Italia për ekstradim, pavarësisht llogjeve të kazanit, teorive të revolucionarëve që kërkojnë drejtësinë”, është shprehur Rama.

“S’kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve”, mesazhi i prerë i Ramës për ministrin Xhafaj Read More »

“Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama përgjigjet i tensionuar

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar ka treguar se është i një mendimi ndryshe nga shumë njerëz që kanë pasur reagime ditët e fundit në lidhje me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin si lëshove Saimirin, Saliu nuk ka lëshuar vrasës, mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, ne kete diskurs.

Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata.

Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjëmbë në këmbë, por duhet tu dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata.

Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi ëngjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.

Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin.

Ne mbajmë përgjegjësi për veten. Nëse ata janë të papërgjeshëm në raport me vendin dhe veten e kanë lënë peng që në vitin 1991. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij në krye të atyre për 30 vjet me radhë, është unë të ngre dhe unë të mbaj, mjafton që të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegës apo godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë.

Te ne s’ka qenë kurrë kështu dhe s’ka për të qenë dot kështu. Ne jemi ndryshe, nuk jemi si ata. Nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë qoftë edhe një komunë, kanë shkatërruar e kanë prishur më shumë se sa kanë ndërtuar. Ndërsa ne që nga lindja e PS-së, gjithmonë kemi ndërtuar dhe ndrequr më shumë se sa kemi prishur.

Në këtë familje politike gjithsecilit i është dhënë një mundësi për të bërë një punë, por vendin e punës secili do ta mbajë vetë me dinjitet dhe rezultat. Jam bërë copë për të mbrojtur punën e një ministri, kryebashkiaku apo bashkëpunëtori. Por kurrë skam qenë dhe as mos e prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në për tu përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.

Kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj se e mbrojta nga arresti me burg dhe nga ana tjetër po unë kisha faj sipas shumë kujt pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë. Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë ata që më kanë zgjedhur duke më dhënë pasurinë më të madhe që mund ti jepet një njeriu, mundësinë që të udhëheqë vendin e ti. Po të mos besoja në ato që them nuk do gjeja dot fuqi të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja ato çka mundem çdo ditë në mes të zjarrit dhe në mes të baltës.

“Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama përgjigjet i tensionuar Read More »

”Raporti i Transparencës”, Facebook ‘heq qafe’ 583 milionë profile false

Në 3-mujorin e parë të vitit 2018, Facebook ka çaktivizuar rreth 583 milionë profile false si dhe rreth 837 milionë materiale spam. Të dhënat janë publikuar në raportin Transparency, i cili që prej vitit 2013 regjistron kërkesat e qeverive ndaj rrjetit social.

Raporti ka të bëjë me tema të nxehta si urrejtja, mashtrimet kompjuterike, terrorizmi, pornografia, profilet false dhe dhuna. “Facebook” ka konfirmuar gatishmërinë për të çuar në 20 mijë numrin e revizorëve dhe inxhinierëve që do të bëhen pjesë e stafit të Inteligjencës Artificiale për të “gërmuar” në këto të dhëna.

Përveç materialeve spam dhe llogarive të rreme, rrjeti ka hequr 3 milionë materiale që kanë të bëjnë me dhunën dhe ka 2.5 materiale të tjera që nxisnin urrejtjen.

Po ashtu, 1.9 milionë materiale të lidhura me propagandën e ISIS-it dhe 21 milionë materiale me përmbajtje pornografike janë hequr nga rrjeti.

Sipas Raportit të Transparencës, në gjysmën e dytë të vitit 2017, kërkesat e qeverive drejtuar “Facebook”-ut janë shtuar./TemA

”Raporti i Transparencës”, Facebook ‘heq qafe’ 583 milionë profile false Read More »

Ministri Xhafaj dhe skenarët e komplotit të ngritur kundër tij!

Pas largimit të Fatmirit për shkak të marrëveshjes Rama-Basha për të dorëzuar në tavolinë, pa kushte, në kohë paqe, ministrinë e Brendshme, e kaluara e Fatmirit u harrua. Edhe kur u rikthye në atë ministri pas zgjedhjeve të qershorit, pasoi një periudhë qetësie nga opozita kashi tij.

Shkruan Altin Ketro

Mllefi që kupola e Partisë Demokratike ka treguar ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nisi fuqishëm qysh ditët e para të punës së tij në fillim të vitit 2017 teksa zëvendësonte në detyrë Saimir Tahirin. Për ato dy muaj që ai mbajti atë detyrë të përkohshme, u zbraz i gjithë arsenali i mundshëm i municioneve që dispononte PD-ja.

Gjatë asaj periudhe, kur Fatmir Xhafaj nuk kish ngrohur ende mirë karrigen ministrore, rrjedhimisht nuk kishte ndonjë rekord të dukshëm në luftën e policisë ndaj krimit, lind pyetja se përse u derdh gjithë ajo batare ndaj tij?!

Natyrisht që duke qenë se Fatmir Xhafaj udhëhoqi komisionin që prodhoi Reformën në Drejtësi, ishte një arsye e fortë që ai të goditej për t’i dhënë zemër gjithë koorporatës së drejtësisë se reforma nuk do të kishte efektet që ishin shkruar e zeza mbi të bardhë.

Por, për ta kamufluar skenarin ogurzi, i shpikën të kaluarën, demek komuniste, që trashëgonte Fatmir Xhafaj. Për këtë, u synua në dy drejtime; njëra ku Fatmir Xhafajt i kujtohej e kaluara si hetues i diktaturës dhe tjetra, një foto ku ai kish dalë përkrah Diktatorit në një paradë 1 maji. Për të parën u sajuan dy dëshmitarë të rremë ku pa pikën e turpit fantazonin krime me heqje thonjsh që u kish bërë hetuesi Fatmir.

Kur urdhërdhënësit e kësaj maskarade panë se dëshmitë e dëshmitarëve të rremë nuk përkonin me vitet kur Fatmir Xhafaj kish qenë hetues, hoqën dorë nga ky skenar dhe nga një xhelat, Fatmir Xhafaj papritur na u kthye në një qenie paqësore. Për skenarin tjetër, për ta baltosur me foton përkrah diktatorit, kjo është për të qeshur për dritëshkurtësinë që ka kjo opozitë.

E kam imagjinuar shpeshherë situatën e asaj kohe, duke përfytyruar se si sekretari i rinisë i thotë studentit Xhafaj: “Shoku Fatmir, si një prej studentëve të shkëlqyer të drejtësisë që kemi, je përzgjedhur për t’i dhuruar lule shokut Enver në paradën e 1 majit.” Aty për aty, imagjinoja Fatmirin teksa rrudh vetullat dhe i kthehet sekretarit: “Çfaaaaaarë? Ti po më kërkon t’i dhuroj lule e të takohem me diktatorin Hoxha? Kurrën e kurrës!”

Eh, pas kësaj do të ishin gjendur dy dëshmitarë të rremë dhe i shkreti Fatmir do ishte akuzuar se diku paskësh thënë se: “na mbyti fukarallëku, dyqanet bosh, s’kemi me ç’të mbushim barkun” dhe në bazë të nenit 55 për agjitacion e propagandë do kish përfunduar i pushkatuar dhe ku, as familja e internuar, e askush tjetër, s’do ta merrte vesh se përse u pushkatua në të vërtetë armiku Fatmir. Këtë situatë sillja ndërmend sa herë PD-ja i nxirrte atë fotografi ku i kërkonte me ngulm Fatmirit se përse nuk u bë disident dëshmor në rininë e tij.

Pas largimit të Fatmirit për shkak të marrëveshjes Rama-Basha për të dorëzuar në tavolinë, pa kushte, në kohë paqe, ministrinë e Brendshme, e kaluara e Fatmirit u harrua. Edhe kur u rikthye në atë ministri pas zgjedhjeve të qershorit, pasoi një periudhë qetësie nga opozita kashi tij.

Hëm, por kjo paqe nuk zgjati shumë, sepse Fatmir Xhafaj nisi të udhëheqë me dorë të hekurt e të arrijë rezultate spektakolare në çrrënjosjen e kultivimit e trafikimit të hashashit, por sidomos në goditjen e drogave të forta dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Këtu u riaktivizua sërish skenari i vjetër, me akuza të reja nga të mëparshmet, por të vjetra si ngjarje e të stërditura prej opinionit publik.

Kësaj here lufta nisi në tri fronte që kishin lidhje me njëra tjetrën. Targeti i akuzave u bë i vëllai, Agroni. Nëpërmjet emrit të tij ngjarja mori tjetër rrjedhë.

Së pari, u synua të rihapej dosja e akuzave 16 vjeçare për një dënim të të vëllait në shtetin italian. Ministri Xhafaj akuzohet se nuk e ekstradon, ndonëse nuk kemi asnjë urdhër ndalimi ndërkombëtar prej italianëve. Kur vetë këta të fundit nuk e kërkojnë, me çfarë të drejte ti, polic apo prokuror, do t’i vësh prangat?

Cila gjykatë shqiptare do ta mbante nën arrest, qoftë edhe duke pasur një dënim në Itali, kur për ta justifikuar arrestin duhej një procedurë e rregullt ligjore? Italia ka përfaqësinë e vetë këtu, akuzat për atë kanë qenë publike të paktën këto 2 vitet e fundit, dhe po të ishin të interesuar e kërkonin zyrtarisht dhe ai arrestohej sipas ligjit.

S’e kanë bërë, punë e tyre. Kjo nuk do të thotë që pala shqiptare të tregohet më katolik se Papa e ta mbajë nën arrest, apo më keq, ta dërgojë kolipostë në Itali, pa pasur një kërkesë zyrtare prej atij shteti.

Së dyti, nuk dihet se si u “zbulua” një diskutim i hershëm në Komisionin e Ligjeve për një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, ku zoti Xhafaj akuzohej se kish manipuluar aktet. Dyshja e hetuesve me tipare prokurori, Alibeaj-Bardhi, kishin rrëmuar me një parandjenjë të çuditshme në arkivin e Kuvendit dhe na kishin zbuluar se Fatmir Xhafaj ka organizuar një komplot kushtetues me ndryshim aktesh, me qëllim që nëpërmjet tyre të favorizojë të vëllanë për të mos u ekstraduar në Itali.

E gjitha ka të bëjë me një nen i cili sanksionon se askush shqiptar që është dënuar në mungesë, kudo qoftë jashtë shtetit, nuk mund të ekstradohet nëse ndaj tij nuk zhvillohet një proces i drejtë në prezencë të tij. Dakord, shumë bukur. Po e marr të mirëqenë se Fatmir Xhafaj ka komplotuar dhe e ka bërë me ndërgjegje këtë ndryshim në favor të të vëllait.

Vetëm se ka nja tri ditë që dëgjoj në emisionet politike të mbrëmjes analistët tanë që duke cituar vendimin e gjykatave italiane të të tri shkallëve, thonë se Agron Xhafaj është përfaqësuar me avokat të zgjedhur prej tij.

Kushdo që ka qoftë edhe pak kapacitet minimal juridik, e kupton se kur një i pandehur përfaqësohet në gjykim nga një avokat, ai i ka dhënë atij tagrin që të flasë në emrin e tij njësoj sikur i pandehuri të ishte vetë prezent gjatë gjykimit.

Vetëm nga ky arsyetim, rezulton se gjyqi kundër Agron Xhafajt vërtetë është bërë pa prezencën e tij fizike, por jo në mungesë të përfaqësimit të plotë juridik. Kjo do të thotë se neni mbi të cilin ka “komplotuar” Fatmir Xhafaj mund të favorizojë mijëra të tjerë, por jo Agron Xhafajn e as të ngjashëm të tij.

Së treti, u inskenua një audio-përgjim me një “Bashkëpunëtor X” që ishte njëkohësisht, edhe bashkëpunëtor në krim i kriminelit të dënuar Agron, edhe bashkëpunëtor i organizatorit të padënuar Sali. Synimi ishte që të provohej, së paku me zë, që Agron Xhafaj vijon aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, pavarësisht se është nën vorbullën e tornados së akuzave prej politikës.

Nuk dua ta zgjas më tej këtë çështje për sa kohë prokuroria tashmë e ka sekuestruar materialin audio e ka nisur hetimit dhe, njëkohësisht, kemi edhe një kallëzim penal nga i akuzuari që nuk e pranon autencitetin e këtij përgjimi. Çdo hamendësim tani e tutje me teori konspirative, është i pa vlerë përderisa çështjen e kanë marrë në dorë organe kompetente.

Si për ta përmbyllur me fakte këtë shkrim, ku intriga, mashtrimi dhe shpifja po ngrihen në sistem për të rrëzuar një ministër nëpërmjet skenarësh konspirativë, më vjen në ndihmë vetë Sali Berisha i cili, në mbrëmjen e së martës në Studion e Hapur të Eni Vasilit deklaroi se: “targa e makinës Audi të Saimir Tahirit (003), ishte një targë shtetërore e policisë me të cilën lëviznin Habilajt e prandaj policia s’i ndalonte dot”!!!

Për analogji, edhe unë mendoj se çdo targë me nr. 007 i përket agjentëve të shërbimit sekret, por nuk e them dot se më vjen turp ngaqë do më marrin për të luajtur mendsh. Gjithsesi, ky zhvillim është shumë domethënës, pasi kemi një element të ri që e kriminalizon rëndë Saimir Tahirin. Prandaj dëshmitari Berisha duhet thirrur nga prokurori Hajdarmataj që të japë shpjegime për aq sa ka dijeni.

Tashmë kushdo është i interesuar se, si përfundoi një targë policie në një makine private të ministrit të cilën më pas e përdorën edhe trafikantët e drogës?! Se, po e trajtuam edhe këtë sikur s’ka thënë ndonjë gjë të madhe, atëherë skenarët e tipit “Bashkëpunëtori X” që s’e tregojmë pasi na e vrasin, do t’i kemi të përditshëm për çdo ministër të cilëve Berisha u ka vënë syrin për t’i rrëzuar.

Komploti kundër Fatnir Xhafajt dita ditës është duke u zbërthyer. Ajo që i kërkohet çdo shqiptari është që t’i japë mbështetje ministrit Xhafaj, me qëllim që buzëqeshjen që krimi i organizuar ka nisur të ndjejë, t’ua ngrijmë në buzë./TemA

Ministri Xhafaj dhe skenarët e komplotit të ngritur kundër tij! Read More »

Izet Haxhia letër dashurie nga burgu: Kokëkashta ime, do martohemi!

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berishës, Izet Haxhia, nga qelia e burgut i ka bërë propozim për martese të dashurës së tij.

Haxhia i ka shkruar një letër dashurie nga qelia e burgut 302, ku ai tashmë ndodhet pasi ju dorëzua autoriteteve shqiptare nga Turqia, për vrasjen e Azem Hajdarit.

Teksa i shpreh dashurinë me fjalë të mëdha, Haxhia i premton se do të martohen bashkë, kudo që të ndodhen. Izet Haxhia ja ka dhënë letrën avokatit të tij, i cili e ka bërë publike. Në letër, Izet Haxhia nuk harron të falenderojë personat që po e mbështesin në betejën e tij për t’i shkuar deri në fund të vërtetës së tij. Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Azem Hajdarit, ndërsa pas ekstradimit në Shqipëri, avokati i tij tha se do të kërkojë rigjykimin e çështjes.

Pas 19 vitesh, Izet Haxhia u rikthye në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998. I arrestuar që në vitin 2006, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij.

Letra e plote e postuar ne Facebook:

“Miq te dashur, ju falenderoj secilin prej jush per perkrahjen. Une do luftoj deri ne fund me Te Vertetat e mia, pa zhgenjyer asnjerin prej jush.Mesazhin kryesor e kam per dashurine e jetes time, shpresoj Te me mirekuptoni…- Dashuria ime! Shpirti im! Jeta ime! Ne kete qeli ku banoj dhe dielli nuk hyn kurre, ti je dielli im, drita ime qe me ndricon shpirtin! Ne kete qeli pa ajer, ti je oksigjeni im, fryma ime!

Nuk ka minute te dites apo Te nates, qe nuk mendoj per ty, qe nuk flas me ty, Te them papushim se sa shume te dua, se sa jetike Te kam, sa te shtrenjte!

Te kam thene me mijera here qe Ti je dashuria ime e jetes, e para dhe e fundit! Nuk ka fjale po Te marresh Te gjithe fjaloret e gjuheve qe ka bota, qe Te pershkruaj dashurine qe ndjej per ty, cdo fjale me duket e varfer.

Thone qe burrat Nuk qajne… Qajne e cfare Te qare. Por lotet qe derdh per ty, Nuk jane lote dobesie, Por lote dashurie dhe malli! Ah, ky malli per ty, qenka gjeja me e veshtire qe duhet te perballoj! Me ka marre malli tmerrsisht shume per cdo gje tenden, edhe per momentet kur me beje hetuesine, dhe une Te pergjigjesha si nje i pandehur i bindur..
Dy javet ne burgjet e Turqise, kane qene jàvet me Te tmerrshme te jetes time, sepse nuk me linin Te flisja me ty, Te degjoja zerin tend, zerin e jetes..

Por u gezova kur mesova qe ti ishe bere e forte, qe kishe mbajtur fjalen qe me dhe ate dite kur u dorezova: qe do beheshe e forte dhe do sheroheshe.. Kush Te ka mbeshtetur dhe respektuar ty ne keto kohe e ne vijim, me mbeshtet dhe respekton Edhe mua! Sepse ne jemi Nje!!!

E di qe e ke dhe do t a kesh shume Te veshtire! Por do ta fitojme edhe kete beteje!
Ti je Heroina ime e pamposhtur!

Ti je Dashuria ime e perjetshme!

Te kam dashur gjithe jeten vetem ty, do Te Te dua deri ne frymen e fundit! Jam i joti pergjithmone! Edhe 1 milion here Te vija ne jete, 1 milion here do Te Te doja vetem ty!
Dhe mos harro: DO MARTOHEMI BASHKE, kudo qe te ndodhemi !

Te dua pafund bebi im, magjia ime, mrekullia ime, Dashuria ime e Paster dhe Hyjnore!
Te puth fort me mall, kokekashta ime e bukur!

M i pershendet Te gjite miqte e mi!

Izet Haxhia,
Burgu 302,
Tirane,
Shqiperi.

Izet Haxhia letër dashurie nga burgu: Kokëkashta ime, do martohemi! Read More »

Nga sot, besimtarët myslimanë nisin muajin e begatë të Ramazanit !Ja DISA DOBI TË AGJËRIMIT …

Nga sot, besimtarët myslimanë nisin muajin e begatë të Ramazanit.

Për 30 ditë me radhë besimtarët në të gjithë botën do të agjërojnë. Agjërim i cili për 1 muaj i afron myslimanët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit. Veç ngrënies në këtë muaj ka kufizim edhe për marrëdhëniet bashkëshortore.

MUAJI i BEKUAR i RAMAZANIT

Ramazani vjen me rrjedha kuptimesh dhe emocionesh, që ujisin zemrat e thara dhe të etura, duke e favorizuar botën e brendshme të njerëzve për kuptime dhe koncepte të reja. Në ditët, orët dhe minutat e këtij muaji të bekuar, zemrat bëhen aq të kthjellëta dhe arrijnë kaq thellësi shpirtërore, saqë njerëzit kurrë nuk dëshirojnë të largohen nga atmosfera e tij paqësore. Në këtë mënyrë, këta njerëz të përkohshëm arrijnë në gradën e qenieve të përjetshme, ndërsa çdo sjellje e tyre, e programuar sipas shpirtit të tyre të adhurimit, arrin vlera ceremonish parajsore.

Për të vëmendshmit e këtij muaji, iftaret mbushen me ndjenjën e adhurimit dhe thuajse bashkëngjiten me teravitë; syfyret ndërthuren me namazin e natës dhe marrin pjesë prej afrimit me Mëshirëplotin; rrugët mbushen me udhëtarët e xhamive, faltoret oshtijnë si Qabja me tekbire; tregjet sikur kthehen në faltore dhe faltorja vetë sikur shndërrohet në Qabe.

Çdo zë, çdo lëvizje, çdo hap dhe çdo veprimtari në këtë muaj, në mënyrën e tyre, na bëjnë të ndihemi pjesë e spiritualitetit të Ramazanit. Ndërsa mundohemi ta përjetojmë atë thellë në gjokset tona, ky muaj, me momentet më të zjarrta, na dhuron ndjesi e emocione të veçanta. Duke i ofruar shpresë e vullnet “etjes” së zemrave tona, ai iu rikthen gëzimin syve të përlotur dhe buzëqeshjen fytyrave të brengosura.

Prandaj, nuk duam kurrsesi që Ramazani të largohet; nuk duam por, sikurse çdo gjë që vjen duhet të ikë kur t’i vijë koha, edhe ai, si një i ftuar gëzimsjellës, vjen e, pasi qëndron njëfarë kohe, largohet. Pas tij vjen Bajrami, si kurorëzuesi i vetëm i gjithë pasurive të këtij muaji magjepsës.

AGJËRIMI i RAMAZANIT

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

AGJËRIMIN E PRISHIN:

Marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi deri në perëndim të diellit.
Ngrënia, pirja apo përdorimi i ilaçeve.

Pirja e duhanit, thithja me qëllim e tymrave, avujve, etj.
Përtypja e çamçakëzit.
Hyrja në trup e diçkaje nga goja, hunda, veshi, etj.
Dalja e gjakut nga goja dhe gëlltitja e tij.

Si për çdo adhurim, edhe për agjërimin e Ramazanit, që kryhet një herë në vit, ka një sërë rregullash që duhen respektuar. Këto rregulla kanë të bëjnë me tri loje situatash në të cilat gjendet personi që agjëron:

Situatat që e prishin agjërimin, por kërkojnë vetëm zëvendësimin e tij. Këto situata ndodhin kur agjëruesi, pa dashje ose me shkujdesjen e tij, ose duke gabuar pa qëllim, e prish agjërimin. Në këto lloj rastesh, personi kompenson vetëm atë ditë pas Ramazanit.

Situatat që e prishin agjërimin dhe kërkojnë edhe zëvendësimin edhe dëmshpërblimin e tij. Kjo ndodh kur agjëruesi e prish agjërimin pa arsyet e caktuara, me qëllim e vetëdije të plotë. Kush e prish me qëllim agjërimin, duhet të agjërojë ditën ose ditët që ka prishur, si dhe gjashtëdhjetë ditë radhazi pa ndërprerje si shpagim. Në pamundësi të kësaj, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.

Situatat që nuk e prishin agjërimin kur ndodhin në harresë. Kur agjëruesi e prish agjërimin në harresë e sipër, prej tij nuk kërkohet gjë tjetër përveç vazhdimit të agjërimit.

DISA DOBI TË AGJËRIMIT

i kujton njeriut takimin me Zotin.
E lartëson në nivelin engjëllor.
i mëson vlerën e të mirave.
E edukon të bëjë ekonomi.
i maturon shpirtin.
i vë fre egos.
E mbron nga mëkatet.
i mëson respektin ndaj amanetit.
i mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.
E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.
i mëson durimin.
E mëson të përballojë shqetësimet.
i mëson bindjen dhe rregullsinë.
i siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.
i kujton gjendjen e të varfrit.
Parandalon lypjen.
i jep pushim trupit.
Rigjeneron trupin.
E mbron trupin nga sëmundjet.

NATA E KADRIT

Nata e Kadrit është njëra prej netëve të Ramazanit. Ajetet kuranore dhe fjalët e të dërguarit të Allahut, që flasin për të janë të shumta. Rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon te zemrat e njerëzve, e tregon fakti që, pothuajse i madh e i vogël, e agjërojnë ditën që i paraprin Natës së Kadrit.

Allahu në Kur’an thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) Natën e Kadrit. E ku e di ti se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e dobishme se njëmijë muaj. Atë natë zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit” (Kadr, 1-5).

Fjala “kadr” do të thotë fuqi, sundim, nder, vlerë, caktim. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë në Kur’an saqë nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument që tregon për vlerën e lartë të kësaj nate. Asnjë natë nuk krahasohet për nga vlerat, mirësitë dhe begatitë me Natën e Kadrit, sepse Zoti xh.sh. nëpërmjet ajetit të cituar pohon se ajo është më e vlefshme se njëmijë muaj (rreth 83 vjet). Në një ajet tjetër Zoti Fuqiplotë përmend natën në të cilën është zbritur Kur’ani, ku thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne deshëm t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm” (Duhan, 3).

ZEKATI

Zekatin e kanë obligim personat që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Të jetë mysliman dhe të gëzojë liri të plotë.
Të jetë i shëndoshë mendërisht dhe të ketë hyrë në moshën e pubertetit.

Të ketë pasuri të mjaftueshme për të dhënë zekatin (sipas

Islamit, kjo është pasuria që mbetet pas plotësimit të nevojave

bazë dhe pagesës së borxheve).

Ai që zotëron pasuri sa kjo masë, një herë në vit, pasi të kalojë

një vit hënor (354 ditë) nga momenti kur e ka zotëruar këtë

pasuri, duhet të japë 2.5% ose 1/40-tën e saj.

KUJT i JEPET ZEKATI

Zekati i shpërndahet këtyre kategorive:

Të varfërve dhe të dobëtëve që kanë nevojë për shërbim.
Atyre që kanë borxhe e nuk mund t’i shlyejnë.
Udhëtarëve që u janë mbaruar të ardhurat gjatë udhëtimit.
Atyre që janë në rrugë të Allahut (që përpiqen për lartësimin e fesë).
Nëpunësve të zekatit.
Për të afruar njerëzit me realitetin e Islamit.

ME ÇFARË JEPET ZEKATI

Gjërat me të cilat nxirret zekati janë si më poshtë:

Paraja.
Sendet e çmuara si ari, argjendi apo stolitë si perlat, diamantet, etj.
Kafshët si gjedhët, delet, devetë, etj.
Mallrat e tregtisë.

Zekati dhe sadakaja (lëmosha) nxiten në shumë ajete kuranore

dhe thënie profetike, ku bamirësve u premtohen shpërblime të

mëdha si në këtë botë edhe në tjetrën.

SADAKAJA E FITRIT

Sadakaja e Fitrit është një nga detyrimet që duhet kryer brenda hapësirës kohore të Ramazanit. Me të obligohet çdo mysliman, pa dallim moshe a gjinie.

Qëllimi i këtij adhurimi është pastrimi i agjëruesit nga mangësitë dhe pakujdesitë e tij gjatë Ramazanit. Ajo llogaritet që të jepet në një sasi të caktuar për çdo pjesëtar të familjes. Kjo sasi duhet t’i jepet një njeriu vërtet në nevojë. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Shpëtojini ata (të varfrit, nevojtarët) në këtë ditë.” Pra, nëpërmjet kësaj sadakaje, krijohet mundësia që bajramin ta festojnë të gjithë bashkërisht.

Koha e dhënies dhe e pranimit të saj është deri para faljes së namazit të bajramit. Nëse jepet më pas, nuk konsiderohet si Sadaka e Fitrit, por si një lëmoshë e thjeshtë.

Vlera e sadakasë nuk matet me sasinë e dhënë, por me gëzimin që ajo sjell te një zemër e lënduar.

Vlera minimale e Sadakasë së Fitrit e përcaktuar për këtë vit është 200 Lekë.

Nga sot, besimtarët myslimanë nisin muajin e begatë të Ramazanit !Ja DISA DOBI TË AGJËRIMIT … Read More »

Fshati digjet, Likja krihet…!

Hall i madh e ka zënë Presidentin tonë, Ilir Meta.

Ndërkohë që qeverisë po i tronditen themelet me lajme krimi, droge, përgjimesh dhe pasigurish që reflektohen në çdo qelizë të shoqërisë, Presidenti mundohet të japë imazhin e njeriut që ndjek i qetë punën e vet.

Në fakt reforma në drejtësi ka nisur të fryjë me erëra të forta dhe çifti Meta-Kryemadhi janë në sy të këtij cikloni.

Si dy njerëz të sprovuar në botën e krimit, ata kanë nisur të marrin masat – sipas tyre – për t’i shpëtuar ditës së gjykimit të madh edhe pse gjasat janë të pakëta për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare.

Por çfarë bën Likja për t’i hedhur sy publikut, atij pak publiku që e ndjek?

Kalon ditën në Cërrik gjoja për të përkujtuar 75 vjetorin e Batalionit partizan të Dumresë kur në fakt qëllimi është që, përveçse të rrijë sa më larg tallazeve të Tiranës, po mundi edhe të kapë ndonjë kockë për tu lëpirë.

“Rastësisht” na kanë qëlluar  në Cërrik dje edhe vajzat që sivjet konkurojnë për Miss Shqipëria.

Dhe çfarë bën Presidenti?

Natyrisht i lë të gjitha punët, harron hallin e vet, fatin që e ka të varur në fije të perit, përshtjellimet e aktualitetit dhe fillon e lëngëzon.

S’ka faj xhanëm se, dihet që femrat janë pika e dobët e Presidentit të Shqipërisë.

E siç ia do puna një burri xhentil, Likja pasi ka kënaqur sytë (se më shumë nuk ia mban), ka begenisur vajzat e reja, u është avitur sa ka mundur duke shtyrë kështu disa orë siç ia do zemra. Se, vesi del me shpirtin, thonë.

Kështu që edhe Likja nuk bën dot ndryshe: ndërkohë që fshati digjet k*** do të krihet, anipse kësaj here zjarri duket të jetë bubulak e do të marrë edhe k*** me vete./Pamfleti.com

Fshati digjet, Likja krihet…! Read More »