Aktualitet

Gramoz Ruçi mbështet artistët e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi: Godina në rrezik, duam rikonstruktim dhe jo shembjen e tij

Gramoz Ruçi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka mështetur artistët e Teatrit Kombëtar. Dje, një përfaqësi e Sindikatave të Artistëve kanë zhvilluar një takim me kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi, në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ata përgjatë tri muajsh kanë qenë në krye të rezistencës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, Kastriot Çipi, Robert Budina, Taulanda Jupi dhe Ervin Bejleri kanë parashtruar të gjitha shqetësimet e artistëve.

Kanë diskutuar që nga Ligji për Artin deri tek godina në rrezik e Teatrit Kombëtar. Për këtë të fundit ata kanë kërkuar bllokimin e të gjitha veprimeve, deri në momentin e një transparence të plotë, kryerjen e studimeve dhe hapjen e konkurseve.

Aktori Arben Derhemi, kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, u shpreh optimist nga ky takim me Ruçin, i cili shprehu mbështetje të plotë për të gjitha propozimet e parashtruara nga artistët.

Ai shprehu keqardhjen që në këto 27 vjet shumë pak është bërë për artin e sidomos për teatrin. Pas këtij takimi, vetë artistët do të angazhohen në hartimin e një projektligji dhe do të forcojnë urat e komunikimit me institucionin e Parlamentit dhe ministren e Kulturës.

Një raport që vetë kreu i Parlamentit premtoi që ta përmirësojë.

LIGJI PËR ARTIN

“Patëm një takim me kreun e Parlamentit, i cili na priti mjaft mirë dhe shprehu mbështetjen e tij pa rezerva dhe në mënyrë të sinqertë. Z. Ruçi pranoi se në këto 27 vjet nuk është bërë asgjë dhe se deri më sot nuk ka pasur politika për artin dhe kulturën”, tregon Derhemi. Sipas tij, përpara Ruçit u shtruan një sërë problematikash, të cilat ai i dëgjoi me vëmendje.

“Një nga shqetësimet tona kryesore ishte Ligji për Artin dhe Kulturën dhe z. Ruçi u shpreh se duhet punuar fort për depolitizimin e artit dhe kulturës. Sipas tij, është paradoksale që drejtorin e TK-së ta vendosë ministri i Kulturës dhe Kryeministri. Sipas tij, duhet të funksionojnë më mirë bordet artistike. Po ashtu na kërkoi projekt-drafte për ligjin në fjalë, në mënyrë që të hartohet një ligj i qëndrueshëm, i cili të funksionojë të paktën për dy dekada. ‘Keni mbështetjen time në mënyrë të sinqertë, pasi ndihem me të vërtet keq që në këto vite nuk kemi bërë asgjë për artin dhe është e trishtueshme të shohësh artistë të varfër’, tha ndër të tjera”.

Po ashtu, artistët ngritën shqetësimin e të ardhurave të TK-së, të cilat me ligj u takojnë teatrit, por derdhen në arkën e shtetit. U diskutua Ligji për Sponsorizimet për mbështetjen e artit dhe kulturës dhe lehtë- sirat që meritojnë bizneset që investojnë në këtë lëmë. Mësohet që regjisori Robert Budina i solli shembullin e Qendrës së Kinematografisë, skema e të cilit ka funksionuar për 20 vjet. Sipas tij, kjo skemë ka qasur në Shqipëri studio të huaja, çka përthyhet në të ardhura, në më shumë vende pune dhe më shumë shërbime. Një skemë që mund të përdoret edhe për teatrin dhe që paratë e investuara për të, të mund të gjenerojnë para të tjera.

GODINA E TEATRIT

Një nga temat më të nxehta të kohëve të fundit ka qenë pa dyshim shembja e godinës së Teatrit Kombëtar. Artistët i kanë kërkuar Ruçit që ajo të mos shembet, por të rikonstruktohet dhe të vazhdojë të jetë funksionale, siç është edhe tani.

“Në lidhje me godinën e TK-së, i bëra me dije kreut të Kuvendit se ajo është funksionale dhe do të jetë e tillë edhe 50 apo 100 vjet të tjerë, nëse rikonstruktohet. Është një rikonstruksion që kushton vetëm 2 milionë dollarë. Meqë shteti nuk ka 30 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër të ri, atëherë le të mbajë këtë që ka, le ta rikonstruktojë dhe ne do të ishim shumë të kënaqur, aq më tepër që është hapur një sallë alternative. Kur të kemi një shtet më të fuqishëm, që të ketë dinjitet dhe dashuri për teatrin, pasi, i thashë, që po kuptojmë që nuk ka dashuri për artin. Ka një lloj arrogance të pakuptueshme, por është e sigurt që ajo nuk pjell asgjë tjetër veç arrogancës. Dhe z. Ruçi ra dakord me këtë. Madje në këtë kontekst z. Çipi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së komunikimit me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk pranon të ulet në një tryezë me artistët, premton për bashkëpunim, por nuk e mban fjalën”.

Siç mësohet, Ruçi nuk është shprehur pro apo kundër shembjes së godinës së TK-së, por artistët i kanë kërkuar që të bllokohet çdo lloj iniciative që ka për synim shembjen e teatrit dhe kjo çështje të rimerret më vonë, kur të jenë bërë studimet përkatëse, të jetë hapur një konkurs dhe të diskutohet me palët e interesit. Në këtë takim, të pranishmit shprehën vullnetin e të gjithë artistëve kundër shembjes së godinës së TK-së.

Gramoz Ruçi mbështet artistët e Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi: Godina në rrezik, duam rikonstruktim dhe jo shembjen e tij Read More »

Ku është Adriatik Llalla? Bajlozët e krimit Berisha- Meta gojëkyçur në ankth burgu

Që prej datës 25 maj Pamfleti ka lajmëruar ndalimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla nga autoritet gjermane. Kanë kaluar pesë ditë dhe heshtja ka pllakosur të gjithë, por askush nuk e përgënjeshtron këtë fakt.

Shkëlzen Berisha me ushtarët e tij mediatik menjëherë pas publikimit të lajmit u përpëlit ta sfumojë duke përgënjeshtruar ndalimin, por pavarësisht përpjekjeve titanike për t’i mbyllur gojën, Adriatik Llalla është i penduar në duart e ndërkombëtarëve.

Organet ligjzbatuese gjermane kanë marrë në pyetje ish kryeprokurorin Llalla, cili është i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Mësohet se Adriatik Llalla ka mbi 6 milionë euro abuzime me tenderat dhe që dje ka filluar procedimi ndaj tij.

Ish Prokurori i Përgjithëshëm Llalla, i vetmi Kryeprokuror i shpallur “nongrata” nga SHBA, është i implikuar dhe në çështje të trafikut të drogës dhe shitje të sekreteve hetimore në këmbim të shumave marramendëse të trafikantëve të fuqishëm.

Tashmë që Adriatik Llalla ka folur për autoritete gjermane-amerikane, ai nuk do të jetë vetëm i pari “peshk i madh”, që do të bie në rrjetë, por do të marrë me vete edhe kupolën që ka diktuar lëvizjet e tij.

Arrestimi i Adriatik Llallës do të jetë fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Shumë shpejt do të dalë në dritë ku jeton Adriatik Llalla në Gjermani dhe në emër të kujt është vila e blerë prej tij. Gjithçka mbetet çështje ditësh…/Pamfleti

Ku është Adriatik Llalla? Bajlozët e krimit Berisha- Meta gojëkyçur në ankth burgu Read More »

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks. 785 mijë euro fitime nga shitja e 8 apartamenteve. Si ndryshuan pronat prej vitit 2003

Zbardhet pasuria e plotë e familjes presidenciale. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet e plota që presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që prej vitit 2003. Një ditë më parë gazeta publikoi të ardhurat e familjes Berisha, ndërkohë që sot po bën të ditura fitimet, banesat dhe pronat e çiftit presidencial. Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij.

Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash.

Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli).

Vlerat e apartamenteve
Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Deri në vitin 2017 zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur po 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Sa i takon pasurisë të deklaruar së fundmi, bie në sy se për vitin 2017 janë pagur 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe. Po ashtu të vetmet të ardhur janë shitja e dy apartamenteve dhe pagat si deputete dhe President. Në ditët në vijim gazeta do publikojë pasurinë e plotë dhe për liderë të tjerë të politikës, nga kryeministri, kreu i opozitës dhe deputetë./Pamfleti

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks. 785 mijë euro fitime nga shitja e 8 apartamenteve. Si ndryshuan pronat prej vitit 2003 Read More »

Surprizon deputeti i PD-së, heq dorë nga rroga për këtë arsye

Mbrëmjen e së martës gazetari Blendi Fevziu publikoi në emisionin ‘’Opinion’’ një kronikë që tregonte rastin e një familjeje me 6 motra jetime nga Kukësi. Ato kishin mbetur në mëshirë të fatit. Disa vite më parë ato kishin humbur të atin, por vetëm pak muaj më parë ato humbën edhe nënën e tyre.

Për 6 motrat nga fshati Surroj situata bëhet edhe më dramatike, pasi ato tashmë janë edhe pa një çati ku të fusin kokën e tyre. Ato jetojnë në një shtëpi me qira dhe nga pamundësia financiare për ta paguar atë, pronari i banesës i ka nxjerrë në qiell të hapur.

Por deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është prekur nga ky rast dhe ka vendosur që rrogën e tij për sa kohë do të ushtrojë funksionin e deputetit t’ua japë motarve nga Kukësi. ‘’Kjo nuk është zgjidhja, por do t’i ndihmojë në përballimin e jetesës’’, u shpreh ai.

Surprizon deputeti i PD-së, heq dorë nga rroga për këtë arsye Read More »

Skenar që luhet mbi kurrizin tonë, nuk ka të ndëshkuar për korrupsion dhe krime

Në 27 vjet demokraci nuk është dëgjuar të ndëshkohet asnjeri, nuk është dëgjuar të futet brenda asnjeri, as për korrupsion dhe as për krime.
Shkruan Denis Kalushi

Profesor i nderuar.

Është e thjeshtë fare. Ne jemi në një teatër të madh ku rolet jane ndarë qe në 1991. Ia kanë gjetur udhën kësaj pune.

Ore kur shajnë dhe i bërtasin njeri tjetrit kaq shumë, kur e akuzojnë njeri-tjetrin për krime apo korrupsion pse nuk ndermarrin ndonjë masë për këtë?

Në 27 vjet demokraci nuk është dëgjuar të ndëshkohet asnjeri, nuk është dëgjuar të futet brenda asnjeri, as për korrupsion dhe as per krime.

Ka gjykat mbipaleshe qe nuk mund ta korruptoje askush….por nuk e bëjnë.

Se bëjnë sepse ky është një skenar ku fitojnë të gjithë ata ne kurrizin tonë. Mjafton t’ia lexosh skenarin me vëmendje që të kuptosh që e gjitha kjo është një shtirje me bazë të një komploti me qëllim marrjen peng të një vendi dhe skllaverimin e një populli te tërë.

Mua me duket absurde që kryetari i opozitës limitohet vetëm me cjerrje fyti dhe statements si te ishte ndonjë zysh filloreje që flet para klasës.

Mir kjo po ku janë kryetarët e partive të tjera opozitare? Gjëkundi!

Media është e limituar vetem te dy pole që krijojnë realitetin fiktiv ne këtë vend.

Gjithkujt i është mbyllur goja me ndonjë vend pune apo lehtësira dhe disa jane nëpër lista pagash të dikujt.

Ato qe mbesin jane militante te poleve te ndryshme që iu është bere truri turli dhe te tjeret jane asnjanës që nuk kanë gjithsesi fuqi te ndryshojnë gjë vetëm.

Kshtu bëhen rrush e kumbulla djersa dhe mundi i gjithë popullit tonë ne Shqipëri.

Ca të tremb është fakti që kjo kulturë e moskokëçarës dhe e lenies ne mëshirë te fatit ka prekur dhe bazen e shoqërisë dhe ska burrë none ta çrrënjosi.

Skenar që luhet mbi kurrizin tonë, nuk ka të ndëshkuar për korrupsion dhe krime Read More »

Pamjet e mrekullueshme nga Veriu i Shqipërisë, Rama tregon videon që askush nuk e priste

Me nje pamje te mrekullueshme te natyres shqiptare ne Alpe ka pershendetur ndjekesit ne rrjetet sociale kryeministri Rama sot.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë përmbledhje në 120 sekonda të transformimit fantastik të Alpeve shqiptare, nga një zonë e harruar, e braktisur dhe e izoluar, në një destinacion të jashtëzakonshëm turistik gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan ai ne FB.

Pamjet e mrekullueshme nga Veriu i Shqipërisë, Rama tregon videon që askush nuk e priste Read More »

Dalin detaje nga mbledhja në “fshehtësi” të plotë e PS-së, çfarë iu kërkoi Rama deputetëve

Partia Socialiste do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb çdo sulmi dhe akuze të opozitës kundrejt mazhorancës qeverisëse. Ditën e djeshme është mbledhur grupi parlamentar socialist nën drejtimin e kryetarit të grupit, Taulant Balla, i cili u ka dhënë një sërë porosish deputetëve të PS, në emër të kryeministrit Edi Rama.

Gazeta “Sot” ka mësuar disa detaje nga mbledhja, edhe pse ajo u zhvillua në “fshehtësi” të plotë. Sipas informacioneve, kreu i grupit ka urdhëruar të gjithë ligjvënësit socialistë që të mos qëndrojnë indiferent ndaj çdo akuze të opozitës kundrejt qeverisë dhe deputetëve të PS, duke iu përgjigjur në kohë.

Po ashtu, mësohet se Balla ka porositur deputetët që të jenë vigjilentë ndaj çdo sulmi të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku iu ka kërkuar që të denoncojnë çdo eksponentë të këtyre partive nëse kanë shkelur ligjin.

Ndërkohë, gazeta mësoi se kreu i grupit parlamentar gjatë fjalës së tij, ka kërkuar nga deputetët që të mos mungojnë në komisionet parlamentare dhe në seancën e së enjtes në Kuvend. Madje, mësohet se ai ka kërkuar që mungesën e çdo kujt, duhet ta justifikojnë, pasi në të kundërt do merren masa disiplinore. Një tjetër porosi që Balla ka adresuar ndaj deputetëve në emër të kryeministrit Edi Rama ka të bëjë me integrimin.

Mësohet se ai ka urdhëruar të gjithë ligjvënësit që deri në dhënien e vendimit nga ana e vendeve të Bashkimit Europian, kushdo duhet të lobojë fuqishëm për Shqipërinë, në çdo takim që mund të kenë me deputetët apo zyrtarë të BE-së. Sa i takon protestës së opozitës, mësohet se Balla e ka ironizuar atë, duke thënë se populli braktisi Bashën, sepse e do gjithmonë në minorancë.

Dalin detaje nga mbledhja në “fshehtësi” të plotë e PS-së, çfarë iu kërkoi Rama deputetëve Read More »

Ekskluzive/ Raporti tronditës, ja drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë

Ogerta Manastirliu në krye të listës, ndiqet nga drejtorët e Tatimeve, Burgjeve dhe Postës, nuk mungon bajlozi Qazim Sejdini, njeriu i Koço Kokëdhimës Endri Puka dhe disa hajdutë të Monika Kryemadhit

Pas dhënies me koncesion për disa dekada të shërbimeve jetike, pronave dhe pasurive më të rëndësishme publike, tenderat janë skema e dytë, përmes së cilës qeveria e Edi Ramës vjedh masivisht buxhetin e shtetit. Çdo vit, sipas raporteve të KLSH, vidhen 1/3 buxhetit të shtetit, i cili përbëhet nga taksat e të gjithë shqiptarëve.

Po cilët janë drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë me tendera? Për organet që vjedhin më shumë me tendera, për herë të parë, ka një raport, i hartuar nga Komisioni i Prokurimit Publik. Ky komision është një organ ka për detyrë të shqyrtojë ankesat për dhënien e tenderave dhe koncesioneve. Komisioni ka bërë renditjen e ministrive dhe të drejtorive për të cilat ka pasur më shumë ankesa në dhënien  e tenderave dhe koncesioneve, dhe që ankesat kanë rezultuar të ligjshme.

Pjesë e kësaj liste janë dy ministri, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ogerta Manastirliu dhe ministrit e Brendshme e drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Në krye të listës për abuzimeve qëndron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nën drejtimin e Vasilika Vjeros. Më pas vjen Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e drejtuar më parë nga Artur Zoto, i dënuar me 5 vite burg për korrupsionin.

Pjesë e listës është edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nwn drejtimin e Eduard Ahmetit. Lista vijon me Albpetrolin i drejtuar më parë nga një person i Koço Kokëdhimës, Endri Puka, tani nën drejtimin e Kastriot Bejtaj, por që raporti përfshin vetëm periudhën kur ka qenë drejton Puka. Në listë është edhe Posta Shqiptare, e drejtuar më parë nga një drejtor i LSI, Majlind Lazimi.

Listës nuk mund t’i mungonte bajlozi Qazim Sejdini, i cili e ka kthyer Elbasanin në një pashallëk familjar. Pas Sejdinit vjen Kastriot Gurra, i cili drejton Bashkinë e Librazhdit. Në listë është edhe Bashkia e Dibrës, e cila drejtohet nga Muharrem Rama, që zëvendësoi Shukri Xhelilin.

Në top listë nuk mungon as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga përfaqësuesi i Fatmir Mediut, Klement Zguri. Në listë rezulton edhe Prokuroria e Tiranës që drejtohej nga Petrit Fusha.

Renditja e organeve sipas abuzimeve me tenderat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ish-drejtori i LSI Artur Zoto

Albpetrol, ish-drejtori Endri Puka

Prokuroria Tiranë, ish-kreu Petrit Fusha

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Bashkia Dibër, Muharrem Rama

Posta Shqiptare, ish-drejtori i LSI Majlind Zaimi

Bashkia Elbasan, Qazim Sejdini

S.U Shefqet Ndroqi,

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë

Ministria e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj

Bashkia Librazhd, Kastriot Gurra

Bashkia Mat, Nezir Rizvani

FSDKSH, Eduard Ahmeti

Cirku Kombëtar, Kujtim Duni

KQZ, Klement Zguri

Bashkia Korçë, Sotiraq Filo

Ekskluzive/ Raporti tronditës, ja drejtorët dhe ministrat e Edi Ramës që vjedhin më shumë Read More »