Aktualitet

Cilat janë premtimet e pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’

Kryeministri Rama nis mandatin e tij të tretë. Emrat e ministrave tashmë janë zgjedhur. Edhe programi është hartuar dhe përmban objektiva. Por cilat ishin disa premtime të pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’?

Rama premtoi uljen e tatimit mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të pagave, pra të personave me rrogë mbi 150 mijë lek në muaj nga 23 në 18 për qind. Premtimi nuk u mbajt dhe rishikimi i gjithë skemës së tatimit progresive është premtuar tashmë për në mandatin e tretë. Përveç kësaj, në vitin e fundit të mandatit të dytë barra e taksave dhe burokracive u shtua me detyrimin ndaj të dypunësuarve për t’u vetëdeklaruar.

Një premtim i mbajtur ishte ai për të lehtësuar barrën tatuese të shtresës më të lartë të shoqërisë, pra personave që janë aksionerë në kompani të mëdha, që në momentin kur tërheqin fitimet (dividentin) tashmë paguajnë vetëm 6 për qind, nga 15 për qind që ishte kjo taksë para këtij ndryshimi.

“Rama 2” premtoi gjithashtu ndihmë për familjet e reja për bleren e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për strehim. As ky premtim nuk u mbajt. Skema e vetme për strehimin e kësaj kategoria është ajo përmes kredive të buta që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

Te kategoria e premtimit të pambajtur mund të përfshihet edhe ai për uljen e borxhit në 60 për qind të PBB-së. Borxhi aktualisht është mbi 80 për qind dhe jo vetëm nuk u ul, por u rrit, ndikuar nga tërmeti dhe nga pandemia, dy goditjet që devijuan prioritetet e qeverisjes.

Gjithsesi, në buxhetin për këtë vit, ministria e Financave parashikon që borxhin të fillojë brenda këtij viti kurbën rënëse, të paktën me 2 për qind brenda këtij viti dhe rënien poshtë 75 për qind në fund të vitit të ardhshëm.

Cilat janë premtimet e pambajtura të qeverisë ‘Rama 2’ Read More »

Reagimi i bujshëm i ish kryeministrit Berisha, ja çfarë paralajmëron: Nga dita e nesërme pasdite…

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nga nesër do të nisë cikli i “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Berisha në postimin e tij shkruan se takimet me domokratët nisin nesër në Tiranë, dhe më pas do të vazhdojnë në të gjithë vendin.
“Njoftim! Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!” shkruan Berisha.
Takimet vijnë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlametar i PD, nga kreu i saj Lulzim Basha. Nesër Berisha do të mbledhe firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin e Bashës.
Kujtojmë që pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nis lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.

Reagimi i bujshëm i ish kryeministrit Berisha, ja çfarë paralajmëron: Nga dita e nesërme pasdite… Read More »

Vendim i rëndësishëm për vendin tonë nga BE/ A do të njihet pasaporta shqiptare e vaksinimit?

Nga sot hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE me të njëjtat kushte si pasaportat digjitale të bllokut.
Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Europës. Shtatë vendime të reja u morën l idhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.
Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën digjitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.
Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën digjitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.
Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders tha: “Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës digjitale europiane ndaj Coived. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”

Vendim i rëndësishëm për vendin tonë nga BE/ A do të njihet pasaporta shqiptare e vaksinimit? Read More »

Situatë pr oblematike në kufi, çfarë po ndodh me punëtorët shqiptarë

Punëtorët shqiptarë nuk janë lejuar përsëri të kalojnë drejt Malit të Zi. Si punëtorë ditorë, atyre iu kërkohet të bëjnë teste për Covid, të cilat ata thonë se i kanë bërë në Shkodër por Dogana nuk i pranon.
Prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm punëtorët shqiptarë ndodhen në pritje në Doganën e Hanit të Hotit. Kjo është dita e dytë që ata nuk mund të shkojnë të punojnë.
“Na kthyen sot, edhe dje na kanë kthyer. Kërkojnë 20 euro, por 20 euro është dita e punës. E kemi pasur gjithmonë testin, pol icia shqiptare dhe malazeze nuk na lejojnë të kalojmë. Këtu kërkohet testi i zyrave të doganës, por nuk është i përballueshëm”, ka thënë një prej tyre.
Një tjetër është shprehur se po u bëhet presion dhe nga Po licia.
“Unë jam banor nga Shkodra, kam ardhur dje në doganë dhe më kanë kërkuar 20 euro që të kaloja. Kam bërë testin në Shkodër, më thonë që nuk është i rregullt. Na kanë sjellë drejtorin e po licisë të na bëjë pre sion, na kanë sjellë policinë. Ne vijmë për bukë goje këtu. Unë 20 euro marr, si ti paguaj për të kaluar në Mal të Zi? Dje kemi qenë 100 persona me teste të rregullta, të gjithëve na kanë kthyer. Duan teste amerikane, sot e bëra amerikan më kanë kthyer sërish. “

Situatë pr oblematike në kufi, çfarë po ndodh me punëtorët shqiptarë Read More »

Presidenti Meta merr vendimin e b ujshëm për qeverinë ‘Rama 3’

Presidenti Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3.
DEKRETI NGA ILIR META
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,
D e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Presidenti Meta merr vendimin e b ujshëm për qeverinë ‘Rama 3’ Read More »

Rama nderon Merkel me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’

Mirënjohje Publike. Ai i tregoi simbolikën e medaljes kancelares dhe u shpreh se i detyrohet për këtë.
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike,” shkruan kryeministrit në Facebook.
“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i heroit tonë Kombëtar Skënderbe, i cili mbrojti Shqipërinë nga pus htimi e u mbiquajt edhe “Atleti i Kr ishtit”, si mbrojtës i kr ishtërimit. Mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk i doni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton,” thotë Rama në video.

Kancelarja shgprehu falenderimet e veta, duke e cilësuar një nder të madh.

“Faleminderit shumë ! Është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju,” tha kancelarja Merkel pasi mori medaljen.

Rama nderon Merkel me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’ Read More »

Çani: Basha fitoi pikë me përjashtimin e Berishës

Gazetari Arian Çani ka folur në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Ai është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha me përshjashtimin e Berishës ka fituar shumë pikë.
Sipas tij lufta e Berishës me Amerikën është personale, duke thënë se “ai dikujt i ka shkelur në ka llo”.
“Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.
Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.
Është aferë personale, Berisha dikujt i ka shk elur në ka llo. Kjo pritet të dalë. Është shumë e rëndësishme, kjo luf vtë e gringove kundër Berishës, është parimore? Apo ështrë l uftë se Berisha ka pr ishur interes të dikujt?
Lul Basha ka luajtur shumë bukur këto tetë vjet, sikur është Berisha që bën çdo gjë. Me këtë akt ai ka firmosur, kryeministër i ardhshëm, pas 2029.
Ky është një serial që do të shohim gjatë. Basha me aktin e fundit që bëri ndaj doktorit ka fituar shumë pikë″, tha Çani ndër të tjera.

Çani: Basha fitoi pikë me përjashtimin e Berishës Read More »

Merkel pritet me c eremoni nga Rama te P allati i B rigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave, Kancelaren gjarmane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.
Pas mbërritjes në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me ceremoni protokollare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Merkel pritet me c eremoni nga Rama te P allati i B rigadave Read More »