Xhevria 61-vjeçare përshkon çdo ditë 6 km rrugë për të punuar në landfillin e Durrësit.
E lodhur nga kërkimi i një vendi pune, ky vendgrumbullim mbetjesh urbane është kthyer në të vetmen mundësi punësimi për gruan e pashpresë në prag pensioni. Këtu Xhevria mbledh materiale të riciklueshme.
Por me 200 lekë në ditë që siguron nga puna te plehrat e ka të vështirë të mbajë familjen. Në dyqanet e lagjes e ka emrin në listat e borxheve.
Pas orësh të tëra pune mes plehrash, ndërron rrobat dhe merr rrugën e shtëpisë, ku e pret bashkëshorti, dhe ai i papunë, e bija e ndarë nga bashkëshorti së bashku me mbesën e vogël. Të gjithë varen nga duart e saj. Ndihmën sociale nuk e marrin dot.
Djali i familjes shkon çdo tre muaj të punojë në Greqi për të larë borxhet. 20 vjet më parë familja e Xhevries u vendos në Spitallë të Durrësit për një jetë më të mirë.
Mbi të gjitha, për të patur qasje në shëndetësi, e sot nga mungesa e këtij shërbimi deklarojnë se kanë humbur katër fëmijë, për të humbur së fundi edhe shpresën e dinjitetin mes plehrave.
Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka e vlerësoi vendimin e Lulzim Bashës për të tërhequr turmën e protestuesve të drejtë, pasi sipas tij situata mund të kishte precipituar.
Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’, Paloka tha se punonjësit e policisë kishin shkelur ligjin, pasi në protestë ishin të armatosur, ndërsa shtoi se mund të rrezikonte që ndonjë protestues t’ua merrte pistoletën.
E teksa u pyet nëse mund të kishte viktima, Paloka nuk e mohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se protestuesit që ishin tek Ministria e Brendshme ishin të gatshëm për gjithçka.
INTERVISTA
Teksa ndoqëm intervistën e kryeredaktorit të RD të dhunuar. Si e komentoni ngjarjen?
Bledi ka ardhur gazetar kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët.
Si ishte për ju protesta e ditës së sotme. Edhe nga pjesëmarrja dhe…
Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministra, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk tha dorëheqje.
Në fjalën e tij Basha, se përmendi audio-përgjimi.
Ça lidhje ka kjo..
Me ça objektivi erdhi sot PD në protestë?
Ti bënte të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin që është vënë një ministër i brendshëm të ketë lidhje me drogën. Edhe një njeri i vetëm kur proteston ka të drejtën të thotë të vërtetën.
Ju i keni qejf shifrat për pjesëmarrje,,,,
Sigurisht. Unë vet nuk mund të gjykoj se ishte apo jo më e madhe apo më e vogël.
Ku ishit pozicionuar?
Unë qëndrova në pjesën e qendrës së protestës. Isha dhe tek ministria e Brendshme, në atë pjesë ku ishte pjesa më energjike
A tregoi ‘muskujt’ opozita aty?
Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin.
Mund të kishte viktima?
Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ja merrnin armën.
Në vendin tonë është folur gjithmonë, për një strehim modest të Mek, grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë. Por për herë të parë, në disa pamje ekskluzive të kampit të strehimit të tyre në Shqipëri, CNN zbulon se në fakt bëhet fjalë për një bazë gjigande me stil ushtarak.
Sakaq gazetari investigativ Richard Engel në shkrimin e tij, thotë se kohët e fundit, për grupin Mek me histori terrorizmi, janë paguar me mijëra para në drejtim të ish-ambasadorit të Kombeve të Bashkuara John Bolton dhe Rudy Giuliani, politikan amerikan, ish-kryebashkiak i New York, në mënyrë që të flasin për këtë lëvizje. Investigimi i plotë do të transdmetohet ekskluzivisht sonte në MSNBC (e NBC).
Tashmë John Bolton që gazetari përmend në shkrim, është një ndër këshilltarët më të afërt të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë nacionale.
Bolton është edhe një ndër personat që edhe nga Shqipëria në një vizitë në vitin 2017, kërkoi rrëzimin e regjimit iranian dhe ardhjen në pushtet të muxhahedinëve.
John Bolton ne Tirane vitin e shkuar u thote Muxhahedineve se para vitit 2919 “ne do te festojme ne Teheran” duke shprehur keshtu gjykimin e tij se ne pushtet duhet te vije MEK
Presidenti Trump javët e fundit ka rrëzuar marrëveshjen që u arrit mes Iranit, SHBA-ve dhe shteteve të tjera perëndimore për bllokimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit.
Vendimi i Trump duket se është i qëllimshëm për të rrëzuar regjimin në Iran dhe ta zëvendësojë me muxhahedinët, pasi edhe vendimi për armët bërthamore, nuk është pasuar nga asnjë zgjidhje apo argument alternativ.
Pjesë nga shkrimi investigativ i Richard Engel
Nëse sheh perimetrin duket si një kamp modest, por kur e sheh nga ajri I ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Kush po paguan për të gjitha këto shpenzime!?
Një ish pjesëtar i Muxhahedinëve që jetojnë në Tiranë, Saadalah Saafi, thotë se paratë për MEK vijnë nga shtete të pasura Arabe që janë kundër Iranit. Muxhahedinët u larguan nga Lindja e Mesme falë një pakti me Shtetet e Bashkuara. Ata thotë se duan të drejtojnë Iranin demokratik pas ndryshimit të regjimit.
Por ish pjesëtari Saafi shprehet se grupi në fjalë është i rrezikshëm dhe një kult i dhunshëm i cili abuzon me vetë pjesëtarët e tij.
“Unë personalisht janë torturuar fizikisht dhe jam abuzuar mendërisht prej tyre. Një mik i imi u torturua e më pas u vra prej tyre. Nëse ata i bëjnë kësisoj gjërash vetë ndjekësve të tyre, me siguri ata do t’i tradhtojnë iranianët kur të vijnë në pushtet.
Do të jetë një fatkeqësi absolute dhe jam i bindur se edhe amerikanët do të pendohen për të!” përfundon rrëfimi i ish pjesëtarit të MEK.
Pra kush janë muxhahedinët dhe kush nga rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump i do ata në pushtet?!- pyet gazetari.
Historiku i strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri
Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.
Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në vendin tonë në rreth 750. Ky numër përbën rreth 70 për qind të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të strehuar në vende të treta me ndërmjetësimin e SHBA-ve.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka krijuar të gjitha lehtësitë që muxhahedinët të marrin statusin e azilantëve.
Çfarë është MEK
MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.
Shumica e tyre u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor të pazhvilluar pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi territorin në një qendër me infrastukturë moderne dhe ekonomi të zhvilluar që u njoh si Qyteti Ashraf.
Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, një veprimtari intensive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht, bashkëpunoi ngushtësisht me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.
Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshi atë të SHBA-ve.
Gjatë operacionit ushtarak për rrëzimin e Sadam Huseinit, forcat e koalicionit bombarduan edhe Qytetin Ashraf të cilin e konsideronin bazë terroriste.
Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane dhe muxhahedinët negociuan një pakt paqeje, në bazë të të cilit muxhahedinët dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore civile. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve të Ashrafit iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.
Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, e cila premtoi trajtimin njerëzor të tyre. Pavarësisht premtimit, forcat irakiane ndërhynë brutalisht në Ashraf me qëllim vendosjen e kontrollit të tyre policor në zonë, veprime që hasën rezistencë nga muxhahedinët. Konfliktet çuan në dhunë të armatosur që shkaktoi dhjetra viktima mes muxhahedinëve. Qeveria irakiane filloi persekutimin sistematik të tyre dhe dhunë sistematike për t’i detyruar muxhahedinët të largoheshin nga Iraku.
Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Baghdad.
Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Për këtë arsye, në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Pas protestës së sotme te thirrur nga opozita ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Xhafaj ka falënderuar policinë për mbarëvajtjen e protestës.
Ja postimi:
Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.
Kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi pas largimit të ambasadorëve, bllokimi i Vetingut pengon ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, por nuk ka forcë tokësore që i shpëton nga fati i Nikolla Gruevskit, 3 arsyet madhore se pse nuk ka shpëtim bajlozët e korrupsionit në Shqipëri.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pesëshja keqbërëse dhe anti-kombëtare, po tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi, në fund të mandatit të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët janë kthyer në tmerrin e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo pesëshe mafioze, e cila ka 28 vitet që plaçkit, sundon dhe mban Shqipërinë larg Bashkimit Evropian, shpreson se me largimin e Donald Lu dhe Romana Vahutin do t’i shpëtojnë lakut të drejtësisë që afron, duke bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi.
Me mbarimin e mandatit të Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me anë të fijeve të tyre, kanë bllokuar zbatimin e mëtejshëm të ligjit të Vetingut, i cili po pastron drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, vegla qorre të politikës. Që nga data 10 maj, organet e Vetingut nuk kanë caktuar asnjë seancë gjyqësore për prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë nën kontroll.
Justifikimi për këtë bllokadë është se po bëhet një hetim i thelluar dhe i gjithanshëm për pasurinë se prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë marrë nën verifikim dhe se ky proces po merr shumë kohë. Por pas këtij bllokimi fshihet lëvizja mafioze e kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare për të bllokuar zbatimin e Vetingut. Bllokimi i zbatimit të Vetingut sjell bllokimin e organeve kryesore të parashikuara nga reforma në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Bllokimi i këtyre dy organeve sjell shtyrjen e procesit të ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Këto organe janë edhe tmerri më i madh për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Por, nga këto organe duket se ka frikë edhe Edi Rama. Tre strukturat në fjalë janë projektuar nga amerikanët dhe gjermanët për të shkatërruar korrupsionin dhe krimin në nivele të shumë të larta. Me fjalë të tjera, tre strukturat janë ngritur vetëm për të hetuar, arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare dhe të ushtarëve të tyre.
Duke shtyrë ngritjen e këtyre organeve të frikshme, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me ushtrinë e bashkëpunëtorëve të tyre, kërkojnë që të fitojnë kohë, me shpesën se do të krijojnë ndonjë mundësi që të shpëtojnë nga ndëshkimi i amerikan dhe gjerman. Si mundësi ata shohin afrimin me Rusinë apo Turqinë, ndonjë luftë të mundshme të SHBA në Kore, destabilizimin e vendit, ndonjë luftë në Ballkan apo edhe arratisjen bashkë me familjet dhe paratë e korrupsionit.
Edhe protesta qesharake e ditës së sotme është pjesë e përpjekjeve për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia që po vjen.
Kjo lëvizje mafioze mund të shtyjë në kohë, por nuk e shmang dot fatin e tmerrshëm për kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare. Fati i tyre do të jetë më i tmerrshëm se sa i ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u dënua për blerjen e një makine 600 mijë euro. Krerët e politikës shqiptare kanë një CV shumë më të pasur dhe të larmishme me krime dhe korrupsion, të shtrirë në 28 vite.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi pasi ngritja e Byrorë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot pasi Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk kanë vepruar në kokën e tyre, por kanë zbatuar politikat e SHBA dhe BE në Shqipëri. Pas tyre, do të vijnë dy ambasadorë të tjerë që do të vijojnë zbatimin e të njëjtës politikë.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi sepse ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës mbështet nga më shumë se sa 90 % të shqiptarëve./Pamfleti
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët e lënduar gjatë protestës së organizuar nga opozita këtë të shtunë.
“Treguan maturi, gjakftohtësi në përballimin e tubimit”, u shpreh Ardi Veliu.
Sakaq i pyetur për të lënduarit, Veliu tha se policia do shqyrtojë pamjet filmike nga protesta për të parë nëse ka shkelje nga policia apo protestuesit. “Do jenë pamjet filmike që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo qytetarët”.
Lulzim Basha ishte i super mbrojtur sot teksa lëvizte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës. Gjatë gjithë kohës ai është shoqëruar nga shumë badigardë, të cilët ruanin perimetrin e liderit demokrat duke mos lejuar askënd që të t’i afrohet.
Në foton e shkrepur nga fotografja e BIRN Ivrana Derbishi, duken të paktën gjashtë prej badigardëve të Bashës, ndërsa pjesa tjetër janë në një perimetër më të gjerë, shkruan Albeu.com.
Prej kohësh, në krye të trupës së tij të sigurisë është Florenc Hoxha, ish-kryepolici i shumë përfolur i Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha. Nuk dihet nëse lideri demokrat ka perceptuar ndonjë rrezik, megjithatë duket qartë se masat e marra prej tij janë përtej normales./Pamfleti
Ish-dhëndrri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli është shprehur i pakënaqur mekreun e PD Lulzim Basha sa i takon organizimit të protestës ku siç duket edhe nga pamjet që publikon Ejlli, pjesëmarrja ka qenë e ulët.
Ish-dhëndrri i Topallit kritikon Bashën për zhdukjen e flamurit të PD ndërsa me siguri i pohon se vetë ai do kishte mbledhur për 20 minuta, trefishin e protestuesve që ka mbledhur Basha.
REAGIMI I PLOTË:
Ne jeten time nuk jam ndjere me keq dhe me i zhgenjyer se sa sot. Ku eshte flamuri i PD??? I cove njerezit tek dyert e ministrise dhe i le vetem? Ku je?
Une kam lindur, jam dhe do vdes i djathte. Por partine e pare dhe te vetme demokratike te na e katandisni keshtu? Kete nuk e pranoj!!! Kjo nuk eshte partia demokratike, kjo nuk eshte e ardhmja, kjo eshte e dhimbshme dhe fyese per te gjithe ata qe dikur besuan dhe besojne prap tek kjo force politike.
Kaq njerez sa jane ketu, me kane marre ne tel per te pare finalen e champions sot, mos me shume. Ju drejtohem me dore ne zemer, kur te keni mitingje, me thoni ju lutem, se ju mbledh une per 20 min te pakten 3-fishin, por mos na turperoni keshtu, ju lutem! Une prap e them, RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE!!! Por jo keshtu ?Te duash ta shkaterrosh PD-ne, nuk e ben dot ne kaq kohe rekord qe e keni bere! Momenti i fjalimit te z.Basha. KULMI I MITINGUT!/Pamfleti