Aktualitet

Plotësoni këtë kusht dhe ikni që sot në Gjermani

Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë shoqata gjermane Bäderverband ka filluar rekrutimin e punonjësve të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikuar të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqërore nga Prishtina për në Mecklenburg-Vorpommern, shkruan Insajderi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit të kësaj shoqate pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të punojnë në Gjermani.

Megjithatë, drejtori i kësaj shoqate, drejtor Marianne Düsterhöft gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punonjësve që do të pranohen.
Për tu bërë pjesë e këtij projekti kosovarët duhet të kenë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen një testi në Gjermani.

Po ashtu, studentët kosovarë pasi të kenë diplomuar duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.

Plotësoni këtë kusht dhe ikni që sot në Gjermani Read More »

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival”

Për herë të parë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, do të presë Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”, nga 20-27 qershor.

Ky festival, përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë tetë ditëve në festival do të jenë të pranishëm DJ të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.

Organizatorët e këtij festivali të muzikës elektronike kanë paralajmëruar shumë surpriza dhe e kanë përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit, si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

“Plazhe me rërë, ujëra kristal të qartë, mikpritje e madhe, ushqim i shkëlqyer dhe disa nga plazhet më të mira të Mesdheut”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës Shqiptare.

Në ditët e fundit të festivalit do të ketë ekskursione të tilla si, rafting në Kanionet e Osumit. Organizatorët shpresojnë që të ftuarit të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit.

Në këtë festival pritet të marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, si vend mikpritës, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi./atsh

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival” Read More »

Vjedhja e dokumentave sekrete, grabitësit u ndihmuan nga brenda prokurorisë

Vazhdojnë hetimet për grabitjen e dokumentave në Durrës.

Grupi hetimor ka hedhur dyshimet se grabitësit janë ndihmuar nga bashkëpunëtore nga brenda organit të akuzës.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se një ndër pistat e hetimit është ajo e bashkëpunimit me punonjës që e njohin terrenin e organit të akuzës, të cilët mund te kenë ndihmuar grabitësit për të realizuar objektivat dhe hyrjes brenda në institucion.

Kjo pasi grabitësit kanë punuar me përpikmëri dhe pa lënë shumë gjurmë apo pa krijuar rrëmujë në ambinetet e brendshme.

Vjedhja e dokumentave sekrete, grabitësit u ndihmuan nga brenda prokurorisë Read More »

Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat, Ajo kërkon ndihmë për operacionin…

Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat si pasojë e një sëmundje që i ka krijuar paralizë në të gjithë trupin. Drita Zekaj thotë se është diagnostikuar me Encefalit dhe sëmundja përparon çdo ditë e më shumë, duke i shkaktuar paralize të pjesshme edhe në dorën e djathtë. Dhimbjet nuk e lejojne të ulet në karrike me rrota. Nëna e një vajze 10 vjec, e braktisur nga bashkëshorti pas shfaqjes së sëmundjes kërkon ndihmë që të mund të kryejë ndërhyrje kirugjikale për transplant të palcës.

Drita Zekaj: Ekziston mundësia e kurimit në një shtet tjetër. Operacioni kushton mbi 70 mijë euro. Sepse duhet të bëhet transplanti i palcës. Prej 2 vitesh jam ndarë nga burri. Edhe nëna e 30 vjeçares apelon për ndihmë për shërimin e të bijës, e cila rëndohet çdo ditë e më shumë.Zenepe Zekaj: Kush të ketë mundësi të verë dorën në zemër si për fëmijën e tij se ka dhe një fëmijë për të rritur. Shteti nëse ka mundësi mos na i lërë kështu. Të vetmet të ardhura për 30 vjecaren e sëmurë, janë pensioni i dy prindërve, ndërkohë që thotë se ndërhyrja për diagnozën e Encefalitit kushton të paktën 70 mijë euro.

Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat, Ajo kërkon ndihmë për operacionin… Read More »

Krimet e Rënda nisin kontrollin e pasurive të Agron Xhafajt, audiopërgjimi për ekspertim jashtë vendit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë regjistrimin për procedim penal në lidhje me audio-përgjimin e shfaqur nga PD.

“Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal”, thuhet në reagim.

NJOFTIM NGA PROKURORIA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video.

Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit.

Gjithashtu njoftojmë se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë.

Krimet e Rënda nisin kontrollin e pasurive të Agron Xhafajt, audiopërgjimi për ekspertim jashtë vendit Read More »

Tortura: Çdo të ndodhë në Shqipëri nga 27 maji në 1 qershor? Merr fund ankthi, sapo na dhanë përgjigjen!

Dita e sotme u karakterizua nga një mot i qëndrueshëm, me temperatura të larta, por sipas metereologut Todi Marku, gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës në vijim pritet që pjesa e parë e ditës të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja me shi.

Për Report TV, Marku shprehet:
“Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike”.
Por, një mot me kapriço si ky i pranverës do të na sjellë dhe temperatura të larta. Në fundjavë Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.

Ai shton:
“Në ditët në vijim, për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan, presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale. Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave”.
Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.

Nga data 27 Maj deri në 1 Qershor, Shqipëria do të ketë temperatura ekstremisht të larta.

Tortura: Çdo të ndodhë në Shqipëri nga 27 maji në 1 qershor? Merr fund ankthi, sapo na dhanë përgjigjen! Read More »

PD ‘del blof’ me audio- përgjimin, kamerat e sigurisë nuk tregojnë asnjë takim të tij me “Babalen”

Rriten dyshimet sa i takon audio-përgjimit të publikuar nga PD për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj. Dy ditë më parë oficerët e policisë gjyqësore edhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbarkuan në Vlorë për të vërtetuar pretendimet e Albert Veliut. Nga verifikimet e deritanishme, hetuesit e Krimeve të Rënda nuk kanë mundur të gjejnë pamje filmike të takimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm në një lokal në Vlorë.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka pamje të ditës kur pretendohet të jetë realizuar përgjimi i bisedës mes “Babales” dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë prej pasdites të së martës, Prokuroria për Krimet e Rënda zotëron materialin origjinal të përgjimit, si edhe mjetin me të cilin është realizuar përgjimi. Ato u dorëzuan në prokurori nga ana e gazetarit, Jetmir Olldashi, autori i investigimit gjatë të cilit u realizua përgjimi.

Burimet jozyrtare konfirmuan se ekspertimi i audiopërgjimit për të identifikuar nëse zëri në të i përket Agron Xhafajt do të realizohet në një laborator jashtë vendit, pa dhënë detaje për emrin. Prokuroria do të vendosë në dispozicion të laboratorin që do të kryejë akt-ekspertimin edhe regjistrimet audio të zërit që i janë bërë për llogari të hetimit Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

Dy ditë më parë, gazetari Jetmir Olldashi, i ftuar dje në një studio televizive, ka dhënë të tjera detaje në lidhje me audio-përgjimin Xhafaj-Veliu. Olldashi ka thënë se intervista e Albert Veliut ka pasur edhe ironi. Këtu hyjnë deklaratat e Veliut për varfërinë e tij. “Unë e kam thënë dhe herë tjetër, mua më është dukur ironi vlonjate intervista e Veliut. Sepse po ta shikosh, ai tregon dhe motivet, por ai ka bërë ironi. “Jam hallexhi etj”, janë mesazhe të koduara të botës së nëndheshme.

Nuk e kam verifikuar dot prezencën e Agron Xhafajt, se nuk isha prezent”, tha Olldashi. Më tej, Olldashi ka folur edhe për arsyet që e kanë shtyrë ta çonte investigimin e tij tek PD. “Misioni ynë si gazetar përfshin investigimin dhe mbi prokurorinë dhe policinë, si mund t’i drejtohesha policisë. Misioni ynë nuk është zbatimi i ligjit por dalja e të vërtetës. Nuk e di nëse PD i ka bërë verifikimet. Unë jam përpjekur të distancohem pasi kam dorëzuar materialet. Më kishin ngelur në dorë dhe s’kisha ç’t’i bëja dhe mendova se PD-ja mund t’i përdorte më mirë”, ka thënë Olldashi./SOT

PD ‘del blof’ me audio- përgjimin, kamerat e sigurisë nuk tregojnë asnjë takim të tij me “Babalen” Read More »