Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar nga Hungaria, tha se pala kosovare dëshiron që Serbia ta njohë atë, por kjo nuk do të ndodhë. Vuçiç tha se situata duhet të kthehet si ishte më 20 shtator e më pas mund të vazhdojnë bisedimet.
Kosova ka vendosur reciprocitet të targave të automjeteve ndaj Serbisë. Shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme të Kosovës, ashtu siç bëjnë prej disa vitesh shtetasit e Kosovës kur hyjnë në Serbi. “Ne u thamë atyre, nuk ka pr oblem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo pol icinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë.
Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiç.
Ndërsa Apeli i Posacëm dha sot vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ky i fundit duket të jetë larguar nga Shqipëria.
Referuar burimeve të policisë, gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanËeb’, se ish prokurori Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit. Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i tij i parë, duke të jetë Turqia dhe nuk dihet nëse është larguar prej andej.
Kujtojmë se avokati i ish kryeprokuroria tha në një prononcim për mediat në përfundim të pcoesit, se Adriatik Llalla është në regjim s pitalor, por pa përcaktuar vendndodhjen e tij.
Mësuesja nga Fieri, Loreta Zeqaj ka den oncuar shërbimin në urgjencën e spitaleve që lë shumë për të dëshiruar në ndihmën që u jep pacientëve. Me anë të një postimi në rrjetin e saj ‘facebook’ mësuesja është shprehur e revo ltuar lidhur me shërbimin inekzistent në urgjencën e Fierit.
Ajo thotë se në klinikë mungonte edhe infermieri që mbulonte zonën dhe kritikon organet shtetërore për nivelin e ulët të shërbimit në shëndetësi duke i bërë qytetarët të mendojnë edhe trajtimin privat në shtëpi. Mësuesja thotë se askush nuk i ofroi shërbimin e duhur asaj në momentin kur po ndihej keq në urgjencë dhe për këtë aku zon edhe organet shtetërore të cilat paguhen nga taksat publike dhe nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar sadopak shërbimin nëpër spitale.
Postimi i Plotë i Mësueses, Loreta Zeqaj
Ç’e zë njeriun e shkretë e s’e heq,-thotë populli.Ia dha malit u nda me dysh,ia dha gurit u thër rmua, ia dha njeriut i mbajti te gjitha,- thotë prapë populli.
Shkon te spitali në Ballsh, për të bërë një injeksion venoz, rri dy ore perpara urgjencës së spitalit nën ethet e temperaturës, mbështjellë me shall edhe pse zagushi e pazakontë si kjo fl amë që po na sfilit, kërkon një infermiere, pret për një përgjigje dhe si përfundim merr nje mosperfillje dhe ar rogancë duke nxjerrë jashtë pacientet dhe duke mos ofruar asnjë shërbim me pretendimin se nuk bëhen gjilpëra në spital. Po ku bëhen? Në spital jo, ne poliklinikë mungon infermieri që mbulon zonën. Ku? Ku?(që kuku për ju)Ora e injeksionit po kalonte, pritja vazhdonte e tallja po e po.
Tani po të drejtohem ty o SHTET me ligje te hartuara, te shkruara e te ligjeruara, por te pazbatuara ndonjehere ne dobi të këtij populli. Po te jap një goxha taksë të majme, qe paguhet ajo infermiere e ajo doktorevice “pseudohipokrate”që s’e luan “menderen” nga karrigia, se helbete sapo ka filluar karrierën goca ,hedhur këmba mbi këmbë. Po e them ne gegërishten e kulluar shkodrane se më pëlqen shumë edhe pse jam nga jugu… s’du me i pa ma ftyrën e shë mtume.Po më bën të shoh “Tire Allishverishe” që kërkojne gjysmën e rrogës sime(500 mijë lekëshe) per të ofruar shërbim privat në shtëpi, por nuk mundem t’ia jap sepse më duhet te mbijetoj nga gjithë ajo katastrofë financiare që na shk aktoi Co vidi, ose më mirë me thënë nuk kam dëshirë t’ia jap kur kam spitalin që ke ndërtuar ti SHTET.
Dhe ku, sot, në këtë qytet të vogël, ku ti SHTET i ke ndërtuar një spital me urgjencë dhe kushte optimale per shërbim ndaj popullit, me dy pacientë jashtë, vetem dy dhe shumë parazitë aty brenda(nuk përfshij znj.që meritojnë respekt).Turp, turp, turp!
Tani dy fjalë për gjithë “miqtë e mi virtualistë”me parti e pushtet që koshienca ua drejton gishtin drejt obsionit “like”, por partia ua ben veshët opingë po e bëtë. O largoni sojin e “TIREVE” dhe jepini njerëzve shërbimin që meritojnë, ose boll ngrohët vezë se nuk nxirrni dot zogj. Nuk ka lumë e det t’ju lajë aq pis jeni bërë.Ka plot që e tundin dheun vetëm me një fjalë. Po, po me një fjalë. Dhe le të thotë pastaj infermierja e pa fe “s’ke c’më bën, ankohu ku të duash”
E meqë e fillova edhe po e mbyll me c’thotë populli në kësi rastesh kur kupa e durimit nuk mban më…..”Ju zëntë sëmundja e ligë!”. E thotë populli se unë thashë e ç’nuk thashë sot.
#FatiYnëShpresëEmarrëzi#
Dritan Leli
E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar ple hun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.
I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.
Jam i kënaqur që punët e përditshme i janë lehtësuar, falë rruges. E dë shmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.
Një a ksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.
“BalkanWeb” mëson se një motor ka g oditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë për “BalkanWeb” se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.
Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.
Një e mitur nga Gjilani, ka gjetur ditën e djeshme një kuletë, brenda së cilave gjendeshin para.
Ajo ia ka dorëzuar babait të saj, shtetasit A. N., duke i kërkuar që ta dorëzonte në polici. Lajmi është bërë i ditur nga vetë uniformat blu, të cilat thanë:
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderuar vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur”.
TIRANË
Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen sot nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve sot nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.