Aktualitet

Incidentet në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar, mes tyre shefi i Njësisë Operacionale

Nga protesta e opozitës mesditën e sotme përveç kryeredaktorit të ‘RD’ mbetën të lënduar edhe tre protestues të tjerë dhe gjashtë efektivë policie. Report Tv sjell pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë ku efektivët morën ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.

Mes gjashtë efektivëve që janë të lënduar është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për Report Tv është shprehur se po ekzaminohen.

Janë duke u ekzaminuar katër efektivë policie, shprehet Bushi.

Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ‘RD’ por nuk u ndal për te policët që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës.

Incidentet në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar, mes tyre shefi i Njësisë Operacionale Read More »

Rama tallet me Bashën: “Babaleprotestë” qesharake, faleminderit ju demokratë që refuzuat

Kryeministri Rama ka reaguar per here te pare pas protestes se opozites, e cila fillimisht para zyres se tij e mandej te Ministria e Brendshme, kerkoi largimin e Xhafajt dhe qeverise se Rames.

Kryeministri ka falenderuar gjithe demokratet, qe sipas tij, edhe pse nuk duan ta shohin me sy qeverine, e refuzuan thirrjen e Bashes dhe opozites per ne proteste.

Postimi i Ramës

Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë

Rama tallet me Bashën: “Babaleprotestë” qesharake, faleminderit ju demokratë që refuzuat Read More »

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, këto janë pamjet që la tubimi i dhunshëm i protestuesve (Fotot)

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar protesta e opozitës e thirrur nga opozita e bashkuar PD-LSI. Kojo protestë nisi rreth orës 11:10 dhe zgjati fiks 2 orë.

I vetmi që foli në protestë ishte Lulzim Basha dhe me të mbaruar fjalën e tij ai iu bëri thirrje protestuesve që të drejtoheshin drejt Ministrisë së Brendshme, aty ku ata u konfrontuan fizikisht edhe me efektivët e policisë.

Por pas largimit të protestuesve, këto janë pamjet që la sot protesta e opozitës.

Protesta  ishte lajmëruar ditë më parë nga opozita, ku këta të fundit kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. /Pamfleti

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, këto janë pamjet që la tubimi i dhunshëm i protestuesve (Fotot) Read More »

Dibranët e thonë hapur fare: “Vitin tjetër do mbjellim drogë”

Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre.

Ata fajësojnë shtetin që sipas tyre nuk iu ka krijuar kushte për treg, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet./Pamfleti

Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Dibranët e thonë hapur fare: “Vitin tjetër do mbjellim drogë” Read More »

Pretenduan se kryeradaktori i RD-së u dhunua nga policia, pamjet tregojnë të kundërtën. I turren me gurë (Video)

Ditën e sotme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike u tha nga kjo forcë politike se kryedaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi u qëllua nga policia në krye të detyrës.

Por në videon e publikuar më poshtë rrëzohet pretendimi i PD-së, pasi Kasmi është goditur me gurë në kokë nga protestuesit në momentin që po sulmonet ata. Në këtë video ai shfaqet si një ‘’huligan’’ dhe jo si gazetar.

Opozita protestoi ditën e sotme në shesh; në fillim para Kryeministrisë ku mbajti një fjalim kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe më pas protestuesit iu drejtuan ministrisë së Brendshme ku tentuan të çanin gardhin e policisë dhe të futeshin brenda godinës, por pa ja arritur qëllimit./Pamfleti

Pretenduan se kryeradaktori i RD-së u dhunua nga policia, pamjet tregojnë të kundërtën. I turren me gurë (Video) Read More »

Jul Deda shpërthen ndaj Bashës: Pse i thërret njerëzit dhe u thua “lere, lere se boll”?

Ai ka treguar se është demokrat dhe ka marrë pjesë në të gjitha protestat e Partisë Demokratike, por njëkohësisht e ka treguar hapur edhe kundërshtinë që ka ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Julian Deda ka qenë edhe sot i pranishëm në protestën e zhvilluar në bulevard dhe ka reaguar pasi Basha qetësoi turmën dhe u kërkoi protestuesve të largoheshin e të mos vepronin me dhunë.

Duke e cilësuar Bashën si një person me aftësi gjenetike për të shuar zërin e revoltuar të shqiptarëve, Juli shton pyetjen se kush është ai person mizerabël që e këshillon.

Deda shkruan në Facebook:
Nuk e marr vesh, pse?
Pse mor zoteri i terheq njerezit ne momentin me te mire?
Pse ke nje aftesi genetike per te shuar edhe ate pak ze te revoltuar, qe i del njerezve nga shpirti.
Pse i therret njerezit ne proteste dhe pastaj i thuaj:”lere, lere se boll”?
Pse nuk i le njerezit te lire te shprehen, te protestojne, te revoltohen.
Pse, pse, pse….kush dreqin eshte ai njeri mizerabel, qe te keshillon.?!?!?
P.s. Solidaritet me gazetarin Bledi Kasmi./Pamfleti

Jul Deda shpërthen ndaj Bashës: Pse i thërret njerëzit dhe u thua “lere, lere se boll”? Read More »

“Iku se nuk e duronte dot vapën, ty Bledi miklimet nuk të rrisin vlerën”

Që protesta do ishte një dështim, këte e dinte dhe vetë Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta. Tek protesta pashë demokratë të ndershem, që ishin nga fundi, pashë maskarenj që ishin në krye. Realisht duhet të ishte e kundërta.
Shkruan Ilirjan Blloshmi

Në një protestë, nuk ka rëndesi numri i pjesëmarresve, nuk ka rendesi statistika, Fathi Tehrim ka thënë: “statistikat, pjesmarrja, numrat janë si minifundet që veshin gratë, tregojnë shume por jo gjithçka”. Pra rëndesi në nje protestë ka sbolika.

E kjo protestë kishte një super simbolike. Kjo proteste ishte dështuar jo për numrin e njerëzve, ishte e dështuar sepse, nuk u ngrit në nivelin e saj. Dmth erdhi, foli, iku. Pastaj u fut tek selia e PD-së. Pra bertiti, Rama ik, Xhafaj ik, realisht iku vete se nuk duronte vapen.

Për Bledi Kasmin!

Kasmi vjen nga një familje e djathtë, vetë Kasmi është një person i formuar, mund të punonte kudo me një rrogë më të mirë. Por jo, Bledi ka zgjedhur të ndjekë parimet e tij të djathta, ka zgjedhur te ndjeke parimet e të parëve te tij. Ka zgjedhur të jetë i djathtë ashtu si babai, gjyshi, e këtu Bledi duhet vlerësuar. Por por….

Është një grup njerëzish që gjoja janë anti- Ramë që sot donin ta bënin pis Kasmin. Përhapen lajmin se Bledi Kasmi ështe goditur ne krye te detyres kur po bënte rapotimet. Kjo i çon ujë tek burimi Ramës. Kushdo që ka punuar qoftë dhe një ditë në gazetë e di se ka një strukture që përbëhet nga Kryeredaktori, zv/Kryeredaktori, Shefi i politikës, me pas vine gazetarët e politkes, sociales, kultures, sportit, është personi që bën redaktimet e shkrimeve dhe në fund është faqosesi i gazetës.

Pra me pak fjale në një dite proteste besoj se e gjithe struktuara e gazetës ka qenë aty. Bledi shërim te shpejt, milkimet që po të bejne disa nuk ta rritin vleren, përkundazi. Bledi sot aty ka qenë si i djathte, jo si kryeredaktor i RD-së.

“Iku se nuk e duronte dot vapën, ty Bledi miklimet nuk të rrisin vlerën” Read More »

“Kë keni frikë, socialitë jeni ju?!”, protestuesit të zhgënjyer nuk i binden Bashës

“Kë keni frikë, socialitë jeni ju?!” me këro thirrje i janë drejtuar protestuesit Lulzim Bashës të irriruar, pas kërkesës së depokratëve për t’u sprapsur nga ministria e Brendshme.

Protestuesit e opozitës mbajnë të rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme prej disa minutash, ndërsa kanë hedhur edhe flakadanë e shashka drejt hyrjes së këtij institucioni.  Nuk kanë munguar as tentativat e turmës së protestuesve, për të çarë kordonin policor, që tashmë është përforcuar me personel të forcave speciale RENEA.

Pavarësisht hedhjes së sendeve të forta dhe tentativave sporadike për të shtyrrë kordonin e policisë, duket se situata vijon të mbetet nën kontroll.

Vetë lideri i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetët Ervin Salianji e Gent Strazimiri, janë angazhuar maksimalisht për të qetësuar turmën dhe për të mos lejuar agravimin e situatës./Pamfleti

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1893744587343380/?t=1036

“Kë keni frikë, socialitë jeni ju?!”, protestuesit të zhgënjyer nuk i binden Bashës Read More »